Connect with Us

VIDEO/ Spektakolar Muçi, talenti shqiptar realizon supergol me Legian

Sport

VIDEO/ Spektakolar Muçi, talenti shqiptar realizon supergol me Legian

Publikuar

-

Kjo është padyshim java e golave shqiptarë, të atyre që pritet për shumë vite të jenë protagonistë në radhët e kuqezinjve. Pas Kolajt, Brojës dhe Vrionit, sot ka ardhur edhe goli  Ernest Muçit në kampionatin polak.

Sulmuesi i talentuar ishte titullar në sfidën e Legia Varshavës ndaj Piast Gilvice dhe tregoi vlerat e tij në minutën e 20 të ndeshjes me një gol që ktheu në lojë ekipin e tij.

Në rezultatin 2-0 për skuadrën e Piast, Muçi mori një top në të majtën dhe pas një sprinti në zonë, lëshoi një goditje diagonale të pakapshme për portierin kundërshtar duke dërguar sferën në rrjetë.

Ky ishte goli i 3-të në këtë kampionat për Muçin, i cili ka filluar të aktivizohet rregullisht me Legian në kampionat dhe në kompeticionet ndërkombëtare.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

Ndeshje e çmendur në La Liga/ Atletico “flak” fitoren në shtësë

Publikuar

-

Nga

Një sfidë e mbushur me emocione është zhvilluar në “Mestalla”, aty ku Valencia dhe Atletico Madrid kanë barazuar 3-3.

Skuadra e Simeones ka hedhur poshtë një trepikësh të artë, pasi në përfundim të kohës së rregullt kryesonte 3-1, por ka qënë Duro, ai që prish planet e madrilenëve dhe shënon 2 gola në minutat shtesë. Një ndeshje e çmendur, që nuk nxjerr asnjë fitues.

Luis Suarez ka shënuar golin e parë të sfidës në minutën e 35-të dhe me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës së Simeones është mbyllur pjesa e parë.

Janë sërish lojtarët e Atleticos që shënojnë në pjesën e dytë, por Savic ngatërron portën dhe shënon autogol. Barazohet gjithçka 1-1 dhe tashmë madrilenët duhet të nisin sulmet nga e para, për të kërkuar fitoren e radhës në kampionat.

Gjithçka zgjidhet shumë shpejt, pasi Griezmann shënon golin e avantazhit në minutën e 58-të, ndërsa 4 minuta më pas Vrsaljko çon në 3-1 rezultatin. Kur dukej se Atletico po merrte një fitore të lehtë, Hugo Duro kthehet në heroin e Valencias, duke shënuar një dygolësh në shtesë. 3-3 përfundon në “Mestalla”.

Villarreali ka fituar 1-0 ndeshjen kundër Getafes, e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit spanjoll. Një gol i Trigueros në minutën e 10-të të takimit i ka mjaftuar “nëndetëses” së verdhë, që të marrë një sukses me vlera.



Skuadra e teknikut Emery gjen fitoren në kampionat, që mungonte prej 4 javësh. Ndërsa Getafe mbyll tabelën e klasifikimit të LaLigas me vetëm 6 pikë të grumbulluara në 13 javë.

LaLiga-Java e 13-të / Rezultatet

Villarreal-Getafe 1-0

Trigueros 10’

Valencia-Atletico Madrid 3-3

Savic (aut) 50’, Duro 90+2’, 90+6’/Suarez 35’, Griezmann 58’, Vrsaljko 62’

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Fantastik Uzuni/ Talenti beratas shënon dopietë para ndeshjeve të Kombëtares

Publikuar

-

Nga

Ferencvaros ka fituar 0-4 me Kisvardan në transfertë. Dueli që vlente për javën e 12 në elitën hungareze ka folur për miqtë, me Myrto Uzunin që ka shënuar dopietë. Sulmuesi i Kombëtares ka shënuar golin e dytë për të tijtë në të 70 minutë, duke qetësuar skuadrën.

Fundi i sfidës ka buzëqeshur sërish për shqiptarin, që ka gjetur dopietë në 90+1. Myrto fiton kështu derbin me Asanin, Prengën dhe Camaj, teksa mbrojtësit iu anullua një gol nga VAR.



Beratasi Uzuni vjen në sfidat e nëntorit në Kombëtare me dy gola të shënuar, duke i dhënë sinjale të mira trajnerit Reja. Kujtojmë se te legjionarët sot shënoi edhe Cikalleshi dopietë në Turqi. Shqipëria luan me Anglinë dhe Andorrën në 12 dhe 15 nëntor.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Strakosha drejt Premier Leagues, klubi i njohur gati ta blejë që në janar

Publikuar

-

Nga

Thomas Strakosha drejt Premier Leagues. Është i bindur tabloidi britanik “The Sun”, që raporton se gardiani 26-vjeçar shqiptar nuk ka ndërmend të rinovojë me Lazion dhe po përgatitet për t’u larguar me parametra zero në fund të sezonit.

Megjithatë largimi nga kryeqyteti i Romës mund të vijë që në janar, pasi klubi i Newcastle është vënë në lëvizje dhe ka treguar gatishmërinë për të paguar edhe një shifër simbolike në arkat e Lazios, për ta marrë menjëherë portierin.



Klubi anglez ka kaluar në pronësinë e fondit arab, PIF dhe pritet të investojë fuqishëm për të shmangur rënien nga Premier League e më pas nga sezoni i ardhshëm për të synuar ngjitjen në vendet e kreut të renditjes.

Pikërisht Strakosha duket emri i përzgjedhur për portën, pasi bëhet fjalë për një portier të talentuar, që ka një eksperiencë të konsiderueshme si me Lazion, ashtu edhe me kombëtaren shqiptare, pasi numëron 16 ndeshje zyrtare me fanellën kuqezi.

LEXO TE PLOTE