LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ "Paqe" në derbin Inter-Juventus, VAR-i nderon bardhezinjtë

24 Tetor 2021, 20:53, Sport CNA
VIDEO/ "Paqe" në derbin Inter-Juventus, VAR-i nderon

Interi dhe Juventusi kanë ndarë pikët në Guiseppe Meazza në kauadër të javës së nëntë të Serie A.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen ku arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 17 me Edin Dzeko. Boshnjaku shfrytëzoi një top i cili përfundoi në këmbët e tij pas një goditje të Calhanaglu që fillimisht preku shtyllën.

Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin minimal të vendasve, me të dytën që nis me një Juventus pak me insistues për të gjetur golin.

Në minutat e fundit kur Interi po bëhej gati të festonte një fitore të rëndësishme, VAR i akordon një penallti ?bardhezinjve? e cila kthehet në gol nga  Dybala.

Ky vendim irritoi trajnerin e Inzaghi i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Pas këtij barazimi, Interi mbetet në vendin e 3 me 18 pikë, ndërsa Juventusi në vendin e 6 me 15 pikë.

Lajmet e fundit nga