Connect with Us

Video-“Ky është vetëm hapi i parë”/ Çfarë paralajmëron Basha

Politikë

Video-“Ky është vetëm hapi i parë”/ Çfarë paralajmëron Basha

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me ndryshimet kushteteuese të propozuara prej tij drejt qeverisë.

Në një postim në rrjetet sociale Basha shprehet se ky është vetëm hapi i parë, që do të pasohet nga një paketë e plotë ndryshimesh kushtetuese që do të kufizojnë dhe garantojnë ndarjen e pushteteve për t’i hapur Shqipërisë rrugën drejt BE-së.

“Ka një dhe vetëm një pengesë që e mban tetë vjet Shqipërinë në vendnumëro në procesin e integrimit Europian dhe ky është fakti që Shqipëria udhëhiqet nga një njeri dhe nga një grup njerëzish që kanë vënë interesat e tyre personale, pushtetin e tyre personal dhe lakminë e tyre për t’u pasuruar dhe për ta mbajtur këtë pushtet në mënyrë të paligjshme mbi interesat e çdo shqiptari.

Dhe rruga e vetme për ta zhbërë këtë, për ta hapur portën drejt Europës është për t’u rikthyer tek demokracia, tek sundimi i ligjit dhe tek ndëshkueshmëria e korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar.

Prandaj kemi propozuar këtë paketë të amendamenteve kushtetuese si një paketë urgjence kushtetues. Ndërkohë nuk kam hequr dorë nga platforma për demokracinë që kam shpalosur në janar të këtij viti. Nga ndryshimet e thella kushtetuese. Nuk kam hequr dorë nga propozimet e mia, që forcojnë kontrollin dhe balancën e institucioneve, që nga bikameralizmi tek kufizimi i kryeministrit në dy mandate, tek forcimi i kompetencave të institucioneve të pavarura tek shumë hapa të tjerë, që mund dhe duhet të hidhen, por do të hidhen në bashkëpunim dhe bashkërendim me të gjithë faktorët e shoqërisë, ato që quhen forca të gjalla të shoqërisë, në një dialog, të cilit prej Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut, e kemi shpallur dhe po e vëmë në lëvizje, me instrumentet brenda partisë, përmes platformës qytetare për demokracinë.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Foto- Deputetët e Bashës ia shtrojnë në Milano/ Relaksohen në një lokal luksoze

Publikuar

-

Nga

Në një kohë kur kriza e brendshme në PD sa vjen dhe bëhet më e fortë, duket se deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit janë të qetë.

Në një denoncim që ka mbërritur në JOQ, shihen sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi, deputeti Agron Gjekmarkaj dhe deputeti Saimir Korreshi që marrin rreze dielli dhe relaksohen në një nga lokalet në Milano të Italisë.

Sipas denoncuesit, fatura e pijeve u vajti 250 euro, duke e vënë theksin se lokali që kishin zgjedhur ishte i kushtueshëm.

Denoncimi në JOQ!



Demokratët rrugëve të papunë, paria e partisë aranxhatë në mes të Piazza Duomo.

Emigranti dixhital na shkruan nga Milano:

“Pershendetje JOQ, tju nis disa foto të elitës të PD duke ber pall në milano në një nga lokalet me të shtrenjtë ku fatura e pijeve u vajti 250 euro, ndërsa populli i shkret pret ndonjë gjë nga ata legena, ndërkohë që litri i naftës në shqipëri po shkon 200 lek litri. Mes tyre edhe deputeti i lushnjës ka ardh ne milano se ktej nuk ka minj që ta hanë nga këmbët në hotelet qe flejnë.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vokshi reagon në mesnatë/ Basha nuk merr dot vendime për FRPD, ka statut më vete

Publikuar

-

Nga

Deputetja Albana Vokshi, e cila është edhe kryetarja e Lëvizjes Demokratike të Gruas ka reaguar në mesnatë për vendimin e Lulzim Bashës, i cili shpalli hapjen e garës për kreun e ri të FRPD.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Vokshi shkruan se LDGSH dhe FRPD janë forume që organizohen me statutin e tyre dhe nuk ka asnjë të krejtë kryetari i partisë të ndërhyjë në vendimarrjet e tyre.

Ajo shton se PD ka nevojë për demokraci dhe jo arbitraritet.

Postimi i plotë i Vokshit:

Partia Demokratike ka nevojë për demokraci, jo arbitraritet!

Statuti i Partisë është i qartë: vendim-marrja e brendshme nuk lihet në një dorë. Përkundrazi, ajo është e shpërndarë mes një sërë organesh dhe drejtuesve të ndryshëm.



LEXO EDHE:  Konflikti për Teatrin Kombëtar/ Basha: Do gjejmë gjithë format e mundshme të protestës

Organizatat Partnere të Partisë Demokratike, LDGSH dhe FRPD, janë forume që organizohen dhe drejtohen në bazë të Statutit të tyre. Askush, as Kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen.

Asnjë organ,  asnjë funksionar nuk mund të uzurpojë pushtetin që statuti ja njeh një forumi, organi apo funksionari tjetër.

Vecanërisht në situata  debati apo përplasjesh të brendshme, inati,  hakmarrja, intrigat nuk duhet të  prevalojnë ndaj statutit.

Përkundër, Statuti është vendimtar dhe mbi të gjitha ceshtjet e mbi te gjithë.

Pas 31 vjetësh, cdo demokrat është në mision, për t’u bashkuar për të ringritur partinë nëpërmjet fuqizimit të anëtarësisë, forcimit të demokracisë të brendshme, respektimit të  fjalës dhe mendimit të lirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dokumenti- FRPD nxjerr nenet statutore për zgjedhjen e kryetarit të ri

Publikuar

-

Nga

Forumi Rinor i PD nuk e njeh vendimin e Lulzim Bashës për hapjen e garës për të zgjedhur kryetarin e ri.

Përmes një shkrese që mban firmën e kryetarit të FRPD Belin Këlliçi dhe sekretarit të përgjithshëm Grigels Muçollari, FRPD, nxjerr nenet statutore të cilat saktësojnë se Basha si kryetar i PD nuk ka asnjë të drejtë ligjore për të hapur garën.

LEXO EDHE:  Konflikti për Teatrin Kombëtar/ Basha: Do gjejmë gjithë format e mundshme të protestës

LEXO EDHE:  Qeveria Shqiptare reagon për ngjarjet në Kumanovë



Sipas nenit 1 FRPD është organizatë politike e të rinjve shqiptarë, ndërsa neni 37 pika 6 thotë se kryetari zgjidhet me votim nga anëtarët, sipas parimit një anëtar një votë./CNA.al

LEXO TE PLOTE