Connect with Us

Vettingu në politikë/ Fuga ‘i çjerr maskën’ Bashës, ja si po kërkon të telendisë deputetët

Politikë

Vettingu në politikë/ Fuga ‘i çjerr maskën’ Bashës, ja si po kërkon të telendisë deputetët

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Akademiku dhe profesori i Universitetit të Tiranës, Artan Fuga, ka komentuar kërkesën e opozitës për Vettingu e politikanëve që u prezantua nga Basha dhe që u miratua nga grupi parlamentar i PD.

Në reagiin e tij, Fuga shkruan se opozita me një yrysh zelli antikorrupsion po mëton t’i telendisë deputetët në atë gradë sa çdo deputet të jetë nën shpatën e Demokleut të kryetarit të partisë, i cili i pajisur me forcën e organeve të hetuesisë, i bën çeço deputetët e vet.

Cfarë po ndodh me opozitën?

Opozita në Kuvendin e Shqipërisë ka konceptuar një projektligj të gjatë me stërhollime juridike lidhur me atë që edhe deputetët t’i nënshtrohen vetingut, pra të spastrohen të korruptuarit. Bukur fort!

Ne qytetarët, më shumë se qeveria, më shumë se deputetët, madje sa edhe deputetët e opozitës, jemi të interesuar të kemi deputetë jo vetëm të pastër nga korrupsioni, por mundësisht edhe pa privilegje që duket se i kanë me shumicë. Nuk mund të ketë mirëqënie më të lartë një deputet sesa një qytetar i mesëm shqiptar. Sepse pastaj i pari sulmon deputetllikun për privilegje, nuk shkulet që andej, dhe jo për të shërbyer. Vetëm te libri Utopia i Tomas Morit me fantazi therrëse tregohet sesi shërbëtorët shiheshin si më të pasur se zotërinjtë. Kurse në shtetin tonë është sa absurde aq edhe diskredituese të shohësh se kemi deputetë të pasur dhe qytetarë të varfër. Shërbyesi është më i pasur se i shërbyeri. Kaq duhet për të kuptuar se çfarë ndodh.

Opozita mirë që dëshiron deputetë të pakorruptuar, por nuk duhet të harrojë se kjo nuk mund të bëhet duke shkelur të drejtat qytetare dhe aq më shumë duke i vënë deputetët në survejimin dhe presionin permanent të kryetarëve të partive, të dy a tre deputetëve të cdo grupi parlamentar, aq më pak duke i vendosur në survejimin e përditshëm të organeve hetimore.

Kështu në vend të vemë vetullat nxjerrim sytë. Edhe kaq sa është, deputeti shqiptar ndodhet nën urdhërat e partisë dhe aspak nën kontrollin e elektoratit. Opozita me një yrysh zelli antikorrupsion po mëton t’i telendisë deputetët në atë gradë sa çdo deputet të jetë nën shpatën e Demokleut të kryetarit të partisë, i cili i pajisur me forcën e organeve të hetuesisë, i bën çeço deputetët e vet. Më mirë pa deputet fare sesa me një deputet të trëmbur, të survejuar, nën ndjekje permanente, dhe që është një kukull në duart e kryetarit të partisë.

Projektiligji i stërzgjatur i juristëve të zellshëm opozitarë kërkon pastërtinë e deputetëve, dhe mirë e bën, por harron pikërisht atë që një jurist i kufizuar në nene, por pa logjikën politiko-filozofike, se një shoqëri e mirë, por nën kontroll policor është edhe më e keqe sesa një shoqëri me korrupsion. Kollaj fare. Vëri çdo shqiptari nga një polic ta ndjeki në nevojtore, në krevat, te shitorja e lagjes, dhe e sigurt që nëse polici nuk korruptohet, asnjë vjedhje nuk do të kishte. Por kjo shoqëri pa vjedhës, por me polic te dera, produkt i mungesës të fantazisë, na çon te një shoqëri policeske që as në ëndërr mos të të dalë.

Lexoj tekstet e gjata të projektligjit të propozuar nga opozita dhe nga neni në nen më zë tmerri nga pasojat që mund të vijnë që andej. Pyes: ku e kanë gjetur këta juristë këtë model që na propozojnë? Nuk besoj ta kenë gjetur në të drejtën romake, nuk besoj në parlamentin anglez, në senatin amerikan, në asamblenë kushtetuese të Luigjit të 16!!! Ku? Ata e kanë detyrë të na japin referencat e tyre në korpusin ligjor të traditës a të sotmes, sepse përndryshe në ajër nuk mbështeten ligjet. Nuk na kanë treguar madje edhe nenet e kushtetutës ku mbështeten për të konceptuar projektligjin e tyre, sepse sipas së drejtës formaliste, asnjë ligj i ri nuk mund të dali përtej kuadrit kushtetues të një vendi. As e marrin mundimin ta thonë!

Jurisprudenca nuk është art, ku artisti nën impulset e veta kreative i jep lirshëm fantazisë së tij artistike duke na habitur me risitë që sjell!

Deputeti duhet të dorëzojë në SPAK, a në një nënstrukturë më vete brenda tij, një deklaratë që “nuk është i korruptuar” dhe në një rast të kundërt, ky vetëdeklarim mund të përdoret si provë për fajësimin dhe dënimin e tij!!! Nuk u besoja syve! Një qytetar i zakonshëm pra që dëshiron të ushtrojë profesionin e përkohshëm të deputetit duhet të vetëdeklarohet i ndershëm në organet e drejtësisë!!! Por, ne, kushtetuta, të gjithë si qytetarë, na njeh si të ndershëm sa kohë nuk jemi zënë në vepra antiligjore. Përse duhet që qytetari që do të bëhet deputet të deklarojë ndershmërinë e tij të pafajshme? Cfarë është ky presion psikologjik dhe juridik?

Nga Artan Fuga/ Kali që na grabit kalorësinDhe mbi të gjitha propozohet një strukturë e veçantë që të hetojë e kontrollojë që deputetët nuk marrin të ardhura të paligjshme? Hap sytë i çuditur! Korrupsioni, vjedhja, abuzimi financiar, jo për shkak të detyrës, është një krim që nuk njeh ndonjë specifikë për qytetarë të ndryshëm, me statuse të ndryshëm. Ke vjedhur, ke bërë korrupsion, ke abuzuar financiarisht, ke kryer një krim, vendin e ke në burg. Nuk ka nevojë për struktura specifike të drejtësisë dhe hetimit. Nuk ka nevojë për dy sisteme hetimi, a të drejte. E kanë harruar juristët e opozitës se kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare njohin me përparësi barazinë e qytetarëve para ligjit? Apo e quajnë fjalë në erë, kurse praktikisht nisin të aplikojnë dy lloj drejtësish, procedurash, sistemesh hetimi? Deputeti që bën korrupsion të shkojë në prokurori siç hajduti më ordiner, të gjykohet sikurse gjykohet një vjedhës xhepash a një vrasës, dhe të përfundojë në biruca njësoj si mashtruesi financiar më banal.

Projektligji i zvargur që na paraqesin juristët e opozitës është edhe më katolik se Papa!!! Mirë që pasuritë e deputetëve duhet të kontrollohen sikurse ka edhe tani agjenci që duhet ta kryejnë. Por, në raste të veçanta, pra kur t’ja dojë qejfi dikujt, të kontrollojë edhe pasuritë e të afërmëve të deputetëve, edhe më akoma, të miqve të deputetëve!!! Po të komshijve??? E kuptojnë juristët e opozitës se ku kanë shkelur dhe çfarë kanë shkelur me çizmet a këpucët e tyre?

LEXO EDHE:  Basha merr vendimin/Ja ku dhe kur do të dalë të flasë publikisht

Unë kam dy a tre deputetë miq. Tani duhet të pranoj si qytetar i lirë që të më kontrollojnë xhepat për shkak të miqësisë sime? Hajde gjeje se kë ke mik, kë shok, kë gjoja mik! Kush do ta përcaktojë miqësinë o jurista? A e kuptoni çfarë do të thotë të ushtrosh presion mbi qytetarin në punë të tij vetëm për shkak të miqësisë me ndonjë deputet bandill? Po miqtë e kalamajve, grave a burrave të deputetëve, po miqtë e kunetërve, baxhanakëve, dajave, xhajave, etj?

Mua më vjen turp të zgjatem më tej në këtë pikë sepse përfshirja parimisht në hetim vetëm për shkak të miqësisë që një qytetar ka me një tjetër, është thjesht një ndëshkim dhe presion kolektiv që ndalohet nga parimet juridike bazë të këtij vendi.

Deputeti na u quaka i korruptuar jo vetëm kur e meriton të shkojë në birucë si hajdut, plaçkitës, mafioz, por edhe për shkak të kontaktit me rrethe ose individë me precedentë ose aktivitet penal!!!

Fërkoj sytë dhe nuk i besoj vetes se çfarë lexoj! Por, a ma jepni dot përkufizimin e fjalës “kontakt”? Kontakt telefonik pirje kafe, kontakt seksual, kontakt me anë të vështrimit?! Dënohesh si dreqi nëse je në grup të organizuar kriminal, të provuar, por jo për shkak të “kontakteve”. E para sepse ti nuk e di që kontakti yt është i inkriminuar dhe deri sa kjo nuk është provuar, nuk ke përse të penalizohesh. E dyta, sepse deputeti mund të kontaktojë si çdo njeri edhe një ish të dënuar. Këta nuk janë leprozë! Deri në një t’ja paguajnë shoqërisë gabimet, dëmet e shkaktuara, dhe fajet e tyre, por pasi i kanë larë hesapet me drejtësinë, ata janë qytetarë me të drejta si gjithë të tjerët. Pra, duhet gjetur bashkëpunimi midis politikanit dhe banditit, por kjo nuk mund të bëhet duke penalizuar “kontaktin” sepse ky term i fundit nuk përbën faj në kodin penal. Këta juristë nuk mendojnë vallë se po kapërcejnë edhe kodin penal të republikës!

Unë pëpiqem të qendroj me miq e shokë më të ndershëm se vetja, por nëse do të më pëlqente të qendroja në kafe dhe me ish hajdutë, të dëgjoja histori burgu prej tyre, përse do të më pengonte kjo të bëhesha deputet! E njohin këta juristët të drejtën hyjnore të krishterë kur Jezusi shprehej se mjeku qendron me të sëmurin dhe jo me mjekun tjetër!

Hap sytë kur lexoj se ata që janë shpallur të korruptuar nga një gjykatë, janë dënuar, etj., nuk kanë të drejtë më të zgjidhen deputetë!!! Ah, kjo pooooooo! Duket se i vjen për shtat midesë të ndonjë zyshe kujdestare të klasës fillore!!! Ore zotërinj a e dini se veç burgimit të përjetshëm nuk ka dënime për gjithë jetën? A e dini se parimi bazë i drejtësisë nuk është dënimi si qëllim, por edukimi dhe rifutja e të dënuarit në komunitet? Hiqen të drejta qytetare për periudha kohe, por jo përgjithmonë. I dënuari që ka shlyer dënimet e tij, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet. Nuk mund të privohet përjetë nga të drejtat e tij politike.

Dhe për t’a vendosur nën zap deputetin e ndershëm si qershi mbi tortë na u krijokan komisione në Kuvend ku juristë të rekrutuar nga Kuvendi, pra nga kryetarët e partive, survejojnë dhe kontrollojnë deputetët!!! E frikshme! Imagjinoni deputetin që survejohet kë ka mik, me cilin pi kafen, çfarë bën vëllai i tij, kush janë miqtë e tij që kanë të ardhura jolegale ose gjysëm legale, etj.

Pse opozita na zhgënjen kaq rëndë në veprimtarinë e saj? Pse tregon këtë zell të zjarrtë që duke dashur të na vejë vetulla na nxjerr sytë? Cfarë dreqin ka? Ka defiçit besimi në elektorat dhe kërkon ta rifitojë? Ka frikë nga foltoret dhe kërkon t’i rivalizojë? Kërkon të tërheqë vëmendjen drejt vetes? Dëshiron të rreshtojë deputetët nën hyqmin e rënduar të kryetarit? Kanë devijim profesional dhe mendojnë se me nene dhe formulime juridike mund të zëvendësojnë realitetin?

Apo pak nga të gjitha?

Kështu uzurpojnë edhe më fort Kuvendin. A e dini se një qytetar pa kaluar sot nën kamzhikun e kryetarit të partisë nuk bëhet dot kurrë deputet? A nuk mendoni si të hiqni kontrollin e dy partive kryesore që kanë uzurpuar gjithçka?

A nuk mendon opozita se me këtë projektligj po bie në po të njejtin det të hierarkizimit vertikal të vendimarrjes politike? A nuk mendojnë se duhet shkurtuar numri i deputetëve? A nuk na thonë dot për atë që deputetët kanë privilegje? A nuk mendojnë për një ligj që kur një deputet është me precedent kriminal të konsiderohet kryetari i partisë që e ka vendosur atë deputet si pjesëmarrës në grup kriminal të organizuar? Absurde ta mendosh? Dakord. Po aq absurde janë edhe ato që propozohen. A nuk mund të mendojnë ta zhveshin deputetin nga çdo lloj imuniteti kur e kërkon drejtësia të hetohet e ndalohet? A ka mundësi t’a heqin zgjedhën e shkarkimeve dhe paralajmërimeve që kryetarët e partive u bëjnë deputetëve?

Cfarë trishtimi kur sheh opozitën që është e pushtuar nga kjo mendësi piramidale dhe ti ke kujtuar se kanë frymëzim politik liberal e demokratik! Kur e sheh që prodhon të njejtën antidemokraci sikundër ajo e shumicës që ka bashkuar në një të gjitha pushtetet!

Dhe pastaj nuk të vjen asfare çudi që opozita i drejtohet me këto nene që shkelin liritë dhe të drejtat qytetare shumicës për të bërë sëbashku antikorrupsion antidemokratik. Se edhe Enveri në burg i fuste vjedhësit!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Skandali-Basha shkel statutin/ Shndërron në “nul” degët e Partisë Demokratike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka reaguar në lidhje me zëvëndësimin e kryetarëve të disa degëve të PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Lisandër Hoxha akuzon Bashën se po shkel statutin e PD duke bërë që çdo akt i këtyre degëve dhe veprimtaria e tyre të bëhen nul.

Sipas tij, zëvëndësimi i kryetarëve të degëve pa zhvilluar mbledhje të Kryesisë, është shkelje e Statutit të PD dhe për pasojë, të gjithë janë të paautorizuar nga PD për të zëvëndësuar ata që janë dorëhequr.

Miq, në Partinë Demokratike vazhdon shkelja e statutit çdo ditë.

Zëvëndësimi i kryetarëve të degëve teë PD, pa zhvilluar mbledhje të Kryesisë, është shkelje e Statutit të PD dhe për pasojë, të gjithë janë të paautorizuar nga PD për të zëvëndësuar ata që janë dorëhequr.

Kjo shkelje bën nul të gjithë veprimtarinë e tyre dhe aktet e nxjerra nga ata.



LEXO EDHE:  ‘Nuk mjaftojnë vetëm kamarierët e banakierët”/ Shehi ‘shpalos’ planin për industrializimin e vendit

LEXO EDHE:  “Nuk e kuptoj kopilinë e opozitës”/ Gjokutaj: Basha fshihet pas gishtit

Modeli autokratik i Lulzim Bashës është zhvlerësim për demokratët dhe sakrificat e panumërta të tyre për PD.

Hallet e tua, Luli, për karrigen e Kryetarit nuk i zgjidh duke vazhduar të tallesh me Kushtetutën e demokratëve“.-shkruan Lisandër Hoxha.

Më poshtë keni Nenin 42 të Statutit, i cili tregon rrugën e ligjshme të zevendesimit të tyre.

Neni 42

E drejta e ndërhyrjes

1. Në rast se Kryetari dhe/ose Kryesia e Degës thyejnë rëndë ose në mënyrë të përsëritur Statutin, dhe aktet e tjera të nxjerra nga organet qendrore në zbatim të tij, ose kur paralizohet veprimtaria normale e Degës, Kryesia e PDSH-së me propozim të Kryetarit të PDSH-së, ka të drejtën e ndërhyrjes dhe, në raste të veçanta, të shkarkimit, pezullimit të tyre, apo të komandimit të organeve drejtuese vendore respektive deri në mbledhjen e Kuvendit të Degës.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

109-vjetori i Forcave të Armatosura, Peleshi: Mirënjohje për ushtarakët  që e krijuan dhe i dhanë jetë një force moderne

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka uruar të gjithë djemtë dhe vajzat që shërbejnë në Forcat e Armatosura me rastin e 109 vjetorit të themelimit.

Përmes një videoje që tregon historikun e Forcave të Armatosura që nga themelimi e deri më sot, si pjesë e Aleancës së NATO-s, ministri shpreh mirënjohjen për të gjithë ushtarakët që kanë kontribuuar.

LEXO EDHE:  “Sharon Stone” në Kuvend/ Nga fustani seksi i Grida Dumës tek Nikolla, si u dukën deputetet në seancën e parë

LEXO EDHE:  Tirana si një hale e madhe



Sot, 109 vjetori i  Forcave të Armatosura – mirënjohje për të gjithë ushtarakët qe e krijuan dhe i dhanë jetë një force moderne. Sot përkrah NATO, aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbulohet “hileja” e Gazment Bardhit/ Si po tenton të manipulojë numrin e delegatëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD, Luan Baçi sot në një prononcim për mediat, ka bërë të ditur se dega e Fierit, ka 640 delegatë, dhe jo 358 sikurse pretendon PD në qendër.

Baci tha se në Kuvendin e 17 korrikut të vitit 2021, me kërkesë të Gazment Bardhit, në listën e delegatëve janë futur edhe sekretarët e seksioneve, duke e çuar kështu në 64o numrin në total të delegatëve për këtë degë.

Sipas Bacit, kjo kërkesë e Bardhit, erdhi nga frika se nuk do të mund të mbushin nme delegatë Pallatin e Kongreseve.

Po ashtu ai tha se delagatët zgjidhen me mandat 4-vjeçar.

Do donim të bënim publike disa problematika. Në datën 17 korrik të 2021 në Kuvendin e radhës të Partisë Demokratike të Shqipërisë, dega e Fierit ka pasur në total 640 delegatë. Nga këta 640 delegatë, janë përfshirë në bazë të statutit kryetarët e seksioneve, kryetarët e grupseksioneve, sekretarët e grupseksioneve, bordi këshillimor dhe sekretariati me nënkryetarët.



Gjithashtu, me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi janë futur në listën e delegatëve edhe sekretarët e seksioneve. Pra, 226 sekretarë seksionesh dhe një pjesë tjetër e bordit këshillimor që ishte mbi numrin e përcaktuar të bordit dhe kërkesa e tyre ishte për arsyen e frikës së madhe që kishin në Kuvendin e 17 korrikut të 2021 për mos mbushjen e Pallatit të Kongreseve me delegatë.

Duke ditur që dëga e Fierit, si një degë e mirëorganizuar në tetë vite ishte në gjendje që delegatët ti plotësonte. Kështu që lista me 640 delegatë janë njoftuar që të gjithë në 17 korrik kanë qënë pjesëtarë rreth 500 delegatë dhe pjesa tjetër për arsye të ndryshme nuk mori pjesë.

Në bazë të rregullit të vendosur në Kuvendin e 17 korrikut të 640 delegatët duhet të jenë delegatë, për në Kuvendin e 11 Dhjetorit, për arsye se delegatët kanë një mandat 4-vjeçar dhe në momentin që ata miratohen si delegatë, vazhdon mandati i tyre deri në Kuvendin e radhës, Kuvendi i 11 Dhjetorit është një Kuvend i jashtëzakonshëm dhe nuk mundet që të caktohen mbi statutin e ri që u miratua në 17 korrik të 2021. Për ta vërtetëtuar që numri i delegatëve ka qënë 640 dhe jo 358, aq sa duan të deklarojnë PD në qendër, unë iu vë para mediave email që kemi korrespondencën me sekretarin organizativ, ku është caktuar numri prej 640 delegatësh. Në email janë bërë shtesa të herëpashershme, der isa ka arritur numri 640 delegatë.”-tha Luan Baçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE