LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U grabit dhe torturua nga 10 persona/ Biznesmeni “zbërthen” ngjarjen, tregon shumën që i morën

24 Tetor 2021, 10:03, Kronika CNA
U grabit dhe torturua nga 10 persona/ Biznesmeni “zbërthen”

Biznesmeni Nazmi Çangu, i cili ra pre e grabitjes në banesë mëngjesin e sotëm, rrëfen tmerrin e përjetuar në aq kohë sa zgjati e gjithë ngjarja.

Ai tregon se grabitësit kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij, duke u munduar të marrin informacion se ku gjendej çelësi i kasafortës.

Për mediat ai tregon se një nga autorët e grabitjes me armë, ishte i veshur me uniformë policie.

?Nga 1993-2007 kam punuar në policinë e shtetit dhe pastaj në policinë e Durrësit. Më pas më hoqën për punë partie. Kam shkolluar fëmijët me djersë dhe i bëj thirrje shtetit dhe prokurorit të përgjithshëm dhe ambasadës amerikane se këtu nuk jetohet, kur të vijnë në dorë të shtëpisë, çtë mendosh për vende të tjera. Bëj thirrje të gjendet autori, më kanë prerë gishtin, më kanë çarë në kurriz, më rrahën, kam fraktura gjithandej. Këtu nuk jetohet më. Nuk e mbaj mend orën sa ka qenë, ishim për një darkë me familjen dhe kemi ardhë, rreth orës 11 të darkës, rreth orës 2 më kanë ardhur 2 vetë në krevat, isha në gjumë dhe më tha policia e shtetit, i hapa sytë dhe kur mu ul njëri kishte një xhup të zi si një xhup polici, dhe tjetri kishte një triko dhe i thashë : Çfarë policie jeni ju, pastaj më vunë automatikun, më gjuajtën sa deshën, u përlesha me dy, më prenë gishtin dhe më kërkuan celësin e kasafortës, kishin mbyllur brenda dhe kalamajt.

Më goditën në shqelm fytyrën, i kërkova unë dhe më dhanë sepse mu tha fyti nga gjaku. Kërkuan sërish celsin e kasafortës. Njëri hipi te rafti, gjeti një qese që kishte te 8 mijë euro, aty mori edhe celësat, ku ishin edhe celësat e kasafortës. Kishte dhe një kacavitë, e hapën dhe morën ca deshën. Kanë qenë 10 vetë. Më thanë jemi 10 vetë, të kemi rrethuar shtëpinë. Edhe familjarët i kanë keqtrajtuar, të gjithë?, tha biznesmeni./CNA.al

Grabitet në banesë biznesmeni/ Policia jep detajet e para

Lajmet e fundit nga