Connect with Us

Spektakël i garantuar/ Dinamo sfidon Skënderbeun në Korçë

Sport

Spektakël i garantuar/ Dinamo sfidon Skënderbeun në Korçë

Publikuar

-

Dinamo në Korcë për të hedhur pas fiaskon në “Loro Borici”. Detyrim për reagim për blutë e Bledi Shkëmbit. I duhet ta realizojë ndaj Skënderbeut, tanimë vite dritë larg nga ai ku trajneri aktual i 18 herë kampionëve luante si kapiten, dhe që e shikon këtë sfidë si një mundësi të mirë për të bërë kthesën, pas disfatës që pësoi ndaj Kastriotit.

Dinamo në apel për të treguar një tjetër fytyrë, në të gjitha aspektet dhe për të demonstruar se ai rezultat ndaj Vllaznisë ishte thjesht një aksident që ndodh gjatë rrugës së rritjes, pa cënuar objektivat maksimal që blutë i kanë vënë vetes. Ishte një ndeshje që ka vendosur në bankën e akuzës mbi të gjitha mbrojtjen, aty ku për Bledi Shkëmbin rikthehet Sofranac.

Në kampin tjetër Migen Memelli përgatit ndryshime, pasi shfaqi haptaz pakënaqësinë ndaj disa elementëve në përfundim të ndeshjes me Kastriotin, një sfidë ku Skënderbeu u shfaq në vështirësi të mëdha si në mbrojtje, por edhe në fazën sulmuese ku nuk arriti të shohë për asnjë moment portën kundërshtare.

Për Skënderbeun e tij profilizohet një kampionat i vështirë në garën e mbijetesës, aty ku rivalët direktë i kanë shijuar tanimë fitoret e para, dhe në kampin korçar e kanë të qartë që sidomos në ndeshjet në shtëpi duhet të kërkojnë maksimumin, sidomos në një sfidë të tillë ku do të synojnë të përfitojnë nga momenti negativ i Dinamos.

Rëndësia e sfidës amplifikohet nga momenti i të dy skuadrave, sidomos për blutë që në rast të një tjetër rrëshqitjeje do të komplikonin edhe më tej situatën, dicka që në kampin dinamovit do të synojnë ta evitojnë me çdo kusht.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Largimi i Gerrard, Rangers i beson drejtimin e skuadrës një ish-lojtari

Publikuar

-

Nga

Steven Gerrard u largua pak ditë më parë nga skocezët e Rengers, për të vazhduar aventurën e tij si trajner në Premier League, tek Aston Villa.

Pas kësaj, drejtuesit nisën menjëherë nga puna për të gjetur zëvendësuesin, i cili do të jetë një ish-lojtar i Rangers. Bëhet fjalë për Giovanni Van Bronckhorts, me të cilin thuhet se marrëveshja është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.



46-vjeçari e njeh shumë mirë Rangersin, pasi ka luajtur për ekipin midis viteve 1998 dhe 2001, ku fitoi pesë trofe.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Rikuperim në kohë rekord, Marash Kumbulla lë pas dëmtimin

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla ka lënë pas krahëve dëmtimin e pësuar me Shqipërinë dhe tashmë është gati për të zbritur në fushë. Mbrojtësi u dëmtua ndaj Anglisë, duke u zëvendësuar në pjesën e parë.

Megjithatë duket se nuk ka pasur asgjë serioze dhe ai është gati për të zbritur në fushë. Pas analizave që treguan se nuk kishte tërheqje muskulore, tashmë Kumbulla është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës te Roma.



Në këtë mënyrë, shqiptari është gati për Mourinho, për ndeshjen e fundjavës ndaj Genoas.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tirana-Dinamo/ Publikohen formacionet zyrtare, ja si rreshtohen skuadrat

Publikuar

-

Nga

Në harkun e dy javëve Tirana dhe Dinamo do të luajnë derbin e 3-të mes këtyre, këtë herë në Kupën e Shqipërisë aty ku do të zhvillohet sfida e kthimit e raundit të 1/8-ave me Tiranën që do të synojë të përmbysë humbjen 2-0 të ndeshjes së parë dhe Dinamon që do të synojë të harrojë disfatën e thellë në kampionat me rezultatin 4-0 ndaj bardhebluve duke u kualifikuar në çerekfinale aty ku fituesen e këtij çifti e pret Partizani në një tjetër derbi të dyfishtë.

Formacionet:

Tirana(4-2-3-1):Bekaj, Toshevski, Najdovski, Behiratche, Përgjoni, Limaj, Toli, Gjumsi, Totre, Seferi, Ngoo

Dinamo(4-2-3-1):Bakaj, Siljanovski, Sofranac, Imami, Isaevski, Samake, Demiri, P.Bardhi, Ibraimi, Skuka, Chinedu



Shifra dhe fakte:

-Dinamo ka fituar 2-0 në derbin e vajtjes ndaj Tiranës si skuadër pritëse dhe bardhebluve për t’u kualifikuar u duhet një fitore me 3 gola diferencë, ose me dy gola epërsi për ta çuar ndeshjen në shtesë.

-Dueli i fundit në Kupën e Shqipërisë mes Tiranës dhe Dinamos përpara përballjes së dyfishtë të këtij edicioni daton në 22 maj të 2011-ës në aktin final, me Tiranën që fitoi trofeun pas goditjes së penalltive pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1-1.

-Në 10 ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, Tirana ka pësuar vetëm një humbje, vetëm atë ndaj Dinamos ndërkohë që skuadra e Bledi Shkëmbit numëron 4 disfata.

LEXO TE PLOTE