Connect with Us

Serbia ndalon boskierët e Kosovës në kufi, Shqipëria i del krahë dhe tërhiqet nga kampionati Botëror

Sport

Serbia ndalon boskierët e Kosovës në kufi, Shqipëria i del krahë dhe tërhiqet nga kampionati Botëror

Publikuar

-

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Forcat policore serbe nuk u kanë lejuar hyrjen në shtetin e tyre boksierëve dardanë. Kjo për shkak të simboleve të Kosovës në veshjet e sportistëve. Këtyre të fundit u është kërkuar heqja e tyre në mënyrë që të kalonin kufirin serb.

Sigurisht që një kusht i tillë nuk është pranuar nga pala e Kosovës, e cila është tërhequr mbapsht dhe ka nisur kontaktet me AIBA-n për ti dhënë zgjidhje problemit. Ndëkohë krahë boksierëve dardanë ka dalë edhe delegacioni shqiptar. Trajneri i Shqipërisë ka vendosur të tërheqë sportistët e tij nga Kampionati Botëror i Boksit Amator që do të zhvillohet në Beograd në rast se Serbia nuk lejon kalimin e Kosovës në kufi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

“Botërori 2022″/ Gjermania dhe Kroacia fitojnë me goleada

Publikuar

-

Nga

U mbyllen edhe gjashtë sfidat e mbrëmjes të vlefshme për eliminatore të Botërorit ‘’Katar 2022’’. Gjermania ka qene e papermbajtur përballë një ekip modest si Lihtenshteini duke fituar 0-3. Panzerat kanë siguruar kishin për në Botëror, por serish ishin te pameshirshem.

Këto janë të gjitha rezultatet:

GRUPI A

Irlandë-Portugali 0-0

GRUPI B

Greqi-Spanjë 0-1



GRUPI H

Maltë-Kroaci 1-7

Sllovaki-Slloveni 2-2

GRUPI J

Rumani-Islandë 0-0

Gjermani-Lihtenshtein 5-0

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Nuk u stërvit në “Wembley”, ja ku po përgatitet kombëtarja para ndeshjes me Anglinë

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit do të përgatitet për ndeshjen me Anglinë në vend të “Uemblit”, në një kampus universitar.

Ndryshe nga sa ndodh zakonisht në ditën para ndeshjes, përfaqësuesja shqiptare nuk është përgatitur në stadiumin ku do të luhet sfida, por stërvitjen e fundit e ka zhvilluar në një fushë që nuk i përngjason një stadiumi të mirëfilltë.

Kuqezinjtë zhvillojë stërvitjen e fundit në “Brunel University Sports Park” të Universitetit Brunel të Londrës.



Ky është një kampus universitar i hapur i cili ka disa fusha dhe ku aktualisht, përveç kuqezinjve, po stërviten edhe studentë apo persona të tjerë.

Padyshim, një përgatitje aspak optimale për një ndeshje si ajo shumë e rëndësishme ndaj Anglisë e cila mund të përcaktojnë rrugëtimin drejt Botërorit 2022.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ibrahimovic zbret në fushë me Suedinë, por turpërohet keq

Publikuar

-

Nga

Zlatan Ibrahimoviç u kthye sot në fushën e lojës me Suedinë, me shpresën se mund të ndihmonte këtë skuadër që të hidhte një tjetër hap drejt Botërorit 2022. Por sulmuesi suedez për fat të keq pa se si ekipi i tij u mund përballë Gjeorgjisë në Tbilisi.

Suedezët u mundën 2-0 dhe në vend që të bënin thuajse të sigurt kualifikimin në Botëror, rrezikojnë t’i lënë vendin e parë Spanjës edhe pse prodhuan shumë raste para portës kundërshtare. Disa prej tyre u humbën edhe nga Ibra, i cili gaboi në mënyrë të pabesueshme para portës kundërshtare.



Kështu, ai nuk gjeti përsëri rrjetën me përfaqësuesen, duke vazhduar mallkimin e futbollistëve europianë mbi moshën 40-vjeçare. Rezulton se vetëm 5 lojtarë mbi moshën 40-vjeçare kanë arritur të shënojnë në kualifikueset e Botërorit dhe asnjë prej tyre nuk është europian. Ibra pritej të bëhej i pari që thyente këtë tabu, por siç tregoi ndeshja e sotme ndaj Gjeorgjisë, për momentin dukej e pamundur.

LEXO TE PLOTE