LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse epoka aktuale është ajo e konflikteve dhe mungesës se paqes

24 Tetor 2021, 08:22, Blog CNA
Pse epoka aktuale është ajo e konflikteve dhe mungesës se paqes

Nga Mark Leonard ?Politico.eu?

Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi një ide të thjeshtë. Bërja bashkë e kombeve dhe popujve krijon paqe, teksa e bën luftën shumë të kushtueshme qoftë edhe për t?u menduar si ide. Duke ndërtuar një komunitet vendesh rreth qymyrit dhe çelikut që u përdorën dikur për të ndërtuar armët, BE-jaia doli që t?i kthejë armiqtë në miq.

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, evropianët vendosën të shihnin akoma më larg. Ata shpresonin se duke hapur kufijtë dhe promovuar tregtinë, udhëtimet dhe internetin, mund t?i përhapnin këto leksione nëpër botë dhe të promovonin harmoninë globale.

E vërteta rezultoi të ishte ndryshe. Në vitin 2016, evropianët zbuluan nëpërmjet Brexit dhe zgjedhjes së ish-presidentit amerikan Donald Trump,se shumë nga qytetarët e tyre nuk ishin dakord se bota ishte një vend më i mirë për shkak të ndërlidhshmërisë së saj.

Dhe sjellja e vendeve të tjera – nga Kina dhe Rusia në Turqi dhe Brazil – ka treguar se si nacionalizmi dhe fuqia po shkelin internacionalizmin dhe ligjin. Përfundimi i pashmangshëm është tronditës për shumë evropianë:Lidhjet që bëjnë bashkë botën, mund të përdoren gjithashtu edhe për ta ndarë atë.

Në botën e sotme të globalizuar, gjeopolitika është bërë si një martesë pa dashuri, në të cilën partnerët nuk e honepsin dot njëri-tjetrin, por nga ana tjetër nuk janë në gjendje të divorcohen. Dhe si me çdo martesë të tillë, ajo që dikur ndahej gjatë kohëve të mira është bërë mjeti për të shkaktuar dëme gjatë kohërave të këqija.

Ndërlidhshmëria e tepërt jo vetëm që po i polarizon shoqëritë në grupime rivale dhe po krijon një ?epidemi të zilisë?, por po siguron gjithashtu një arsenal të ri armësh për konkurrencën midis fuqive të mëdha. Tani vendet po zhvillojnë konflikte duke manipuluar gjërat që i lidhin së bashku, duke përdorur për shembull sanksionet, bojkotet, kontrollet e eksportit ose ndalimet e importit për qëllime politike.

Por përdorimi si një armë i ndërvarësisë shtrihet përtej tregtisë. Shqetësimet globale shëndetësore duhet ta kishin bashkuar planetin gjatë pandemisë së koronavirusit. Në vend të kësaj, ne pamë diplomacinë e maskave dhe nacionalizmin e vaksinave.

Në fushën e infrastrukturës, Kina është padyshim fuqia më e madhe, që po e përdorur Nismën e Brezit dhe Rrugës, për ta shtuar fuqinë e saj politike përmes varësisë ekonomike. Në frontin e teknologjisë dhe informacionit, gara nuk është vetëm për sferat e ndikimit teknologjik dhe kush vendos standardet, por edhe për demokracinë dhe lirinë e shoqërive tona.

Edhe klima është shndërruar në një fushë beteje. Dhe kjo është diçka befasuese, duke qenë se të gjithë jemi në të njëjtën varkë që po fundoset. Edhe pse ne të gjithë mund ta dimë rastin e Turqisë dhe Bjellorusisë që po i përdorin emigrantët si një armë ndaj shteteve rivale, është fakt që ka pasur mbi 70 raste të përdorimeve të tilla të migrimit masiv në dekadat e fundit, dhe ato kanë pasur efekte të rënda negative.

Sigurisht, lidhjet midis vendeve janë shfrytëzuar edhe më herët. E reja në këtë rast është rrjeti i dendur i lidhjeve që u japin sanksioneve, bllokadave dhe fushatave të marrëdhënieve me publikun (PR) një cilësi kjo virale dhe vdekjeprurëse, që nuk ekzistonte para se bota jonë të përcaktohej përmes rrjeteve.

Sot ka një frazë që e përshkruan më së miri gjendjen aktuale, e mbetur pezull midis luftës dhe paqes. Fraza u përdor për herë të parë nga akademikët në fushën e teknologjisë, si Lukas Kello i Universitetit të Oksfordit. Duke synuar që të përshkruanin zonën gri që ata po shihnin, në të cilën po kryheshin miliona sulme çdo ditë të cilat nuk përmbushnin luftën konvencionale, ata rehabilituan fjalën e bukur anglosaksone ?unpeace? (jo paqe).

Pranimi i realitetit se ne po jetojmë tashmë në një epokë të mungesës së paqes, ka pasoja të rëndësishme për Evropën. Ndërsa shumë njerëz besojnë se ne po kalojmë në një botë bipolare, në të cilën të gjithë do të detyrohemi të zgjedhim midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, Evropa ka forcën e vet unike gjeopolitike.

Bashkë me SHBA-në dhe Kinën, Evropa është një nga tre perandoritë e ndërlidhjes globale, secila me idetë dhe aftësinë e vet për t?i dhënë formë planetit. SHBA luan kryesisht rolin e portierit. Gjithë prania e dollarit dhe dominimi i tij mbi internetin,i japin mundësi të izolojë vende të caktuara jashtë sistemit financiar global, apo t?i vërë nën mbikëqyrje qytetarët e tyre.

Kina aspiron të jetë një fuqi relacionale. Ajo synon që t?i lidhë vendet e tjera me tregun e saj, dhe t?i fusë ato në sferën e vet të ndikimit. Evropa ka një qasje të ndryshme, duke qenë krijuese e rregullave. 80.000 faqet e Acquis Communautaire, që rregullojnë gjithçka, nga të drejtat e homoseksualëve dhe dënimi me vdekje, dhe deri tek zhurma e korrëses së barit dhe siguria e ushqimit, është sistemi operativ i BE-së.

Dhe Brukseli nuk i përmbahet vetëm këtij sistemi. Ai e përdor fuqinë e tij ekonomike, për t?i bërë ata që bien në kontakt me rrjetin e tij që të ndjekin rregullat. Nëse lidhjet midis vendeve janë bërë armë të rrezikshme, ato do të duhet gjithsesi të menaxhohen.

Unioni është i vendosur që ta bëjë këtë, me rregulla dhe norma që heqin rrezikshmërinë.

Nëse Lufta e Ftohtë u lehtësua me kontrollin e armëve, ekuivalenti për epokën tonë është ?çarmatosja e ndërlidhshmërisë?. Paradoksalisht, mënyra më e mirë për të bashkuar botën është krijimi i distancës së mjaftueshme për t?i bërë njerëzit të ndihen të sigurt dhe me situatën nën kontroll.

Linja ndarëse duhet të jetë ajo midis bashkësisë së ?menaxhuar? dhe asaj ?të pakontrolluar?, në vend të shoqërive ?të hapura? dhe ?të mbyllura? – në gjithçka, nga tregtia tek migrimi, dhe deri tek teknologjia dhe ndryshimet kulturore. Duam apo nuk duam, ndërlidhshmëria është një thikë me dy presa. Pranimi i kësaj është një ide tjetër e thjeshtë por e fuqishme me potencialin për të formuar botën.

Shënim: Mark Leonard është drejtor i think-tankut ?European Council on Foreign Relations?, dhe autori i librit ?Epoka e mungesës së paqes:Pse ndërlidhshmëria shkakton konflikte?./CNA.al

https://www.politico.eu/article/welcome-to-the-age-of-unpeace-geopolitics-conflict

Lajmet e fundit nga