LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po lëviznin me shpejtësi/ Makina e policisë përplaset me shtyllën 

24 Tetor 2021, 08:26, Aktualitet CNA
Po lëviznin me shpejtësi/ Makina e policisë përplaset me

Një automjet policie është aksidentuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Automjeti i efektivëve është përplasur me një shtyllë të ndriçimit publik dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së maternitetit të ri në Tiranë dhe raportohet se shkak është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia me të cilën udhëtonin efektivët. Fatmirësisht ata të cilët ndodheshin brenda automjetit nuk kanë marrë lëndime dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore./CNA.al

Lajmet e fundit nga