LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një legjendë e Milanit mban rekordin, Ibra hyn në histori të Serisë A

24 Tetor 2021, 09:36, Sport CNA
Një legjendë e Milanit mban rekordin, Ibra hyn në histori të

Zlatan Ibrahimoviç është lojtari i katërt më i vjetër që ka gjetur rrjetën në Serie A, pasi sulmuesi i Milanit shënoi kundër Bolonjës në moshën 40 vjeç e 20 ditë.

Çuditërisht, ishte një ndeshje me shumë ndodhi në stadiumin ??Dall?Ara?? për suedezin, sepse ai gjithashtu siguroi një asistim për Kalabrian dhe  shkaktoi një autogol duke dërguar në rrjetë një top nga goditja e këndit.

Në minutat e fundit, ai vulosi fitoren 4-2 të kuqezinjve ndaj Bolonjës duke hyrë dhe në histori të Serisë A. Ibra është lojtari i katërt më i vjetër që shënon në Serie A, 40 vjeç e 20 ditë. Para suedezit qëndrojnë, Pietro Viershud  që ishte 40 vjeç e 47 ditë kur shënoi golin e fundit në Serinë A dhe Silvio Piola e gjeti rrjetën në 40 vjeç e 131 ditë.

Mbajtësi i rekordeve mbetet Alesandro ?Billi? Kostakurta, i cili ishte 41 vjeç e 25 ditë kur realizoi një penallti në humbjen 3-2 të Milanit në shtëpi ndaj Udineses. Ajo ndeshje më 19 maj 2007 ishte e fundit në karrierën e tij në Serie A para daljes në pension.

Lajmet e fundit nga