Connect with Us

Ngacmimi seksual në punë, i paraportuar dhe i padënuar

Bota

Ngacmimi seksual në punë, i paraportuar dhe i padënuar

Publikuar

-

Një arritje e madhe dhe një ëndërr e realizuar ishte për Marigonën (identiteti i vërtetë i të cilës është i njohur për redaksinë) dita kur nisi punën e parë të saj në fushën e inxhinierisë.

Asaj i ra të punojë në zyrë dhe terren me shumë kolegë burra, në një fushë që numëron pak të punësuara gra.

Shumë shpejt, kjo punëtore thotë se nisi të mos ndihet rehat brenda vendit të punës për shkak të komenteve të vazhdueshme që i bëheshin në lidhje me dukjen e saj.

“Ndër ngjarjet më të rënda ka qenë kur kolegu më ka goditur në formë shakaje dhe më pas ka insistuar të më ledhatojë në atë pjesë të trupit për ta ‘zbutur dhimbjen’”, tregon ajo për Radion Evropa e Lirë.

Marigona tregon se përgjatë punës, nga kolegu ka pasur raste kur gjatë përshëndetjes është tentuar prekja dhe puthja.

“Shpesh tentohet të arsyetohet në formë komplimenti, por të bëjnë të ndihesh jo rehat”, thotë ajo.

Njëzetedyvjeçarja thotë se përveç ngritjes së shqetësimit me kolegët që e kanë ngacmuar, ajo nuk ka guxuar të raportojë rastet diku tjetër nga frika se do ta turpërojnë dhe do ta largojnë nga puna.

“Neve si gra, sidomos në këtë profesion, na duhet të bëjmë shumë më tepër se burrat që të barazohemi me ta. Na është krijuar mendësia që tejkaloje (ngacmimin) dhe vazhdoje punën tënde”, rrëfen Marigona.

Në Kosovë, ngacmimet seksuale në vendin e punës mund të raportohen brenda vendit të punës, Inspektoratit të Punës dhe që nga viti 2019, vepra e ngacmimit seksual është vepër penale brenda Kodit Penal.

Sipas përkufizimit brenda Kodit Penal, “ngacmimi seksual nënkupton cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit apo që cenon dinjitetin e personit, dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues”.

Varësisht nga rrethanat e kryerjes së veprës, dënimet për këtë vepër mund të jenë deri në pesë vjet burgim.

Fushatë për ta identifikuar ngacmimin seksual

Një ndër problemet kryesore lidhur me luftën kundër ngacmimeve seksuale dhe sidomos atyre brenda vendit të punës, sipas aktivistëve, është edhe mungesa e njohurisë lidhur me këtë fenomen.

Për këtë arsye, Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës së bashku me Agjencinë për Barazinë Gjinore dhe Avokatin e Popullit kanë nisur një fushatë nga 18 tetori kundër këtij fenomeni.

“Qëllimi i fushatës është që kryesisht t’i informojmë qytetarët rreth formave të ngacmimit seksual në vendin e punës, ligjet që e dënojnë këtë formë të diskriminimit në bazë gjinore”, thotë Adelina Tërshani nga Rrjeti i Grupit të Grave.

Sipas saj, në këtë fushatë do të tentojnë të ofrojnë edhe shembuj të rasteve të ngacmimit seksual në vend të punës, në mënyrë që njerëzit të kenë më të lehtë t’i identifikojnë këto raste kur i ndodhin atyre.

LEXO EDHE:  Shfrytëzonin shqiptarët në punë/ Tre italianë bien në pranga

Një hulumtim i vitit 2019 i Rrjetit të Grupit të Grave thotë se numri i grave të ngacmuara seksualisht në vendin e punës, sipas statistikave, është më i lartë se numri i burrave.

“Shanset për t’u ngacmuar seksualisht janë më të larta nëse je grua ose punon në sektorin privat ose të shoqërisë civile (krahasuar me sektorin publik)”, thuhet në hulumtim.

Në anën tjetër, nga Policia e Kosovës për Radion Evropa e Lirë janë ofruar shifra lidhur me rastet e përgjithshme të iniciuara për ngacmim seksual.

Të dhënat nuk janë të ndara në bazë të vendit ku ka ndodhur ngacmimi e as nga gjinia e viktimës apo të dyshuarit/es.

Në vitin 2018 ishin raportuar 41 raste të ngacmimit seksual, më 2019 ishin raportuar 47 raste, ndërsa në vitin 2020 45 raste të ngacmimit seksual.

Sindikatat: Mungesa e raportimit nga frika e stigmës

Sipas aktivistëve dhe sindikalistëve, forma e raportimit të ngacmimit seksual në punë është shumë e shpërndarë. Përkatësisht, persona që kanë qenë viktima të këtij lloji të ngacmimit shpesh raportojnë vetëm nëpër organizata për mbrojtjen e të drejtave të grave apo edhe nëpër organizata sindikale.

Sipas Atdhe Hykollit, kryetar i Bashkimit të Sindikatatave të Pavarura të Kosovës, raste e ngacmimit do duhej të trajtoheshin seriozisht nga organet e rendit.

“Kjo është një dukuri e keqe që duhet të raportohet menjëherë në Polici dhe duhet të merret dënimi i merituar”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se përveç cenimit të integritetit seksual, viktimave të këtij ngacmimit shpesh edhe i privohet mundësia për të punuar.

“E detyron ta lë vendin e punës, për shkak të situatave e detyron ta mbajë brenda”, thotë ai.

Situata është më e rëndë në sektorin privat, thotë kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Ai thotë se kanë problem në përfaqësimin e rasteve të punëtorëve që ankohen për shkak të hezitimit të viktimave për t’u përballur me personin të cilin e akuzojnë.

“Më e keqja është që te ne vijnë shumë punëtore dhe shprehimisht tregojnë rastet e tyre, por vet punëtorja nuk na lë deklaratë me shkrim”, tregon ai.

Sipas hulumtimit të Rrjetit të Grupit të Grave, situata me ngacmimet seksuale në vendin e punës, sidomos ndaj grave, mund të ndikojë edhe në performancën e tyre në tregun e punës.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, në Kosovë numri i grave punëkërkuese me shkollim të lartë është më i madh sesa numri i burrave.

Sipas të dhënave zyrtare, niveli i punësimit te gratë në Kosovë është 14.4 për qind, ndërsa punësimi te meshkujt me 46.2 për qind./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

“Gjendja në Bosnjë-Hercegovinë alarmuese”/ Gjermania: Ka një përshkallëzim të rrezikshëm

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Qarqe qeveritare nga Berlini i thanë DW se janë të shqetësuar për situatën në Bosnjë-Hercegovinë dhe se po përpiqen me Kuintin të gjejnë një zgjidhje për të penguar përhapjen e konfliktit në rajon.

Jemi të alarmuar pas raportit të paraqitur nga Përfaqësuesi i Lartë (HR) Christian Schmidt, thuhej nga qarqet qeveritare të mërkurën në mbrëmje në Berlin. “Qeveria Federale ndan shqetësimin e madh të Përfaqësuesit të Lartë Schmidt për situatën e brendshme politike në Bosnjë-Hercegovinë dhe sidomos për një sërë deklaratash të presidentit serb, Milorad Dodik. “Thirrjet për shkëputje dhe për hapa për dobësimin e  shtetit në tërësi janë të papërgjegjshme dhe krejtësisht të papranueshme”, thuhet ndër të tjera në një prononcim të  Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për DW.

Ministria e Jashtme gjermane gjykon më tej se Bosnja-Hercegovina po ecën prapa, dhe se ekziston rreziku i një krize të përhershme me pasoja negative për qytetarët e të gjithë vendit. “E gjithë kjo rrezikon stabilitetin jo vetëm të Bosnjë-Hercegovinës, por të të gjithë rajonit. Ne jemi duke u konsultuar intensivisht me partnerët tanë, veçanërisht në BE, në Kuint dhe në Ballkanin Perëndimor dhe në kuadër të Këshillit për Zbatimin e Paqes, për hapat që mund të ndërmarrim për të shmangur një zhvillimi të tillë”, përfundon deklarata  e Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane. Kuinti përbëhet nga përfaqësues të pesë shteteve perëndimore: Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Christian Schmidt ishte Ministër i Bujqësisë në Gjermani në periudhën e parafundit legjislative dhe prej gushtit 2021 është përfaqësues i lartë i OKB-së në Bosnjë-Hercegovinë. Këtu dukem mbajtur një fjalim në parlamentin e Bosnjë-Hercegovinës, më 28.10.2021.

Schmidt: Ka një përshkallëzim të rrezikshëm në Bosnje

Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Sarajevë, Christian Schmidt, kishte paralajmëruar më parë në një raport për Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në Bosnjë-Hercegovinë.

LEXO EDHE:  Pak kohë pas lindjes/Linda Halimi merr me vete vajzën në punë

LEXO EDHE:  Rama “sherr” me qytetarët/ Jeni mësuar keq, i shkruani Kryeministrit për punë!



“Bosnja-Hercegovina po përballet me kërcënimin e saj më serioz ekzistencial të periudhës së pasluftës”, shkruante diplomati gjerman dhe ish-ministri i Bujqësisë në raportin e tij më të fundit drejtuar Kombeve të Bashkuara, bën të ditur dpa.

Raporti fajëson Milorad Dodik , përfaqësuesin e serbëve në trion presidenciale të Bosnjë-Hercegovinës, për përshkallëzimin e situatës. Dodik po përgatit krijimin e ushtrisë së vet për Republikën Serbe, çfarë do të çonte në prishjen e ushtrisë së të gjithë vendit, thuhej në raport. Përveç kësaj, politikani serb i Bosnjës tashmë po bllokon institucionet shtetërore si presidenca dhe parlamenti përmes bojkotit të tij. Nëse bashkësia ndërkombëtare vazhdon ta pranojë këtë politikë, Republika Serbe do të “largohet nga rendi kushtetues i Bosnjës” dhe do të minojë  Marrëveshjen e Paqes të Daytonit,” shkruante Schmidt në raport.

Në vitin 1995, Marrëveshja e Daytonit i dha fund luftës së përgjakshme trevjeçare në Bosnje-Hercegovinë. Ndër të tjera, marrëveshja parashikonte krijimin e dy pjesëve gjysmë autonome të vendit, Federatës Boshnjake-Kroate dhe Republikës Serbe. Përveç kësaj, ajo krijoi zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, e cila është paraparë të monitorojë respektimin e Marrëveshjes së Paqes. Politikani gjerman kristiansocial, Christian Schmidt,  e mori këtë post në gusht të vitit 2021.

Milorad Dodik, përfaqësuesi i serbëve në trion presidenciale të Bosnjë-Hercegovinës

Ndërkohë Këshilli i Sigurimit i OKB-së e zgjati unanimisht misionin e BE-së në Bosnjë edhe për dymbëdhjetë muaj të tjerë. Para kësaj, megjithatë, kishte pasur një mosmarrëveshje për rolin e Schmidtit si Përfaqësues i Lartë – Rusia argumenton se pozicioni nuk është më i nevojshëm. Nën kërcënimin e një vetoje për zgjatjen e misionit të BE-së, Moska e pengoi Schmidt-in të informonte organin më të fuqishëm të OKB-së në Nju Jork të mërkurën mbi bazën e raportit të tij mbi situatën në Bosnje-Hercegovinë, bën të ditur dpa./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

‘Arma’ e re kundër pandemisë/ Britania, vendi i parë në botë që miraton pilulën antiCovid

Publikuar

-

Nga

Britania u bë ditën e sotme vendi i parë në botë, që miratoi një pilulë antivirale, e cila mund të ndryshojë luftën ndaj COVID-19. Autoriteti britanik i barnave, më në fund ka dhënë autorizimin e parë për pilulën anti-COVID “Merck”.

Sipas Reuters, Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor ka rekomanduar që kjo pilulë të përdoret në momentin e parë që del pozitiv me COVID-19 dhe brenda pesë ditëve nga nisja e simptomave.

LEXO EDHE:  Rama prezanton kandidatët në Shkodër/ Kritika Voltana Ademit: Na bllokoi investimet

LEXO EDHE:  Rama prezanton kandidatët në Shkodër/ Kritika Voltana Ademit: Na bllokoi investimet



Ky është trajtimi i parë antiviral oral për COVID-19 që miratohet, me dritën jeshile që vjen përpara miratimit të mundshëm rregullator të SHBA. Këshilltarët amerikanë pritet të takohen këtë muaj, për të votuar nëse ky ilaç duhet të autorizohet.

Ilaçi besohet se mund të përgjysmojë shanset për të vdekur ose për t’u shtruar në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania zvogëlon eksportin e armëve

Publikuar

-

Nga

Qeveria federale ka lejuar dukshëm më pak eksporte të armëve në gjysmën e parë të vitit 2021 sesa në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu thuhet në një raport të Ministrisë së Ekonomisë, për të cilin do të debatohet edhe në kabinetin qeveritar. Nga janari deri në qershor, nga Gjermania janë eksportuar armë dhe pajisje të tjera ushtarake në vlerë prej rreth 2.3 miliardë euro – që është 17 përqind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Më së shumti rënie ka shënuar pjesa e eksporteve të diskutueshme drejt vendeve jashtë BE-së dhe NATO-s. Për këto të ashtuquajtura vende të treta, licencat e eksportit u lëshuan për armë dhe pajisje në vlerë prej 499 milionë euro – që është një e treta më pak se në gjysmën e parë të vitit 2020. Eksportet drejt vendeve të treta janë gjithmonë të diskutueshme për shkak të situatës së keqe të të drejtave të njeriut në disa vende si dhe për shkak të përfshirjes së këtyre vendeve në konflikte të ndryshme.

Armët gjermane në zonat e krizave

Por edhe Gjermania dërgon armë në vende të tilla. Gjatë mandatit të qeverisë federale ende në detyrë, Algjeria, Egjipti dhe Katari ishin ndër dhjetë blerësit më të rëndësishëm të armëve gjermane. Kështu thuhet në një përgjigje në pyetjen e partisë E Majta, drejtuar Ministrisë së Ekonomisë në verë të këtij viti. Egjipti akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut, ndërkohë që ky vend është i përfshirë edhe në konflikte në rajon.



Lejet e eksportit të armëve dhe pajisjeve ranë vazhdimisht midis vitit 2016 deri në 2018. Por më pas janë shënuar vlera rekorde të shitjeve të armëve prej më shumë se tetë miliardë euro në vitin 2019. Ndërsa në vitin 2020 shitjet kanë rënë prapë me më shumë se një të katërtën.

LEXO EDHE:  Rama me qeveri politike në zgjedhje

LEXO EDHE:  Shfrytëzonin shqiptarët në punë/ Tre italianë bien në pranga

Që nga viti 2014, qeveria ka raportuar dy herë në vit për lejet e saj për eksportin e armëve, me synim që të sigurohet një transparencë sa më e madhe. Shifrat më të rëndësishme të eksportit të armëve për muajt janar-qershor ishin publikuar paraprakisht nga Ministria e Ekonomisë në korrik. Ndërsa në raportin gjysmëvjetor tani futen edhe më shumë detaje mbi eksportet e industrisë së armëve.

SPD dhe të Gjelbërit duan të hartojnë një ligj për eksportin e armëve

Politika e eksporteve të ardhshme të armëve është një ndër çështjet që po debatohet edhe në negociatat për një koalicion mes SPD, të Gjelbërve dhe FDP. “Qëllimi është që eksportet në vendet e treta të bëhen vetëm në raste të veçanta – veçanërisht kur bëhet fjalë për armët e luftës”, thotë ekspertja e ekologjistëve për armatime, Katja Keul për DPA. Të Gjelbrit kërkojnë hartimin e një ligji që do t’i siguronte qeverisë federale kritere të qarta dhe detyruese për lejet e eksportit të armëve dhe pajisjeve ushtarake. Edhe SPD kërkon një ligj të tillë.

Ndërsa FDP, nga ana tjetër, është më shumë për një rregullore evropiane për kontrollin e eksporteve të armëve. Brenda BE-së ka pikëpamje të ndryshme kur bëhet fjalë për trajtimin e vendeve që janë të përfshira në konflikte rajonale ose që kritikohen për shkelje të të drejtave të njeriut. Franca, për shembull, ka dukshëm më pak probleme me dërgimin e armëve në vende të tilla sesa Gjermania./DW

LEXO TE PLOTE