Connect with Us

Nga Ylli Manjani/ Neokomunisti Lulzim, llumi që “lulëzoi” për 16 vjet

Opinione

Nga Ylli Manjani/ Neokomunisti Lulzim, llumi që “lulëzoi” për 16 vjet

Publikuar

-

Neokomunisti Lulzim, ka të drejtën e tij të ketë ato pikpamje që shpreh kundër bisnesit, pronës private, lirisë e dinjitetit njerëzor, demokracisë dhe shtetit ligjor.

Sigurisht është punë e demokratëve të pranojnë ose jo të drejtohen nga një komunist.

Për fat, duhet të themi, shqiptarët nuk e pranojnë këtë komunist që hiqet si demokrat në qeverisje.

Por që ky hibrid politik të ketë kurajë të etiketojë njerëz të lirë si “llum tranzicioni” është pak si shumë.

Komunistit Lulzim i del llum tranzicioni edhe Komisioni i Venecias.

Delir i rëndë!

I ngjashëm me delirin që “sa keq që spo qeveris gjermanët”!!!

Nejse, është prap punë për të jetojë në cilin delir të ketë qejf. Por atë fjalën “llum” bën mirë t’ia thotë vetes.

Në 30 vitet e fundit, pluralizmi “Lulëzoi” 16 vite, kur Luli ishte Ministër Transporti, Ministër i Jashtëm, Ministër i Brendshëm, Kryetar i Bashkisë Tiranë, kryetar i PD.

Nuk ka fituar asnjë betejë politike. Është politikani i gjendur në jo pak skandale. I akuzuar nga prokuroria e shtetit më shumë se askush tjetër.

Nuk ka fituar asnjëherë pafajsinë në proçes gjykimi substancial.

Shkatërroi me pasion opozitën dhe opozitarizmin.

Pra nëse tranzicioni është “Llum”, Ai është pjesë e qëndrueshme e këtij llumi.

Apo nuk janë fakte këto?!

Po kështu vjen puna kur flet me kurrizin para…/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Nga Mentor Kikia/ Sudja dhe Xhaferri rikthehen në punë!

Publikuar

-

Nga

cna news aktualitet

Ata që janë nën 30 vjeç nuk e dinë se kush është Sudja, Xhaferri, “Populli”, apo edhe Vefa, Gjallica etj…

Psh, nëse ti kishe 1 milion leke, i “investoje” tek këto kompani dhe në fund të muajit merrje 3 milion lekë. Por si shtoheshin paratë kështu? Kur e pyesnim Suden atë kohë, na thoshte se këto punë i di “Kompetenti”. Por se kush ishte kompetenti se mësuam kurrë. Megjithatë njerëzve u interesonte që lekët shtoheshin dhe kaq. Dhe në fund, kur të gjith i kishin depozituar paratë dhe prisnin ti merrnin, ndodhi katrahura. Ndodhi “Viti 1997”. Qeveria tha: Ne nuk dinim gjë, nuk i njihnim piramidat financiare.

25 vjet më vonë, Sudja, Xhaferri dhe soji i tyre janë rikthyer sërish. Ata kanë hapur biznese në Shqipëri dhe kanë punësuar shumë të rinj që flasin në gjuhë të huaja. Ata peshkojnë qytetarë të huaj dhe i ftojnë ti infestojnë paratë në një bursë, që ua rrit fitim shumë shpjet. Ata që depozitojnë paratë, pas pak kohe humbasin çdo kontakt me kompaninë dhe paratë. Dhe shumë njerëz e kanë pësuar.

Ky mashtrim skandaloz bëhej në mes të kryeqytetit, nga kompani me zyra dhe shumë punonjës. Pronarët i rekrutonin punëtorët me kushte të “forta sigurie”. U merrrnin telefonat, i monitoronin me kë kishin lidhje, i provokonin nëse bisedonin me të tjerë për punën që bënin, i sygjeronin të mos hynin turmë në zyra, që të mos zbulohej se aty ka një kompani….



Ky shtet ka: Zyrë të hetimit të krimit ekonomik në polici, zyrë të hetimit të krimit ekonomik në shërbimin sekret, hetim të krimit ekonomik në prokurori, hetim të krimit ekonomik në tatime, ka institucion të mbikqyrjes financiare…. Ka një dyzinë me institucione dhe nuk kishte zbuluar sudet e reja.

Pas 25 vjetësh qeveria nuk mund të thotë se “nuk dinim gjë, nuk e njohim këtë lloj mashtrimi”.

Nëse prokuroria do të hetojë këtë mashtrim gjigand me themel, në burg duhet të shkojnë edhe ata që i kanë lejuar këto skema mashtrimi. Pra, të ndëshkohet edhe “Kompetenti”. Por ndryshe nga “Kompetenti” i Sudes, ky i sotmi rezulton se e dinte që këto kompani po bënin mashtrime, por nuk ka ndërhyrë.

Z.Erjon Braçe zbuloi një raport të AMF mbi këtë fenomen që në vitin 2018.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Lorenc Vangjeli/ Tre armiqtë nga Bermuda, si kali i Bashës për të kaluar lumin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Lajmet dhe debatet që mbanin në titull Trekëndëshin shqiptar të Bermudës tani i përkasin arkivit. Nga e hëna që vjen, në Kuvend dhe në Foltore, dy polet e rinj të debatit, do të prodhohen të tjera fjali që do të shërbejnë si tituj mediash dhe si bindje e thellë se politika shqiptare prodhon më shumë tension sesa mund të konsumojë dhe se mbijeton vetëm duke konsumuar tensionin e saj. Ndryshe, paqja dhe qetësia do të ishin prova për të kuptuar sesa sipërfaqësore është politika lokale në mendim dhe sesa egoiste është në çdo veprim që ajo ndërmerr.

Trekëndëshi i Bermudës nuk bën përjashtim nga kjo ligjësi e trishtuar dhe është një element më shumë për të dëshmuar se Tirana është siç nuk duhej të ishte dhe do të jetë ende për shumë kohë, njëlloj siç është tani.

Loja mes të njëjtëve personazhe, shkëmbimi i vendeve mes të njëjtëve aktorë, nuk mund të prodhojë asgjë të re, përveçse ndryshimit që vjen nga reflektimi i pozicioneve të tyre me njëri-tjetrin. E po kështu, edhe refleksi i tyre në publik. Kush predikonte deri dje si kallashnikov me breshëri mosbindje civile, kush predikonte revolucion nga filxhani, kush fliste për luftë kundër diktaturës dhe mohonte votën si mjet të vetëm ndryshimi, kush mendonte se dhuna e bojkoti ishte gjuha e vetme me të cilën duhej dialoguar me Ramën në Tiranë, sot kur sheh parlamentin, duhet të bëhet gisht për t’u tundur përpara hundës vetjake.

Sepse nëse opozita e djeshme do të ishte më së paku normale, nëse do të respektonte rregullat e lojës, Edi Rama nuk do të kishte asnje shans për të mandat të tretë. Kjo është e vërteta e thjeshtë nga e cila përfituan fituesit dhe që po qajnë ende humbësit, që tashmë duhet të luten për një mrekulli që të pengojë një mandat të katërt të socialistëve.

Sot opozita zyrtare e legale po tenton të bëjë të njëjtën gjë që duhet të kishte bërë dikur, por në rrethana të ndryshme.

Tani, me “elegancë” foke në propozimet për ndryshime kushtetuese dhe sjelljen e saj akuzatore e luftarake në Kuvend, ajo po synon gabimisht të zgjidhë një problem duke shtruar për zgjidhje probleme të tjera.



PD është përballë sfidës politike të shkaktuar nga ndërhyrja amerikane për statusin e Sali Berishës. Amerikanët bënë atë që shqiptarët në përgjithësi dhe Sali Berisha Junior në veçanti, nuk arritën ta bëjnë: të parët edhe mbas tre dekadave që janë dominuar prej Sali Berishës, i dyti edhe mbas tetë vjetësh, kur mbasi i trashëgoi partinë, thjesht e imitoi atë, madje duke u bërë shumë më radikal edhe se vetë Mjeshtri i hershëm i sherrit.

Në PD ka një sfidë politike, të cilës partia legale po i përgjigjet me gjuhë teknike duke kërkuar të shmangë me procedurë një hall politik. Për t’ju përgjigjur Berishës, Basha thirri në apel dy armiqësi të reja, gjë që do të ishte shumë normale në një kohë tjetër, por që u harruan sërish shpejt sepse ata nuk janë beteja që do të luftojë, por janë vetëm armë për një luftë tjetër.

Dy kulmet që ai i përfshiu në trekëndëshin e tij, madje vetë trekëndëshin, ai kërkon ta përdorë kundër Berishës. Kur mallkon qeverisjen e Ramës, ai ka parasysh Berishën, kur e gozhdon edhe Metën brenda armiqësisë së tij, ai i bie me çekiç gozhdës së Berishës. Eshtë si ata lojtarët që kur humbin dorë mbas dore në poker, edhe pse nuk ju ka mbetur ndonjë shumë e madhe në xhep, luajnë blofin duke trefishuar bastin.

Nga ana tjetër as tre “armiqtë” bashkë të Bashës nuk mund t’i bëjnë atij më shumë sesa do t’i bënte secili prej tyre vec e vec: ta lejonin të humbiste sërish! Sepse nuk i mësuan një të vërtetë të thjeshtë në kohën kur radikalët tentuan ta përdorin atë si mjet për të zgjidhur gjithë frustrimet ndaj Edi Ramës: suksesi në politikë kalon vetëm nga porta e përunjësisë dhe sakrificës vetjake.

Dhe as përunjësia dhe as sakrifica nuk jetojnë as në vila dhe as në kate të lartë! Nuk i treguan mbi të gjitha, se vazhdon të jetë e marrë shpresa që për të pasur rezultat të ndryshëm, përdoren të njëjta mjete dhe të njëjtët instrumente.

Trekëndëshi i Bermudës është vetëm një kalë i rradhës për të kaluar lumin. Dhe nëse Berisha është padyshim halli që duhet zgjidhur, Basha nuk është ura që mund të lidhë dy brigje. Qoftë edhe si boshllëk në mes, ai është gjithashtu një kulm Shumëkëndëshi.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse Pro Familjes?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Arian Galdini

Kur isha i ri, mendoja shpesh sesi të arrija gjithçka plot ambicje e qëllime vetjake.

Për fat të mirë edukata familjare, pra çfarë prindërit më kishin mësuar dhe shembullzuar, më kishte gatuar e formësuar të tillë që unë kurrë të mos i tejkaloja caqet e të lejueshmes nga dinjiteti, ligji dhe besimi, për të arritur aty ku doja dhe çfarë doja.

Nuk isha i gatshëm të bëja gjithçka për të arritur diçka apo shumëçka.

E megjithatë, rinia ime ishte mes ëndrrave, dëshirave, ambicjeve e pasioneve vetjake, sigurisht nën korrnizën e mosbërjes gjithçka për to.

Ama doja shumë të arrija.

Erdhi një ditë dhe unë isha në një dhomë spitali, ndërsa prisnim me time shoqe djalin tonë të parë Davidin.

Kur ai erdhi mes nesh, aty unë kuptova atë dimensionin se nuk mund të jetoja më vetëm për veten time.

Ardhja e Davidit më transformoi krejt botëkuptimin, e madje më bëri edhe të shoh më qartë edhe sakrificat e panumërta të prindërve të mij për ne fëmijët e tyre.

Mu shuan ambicjet e qëllimet vetjake dhe ia nisa një jete të re, ku botën e shihja me pyetjen: Si do të jetë e nesërmja për tim bir?

Si luftëtar vetanak, nuk shihja të nesërmen por rrethanat dhe ekuilibrat e fuqive vepruese…

Si prind ia nisa të mendoj për mbjelljen, pra jo orientim e ndërveprim me rrethanat dhe ekuilibrat e fuqive vepruese, por si sfidant e mundësisht si ndryshues i tyre.

Prindi nuk negocion dot për cilësinë dhe vlerat e jetës së fëmijës së tij.

Prindi lufton me çdo bishë, e ligësi, fuqi e pamundësi, duke u vetësakrifikuar për të mirën e fëmijës së tij.

Karriera dhe ambicjet personale janë gjëja më e parëndësishme që prindi është i gatshëm të lërë, për hir të fëmijës së tij apo saj.



Bie egoizmi, bie vetanakësia.

Prindi jeton për fëmijën.

Tani, ndërsa në botë e së fundmi edhe në Shqipëri, është hapur ky debati mbi llojin e natyrën e familjes, unë e ndjej se duhet ti them nja dy mendime e madje të flas e veproj fort për çka besoj.

Ka njerëz në këtë botë që jetojnë me veten e për veten dhe kanë gjithë të drejtën ta bëjnë këtë.

E ka edhe njerëz që jetojnë përtej vetes, pra i dedikohen kauzave që ndikojnë për mirë e ndihmojnë tjetrin dhe të nesërmen.

Në një debat që po bëja me një mikun tim amerikan që punon si staf i një Kongresisteje Demokrate, ai mu drejtua me fjalët: Ti nuk mund tua mohosh fëmijëve jetimë, as fëmijëve të braktisur, as fëmijëve viktima të luftrave apo dhunës, etj,etj, që të kenë prindër. Sepse termi Prindi 1 dhe Prindi 2, ndihmon lehtësimin e strukturës ligjore dhe sociale për të mos lënë askënd pa prindër…

Mua më bëri shumë përshtypje arsyetimi i tij dhe ngase e kam shumë për zët hipokrizinë iu përgjigja: Miku im, pas çdo melodrame e patetizmi fshihet një hile ose një kotësi. Unë po të them se kjo është hipokrizi totale. E pse duhet ti sajosh prindër një fëmije që nuk i ka? Pse duhet ta gënjesh? Pse duhet ta tjetërsosh atë që është jeta e tij apo saj me një gënjeshtër? A do të ndihmosh një fëmijë?
Bliji rroba, ushqim, libra dhe ngri një fond për kujdes e edukim. Birësimi me prindër me numra, duket si privatizim i një fëmije që nuk është në gjendje ta thotë të vetën. Melodrama në fakt fsheh konceptin e privatizimit të një fëmije nga Prindër me numra…

Krahasoni pak tani, prindërimin e vërtetë pra prindërimin e Nënës dhe Babës që do të thotë të jetosh për fëmijën, të heqësh dorë nga vetja e arritjet vetjake për hir të fëmijës, me privatizimin e fëmijës nga prindërit me numra?

Më vjen keq, por unë jam vendosmërisht dhe kategorikisht kundër privatizimit të fëmijëve nga Prindërit me numra.

Prindërimi është dashuri pa kushte.

Prindërimi nuk mund të numerizohet.

Prindërimi është vazhdimësi, jo posedim.

Jam Pro Familjes dhe pro Prindërimit të nënës dhe babës.

Pikë./CNA.al

LEXO TE PLOTE