LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në një lidhje me Alban Hoxhën/ Çiljeta Xhilaga zbulon se kur do ta veshë fustanin e nuses

24 Tetor 2021, 16:53, Lifestyle CNA
Në një lidhje me Alban Hoxhën/ Çiljeta Xhilaga zbulon se

Prej vitesh këngëtarja Çiljeta Xhilaga është në një lidhje dashurie me futbollistin Alban Hoxha, me të cilin prej kohësh bashkëjeton.

Edhe pse tashmë të gjithë e dinë këtë fakt, përsëri Çiljeta dhe Albani preferojnë ta mbajnë sa më larg syrit mediatik marrëdhënien e tyre.

E ftuar së fundi në ?E diell?, Çiljeta është pyetur se kur do ta vesh fustanin e nusërisë në jetën reale pasi në jetën profesionale e ka veshur shpesh.

?Nuk i dihet. Kam luftuar për dashurinë dhe ja ka vlejt?, është shprehur Çiljeta.

Ndërkohë gjithashtu ka treguar dhe arsyen pse ajo dhe Albani nuk dalin kurrë në intervista bashkë.

Këngëtarja zbulon se si ajo dhe Albani kanë dëshirë që jeta private të mbetet e tillë.

?Jemi seriozë, si kemi qejf këto punë. Mua më ka pëlqyer privatësia dhe Albanit edhe më tepër?, ka thënë Çiljeta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga