LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Më shumë një “sëmundje” sesa “Drakula”, si lindi miti i vampirëve

24 Tetor 2021, 12:22, Blog CNA
Më shumë një “sëmundje” sesa

Nga Stanley Stepanic ?The Conversation?

Vampiri është një imazh i zakonshëm në kulturën e sotme pop, dhe që merr shumë forma: nga Alukardi, djali i Drakulës në lojën PlayStation ?Kastlevania:Simfonia e Natës?; tek Eduardi, dashnori romantik dhe idealist në sagën ?Twilight? (Muzgu).

Në shumë aspekte, vampiri i sotëm është larguar jo pak nga rrënjët e tij në folklorin e Evropës Lindore. Si profesor i studimeve sllave, dhe që kam dhënë për më shumë se një dekadë një kurs leksionesh mbi vampirët e quajtur ?Dracula?, jam gjithmonë i magjepsur nga popullariteti i figurës së vampirit, duke pasur parasysh origjinën e tij, si një krijesë demoniake e lidhur fort me sëmundjet.

Referenca e parë e njohur mbi vampirët u shfaq në formën e shkruar në rusishten e vjetër në vitin 1047, menjëherë pasi Krishterimit Ortodoks ajo u zhvendos në Evropën Lindore. Termi vampir ishte ?upir? në rusishten e vjetër.

Origjina e kësaj fjale nuk dihet me saktësi, por kuptimi i saj i mundshëm mund të jetë ?ajo gjëja në festë, apo sakrificë?, duke iu referuar një entiteti potencialisht të rrezikshëm shpirtëror, për të cilin njerëzit besonin se mund të shfaqej në ritualet kushtuar të vdekurve.

Ishte një eufemizëm i përdorur për të shmangur përmendjen e emrit të krijesës. Mjerisht historianët mund të mos e mësojnë asnjëherë emrin e tij të vërtetë, apo edhe kohën kur u shfaqën besimet rreth tij.

Vampiri i shërbeu një funksioni të ngjashëm me atë të shumë krijesave të tjera demoniake në folklorin e të gjithë botës:Ata u fajësuan për një sërë problemesh, por sidomos për sëmundjet e ndryshme, në një kohë kur nuk ekzistonin njohuritë për bakteret dhe viruset.

Studiuesit kanë parashtruar disa teori mbi lidhjet e sëmundjeve të ndryshme me vampirët. Ka të ngjarë që asnjë sëmundje të mos ketë një origjinë të thjeshtë e?të pastër? për mitet e vampirëve, pasi besimet popullore mbi vampirët ndryshuan me kalimin e kohës.

Por dy prej tyre tregojnë lidhje më të forta. Njëra është sëmundja e tërbimit, emri i së cilës vjen nga termi latin për ?çmendurinë?. Është një nga sëmundjet më të vjetra të njohura në botë, e transmetueshme nga kafshët te njerëzit, dhe e përhapur kryesisht përmes kafshimit, një referencë e qartë për një tipar klasik të vampirëve.

Por ka edhe lidhje të tjera shumë interesante. Një simptomë që ndrore e sëmundjes është hidrofobia, frika nga uji. Kontraktimet e dhimbshme të muskujve në ezofag, i detyrojnë viktimat e tërbimit që të shmangin ngrënien dhe pirjen, apo edhe gëlltitjen e pështymës së tyre, e cila i shkakton ?shkumëzim në gojë?.

Në disa folklore, vampirët nuk mund të kalojnë dot ujin e rrjedhshëm pa u bartur ose ndihmuar në një farë mënyre nga të tjerët, si një shtrirje e dukshme e kësaj simptome. Për më tepër, tërbimi mund të çojë në frikën ndaj dritës, në modele të ndryshuara të gjumit dhe në një agresion të shtuar, elementë këta që përshkruhen shpesh tek vampirët në një larmi përrallash popullore .

Sëmundja e dytë është pelagra, e shkaktuar nga një mungesë e niacinës (vitaminës B3)ose aminoacidi triptofan. Pelagra shkaktohet shpesh nga dietat e pasura me produkte të  misrit dhe alkoolit. Kur evropianët zbarkuan në Amerikë, transportuan sasi të mëdha misri në Evropë.

Por ata injoruan një hap kryesor në përgatitjen e misrit:larjen e tij, shpesh duke përdorur gëlqere, një proces i quajtur ?nixtamalization? që mund të zvogëlojë rrezikun e prekjes nga pelagra. Pelagra shkakton dermatit, diarre, demencë dhe vdekje. Po ashtu disa të sëmurë përjetojnë një ndjeshmëri të lartë ndaj dritës së diellit – e përmendur në disa përshkrime të vampirëve – gjë që çon në sëmundjen e lëkurës.

Sëmundje të shumta tregojnë lidhje të forta me rrëfimet folklorike mbi vampirët. Por ato nuk mund të shpjegojnë domosdoshmërisht se si filluan vërtet këto mite. Për shembull, pelagra nuk ekzistonte në Evropën Lindore deri në shekullin XVIII, pra shekuj pasi ishin shfaqur besimet e para mbi vampirët.

Si sëmundja e pelagrës ashtu edhe ajo e tërbimit janë të rëndësishme, pasi ato ishin epidemike gjatë një periudhe kyçe në historinë e vampirëve. Gjatë të ashtuquajturës Epidemia e Madhe e Vampirëve, në vitet 1725-1755, mitet mbi vampirët?u bënë virale? në të gjithë kontinentin.

Kur sëmundja u përhap në Evropën Lindore, shpesh fajësoheshin shkaqet mbinatyrore, dhe histeria mbi vampirët u përhap në të gjithë rajonin. Shumë njerëz besonin se vampirët ishin ?të vdekurit? – njerëz që jetonin në një farë mënyre edhe pas vdekjes – dhe se vampiri mund të ndalej duke e sulmuar kufomën e tij.

Ata kryen ?varrime vampirësh?, të cilat mund të përfshinin nguljen e një huri me majë në trupin e kufomës, mbulimin e trupit të pajetë me hudhra, dhe një sërë traditash të tjera që ishin të pranishme në folklorin sllav për shekuj.

Ndërkohë, ushtarët austriakë dhe ata gjermanë që luftuan kundër osmanëve në rajon,  dëshmuan për këtë përdhosje masive të varreve, dhe u rikthyen në shtëpi në Evropën Perëndimore me historitë e vampirëve. Por pse ndodhi ajo histeri vampirësh?

Fajtori kryesor ishte sëmundja, por në atë kohë në Evropën Lindore ekzistonte një lloj ?stuhie e përsosur?. Epoka e Epidemisë së Madhe të Vampirëve, nuk ishte vetëm një periudhë e sëmundjeve, por gjithashtu edhe e trazirave politike dhe fetare.

Gjatë shekullit XVIII-të, Evropa Lindore u përball me një presion të madh nga brenda dhe nga jashtë, pasi fuqitë vendase dhe ato të huaja ushtronin kontrollin e tyre mbi rajon, me kulturat vendase që shpesh shtypeshin. Për shembull, Serbia u gjend midis monarkisë Habsburgase në Evropën Qëndrore dhe Osmanëve. Polonia ishte gjithnjë e më shumë nën fuqitë e huaja, Bullgaria ishte nën sundimin osman, dhe Rusia po pësonte ndryshime të mëdha kulturore për shkak të politikave të Carit Pjetri i Madh.

Ajo kohë është disi analoge me sot, kur bota po përballet me pandeminë e Covid-19 mes ndryshimeve politike dhe pasigurisë. Ndarja e perceptuar shoqërore, e vërtetë apo e imagjinuar, mund të çojë në reagime dramatike në shoqëri./CNA.al

https://theconversation.com/more-disease-than-dracula-how-the-vampire-myth-was-born-167482

Lajmet e fundit nga