Connect with Us

Manchester United vs Liverpool, historia shkruhet në “Old Trafford”

Premier Liga

Manchester United vs Liverpool, historia shkruhet në “Old Trafford”

Publikuar

-

Në “Old Trafford” zbret historia e futbollit anglez. Dy klubet më të suksesëshme të kombit që shpiku futbollin, Manchester United dhe Liverpool, sfidohen në klasiken e futbollit britanik teksa vijnë mbi dy dallgë të ndryshme për sa i përket momentit.

Në vitet e kaluara fitorja 3-2 e United me përmbysje ndaj Atalantës do të shihej si një sukses , por tanimë në sytë e opinionit sportiv ajo shihet në kontekstin e një klubi që po kalon një krizë identitet.

Ole Gunner Solskjaer pasi është krenuar me progresin shkallë pas shkalle në dy vitet e fundit, i duhet të bëjë hapin e madh, të fitojë dicka të rëndësishme, dicka që se ka arritur edhe pse yjet nuk i mungojnë dhe Manchesteri i tij duhet ta tregojë veten në sfida si kjo, mbi të gjitha tanimë me një yll të madh më shumë, Cristiano Ronaldon.

Trajneri është në apel, dhe nuk është cudi që të rrezikojë në rast të një dështimi në këtë përballje.

Edhe Liverpuli fitoi në mesjavë , duke mposhtur kampionët e Spanjës, Atletikon e Madridit në trasfertë. Në atë ndeshje nuk mungoi në apel Mohamed Salah, që Jurgen Klopp e konsideron njeriun më në formë të momentit në botën e futbollit, dhe shifrat i japin të drejtë, pasi Liverpool shënon të paktën 3 gola në 8 nga 9 ndeshjet e tij të fundit, çka flet shumë për forcën e të kuqve.

Mbrojtja gjithsesi nuk është më aq perfekte me Virgil Van Dijk, që i duhet ende të shpalosë dominimin që kishte para se të dëmtohej në sezonin e shkuar, por me një treshe si Salah, Sadio Mane dhe Firminho aty para për Liverpulin bëhet gjithcka më e thjeshtë.

Mbrojtja e United duhet të gjejë një marsh më shumë. Kapiteni Harry Maguire është fajësuar si për 4 golat e pësuar nga Leicester fundjavën e kaluar, ashtu dhe për ata në sfidën me Atalëntën dhe nëse nuk përmirësohet në këtë sfidë, gjërat mund të bëhen të vështira për Ole Gunnar Solskjaer.

Për sa i përket të rejave nga skuadrat, te Manchester United shqetësojnë Marcus Rashford dhe Bruno Fernandez që kanë pësuar lëndime në mesjavën e Champions ndërsa te Liverpool mungon Thiago Alcantara mungon për shkak dëmtimi, por Curtis Jones është sërish në dispozicoon, ndërsa Fabinho pritet të rikthehet në formacionin titullar pasi luajti si zëvndësues ndaj Atletikos.

Majin e kaluar Liverpool fitonte 4-2 në “Old Trafford” dhe Manchester United nuk e ka mundur rivalin e madh që nga marsi i 2018. Megjithatë thonë se në përplasjet titanike si këto statistikat apo dhe klasifikimi nuk vlejnë, dhe kjo mbetet një sfidë tejet e hapur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Lojtari më i shtrenjtë i Premier League, ylli i Guardiolës i vendosur për klubin e fundit të karrierës

Publikuar

-

Nga

Jack Grealish u transferua këtë merkato verore te Manchester City, me trajnerin Pep Guardiola që e kërkonte me çdo kusht yllin e kombëtares së Anglisë. Dhe, në fakt për t’ia vendosur në dispozicion trajnerit spanjoll, drejtuesit e “Qytetarëve” shpenzuan plot 100 milionë paund për të bindur Aston Villa-n, teksa e bënë 26-vjeçarin lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Premier League.

Ndërsa po luan sezonin e tij të parë me fanellën e City, Grealish shpeshherë ka dhuruar “grimca” nga talenti i tij, teksa pritshmëritë për të janë të larta. E ndërkohë që po shijon jetën e re në Manchester, Grealish nuk e harron dashurinë për Aston Villa-n dhe së fundmi është shprehur se do të rikthehet për ta mbyllur karrierën pikërisht me klubin nga Birmingham.



“Aston Villa është një klub i cili do të mbetet në zemrën time, në fund të ditës unë jam një fans i tyre. Shpresoj të rikthehem aty një ditë, e gjej shpesh veten time duke menduar për Aston Villa. Edhe Ashley Young pasi u largua, në fund u rikthye aty dhe unë dua të bëj të njëjtën gjë. Jam 100%i bindur për këtë”, theksoi Grealish.

LEXO TE PLOTE

La Liga

E bujshme nga Anglia, Pep Guardiola do Benzemanë te Manchester City

Publikuar

-

Nga

Që Mançester Siti kërkon një sulmues kjo nuk është mister, por nëse deri pak kohë më parë interesimi ishte i përqendruar te Harri Kejn, planet duket se do të ndryshojnë.

Pep Guardiola e ka orientuar klubin drejt Karim Benzemasë. Sulmuesi po kalon një formë të jashtëzakonshme siç e dëshmojnë 16 gola dhe 8 asistet e regjistruara në të gjitha kompeticionet në këtë fillimsezoni me fanellën e Realit të Madridit.



Pas largimit të Kristiano Ronaldos, ishte pikërisht 34-vjeçari që mori mbi supe skuadrën, çka e bën të vështirë që një klub tjetër të arrijë t’ia marrë Realit kapitenin dhe liderin shpirtëror.

Kujtojmë se Benzema ka shënuar 103 gola në 165 ndeshje në të gjitha garat që nga largimi i Kristiano Ronaldos, ndërkohë që kishte shënuar 76 gola në 165 ndeshjet e luajtura përkrah jashtëtokësorit portugez.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Ralf Ragnik merr drejtimin e United: Jam i emocionuar

Publikuar

-

Nga

Mançester Junajtid zyrtarizoi Ralf Ragnik si trajnerin e ri të skuadrës. Ai do të mbjë këtë pozicion deri në fund të sezonit, ndersa foli edhe rreth aventurës së tij të re.

“Jam i emocionuar që po i bashkohem Mançester Junajdid dhe jam i fokusuar për të bërë një sezon fitues. Skuadra është e mbushur me talente dhe ka një miksim ndërjmet lojtarëve të rinj, por dhe atyre me eksperiencë.



Objetkimi im në gjashtë muajt e ardhshëm është që të nxjerrë më të mirën e këtyre lojtarëve, individualisht por dhe si skuadër”.

Ralf Ragnik u emërua si trajner pas shkarkimit të Ole Gunar Solskjaer për shkak të rezultateve negative. 63 vjeçari ka drejtuar dhe Lajpcigun në Gjermani.

LEXO TE PLOTE