Connect with Us

Lëvizje surprizë te Laçi, emëron trajner Mirel Josën

Sport

Lëvizje surprizë te Laçi, emëron trajner Mirel Josën

Publikuar

-

Pas dorëheqjes së Vukiçeviç për shkak të rezultateve të dobta, klubi i Laçit ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Stoli nga tani e në vazhdim do t’i besohet trajnerit të njohur, Mirel Josa.

Josa është një trajnerët me më eksperiencë në kampionatin shqiptar, gjithashtu edhe shumë i suksesshshëm.

Njoftimi i plotë:

Klubi ynë ka arritur marrëveshjen me Mirel Josën.
Eksperienca e tij besojmë se do të ndihmojë skuadrën tonë për të përmbushur objektivat sezonalë.
Mirësevjen ne familjen bardh e zi Profesor Mireli. 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

LIVE| Skënderbeu-Kukësi/ Shpërthen festa në Korçë, vendasit gjejnë golin e avantazhit

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu dhe Kukësi përballen në sfidën e vlefshme për javën e 8 të Superiores, me korçarët që do të kërkojnë fitoren e parë sezonale dhe verilindorët që duan tre pikët për të provuar ngjitjen në krye.

Skënderbeu – Kukësi   1-0

Dumfur 53′



53- Mara kroson dhe Dumfur realizon. Në festë Skënderbeu. Korçarët shpërblehen për lojën e bërë.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Derbi i Mançesterit nuk ka histori, qyteti ngjyroset përsëri blu

Publikuar

-

Nga

Derbi i Mançesterit vishet përsëri me ngjyrat blu. Mançester Siti mundi pastër me shifrat 2-0 Mançester Junajtid në “Old Traford” duke vendosur edhe më shumë nën trysni Ole Gunar Solskjaer.

Mançester Junajtid kërkonte t’u kthente entuziazmin tifozëve në kampionat, pasi kishte humbur në fushën e vet edhe dy javë më parë përballë Liverpulit. Por që në fillim të ndeshjes u duk qartësisht se si do të shkonte sfida, pasi Kanselo harkoi në zonë topin dhe Beili gaboi gjithçka duke e dërguar sferën në rrjetën e portës së tij. Junajtid rriti trysninë me kalimin e minutave dhe kishte një mundësi të mirë me Ronaldon, por Ederson grushtoi.

Por ishte De Gea heroi i vërtetë i “djajve të kuq”, duke bërë pritje të njëpasnjëshme për të larguar rrezikun nga katërkëndori, pas gjuajtjeve të Gabriel Zhezus, De Bryjn apo edhe Lindelof i cili rrezikoi autogolin e dytë. Por edhe gardiani pat një moment pasigurie, duke mos kontrolluar gjuajtjen e Bernardo Silva i cili dyfishoi shifrat para fundit të pjesës së parë.

Junajtid u mundua të rriste trysninë në pjesën e dytë, por çdo gjë ishte shumë më e lehtë për t’u administruar nga Siti, që kontrolloi lojën dhe iu afrua edhe golit të tretë me anë të Foden i cili goditi shtyllën. Kështu, ndeshja u mbyll me shifrat 2-0 dhe konfirmon Sitin si pretendent, e Junajtid në krizë rezultatesh që rrezikojnë gjithnjë e më shumë pankinën e Solskjaer.

MANÇESTER JUNAJTID 0-2 MANÇESTER SITI



Beili (ag) 7′, B. Silva 45′

-GOLI I BERNARDO SILVAS


-GOLI I BEILIT

LEXO TE PLOTE

Sport

Skënderbeu-Kukësi/ Publikohen formacionet zyrtare, një rikthim te korçarët

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu dhe Kukësi përballen në sfidën e vlefshme për javën e 8-të të Superiores, me korçarët që do të kërkojnë fitoren e parë sezonale dhe verilindorët që duan tre pikët për të provuar ngjitjen në krye.

Formacionet zyrtare:
Skënderbeu (5-3-2): Rexhepi; Meksi, Sadriu, Vitija, Doumfour, Vrapi; Mara, Jean Victor, Agnaldo Moraes; Berisha, Mensah



Kukësi (4-3-3): Tafas; Ndreca, Bytyçi, Lulaj, Peposhi; De Lucas, Sh. Taipi, Gj. Taipi; Basa, Milunoviç, Feijao

LEXO TE PLOTE