LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuvendi Kombëtar në PD/ Kulluri tregon kur do mblidhet

24 Tetor 2021, 06:23, Politikë CNA
Kuvendi Kombëtar në PD/ Kulluri tregon kur do mblidhet

Ish anëtari i Këshillit Kombvëtar Edvin Kulluri ka deklaruar se javën e parë të dhjetorit do të bëhet i mundur mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Sipas tij, Kuvendi Kombëtar pritet të mblidhet në datën e themelimit të PD-së. Ai tha në një intervistë për Report Tv se rreth 80% e delegatëve janë dakord me iniciativën e Berishës për të thirrur Kuvendin Kombëtar.

?Nëse në demokraci quhet shprehja e vullnetit të shumicës dërrmuese anti-demokratike apo përçarje nuk e di ku se mbi çfarë bazohet kjo akuzë e bërë nga Basha dhe suflerët e tij. Partia Demokratike është bashki vullnetar, i lirë, i njerëzve që kanë pikëpamje e interesa të Përbashkëta. Në momentin që shumica dërrmuese, të paktën në nivel Kuvendi janë 80% e delegatëve, janë dakord me iniciativën e Berishës për të thirrur Kuvendin dhe janë dakord me tezat. Në fakt janë kritikat që në kemi ngritur si Grup i PD prej 4 vitesh.

Këtu nuk bëhet fjalë për asnjë përçarje, por për një shumicë dominate që merr pjesë në Kuvendin e ardhëm të PD, që mesa duket do mbahet javën e parë të dhjetorit, mesa kuptoj unë, edhe për të përkuar mbase me ditën që është themeluar Partia Demokratike, në vitin 1990, për simbolikë besoj këtu do shkojmë. Në demokraci vendos shumica dhe këtu bëhet fjalë për shumicë dërrmuese, nuk jemi në kushtet e 51% të anëtarësisë apo kuvendit, por mbi tre të katërtat e delegatëve janë me një mendje me Berishën?, tha Kulluri./CNA.al

Lajmet e fundit nga