LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krevati i gjakosur dhe kasaforta e hapur/ Fotot, brenda shtëpisë së grabitur të biznesmenit

24 Tetor 2021, 15:11, Aktualitet CNA
Krevati i gjakosur dhe kasaforta e hapur/ Fotot, brenda shtëpisë

Biznesmeni Nazmi Çangu ka rënë pre e grabitjes mëngjesin e sotëm, ku 10 persona të armatosur e dhunuan dhe i prenë gishtin në mënyrë makabre me gërshërë në banesën e tij në Nikël të Fushë-Krujës.

Mediat kanë publikuar dhe pamjet brenda banesës, ku grabiësit arritën ta marrin 100 mijë euro florinj dhe para kesh.

Grabitësit e maskuar pasi kanë mbyllur në një nga dhomat e banesës gruan dhe 4 fëmijët, kanë marrë biznesmenin Nazim Çangu, të cilin e kanë rrahur, dhunuar dhe gjuajtur me qytën e armë.

Shtëpia është shkatërruar, sendet dhe sirtarët janë hapur nga ana e grabitësve në mënyrë që të gjenin paratë e fshehura.

Biznesmeni mori ndihmën në spital, ndërsa tani ndodhet në shtëpi.

Policia thekson se po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa deri tani nuk ka akoma të reja./CNA.al

Lajmet e fundit nga