Connect with Us

Kaosi në Gjykatën e Lartë/ ISP: Mbi 36 mijë dosje ende në pritje të drejtësisë

Politikë

Kaosi në Gjykatën e Lartë/ ISP: Mbi 36 mijë dosje ende në pritje të drejtësisë

Publikuar

-

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar! Ky ishte një prej sloganeve dominuese në të gjitha takimet për reformën në drejtësi më 2014-2016 dhe premtimi se reforma e re do të siguronte drejtësi për të gjithë, profesionalizëm, integritet dhe besueshmëri. Pas 5 vitesh kemi reformë kushtetuese, ligjore dhe administrative, por ende nuk kemi drejtësi në nivelin e përcaktuar kushtetues. Një prej të dhënave ilsutruese ofrohet nga Gjykata e Lartë, gjykatë e cila për rreth dy vjet ishte jo funksionale dhe që ndërkohë, edhe pse larg plotësimit të numrit të plotë, ka arritur të sigurojë numrin minimal të gjyqtarëve për vendimmarrje.

Aktualisht Gjykata ka publikuar të dhënat për 9 anëtarët e saj, nga 19 që duhej të kishte sipas programimit të parë të reformës në drejtësi. Përbërja e plotë e gjykatës nuk lidhet vetëm me nevojën për një gjykatë funksionale, por edhe me detyrimin e saj kushtetues për të zgjedhur tre anëtarë të Gjykatën Kushtetuese. Ndryshimi i kuorumit për vendimmarrje ishte një devijim nga parimi dhe standardi i procesit të reformës dhe një tregues i hendekut ende të madh midis pritshmërive të atyre ekspertëve që dizenjuan reformën dhe potencialeve reale njerëzore për kandidatë/prurje në sistem. Proceset e zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë vijojnë të jenë nën kritika të pjesshme edhe për dy tipare specifike, për faktin se për një numër anëtarësh nuk kërkohet standardi i vettingut që aplikohet për gjyqtarët e thjeshtë apo se procedura për prurjet e tjera plotësuese po bëhen më shumë nën presionin e nevojës për të gjetur kandidatë fitues sesa për të aplikuar standarde të larta meritokracie.

Tabela e hartuar nga ekspertët e Institutit të Studimeve Politike (ISP), ilustron të dhënat publike të GJL mbi dosjet për shqyrtim në këtë gjykatë. Sipas të dhënave përpara nisjes së reformës në drejtësi kishte 13 mijë dosje/raste për shqyrtim, por gjatë viteve të tranzicionit midis strukturës së vjetër dhe të re numri i dosjeve arriti në 36 mijë. Pika kulmore u raportua në maj 2021 me 36,788 raste/dosje për shqyrtim. Shqyrtimi i të dhënave të gjykatës tregon se megjithatë gjatë vitit 2021 kemi vendimmarrje në rritje të vetë trupës së re të kësaj gjykate (2458 raste/dosje, nga të cila 2175 vendime përfundimtare), ka gjithashtu rritje të adresimeve në gjykatë dhe për pasojë edhe rritje të numrit të dosjeve në shqyrtim. Së fundi Gjykata raportoi se muajin e kaluar kishte 36,6 mijë dosje, shifra e dytë më e madhe e dosjeve në dhjetë viteve e fundit në prirje për gjykim. Gjykata aktuale ka në përbërje e në drejtim individë me përvojë të gjatë ligjore dhe ekspertë të lartë të reformës në drejtësi, padyshim, disa prej emrave më të respektuar në jurisprudencën shqiptare.

LEXO EDHE:  Xhafaj: Ka përpjekje për të ndikuar drejtësinë e re

Ekspertët e ISP vlerësojnë se numri i lartë i dosjeve në prirje nuk janë përgjegjësi e stafit aktual të GJL, por mbetet një trashëgimi dhe sfidë e reformës, me të cilën ajo duhet të përballet. Për më tepër, kur institucionet e reja të drejtësisë, sidomos ato kolektive, nuk ndërvaren nga cilësitë e individëve të veçantë, por nga cilësitë e të gjithë anëtarëve dhe nga vetë funksionaliteti i sistemit të së drejtës. Vetë Gjykata është e detyruar të investohet edhe në angazhime të tjera paralele, si për shembull, drejtimi në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED), apo në aktivitete të tjera, ndërkohë që Shqipëria ka nevojë jetike për gjykatës 100% të fokusuar vetëm në malin e dosjeve në pritje në këtë gjykatë. Nga ana tjetër GJL po asistohet nga një program i USAID për të nxitur uljen e stokut të dosjeve dhe rikthimin e normalitetit në afatet ligjore dhe kushtetuese të shqyrtimit dhe vendimmarrjeve mbi dosjet/rastet, një objektiv që do të kërkojë shumë më tepër kohë dhe qasje më strategjike vendimmarrëse dhe administrimi në GJL dhe në sistemin e ri të drejtësisë.

ISP vlerëson se përpjekja për të krijuar idenë se shumë prej çështjeve në prirje në Gjykatën e Lartë janë të natyrës teknike (civile apo penale) dhe se mund të zgjidhen me konceptin e grupimit sipas specifikave, vlen për konsum publik, por jo për të zëvendësuar konceptet e shtetit të së drejtës që kërkon Shqipëria. Çdo çështje, çdo rast, çdo adresim, kërkon procedurë ligjore, kushtetuese, profesionalizëm dhe transparencë, besueshmëri dhe gjykim me integritet, – në mënyrë që reforma më e rëndësishme e dekadës së fundit të rezultojë një histori (modeste) suksesi. Sepse, në fund të fundit, çdo subjekt, çdo individ, çdo palë (në pritje) në proces ka të drejtë të rimarrë dhe të rikujtojë me zë të lartë sloganin e reformës “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar!”.

ISP është duke monitoruar reformën në drejtësi dhe zbatimin e kritereve të BE  & Bundestag mbi Shqipërinë, ku funksionaliteti i institucioneve të drejtësisë është një prej prioriteteve thelbësore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Kuvendi Kombëtar/ Kadilli: Basha do përdorë çdo truk për ta penguar

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, poltike

Ish kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli ka komentuar krizën në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike.

I ftuar në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja, Kadilli është shprehur se kriza e sotme në PD është bërë një magnet, si një ndeshje mes gjelash.

Sipas tij, Berisha dhe Basha janë problemi dhe jo zgjidhja për të ringritur Partinë Demokratike. Përsa i përket lëvizjes së Sali Berishës, Kadilli shprehet se aksioni i tij është largimi i Bashës.

Çdo moment që në PD do ketë një garë do kontribuoj me idetë se si PD të ngrihet dhe të bëhet një forcë moderne. Kriza e sotme është bërë një magnet, si një ndeshje gjelash, demokratët duhet të bashkohen.



LEXO EDHE:  Sundimi i oligarkëve thellon pabarazinë socio-ekonomike

LEXO EDHE:  Dosjet e “nxehta” të Elisabeta Imerajt drejt asgjësimit?!

Do t’i drejtohem demokratëve me projektin e bashkimit. Unë nuk kam firmosur për Kuvendin, Berisha dhe Basha janë problemi dhe jo zgjidhja. Ky është aksioni i Berishës.

Aksioni i Berishës është largimi i Bashës. Nëse ¼ e delegatëve kërkojnë Kuvendin do të mblidhet. Kuvendi është legjitim.

Basha do përdorë çdo truk për ta penguar mbledhjen e Kuvendit”, është shprehur Kadilli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për 30 qershorin/ Zheji: Nuk e prisja, u vulos monopartitizmi

Publikuar

-

Nga

Analisti Artur Zheji ka komentuar ditën e sotme vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi për legjitimitet të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2017.

Në një intervistë për emisionin “Pikat mbi i” me Ola Brukon në Neës 24, Zheji tha se nuk e priste këtë vendim, pasi situatat politike anormale kanë nevojë për refleksion duke sjellë shembuj nga e kaluara. Sipas tij u vulos monopartitizimi. Zheji tha më tej se Shqipëria është një kasolle institucionale.

Jo, nuk e prisja. Situatat politike anormale, radikale, kanë nevojë në momentin e refleksionit që të ekuilibrohen. Zgjedhjet e kontestuara të vitit 2001, nga BE u bë shumë presion, u kërkua që të bëhej një ekuilibër dhe u bë tek presidenti që u zgjodh në mënyrë konsensuale. Vazhdoi me KLSH, për disa figura konsensuale. Në këtë kontekst mendoj që të njohësh si legjitime zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat nuk patën më shumë se 15% pjesëmarrje do të thotë të vulosësh jo vetëm monopartitizmin në Shqipëri, por të mos bësh dhe asnjë hap ndaj konsensualitetit.

Situata nuk është siç u përshkrua në një pjesë të analizës që bëri Rakipllari. E vërtetë që Gjykata Kushtetuese nuk mund të bëjë politikë, i qëndron koordinatave ligjore, pavarësisht se ka dy dekrete. Kjo i hap derën një situate të tillë, pse opozita mori vendim për të bojkotuar zgjedhjet, nuk u çmend, por ajo u vu në cep, u radikalizua refuzimi ndaj saj në të gjithë pjesëmarrjen institucionale. E vetmja rrugë për t’u marrë seriozisht si opozitë ishte të radikalizonte qëndrimin e saj. Për refuzim total të maxhorancës për t’u ulur, për të negociuar, për ta shuar zjarrin, atëherë u kalua tek kjo gjë.



LEXO EDHE:  Njoftimi i Gjykatës së Lartë/ 3 gjyqtarë japin 130 vendime për 24 orë

LEXO EDHE:  “Ngërçi” në Gjykatën e Lartë/ Mbeten të bllokuara 26 500 çështje gjyqësore

Këtu nuk kemi asnjë kontradiktë. Fakti që shkoi dhe u delegua tek Gjykata Kushtetuese është demonstrim i anomalisë totale të funksionimit të raportit pozitë-opozitë. Ne kemi një krah që përdor forcë, që është maxhorancë, një krah që ka arbitrin me vete që kërkon më shumë stabilitet se demokraci, Gjykata Kushtetuese nuk e zgjidhi, la në fuqi anomalinë e 30 qershorit. A mund të vazhdojë Shqipëria të drejtohet nga kryetarë bashkie që shkarkohen nga kryeministri. Kjo duket sikur e ndihmon pushtetin e kryeministrit, kjo e kalbëzon. Rama po lejon në emër të një pushteti, dekadencën e shtetit shqiptar. Gjykata Kushtetuese nuk e zgjidhi dot dhe ka lënë dhe litarin mbrapa.

Rama nuk ka dhënë asnjë shenjë refleksioni. Ai ka thënë që është i hapur për të bërë pis opozitën, në momentin që ka krizë, ku një pjesë e opozitës i thotë opozitës je i shitur tek Rama. Në Shqipëri janë mbajtur me cungje të kalbura kasolle pafund. Shqipëria është një kasolle institucionale. Kjo është një ekonomi informale që e mban kasollen me cungje të kalbura. Është një kryeministër shëtitës.

Nuk mendoj që do të bëjë zgjedhje lokale. Mund të japë vetëm ato 6 bashki.

Faktori ndërkombëtar besoj që është tejngopur nga kreditet që i ka dhënë Ramës. Besoj që tani po shpërndan besim dhe po kërkon gjithmonë e më tepër peshore, balancimin”, tha Zheji./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjatja e afatit të “Vettingut”/ PS i drejtohet Venecias, “rebelohet” Xhafaj

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Këshilli i Legjislacionit ka vendosur sot t’i drejtohet Komisionit të Venecias, për të kërkuar opinion në lidhje me kërkesën e mazhorancës për të zgjatur mandatin e organeve të Vettingut.

Ndërkohë, ajo që ra në sy ishte qendrimi i deputetit Fatmir Xhafaj, i cili ka dalë kundër mazhorancës socialiste.

Vendimi për t’iu drejtuar Venecias u miratua me votat e deputetëve të PS, ndërsa Xhafaj abstenoi.

LEXO EDHE:  Bëhen gati 170 dosjet “e rënda” që do të marrë në dorë SPAK

LEXO EDHE:  Rezultati i zgjedhjeve në Pensilvani/ Trump padi në Gjykatën e Lartë

Nga ana tjetër opozita bojkotoi mbledhjen./CNA.al



Zgjatja e afatit të organeve të Vettingut/ Opozita bojkoton mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit

Plas në PS/ Fatmir Xhafaj del kundër zgjatjes së mandatit të Vettingut

LEXO TE PLOTE