Connect with Us

Humbi nënën nga Covid/ Gazetarja rrëfen përjetimet, apel qytetarëve: Vaksinohuni

Aktualitet

Humbi nënën nga Covid/ Gazetarja rrëfen përjetimet, apel qytetarëve: Vaksinohuni

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Teksa apeloi për vaksinim, si një nga mënyrat për të mbrojtur shëndetin dhe rrezikun nga fataliteti, në një video-mesazh të publikuar mga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gazetarja dhe moderatorja e njohur, Jonida Shehu rrëfen vështirësinë e përjetuar pas humbjes së nënës së saj, pikërisht nga ky virus i rrezikshëm.

Nuk besoj se ka ngelur njeri pa një përjetim personal për COVID-in. Është shumë e freskët koha e këtij COVID-it fatal në familjen tonë. Në të gjitha analizat dhe mendimet që më vijnë pas ikjes së mamit, është që asnjëherë nuk mendova se ajo do të ikte nga COVID-19”, deklaron Shehu.

LEXO EDHE:  Shifra/ SHBA ka administruar 165 milion doza vaksinash

Gjithashtu ajo tregon se pas nënës së saj, ka patur edhe familjarë të tjerë të infektuar, por që sot janë në jetë falë vaksinimit.

Pas nënës sime kam pasur edhe njerëz të tjerë të familjes të infektuar që për fat të mirë ishin vaksinuar, nuk e kaluan thjeshtë, por sot janë. Kjo më mjafton për të menduar që shtyrja e kohës së vaksinimit ishte një gabim” shprehet moderatorja Jonida Shehu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

U gjet i pajetë në malin e Dajtit/ RENEA nxjerr nga humnera trupin e biznesmenit

Publikuar

-

Nga

Forcat e Policisë RENEA kanë nxjerrë nga humnera  trupin e pa jetë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili ishte denoncuar prej 15 ditësh si i humbur. Për shkak të terrenit të vështirë, policia kërkoi ndërhyrjen e forcave RENEA, të cilët arritën ta nxjerrin trupin e pa jetë pas disa orësh.

Trupi i pajetë i biznesmenit do të dërgohet në morg, ku do i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore.

Biznesmeni u gjet i vrarë në zonën e Qafës së Mollës në Malin e Dajtit.



Ruzhdi Hoxha ishte vrarë me armë zjarri dhe më pas trupi i ishte groposur për të humbur gjurmët. Për shkak se trupi është gjetur pjesërisht i dekompozuar, mendohet se Ruzhdi Hoxha të jetë ekzekutuar që ditën që është rrëmbyer, pra dy javë më parë.

LEXO EDHE:  Sërish asnjë viktimë nga Covid/ Regjistrohen 7 raste të reja në 24 orët e fundit

LEXO EDHE:  Sërish asnjë viktimë nga Covid/ Regjistrohen 7 raste të reja në 24 orët e fundit

Një ditë më parë është gjetur xhupi i tij me njolla gjaku dhe një shenjë plumbi i hedhur mes shkurreve në Qafë Mollë dhe më pas përmes nuhatjes së qenëve të policisë vetëm sot është gjetur edhe trupi i pajetë i mbuluar me zhavorr në Dajt./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Pogradec/ Autori i ngacmimit seksual drejtori i një shkolle 9-vjeçare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen tronditëse të ndodhur në Pogradec ku dy të mitura janë ngacmuar seksualisht.

Burime për BW, bëjnë me dije se dy të miturat janë ngacmuar nga shtetasi A.H drejtor i një shkolle 9-vjeçare në fshatin Stropckë.



Sipas burimeve ngacmimi ndaj minoreneve ka filluar 2 javë më parë ndërsa ka qënë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbardhë dëshminë e dy të miturave në prani të psikologeve të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit.

LEXO EDHE:  Bino i përgjigjet opozitës/ Po punohet në disa drejtime për të siguruar vaksinë të sigurt për COVID-19

LEXO EDHE:  Rekord infektimesh/ Italia rikthen masat kufizuese, mbyllen baret, restorantet, palestrat…

Ndërkohë drejtori njihet si një person që konsumonte edhe alkool tek një lokal para shkollës dhe dyshohet që në shumë raste të ketë qenë edhe nën efektin e alkoolit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Çmenduritë” e Bashës/ Alfred Cako bën zbulimin e çuditshëm: U rrëmbye në 9 korrik nga amerikanët, ja ku e futën

Publikuar

-

Nga

Konspiracioniste Alfred Cako ka bërë zbulimin e çuditshëm sa i takon veprimeve të fundit të kreut të PD Lulzim Basha, i cili ka nisur hakmarrjen ndaj çdo kujt që i del kundër me shkarkime e përjshtime nga postet që kanë.

Ai pretendon se amerikanë e kanë rrëmbyer kreun e PD-së, Basha në muajin korrik të këtij viti dhe e kanë mbajtur në një bazë ushtarake nëntokësore në Kroaci për 9 ditë radhazi.



“Mbajeni mend këtë që po ju them unë, që do bëhet një aministi ku do falen një kategori e madhe krimesh ekonomike edhe politike deri në një vit të caktuar, psh. 2013-ën, kur ka qenë Berisha kryeministër. Për t’i bërë një ofertë Berishës që të tërhiqet nga kjo nisma për të marrë PD-në. Për t’ia lënë Lulit i cili kontrollohet nga amerikanët, të cilët e morën Lulin, ndoshta e kanë rrëmbyer në korrik, dhe e kanë mbajtur 9 ditë në Kroaci në një bazë të tyre ushtarake nëntokë. Gojët e liga kështu thonë që ka ndodhur, tani. Degjo, këto janë, unë i fus si teori konspiracioni sepse unë nuk mund t’u jap atyre fakte me video që ka qenë ai atje. Pozicioni im është delikat në këtë rast kështu që unë që e them nuk flas kot. Por gjithmonë e shoqëroj me këtë shprehje, sipas teorive konspirative. Amerikanët e morën peng, i kanë treguar ndoshta  një pjesë të axhendës”, tha Cako për mediat./CNA.al

LEXO TE PLOTE