Connect with Us

Futbolli europian “mban frymën”, e diela rezervon katër supersfida

La Liga

Futbolli europian “mban frymën”, e diela rezervon katër supersfida

Publikuar

-

Dita e sotme do të jetë vërtetë e zjarrtë në arenën europiane e cila rezervon plot 4 supersfida që nuk duhen humbur kurrsesi.

Në Serinë A, Interi pret në ‘’San Siro’’ rivalin historik te Juventusit. Milani dhe Napoli janë shkëputur ndjeshëm dhe kurrsesi asnjëra prej skuadra nuk mund të gabojë, duke e bërë fitoren detyrim.

Në Spanjë do të luhet ‘’El Clasico’’ ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Edhe pse mungojnë shumë yje të së shkuarës, klasikja mbetet klasike dhe në ‘’Kamp Nou’’ priten 90 mijë spektatorë të pranishëm.

Në Angli luhet derbi i zjarrtë, Mançester Junajtid-Liverpul. ‘’Djajtë’’ nuk kanë bërë mirë në kampionat ndeshjet e fundit dhe redsat janë rivali i duhur ndaj të cilëve do të kërkohet kthesa.

Ndërsa në Francë, PSG-ja do të luajë në transfetën e vështirë të Marsejës. Kjo ndeshje premton gjithashtu spektakël si të gjithë herët e tjera kur është luajtur.

Supersfidat që luhen sot

Mançester Junajtid-Liverpul 17:30

Marsejë-PSG 20:45

Inter-Juventus 20:45

Barcelona-Real Madrid 16:15

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

Gjykata fal Bezemanë, 1 vit burg me kusht: Nuk e kuptoi natyrën kriminale të veprimeve të tij

Publikuar

-

Nga

Jepet vendimi për Karim Benzemanë, i akuzuar për shantazh ndaj ish-shokut të tij në përfaqësuesen e Francës.

Gjykata e Versajës e ka shpallur fajtor sulmuesin e Realit të Madridit për bashkëpunim në tentativën për të shantazhuar Mathieu Valbuenan, duke e dënuar me një vit burg me kusht, të cilin do t’i duhet të vuajë në rast të përsëritjes së veprës penale, si dhe me 75 mijë euro gjobë.



Gjykata arsyetoi se Benzema nuk e kuptoi natyrën kriminale të veprimeve të tij, ndaj nuk do të shkojë pas hekurave.

Vendimi i Gjykatës së Versajës vjen pak orë përpara se lojtari të zbresë në fushë kundër Tiraspolit (Moldavi) në Champions dhe pesë ditë para ceremonisë gala të Topit të Artë, çmim për të cilin Benzema është në garë.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Burg dhe gjobë, tronditet Karim Benzema

Publikuar

-

Nga

Karim Benzema është dënuar me një vit burg me kusht dhe 75 mijë euro gjobë për skandalin seksual me ish-shokun e skuadrës Mathiu Valbuena në vitin 2015.

Vendimi i një gjykate në Versajë që e shpalli Benzemën fajtor në rolin e “bashkëpunëtorit” në këtë aferë i jep fund një sage ligjore që daton që nga viti 2015, ku Benzema u përjashtua nga ekipi kombëtar i Francës për gati gjashtë vjet.



Ylli madrilen nuk mori pjesë në gjyqin treditor muajin e kaluar, teksa avokati i tij përmendi disa arsye profesionale si ajo e stërvitjes prag ndeshjes me Barelonën.

Benzema u kthye në ekipin kombëtar të Francës në fillim të këtij viti, duke luajtur në Euro 2020 dhe duke luajtur rol në triumin e ‘’gjelave’’ në Ligën e Kombveve. Aktualisht Benzema kryeson listën e golashënuesve me 10 gola dhe është ndër pretendentët për të fituar Topin e Artë për vitin 2021 që jepet javën e ardhshme.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Xavi: Ne jemi Barcelona, shkojmë në Mynih për fitore

Publikuar

-

Nga

Barcelona dje barazoi me Benfican në kuadër të xhiros së pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Katalunasit me këtë barazim rrezikojnë shumë kualifikimin pasi duhet të mposhtin Bayern Munich, ose në rast të humbjes ose barazimit, duhet të shpresojnë që Benfica të barazoje ose mposhtet nga Dynamo Kiev.

Sidoqoftë, pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Xavi ka thënë që beson që skuadra mund të mposhte gjigantin gjerman.



“Ishte ndeshje e mirë. Nëse do kishin shënuar se paku një herë, do ishte edhe më mirë. Morëm një pikë dhe dinim shumë pak. Por duhet të jemi pozitive, kemi edhe një ndeshje. Duhet të shkojmë dhe të fitojmë në Munich. Jemi Barcelona dhe shkojmë në Munich për fitore”, deklaroi spanjolli.

Barcelona në grupin E renditët në pozitën e dytë me shtatë pikë, dy më pak se Benfica që zë vendin e tretë, derisa lideri është Bayern Munich që është ende i pamposhtur me 15 pikë në pesë ndeshje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE