Connect with Us

Finalet e radhës në Superiore, sytë në Korçë dhe te Kukësi-Vllaznia

Sport

Finalet e radhës në Superiore, sytë në Korçë dhe te Kukësi-Vllaznia

Publikuar

-

/

Kategoria Superiore vazhdon rrugëtimin dhe ditën e sotme në program janë dy ndeshje të tjera, mjaft interesante.

Gjithçka nis prej orës 13:45 dhe derbi i Veriut luhet në Shqipërinë e mesme, ne stadiumin e Egnatias në Rrogozhinë.

Kukësi, që barazoi javën e shkuar me Partizanin, do kërkojë të rikthehet te fitorja dhe nuk do ta ketë mision të lehtë, duke pasur parasysh moralin me të cilin vjen Vllaznia në këtë duel pasi mundi Dinamon duke i shënuar 6 gola.

Takimi tjetër i javës së gjashtë luhet në Korçë. Skënderbeu kërkon reagim, sikurse edhe Dinamo që pësoi humbjen e parë në Shkodër. Kjo ndeshje nis prej orës 16:45.

KATEGORIA SUPERIORE – Java 6

E diel, më 24 tetor
Ora 13:45 | Kukësi-Vllaznia
Ora 16:45 | Skënderbeu-Dinamo

E hënë, më 25 tetor
Ora 19:45 | Tirana-Partizani

E shtunë, më 23 tetor
Egnatia-Teuta 0-1
Kastrioti-Laçi 0-1

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Nga i panjohur në yll të Champions, sulmuesi i Ajaksit thyen rekordin e çmendur të Haland

Publikuar

-

Nga

Sebastian Haler ishte një emër i panjohur për shumëkënd deri në këtë edicion. Por sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, po shkruan historinë në Ligën e Kampioneve që në pjesëmarrjen e parë të tij.

Në ndeshjen e sotme ndaj Sporting Lisbonës, Haler u bë lojtar i dytë në historinë e turneut, pas Kristiano Ronaldos, që shënon në secilën prej 6 sfidave të fazës në grupe të një edicioni. Portugezi e kishte bërë në edicionin 2017-2018, ndërsa Haler iu bë i dyti që arrin këtë statistikë mbresëlënëse.



E megjithatë, rekordi tjetër që vendosi sot është edhe më i pabesueshëm. Ky ishte goli i 10 i tij në Ligën e Kampioneve, dukë kaluar një rekord të Erling Haland që mendohej se ishte i paarritshëm. Norvegjezi kishte arritur kuotën e 10 golave në turne në vetëm 7 ndeshje të luajtura. Haler ia doli që të arrinte këtë shifër në 6 ndeshjet e tij të para.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Reali mposht Interin dhe merr kreun e grupit D! Milani nuk ia del, Ajax e mbyll me pikë të plota

Publikuar

-

Nga

Supersfida e grupit D, mes Realit të Madridit dhe Interit, që vendoste se kush do të merrte vendin e parë në këtë grup (të dyja skuadrat e kishin siguruar kualifikimin) është fituar nga skuadra e Ancelottit.

Kroos zhbllokon sfidën në minutën e 17-të, pas një gjuajtje të bukur nga distanca. Zikaltërit mundohen që të reagojnë, por nuk arrijnë të vënë në vështirësi portierin Courtois.

Barella largohet me karton të kuq në pjesën e dytë, ndërsa mendon Asensio për të vulosur fitoren e Realit, me golin e shënuar 10 minuta nga fundi i takimit. Reali dhe Interi vazhdojnë aventurën e tyre në Champions, ndërsa Sheriff Tiraspol do të luajë në Europa League. Përfundon këtu aventura e Shakhtarit.

Ajax ka fituar edhe ndeshjen e fundit në grup, pasi ka mposhtur 4-1 Sportingun e Lisbonës, duke mbyllur me pikë të plota aventurën e tij në grupin C. Holandezët kanë shënuar nga dy gola në çdo pjesë në portën e portugezëve, që gjithsesi ishin të kualifikuar për në turin tjetër të turneut.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Borussia Dortmund ka shpartalluar 5-0 turqit e Besiktasit. Reus dhe Haaland shënojnë nga një dygolësh, por pavarësisht fitores, gjermanët detyrohen të luajnë në Europa League.

REAL MADRID-INTER 2-0

17′ Kros, 79′ Asensio

SHAKTAR DONJETCK- SHERIF TIRASPOL  1-1

MILAN-LIVERPUL 1-2



29′ Tomori / 36′ Salah, 55′ Origi

PORTO-ATLETIKO MADRID 1-3

AJAKS-SPORTING 4-2

BORUSIA DORTMUND-BESHIKTASH 5-00

 

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lëvizje surprizë, klubi i Serisë A shkarkon trajnerin

Publikuar

-

Nga

Nënshkruhet marrëveshja/ OVERSPORT, transmetuesi më i ri i licencuar për tre sezonet e ardhshme

Sipas asaj që shkruan “Sportitalia”, ka përfunduar era Luca Gotti në krye të pankinës së Udineses. Humbja e djeshme përballë Empolit nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit, që kanë vendosur që të shkarkojnë teknikun e bardhezinjve.

Presidenti Gino Pozzo ka ardhur nga Anglia për të zgjidhur këtë çështje dhe ka vendosur që të largojë teknikun Gotti dhe të vendosë si trajner të përkohshëm Gabriele Cioffin, që deri tani ka qenë ndihmësi i tij.



Nuk dihet nëse Cioffi do të qëndrojë deri në fund të sezonit apo jo. Ndonëse klubi nuk ka dalë akoma me një njoftim zyrtar, duket se largimi i Luca Gottit është i paevitueshëm. Nën drejtimin e tij Udinese ka grumbulluar 16 pikë në 16 ndeshje të luajtura.

LEXO TE PLOTE