Connect with Us

“E ktheve PD në parti të Soros”/ Shqiptarët akuza Bashës: Po merr leksione nga Rama, jep dorëheqjen

Politikë

“E ktheve PD në parti të Soros”/ Shqiptarët akuza Bashës: Po merr leksione nga Rama, jep dorëheqjen

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në selinë e PD një grup të rinjsh të Partisë Popullore Austriake. Në një postim në rrjetin social Facebook Basha shprehu gjithë kënaqësinë që i dha takimi me të rinjtë, ndërsa demokratët e kanë “kryqëzuar” me komente.

Një qytetar shprehet se Basha së pari duhet të mbledhë të rinjtë e vendit dhe të diskutojë për problemet reale që ka vendi.

Një tjetër komentues, i shkruar se ka marrë leksione të mira nga kryeministri Rama, duke e akuzuar se e ka kthyer PD në parti të Sororsit.

Byth e brek me edvin plehrën e ke kthyer Partinë në Parti të Sorosit se ti dhe edvini të Sorosit jeni thirri mëndjes sa nuk është vonë”, shkruan komentuesi.

LEXO EDHE:  Skandali i Bashës me financimet ruse/ Thellohet hetimi në SHBA, një ditë para Kuvendit farsë

Një tjetër qytetar, i vë në dukje Bashës parimet europiane, që një lider duhet të japë dorëheqjen nëse humbet në zgjedhje.

Ne Partine Popullore Europiane nuk aplikohet asnje nga format e drejtimit te Partise qe aplikoni ju o zoteri. Atje statuti eshte mbi gjithçka! Dhe doreheqja ne rast humbje e liderit eshte preambula e ketij statuti”, shprehet komentuesi./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Flutra Açka bëhet qesharake/ Në PD ka Komision Apelimi, por nuk është funksional

Publikuar

-

Nga

Deputetja e PD Flutura Açka ka folur mbrëmjen e sotme për situatën brenda PD, ndërsa në deklaratën e saj duke dashur të mbulojë skandalin në parti është bërë mjaft qesharake.

Në një intervistë për emisionin Dektalog të Roland Qafokut, Açka u shpreh se statuti në PD nuk është zbatuar në plot raste, duke kujtuar se as Sali Berisha nuk ka dalë para komisionit të Apelimit për Foltoret që po zhvillon, ku ajo pretendon se është kryetare.

Përderisa nuk u ndodh procedura, domethënë po flasim për statutin, gjithë problemi aty është, pyes a është statutore kjo që po bën Berisha? Nëse do zbatohet statuti duhet të vihej në Komisionin e Apelimit që jam unë kryetare dhe të diskutoheshin gjërat me transparencë”, tha ajo.

LEXO EDHE:  “Rama ka qeverisur keq për 8 vjet”/ Gjekmarkaj: Viti 2021 do jetë i opozitës, qytetarët janë të zhgënjyer

LEXO EDHE:  Basha zbulon vendimin e papritur/ Flet për marrëveshje



E kapur ngushtë nga gazetari se në PD nuk ka një komision Apelimi, Açka është kthyer në qesharake, duke thënë se ka një të tillë, por nuk është funksional, sepse është vetëm ajo kryetare dhe anëtare.

Jam unë. Jam kryetare e Komisionit të Apelimit. Komisionin e kam, por ende nuk është përfunduar zjedhja e pesë anëtarëve të tjerë.
Domethënë nuk ke komision. Që të jetë funksional duhet të jenë gjashtë vetë.
Jo. Komisioni është. Jam unë dhe jemi në procedura që të zgjidhen edhe pesë të tjerë”, tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PPE thirrje të fortë Bashës/ Respekto statutin, mos merr vendime të dëmshme

Publikuar

-

Nga

Ish eurodeputetja Doris Pack ka reaguar ashpër ndaj kreut të PD Lulzim Basha i cili po tenton të uzurpojë FRPD dhe Lëvizjen e Gruas.

Si kryetarja e Gruas në PPE, Pack i bën thirrje Bashës të respektojë statutin dhe të tërhiqet nga veprimet e dëmshme dhe të pakuptimta.



Si kryetarja e Gruas së PPE-së unë i bëj thirrje Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, zoti Lulzim Basha, të respektojë statutin e Lidhjes së grave në PD dhe të mos marrë vendime të pakuptimta dhe të dëmshme”, shkruan Pack në Twitter./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Albana Vokshi akuza Bashës/ E kanë braktisur antarësia dhe gratë demokrate

Publikuar

-

Nga

Deputetja Albana Vokshi ka reaguar ashpër pas vendimit të Lulzim Bashës, për të shpallur zgjedhjet për Lëvizjen Demokrate të Gruas.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo shkruan se Basha është braktisur nga antarësia dhe gratë demokrate.

Reagimi i Vokshit: 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha më informoi sot se ai ka vendosur të fillojë nje proces të zgjedhjeve në Lidhjen Demokratike të Gruas së Shqipërisë. Ai më informoi, me anë të një telefonate, edhe se ka vendosur që zgjedhja e kryetares së forumit të bëhet me një anëtar një votë.

Dëshiroj të theksoj me ketë rast:

Ndërhyrja e kryetarit të PD, duke krijuar procedura sipas dëshirës së tij dhe në shkelje të statutit të LDGSH, janë një dhunim arrogant I punës së strukurave dhe anëtareve të LDG.

Informoj publikun se LDGSH është në përfundim të procesit të anëtarësimeve, organizimit dhe zgjedhjes bazuar në Statutin e LDGSH. Janë zgjedhur drejtueset lokale të forumit të gruas, në mbi 600 grupseksione me parimin një anëtar një votë dhe në 74 degë. Pjesë vijuese e këtij procesi është gara për zgjedhjen e drejtueseve të LDG.



Zgjedhjet në LDG organizohen nga vetë forumi, sipas përcaktimeve statutore. As kryetari i PD-së, dhe asnjë komision zgjedhor i ngritur prej tij nuk mund të kenë rol në vendim-marrjen dhe menaxhimin e procesit. Drejtimi dhe vendim-marrja e forumit janë krejtësisht të shkëputura nga ato të Partisë. Asnjë drejtues i PD-së nuk ka rol në vendim-marrjen e LDG-së.

Vendimi i zotit Basha është arbitrar, uzurpues dhe i bërë në mënyrë qesharake me telefonatë.

Qëllimi i vendimit është të shbëjë të gjithë procesin e deritanishëm të zgjedhjeve brenda LDG-së dhe të vërë nën kontroll të tij edhe forumin e gruas së PD, duke shpërfillur jo vetëm statutin, por edhe kontributin e mbi 10 mijë grave që morën pjesë në zgjedhjet e brendshme në LDGSH.

Veprimi i tij është braktisje e rëndë e anëtarësisë dhe e grave demokrate. Zoti Basha fatkeqësisht tani nuk i takon, nuk i pyet, nuk u merr mendim demokrateve e demokratëve për asgjë.

Ky diktat është braktisje e anëtarësisë dhe e grave demokrate. Udhëheqja e Partisë duhet të flasë e bashkëpunojë me demokratët kudo ku ata janë, e jo vetëm me socialistët në Kuvend.

LDGSH do të vijojë të mbështet në statutin e saj dhe parimet e themelimit të PD si forcë konservatore.

LDGSH do të vijojë procesin e zgjedhjeve në bazë të statutit të saj.

LEXO TE PLOTE