Connect with Us

Derbi i kryeqytetit, Shehi: Ndaj Partizanit vetëm për fitore, luhet sikur është java e parë

Sport

Derbi i kryeqytetit, Shehi: Ndaj Partizanit vetëm për fitore, luhet sikur është java e parë

Publikuar

-

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur para mediave, në prag të derbit të kryeqytetit ndaj Partizanit, sfidë kjo e cila do të luhet ditën e nesërme në “Air Albania”. Tekniku i bardhebluve u shpreh se është një ndeshje e rëndësishme dhe skuadra e tij do të futet në fushë vetëm për fitore. Më tej ai tha se në një derbi si ky nuk ndikon as klasifikimi dhe as pikët, pasi zërohet gjithçka dhe shtoi se kjo është një sfidë sikur të luhej në javën e parë.

“Dihet rëndësia që ka derbi, sigurisht është një ndeshje që ka impakt te të gjithë, sidomos te tifozët dhe lojtarët. Është një ndeshje e rëndësishme por që vlen tre pikë dhe është vetëm fillimi i kampionatit. Skuadra vjen e plotë, kemi rikuperuar lojtarë që nuk ishin javën e kaluar dhe jemi të plotë për sfidën e nesërme.

Dihet rëndësia që kanë tifozët për skuadrën tonë, jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe në të tjerat kanë qenë të shumtë dhe i falënderoj. Jam i sigurt që nesër kemi një ndeshje ku do të bëjmë maksimumin për t’i kënaqur.

Mendoj se nuk ka sfida personale, janë kolektive. Luajnë dy skuadra që i japin tonin kampionatit tonë, janë ato më me rivalitet dhe histori. Ju i mbani statistikat, ne do të mundohemi nesër të marrim fitoren dhe vetëm për këtë do futemi në fushë për të vazhduar rrugëtimin tonë.

Të gjithë derbit që mbaj mend unë dhe ka shumë vite që i mbaj mend, nuk ka pasur ndikim klasifikimi, zerohet gjithçka, zerohen pozicionet dhe për një ndeshje duket sikur luhet java e parë e kampionatit pa pasur rëndësi pozicioni.

Dita para derbit ka qenë ditë entuziaste, sepse vinim pas një periudhe të vështirë, duke parë çfarë kaluam, vinim pas një fitoreje shumë të rëndësishme ndaj kampionëve. U kam thënë lojtarëve të jemi të qetë, të mundohemi të kontrollojmë emocionet se të dëmtojnë. Kam marrë përgjigje nga skuadra jo me fjalë, por vepra në stërvitje. Skuadra vazhdon të jetë e motivuar dhe përqendruar pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë.

Nuk janë sfida personale dhe skuadrat nuk përbëhen nga individë, ka lojtarë kualitativë por jam më shumë i interesuar te skuadra ime dhe shpresoj të bëjmë mirë punën tonë. Po të bëjmë mirë atë që besoj se mund të bëjmë, besoj se do të dalim fitimtarë”, u shpreh Shehi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Gatuzo mund të marrë drejtimin e kombëtares greke

Publikuar

-

Nga

Federata Greke e Futbollit po shikon mundësinë e uljes në pankinën e kombëtares helene, ish-trajnerin e Milanit dhe Napolit, Ivan Xhenaro Gatuzo.

Sipas mediave greke, tekniku italian është një ndër të parët në listën e Federatës Greke pas dorëheqjes së Xhon Van Shipit në stolin e përfaqësueses ballkanase.



Nëse 43-vjeçari do të udhëtojë drejt Greqisë, atëherë do të jetë aventura e tij e dytë në atë vend, pasi në sezonin 2014/2015 ai stërviti skuadrën e Kretës.

Përveç Milanit, Napolit dhe Kretës, Gatuzo gjithashtu ka qenë trajner i skuadrës së Pizës, Palermos dhe Sionit.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Manchester United tenton Roberto Mancinin, gjithçka varet nga “Play-Off”-i i Botërorit

Publikuar

-

Nga

E kishin provuar që pas shkarkimit të Solskjaerit sipas “Bild”, por Roberto Mançini e kishte refuzuar. Tani, sipas “Telegraph”, Mançester Junajtidi do të rikthehet sërish në verë për të bindur teknikun e kombëtares italiane për t’i ofruar stolin që do të lërë bosh Ralf Rangnik pas 6 muajsh, për të marrë rolin e një konsulenti për dy vitet e ardhshme.

Por, gjithçka do të varet nga rezultati i “play off”-it të Botërorit. Në rast se Italia nuk do të shkojë në Katar vitin e ardhshëm, atëherë tekniku mund të lërë stolin e kampionëve të Europës, pavarësisht kontratës deri në vitin 2026 që ka me federatën italiane.



Me një të shkuar në stolin e Sitit, Mançini është në listën e kandidatëve të “Djajve” bashkë me Poçetinon, Roxhersin dhe Ten Hagun.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Anglezët të dashuruar me Armando Brojën, ja reagimi i tyre kur futet në fushë shqiptari

Publikuar

-

Nga

Armando Broja është kthyer brenda pak kohësh në një prej emrave më të dashur për tifozerinë e Sauthempton dhe kjo shihet qartësisht ndeshje pas ndeshje, edhe kur sulmuesi nuk dhuron ndonjë nga shpërthimet e tij të zakonshme duke krijuar panik në mbrojtjet kundërshtare.

Dashuria e tifozëve të Sauthempton për lojtarin e huazuar nga Çelsi, u pa qartësisht në duelin e djeshem ndaj Leisterit. Broja e nisi takimin nga stoli dhe më pas u aktivizua në minutën e 65 të takimit, në atë që ishte ndeshja e tij e 50 mes profesionistëve.

Në momentin kur emri i tij u lexua nga spikeri i stadiumit, nisi një duartrokitje e gjatë. Sinjal se sa besim kanë te aftësitë e djaloshit, por edhe për trajnerin Hasenhutl, i cili vazhdon që ta shohë si zëvendësues sulmuesin shqiptar.



Kthimi ne fushe i Brojes on Vidnews.

LEXO TE PLOTE