Connect with Us

Australi/ Lëvizje e lirë në Melburn pas gati nëntë muajsh izolimi

Bota

Australi/ Lëvizje e lirë në Melburn pas gati nëntë muajsh izolimi

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pas gati nëntë muajsh masazh izoluese, popullsia pesë milionëshe e qytetit australian Melburn do të lejohet të qarkullojë lirisht dhe pa maska në mjediset e jashtme. Kryeministri i shtetit australian Viktoria njoftoi se kjo vjen si rezultat i ritmit të shpejtë të vaksinimit, me gati 80% të popullsisë të vaksinuar plotësisht.

Qyteti i Melburnit ka mbajtur në fuqi disa nga masat më të forta të izolimit në botë në përballjen me COVID-19ën. Kryeministri i shtetit australian Viktoria, kryeqyteti i të cilit është Melburni, njoftoi se nga java e ardhshme do të fillojë lehtësimi i kufizimeve, ndërsa po arrin në 80% niveli i vaksinimit të plotë të popullsisë.

“Kemi një marrëveshje me komunitetin viktorian. I kërkuam të vaksinohet dhe ata e bënë në kohë rekord e në shifra rekord. Kjo do të thotë se tashmë duhet ta hapim vendin”, tha Daniel Andrews, kryeministër i shtetit australian Viktoria.

Me një popullsi prej rreth pesë milionë banorësh, Melburni kaloi 262 ditë, ose pothuajse nëntë muaj, me udhëzime për izolimin e njerëzve në banesa që nga marsi i 2020-tës, duke ia kaluar edhe rekordit të Buenos Airesit.

Duke filluar nga e premtja, më 29 tetor, kur pritet të jetë vaksinuar plotësisht 80% e popullsisë së Viktorias, banorët e kryeqytetit Melburn do të lejohen të udhëtojnë lirisht dhe maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në ambiente të jashtme.

LEXO EDHE:  “Korrieri” ngatërron adresën/ Çifti merr pakon me 5 milionë euro drogë

“Duhet të vendosim një sërë rregullash të reja dhe parametrash, të cilat do të jenë lehtësisht të zbatueshme, të thjeshta dhe të kuptueshme, sa më pranë të jetë e mundur me jetën normale”, tha Kryeministri Andrews.

Tashmë që procesi i vaksinimi po zhvillohet me ritëm të plotë, autoritetet në mbarë Australinë nuk do të mbështeten më tek masat izoluese për të frenuar përhapjen e virusit.

Shteti australian Viktoria regjistroi të dielën 1935 raste të reja infektimi nga koronavirusi, si dhe 11 vdekje. Vendi pritet të funksionojë me parametrat e një “ekonomie të vaksinuar”, ku vetëm personat e vaksinuar do të lejohen në mjedise të caktuara.

Ndërsa mendohet se shteti Viktoria do të arrijë nivelin 90% të vaksinimit deri në fund të nëntorit, kryeministri Andrews shtoi se shpreson të shikojë në 26 dhjetor mbi 80 mijë tifozë të mbledhur për të ndjekur ndeshjet e boksit Australi-Angli./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Mbyten 31 emigrantë në tentativë të shkuar ilegalisht në Angli

Publikuar

-

Nga

Të paktën 31 emigrantë janë mbytur pasi varka me të cilën po tentonin të shkonin nga Franca për në Angli u fundos.

Numri i viktimave është konfirmuar nga ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin.

Aksidenti shënon humbjen më të madhe të jetëve gjatë një tentative për kalimi ilegal në brigjet e Calais.

Gjatë këtij viti një numër rekord emigrantësh janë përpjekur që të shkojnë nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar.

Peshkatarët fillimisht raportuan se kishin gjetur 15 trupa në ujë por më pas roja bregdetare franceze gjeti dhe pesë trupa pajetë dhe pesë të tjerë në gjendje të pavetëdijshme.

LEXO EDHE:  Foto\Këtu po ngrijmë së ftohti, në Australi bëhet plazh

LEXO EDHE:  “Korrieri” ngatërron adresën/ Çifti merr pakon me 5 milionë euro drogë

Gazeta lokale franceze “La Voix du Nord” raporton se në barkë kanë qenë 50 persona.



Ministri francez Darmanin tha se katër trafikantët e dyshuar janë arrestuar.

Ngjarjen e rëndë kryeministri britanik, Boris Johnson e ka cilësuar si “tronditëse”.

Kreu i qeverisë britanike theksoi se do të donte që bashkë me Francën të bënim më shumë për të dekurajuar kalimin ilegal.

Rreth 22 mijë persona kanë shkuar në Mbretërinë e Bashkuar me barka të vogla, dyfishi i numrit në 2020.

Qeveria britanike ra dakord që t’i paguante Francës 62.7 milionë euro për të rritur sigurinë në bregun e veriut./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Kryeministrja e parë femër e Suedisë jep dorëheqjen disa orë pas emërimit

Publikuar

-

Nga

Magdalena Andersson dha dorëheqje vetëm disa orë pasi u zgjodh nga Parlamenti si kryeministre e Suedisë.

Këtë vendim ajo e mori pasi buxheti i saj dështoi të kalojë dhe Partia e të Gjelbërve e la koalicionin qeveritar.

Ajo tha se nuk dëshiron të udhëheq “një qeveri, legjitimiteti i të cilës do të vihet në pikëpyetje”.

“Është një praktikë kushtetuese që një qeveri me koalicion duhet të japë dorëheqje kur njëra parti heq dorë”, tha Andersson.



Andersson tha se shpreson që do të zgjidhet në këtë pozitë sërish së shpejti si udhëheqëse një qeverie të pakicës me në krye Social Demokratët

LEXO EDHE:  Avioni përplaset me qendrën tregtare në Australi/ 5 të vdekur

LEXO EDHE:  “Korrieri” ngatërron adresën/ Çifti merr pakon me 5 milionë euro drogë

Andersson u bë gruaja e parë e zgjedhur në pozitën e kryeministres në Suedi pasi arriti një marrëveshje në minutin e fundit për të rritur pensionet në këmbim të mbështetjes në votimin e së mërkurës.

Por Partia e vogël e Qendrës më vonë tërhoqi mbështetjen e saj për buxhetin e Andersson, për shkak të konsesioneve të bëra në të majtë, duke lënë buxhetin e saj me vota të pamjaftueshme në Parlament.

Kryetari i Parlamentit, Andreas Norlen tha se ka pranuar dorëheqjen e Andersonit dhe do të kontaktojë udhëheqësit e partive para se të vendosin të enjten se si do të vazhdojnë./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Do zëvendësojë Angela Merkel/ Kush është Olaf Scholz, kancelari i ri i Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Olaf Scholz, 63 vjeç, një socialdemokrat i thekur në Osnabrück u rrit në Hamburg. Scholz për një periudhë të gjatë ka shërbyer si kryebashkiak i Hamburgut dhe deri më tani mbante postin e ministrit të Financave, në kabinetin e drejtuar nga Merkel. Shpeshherë është konsideruar si robot, për mënyrën e tij sesi dhe flet dhe reagon, jo rrallëherë pa emocion…

Për shumë vite Scholzin, e ndoqi nofka “Scholzomat”, një lojë fjalësh e përbërë nga “Scholz” dhe “Automat”. Gazeta e përjavshme “Die Zeit” e krijoi termin në 2003, sepse Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i SPD, Olaf Scholz, gjithmonë dukej si një makinë, kur shfaqej në publik. Kur e pyesnin Scholzin, ai përgjigjej vetëm me formula teknokratike, të cilat i përsëriste vazhdimisht.

Gjatë pandemisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi Scholtz për masat që mori pasi hartoi një buxhet të balancuar për të mbrojtur ekonominë gjermane dhe ndihmoi në krijimin e Fondit të Rimëkëmbjes së BE, pavarësisht kundërshtimit fillestar të Merkel.

Ai po ashtu bashkëpunoi me Francën për të promovuar përpjekjet për të vendosur një taksë minimale ndaj korporatave, si dhe rregulla të reja mbi taksimin e gjigantëve të teknologjisë. Ai ka akuzuar CDU/CSU, si një fraksion politik shumë të afërt me grupet e biznesit, si ato të pasurive të patundshme dhe pak para zgjedhjeve shumë miliarderë gjermanë të frikësuar nga ardhja e Scholtz, dërguan asetetet e tyre në bankat zvicerane, për t’i shpëtuar rritjes së taksave.

LEXO EDHE:  Gjyqi kundër Kinës, nga SHBA në Australi

LEXO EDHE:  “Korrieri” ngatërron adresën/ Çifti merr pakon me 5 milionë euro drogë



Karriera politike e Scholtz, është karakterizuar nga skandale të shumta. Si kryebashkiak i Hamburgut, ai u kritikua për qasjen e tij në Samitin e G20 në 2017, pasi ngjarja rezultoi në dhunë mes protestuesve dhe policisë. Ligjvënësit e opozitës e akuzuan atë për mungesë të mbikëqyrjes në fillim të këtij viti pasi në kohën kur ai ishte si ministër financash doli në pah skandali më i madh i pasluftës , në lidhje me kompaninë ‘fake’ të pagesave Wirecard.

As SPD nuk e pati kurrë të lehtë të zgjidhte pragmatistin introvert nga Hamburgu, i cili gjithmonë flet vetëm aq sa është absolutisht e nevojshme për kandidat. Kur kandidonte për postet partiake, Scholz zakonisht merrte rezultatet më të këqija por arriti të ngjitet në shkallët e karrierës politike,  pa zhurmë dhe me efektivitet.

Por mes anëtarësimit në SPD si nxënës në 1975 dhe zgjedhjes  së tij në Bundestag në 1998, Scholz mësoi shumë për mënyrën sesi funksionon biznesi dhe sipërmarrja e pavarur, duke punuar si avokat i specializuar për ligjin e punës në firmën e tij në Hamburg. Kjo e formësoi atë, ndërsa sot ai është zgjedhur kancelari i ri gjerman.

LEXO TE PLOTE