LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ato marrëveshje nuk i hyjnë në punë as dreqit”/ Deputeti nxjerr videon dhe i bën thirrjen urgjente Ramës

24 Tetor 2021, 15:30, Politikë CNA
“Ato marrëveshje nuk i hyjnë në punë as dreqit”/

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shkruan se ka kërkuar nga kryeministri firmosjen e një memorandumi me vendet e Lindjes së Mesme, për eksportimin e prodhimeve tona bujqësore.

Ai thotë se kryeministri Edi Rama ndodhet në Egjipt, por deri më tani nuk ka firmosur asnjë memorandum të kësaj natyre, por sipas tij marrëveshje që janë dytësore për nga rëndësia.

Postimi i Bledjon Nallbatit:

Në seancën e fundit plenare i kërkova kryeministrit firmosjen e një memorandumi me vendet e Lindjes së Mesme, kryesisht Egjiptin si vende që kanë interes të lartë për produktet tona. Memorandumi ekziston dhe sorollatet prej kaq vitesh nëpër zyrat e qeverisë.
Kryeministri i këtij vendi ndodhet prej dy ditësh në Egjipt ku memorandumet që ka firmosur nuk kanë lidhje me interesat e fermerëve dhe bujqve, prodhimet e të cilëve kalben e hidhen kanaleve, siç mund ta shihni dhe në këto pamje të prodhimeve të këtij viti.

Kryeministri zgjodhi të firmosë tre memorandume që për nga rëndësia sigurisht që mund të presin, ndërsa prodhimet e shqiptarëve jo. Mos harroni z.kryeministër, rreth 50 milionë euro kap shifrën vetëm prodhimi i mollës në një sezon në qarkun e Korçës, nga të cilat as 50% e tyre nuk përkthehen në të ardhura në familjet e fermerëve shqiptarë.

Bëhuni seriozë dhe lëreni propagandën mënjanë. Ato marrëveshje me demek kulture që keni firmosur ju nuk i hyjnë në punë as dreqit!

Lajmet e fundit nga