Connect with Us

VIDEO/ Endri Çekiçi dhuron asist te Konyaspor, Bersant Celina shënon golin e fitores në minutën e fundit te Ipswich

Sport

VIDEO/ Endri Çekiçi dhuron asist te Konyaspor, Bersant Celina shënon golin e fitores në minutën e fundit te Ipswich

Publikuar

-

Konyaspor ka arritur të fitojë në shifrat 2-0 ndaj Kaysespor. Protagonist ishte edhe Endri Çekiçi që kishte autorsinë në golin e parë. Futbollisti shqiptar dha një pasim fantastik në minutën e 8 për Gureler, që u kthye në gol.

Ndërkohë edhe Bersant Celina i dha fitoren Ipswich në minutat e fundit. Lojtari i Kosovës shfrytëzoi pasimin nga krahu dhe dërgoi topin në rrjetë duke mundur kështu Fleetwod me rezultatin 2-1.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Video/ Dramë në Split, një rus kualifikon kroatët në Katar 2022

Publikuar

-

Nga

Kroacia bëhet skuadra e 5-të europiane që siguron biletën për në Botërorin Katar 2022, pas Gjermanisë, Danimarkës, Francës e Belgjikës.

Nënkampionët e botës vuajtën shumë në sfidën e fundit të grupit H ndaj Rusisë, që ishte edhe një sfidë direkte për vendin e parë, por në fund ia dolën të festonin pasi triumfuan 1-0 falë një autogoli të Kudryashov në minutën e 81-të. Rusia luante për dy rezultate në këtë sfidë ndërsa Kroacisë i duhej me çdo kusht fitorja për t’u kualifikuar direkt në Katar 2022.

Me një Rusi të vendosur të gjithën në mbrojtje ndeshja e zhvilluar në Split u luajt vetëm në një portë me Kroacinë që tentoi gjatë gjithë kohës për të gjetur avantazhin duke shpërdoruar pa fund me Perisic, Brozovic e Kramaric ndërsa për të ngritur në festë tifozët e pranishëm në stadiumin Poljud dhe për të çliruar të gjithë kroatët dhe trajnerin Zlatko Dalic mendoi një rus, pikërisht Kudryashov që devijoi në portën e tij një krosim në minutën e 81-të, duke u dhënë avantazhin kroatëve.



Rusët u përpoqën të reagonin por pa rezultat edhe pse në minutat shtesë drithëruan kroatët me një goditje nga jashtë zone. Me këtë fitore Kroacia e mbylli grupin H në kuotën e 23 pikëve në vendin e parë, duke u kualifikuar direkt në Botëror ndërkohë që Rusia do të provojë të shkojë në Katar nëpërmjet fazës play-off. Në vendin e tretë të grupit H u rendit Sllovakia që fitoi thellë 0-6 në transfertën ndaj Maltës duke lënë ishullorët në vendin e fundit ndërkohë që Sllovenia mposhti 2-1 Qipron.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Hysaj: Të mos e mendojmë të fituar ndeshjen me Andorrën, rrezikojmë vendin e tretë

Publikuar

-

Nga

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka folur në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes që Shqipëria do të luajë ditën e nesërme ndaj Andorrës. Futbollisti shkodran u shpreh se pavarësisht kundërshtarit, Shqipëria nuk duhet ta mendojë të fituar ndeshjen, duke shtuar se rrezikohet edhe vendi i tretë në grup.

“Ajo me Anglinë është një humbje e thellë dhe na ka ulur pak motivimin, por këto ditë kemi qëndruar të bashkuar, është një humbje që duhet harruar, kemi dhe një ndeshje tjetër dhe do të kërkojmë maksimumin për t’i mbyllur në mënyrën më të mirë këto eliminatore.

Ishte një humbje vërtetë e rëndë por nuk duhet të harrojmë që luajtëm ndaj Anglisë, një kundërshtari që ka në përbërje lojtarë të kalibrit të lartë botëror, gjithsesi kjo humbje do të na shërbejë si një mësim për t’u ringritur.



Andorra është një skuadër që i hap punë çdo ekipi. Ne në historinë tonë jemi rritur shumë dhe ta dijmë që Andorra është një skuadër e fortë dhe duhet të jemi të qetë dhe të jo të mendojmë që është Andorra dhe e kemi të fituar.

Rrezikojmë, por siç thashë jem duke punuar për të rregulluar ato gabime që kemi bërë. Do të futemi në fushë për të fituar dhe për të arritur 18 pikë që duam të marrim”, u shpreh Hysaj.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Reja: Anglia mund të fitojë Botërorin, ndërsa ne kritikohemi se humbëm 5-0

Publikuar

-

Nga

Trajneri i përfaqësueses shqiptare Edi Reja, ka dalë sot në konferencë për shtyp para sfidës kundër Andorrës. Sipas tij, ekipi kishte bërë maksimumin dhe nuk duhej kritikuar se kishte humbur një ndeshje me një ekip si Anglia.

“Është e qartë që pas 5-0 morali nuk ishte ndër më të mirë se mendohej se mund të bënim më mirë. Por duhet të mendojmë që u mundëm nga Anglia, e cila ka një nga kombëtaret më të mira të historisë së Anglisë, për vlerat individuale, duke marrë në konsideratë edhe pankinën e një niveli të lartë. Ndaj nesh bënë një ndeshje të motivuar,agresivë. Kemi folur me djemtë. Ata janë përmirësuar shumë, janë një skuadër e cila na ka krijuar vazhdimisht probleme. Ne kemi fituar 1-0 në Andorra, e meritonim të fitonim më thellë, se i dominuam. Kemi barazuar 2-2 këtu, është një skuadër që na bën të vuajmë. Ne kemi detyrën që të bëjmë ndeshje me vëmendje e agresivitetin e duhur dhe të shfrytëzojmë atë që kemi bërë në të gjithë ndeshjet e tjera, se kemi gabuar vetëm ndeshjen me Poloninë, se të tjerat i kemi bërë mirë. Të mos hedhim në erë atë që kemi bërë deri tani dhe ta mbyllim duke e munduar që ta menaxhojmë siç duhet ndeshjen.

Kemi punuar për të ardhmen. Ndonjë vështirësi e kemi, se kam 10 lojtarë që mungojnë. Por nuk mund të shohim atë që ka ndodhur. Unë kam një grup lojtarësh dhe duhet të shfrytëzoj në maksimum ata që kam dhe duhet të hedh në fushë ekipin me të motivuar dhe që ka gjendje fizike, do të jenë shumë lojtarë që nuk kanë luajtur me Anglinë, Duhet gjetur edhe rreshtimi i duhur. Duhet të kemi inteligjencën dhe agresivitetin e duhur, të mos rrezikojmë gjë dhe të kemi durim. Nëse do të ketë komplikime, duhet të mundohemi të evitojmë këto situata. Ne kemi nevojë të bëjmë një ndeshje të mirë, por sidomos rezultat dhe do të mundohemi në të gjitha mënyrat për ta arritur.



Ne e kemi lënë në shtëpi, nuk erdhi këtu se u kurua meqë kishte probleme me kaviljen. Salihi shkoi ta shihte në ndeshjen e fundit dhe kishte këtë problem. Folën mjekët e dy palëve dhe u tha që ishte ky problem. Erdhi me ne dhe ishte pak më mirë. Shpresoja ta përdorja me Andorrën, por ai dhe klubi kërkuan që të kurohej e të ishte gati për ndeshjen tjetër. Ishte i dëmtuar se kishte probleme me kaviljen, nuk ka asgjë tjetër.

Skuadra në përgjithësi duhet të jetë e motivuar, e vëmendshme. Skuadra është e motivuar se duke e ditur se me 3 pikë do të arrijmë një shifër të rëndësishme. Ta mbyllim me 18 pikë është e jashtëzakonshme. Mbetet keqardhja e humbjes me Anglinë, deri tani kemi bërë mirë dhe të vazhdojmë të bëjmë mirë nesër me Andorrën se është shumë e rëndësishme për ne. Përndryshe do hedhim në ajër këtë rritje që kemi bërë nëse nuk fitojmë me Andorrën. Edhe pse mund të ndryshojmë, kemi organikë dhe ata që nuk kanë luajtur meritojnë konsideratë. Kanë besim të plotë nga ana ime për të gjithë në fushë dhe ata në bankinë, pasi kemi nevojë për ndryshime. Nuk mund të bëja zëvendësime me Anglinë se kisha dëmtime pas pak minutash, duhej të isha i vëmendshëm më zëvendësimet. Atje u komplikua pak situata. Kishim një periudhë edhe para ndeshjes me Poloninë ku kishim probleme, pastaj patëm edhe me Anglinë. Nëse do të kisha të gjithë lojtarët, jam i bindur se nuk do të mundeshim me Poloninë. Nuk kemi qenë në kushtet më të mira dhe tani kemi ndonjë probleme, por kush zbret në fushë do të jetë padyshim në 100%

Tifozët e pakënaqur? Ne kemi luajtur kundër 4 lojtarëve titullarë të Mançester Junajtid, 4 te Çelsi, 3 të Totenhem. Ata që ishin në pankinë e hynë me vonë janë titullarë në çdo ekip tjetër. Kanë një ekip në stol që janë titullarë në skuadra të tjera. 5-0 i vjen keq të gjithëve, por është normale të mundesh nga Anglia. Merrni në konsideratë faktin që ishim në momentin më të keq, se kishim lojtarë më dëmtime, apo që nuk luanin së fundmi në klubet e tyre. Ne u paraqitëm me një skuadër jo në 100%, por ata po. Për ta ishte ndeshje vendimtare, deshën të fitonin me çdo kusht, na sulmuan, për 15 minuta shihej diferenca mes ekipeve. Këto janë njerëz me aftësi të jashtëzakonshme, janë lojtarë që me këtë ekip mund të fitojnë Botërorin. Dhe na kritikojmë se humbëm 5-0? Qartësisht na vjen keq se mendojmë se mund të bëjmë më mirë, pro këto janë përbindësha. Merreni në konsideratë, ndoshta mund të kemi gabuar diçka, por merreni parasysh kundër kujt luajtëm. Nuk isha në një situatë ku mund të të bënim më mirë. Edhe me Poloninë, nëse me Poloninë do të kisha mundësi për zëvendësime, jam i bindur që nuk do të mundeshim. Nesër jemi përsëri në atë situatë, me 16-17 lojtarë. U desh të thirrja Muçi nga U21. Kemi një moment vështirësie, jemi të pafat me pezullimet e dëmtimet. Por jam i bindur se këta djem do bëjnë ndeshjen që duhet. Pastaj kemi bërë maksimumin që mund të bëhej, të jemi pak më objektiv. E kuptoj kritiken se ka qenë gjithmonë në futboll. Por duhet një sjellje në linjë. Mos doni t’ju lexoj të gjithë listën e Anglisë? Nëse kritikojmë Shqipërinë që humbi në Angli… Janë të gjithë titullarë në skuadra të mëdha. Anglia e ka bërë në maksimum ndeshjen ndaj nesh. Nëse i gjen në fillim të kampionatit, apo në fund kur janë të lodhur, ke ndonjë shans. Kur i gjen në mes të kampionatit i gjen gjithmonë në maksimum. Të lëmë pas të kaluarën, kemi para nesh ndeshjen e të nesërmes së është vendimtare për ne dhe do të marrim në konsideratë pastaj atë që kemi bërë deri tani”, tha Reja.

LEXO TE PLOTE