LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Dukej gol i sigurt, portieri Mendi lë pa fjalë Milot Rashicën me ndërhyrjen e tij

23 Tetor 2021, 18:35, Sport CNA
VIDEO/ Dukej gol i sigurt, portieri Mendi lë pa fjalë Milot

Çelsi fitoi sot me shifrat 7-0 ndaj Noruiç, me një paraqitje mbresëlënëse sulmuese. Por në rrjetet sociale po flitet vetëm për portierin e Eduard Mendi dhe ndërhyrjen e tij të pabesueshme që i mohoi golin Milot Rashicës.

Në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, kur rezultati ishte 3-0 për Çelsin, Noruiç krijoi një nga rastet e rralla sulmuese teksa Çilluell humbi topin para zonës. Rashica me shpejtësi u shfaq para Mendi dhe u duk sikur gjeti hapësirën për të kaluar portierin e Çelsit dhe për të gjuajtur në portë.

Por në mënyrë të pabesueshme, Mendi bëri një ndërhyrje të denjë prej një mbrojtës kalibri, duke ndalur me këmbë goditjen e Rashicës që dukej gol i sigurt, e duke lënë të shtangur edhe vetë sulmuesin e Kosovës, i cili humbi mundësinë për të lënë shenjë në këtë sfidë e për t?i dhënë një ngushëllim sado të vogël ekipit të tij.

Lajmet e fundit nga