Connect with Us

“Vettingu i politikanëve në duart e Ramës”/ Strazimiri: Qëndro në këmbë demokrat, asnjë hap pas

Politikë

“Vettingu i politikanëve në duart e Ramës”/ Strazimiri: Qëndro në këmbë demokrat, asnjë hap pas

Publikuar

-

cna lajme politike

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD Gent Strazimiri ka sulmuar ashpër marrëveshjen e ofruar nga kreu i PD Lulzim Basha për kryeministrin Edi Rama sa i takon vettingut të politikanëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Strazimiri theksoi se Basha nga një betejë deri në pikën e fundit të gjakut po e shndërron në një marrëveshje pa pikë gjaku.

Postimi i plotë i Gent Strazimirit:

Një betejë-marrëveshje me kriminelin-pastrues, dhe “llumi” që e refuzon!

Pse kemi nevojë urgjente për Vetting të politikës?

Sepse partia e pushtetit dhe kryetari i saj,

* i kanë hapur dyert krimit në politikë,

* kanë shfrytëzuar influencat kriminale për të deformuar votën,

* kanë asgjësuar debatin parlamentar duke përdorur dhunën e kriminelëve në parlament.

Më tej, po me votat e kriminelëve në parlament,

* kanë asgjësuar pavarësinë e gjyqësorit,

* kanë ndëshkuar gjyqtarët dhe prokurorët e pabindur

* kanë emëruar dhe promovuar gjyqtarë e prokurorë, persekutorë të Partisë së Punës

LEXO EDHE:  Nga Kreshnik Spahiu/ Pse Lulzim Basha po shet “Rren-Formën” elektorale dhe zgjedhjet e 2021?

* kanë vendosur kontrollin mbi çdo segment të drejtësisë, përmes familjarëve të ngushtë të ministrave të përfolur për korrupsion.

Çfarë ofrohet si zgjidhje?

Një “betejë deri në pikën e fundit të gjakut”?

JO!

Ofrohet:

* një marrëveshje me partinë e pushtetit dhe kryetarin-kriminalizues të politikës, që kjo struktura e kontrolluar nga partia e pushtetit dhe kryetari-kriminalizues i politikës, të bëjnë edhe vettingun e politikanëve… madje edhe atyre të opozitës…

Kush e refuzon me përbuzje si “zgjidhje” këtë marrëveshje bashkëpunimi me kriminalizuesin, damkoset si “llum i tranzicionit” …

Një “betejë deri në pikën e fundit të gjakut” që shndërrohet në “marrëveshje pa pikën e gjakut”, është një perversitet i aktruar keq, veçanërisht kur ofrohet “me të trashme të zonit”, si “dënim” dhe, “pësohet” me “përulësi” nga … kriminalizuesi…

#qëndro_në_këmbë_demokrat

#asnjë_hap_pas/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Në Kuvend do kaloj statut i ri”/ Harxhi: PD e ka humbur demokracinë, ja pse

Publikuar

-

Nga

Ish kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi e konsideron Kuvendin Kombëtar si të jashtëzakonshëm.

Në një intervistë për emisionin Opinion me Blendi Fevziun në Klan Tv, Harxhi deklaroi se PD ka humbur demokracinë, për aq kohë sa nuk lejon debat të lirë në parti. Sipas saj, institucioni i votës së lirë në PD është shkatërruar.

Ky është Kuvend i jashtëzakonshëm, do jetë Kuvend statutor nuk do jetë Kuvend zgjedhor. E ka thënë edhe zoti Berisha. Do të kaloj një statut i ri i PD.



LEXO EDHE:  Gjykata e Parisit pranoi padinë/ Berisha: Më kanë njoftuar se nuk ka asnjë provë dhe fakt

LEXO EDHE:  Dita e Rinisë, Rama nervozohet me të rinjtë/ “Dilni në pyll, hipni në pemë dhe fishkëlleni”

Ky Kuvend mblidhet me konsensus, sepse janë mbledhur 2/3 dhe do të dorëzohen në datën 9 ose 10. Në bazë të statutit duhen 30 ditë për mbledhjen e Kuvendit.

Institucioni i votës është shkatërruar në PD. Unë kam bërë disa beteja. PD i ka humbur demokracia për shumë vite. Përveç votës është edhe debati i lirë”, tha Harxhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto- Nikoll Lesi i bën make up Salianjit/ I buzëqesh kamerës me furçë në dorë

Publikuar

-

Nga

Situata politike në vend ka qenë në fokus të diskutimeve në studiot televizive, ku personazhe politik dhe analistë apo gazetarë kanë qenë të ftuar në çdo panel.

Mbrëmjen e sotme në emisionin Open po diskutohet tema “Basha dhe Kuvendi i Berishës”, ku mes të ftuarve ka qenë botuesi i Koha Jonë Nikoll Lesi dhe deputeti Ervin Salianji.

Lesi është kapur mat duke ushtruar një profesion të ri; atë të Make-up Artist!

LEXO EDHE:  “Basha fushatë qesharake si i vetmi kandidat”/ Hoxha ironizon takimin e kreut të PD në Durrës

LEXO EDHE:  Luli Basha si "dhunues" i grave



Në foto, shihet momenti kur Lesi ka marrë në dorë furçat e grimit dhe po ia bën vetë makiazhin demokratit, i cili duket se i beson pasi e ka lënë veten të lirë në duart e “MUA-s”.

Fotot tregojnë Lesin që i buzëqesh kameras, ndërsa nga ana tjetër Salianji nuk e prish terezinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

85,5% e shqiptarëve mendojnë se politikanët mbrojnë interesat e të pasurve dhe të fuqishmëve

Publikuar

-

Nga

Thuajse 9 në 10 qytetarë besojnë se politikanët nuk mbrojnë interesat e tyre, por mbështesin personat e pasur dhe të fuqishëm.

Ky mendim mbisundon pavarësisht preferencës së votuesve. Dallimet midis votuesve të Partisë Socialiste, asaj Demokratike dhe personave që nuk kanë votuar është i vogël.

Shqiptarët besojnë në mënyrë dërrmuese, (8 në 10 qytetarë) besojnë se të gjithë politikanët korruptohen kur janë në pushtet. Edhe ky opinion sundon pavarësisht preferencave partiake të votuesve.

LEXO EDHE:  “Basha fushatë qesharake si i vetmi kandidat”/ Hoxha ironizon takimin e kreut të PD në Durrës

LEXO EDHE:  “Jemi gati ta sjellim vaksinën “Sputnik V” në Shqipëri”/ Rusia i shkruan Ramës për të negociuar



Në Shqipëri duken se qytetarët kanë më shumë besim tek ndershmëria e tyre, sesa e politikanëve. Kur pyeten nëse ata vetë do të korruptoheshin po të kishin pushtet, 7 në 10 shqiptarë thonë se nuk do të korruptoheshin.

Rezultatet janë të një vrojtimi për Euronews Albania, realizuar nga MRB dhe Data Centrum, në shkallë vendi në periudhën 20-29 tetor 2021./euronews

LEXO TE PLOTE