LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rushaj për Vettingun e politikanëve: Do ndërpresim lidhjet e politikës me krimin e organizuar

23 Tetor 2021, 16:57, Politikë CNA
Rushaj për Vettingun e politikanëve: Do ndërpresim lidhjet e

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Alfred Rushaj, ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e ?Kjo javë?, ku ka folur për propozimet e demokratëve për ndryshimet kushtetuese.

I ndalur tek Vettingu i politikanëve, Rushaj tha se kjo është një iniciative e hershme e Partisë Demokratike, dhe se presin që ata politikanë vendimmarrës të cilët kanë lidhje me njerëz të përfshirë në botën e krimit, të ndërpresin mandatin.

?Vettingu është një iniciativë e kahershme e PD do të thoja e vitit 2018 që është në vazhdën e disa propozimeve që PD ka bërë që prej 2014, për të pastruar politikën nga krimi, të paktën këtë pjesën e dukshme e që ndikon më pas kudo, te vota, ekonomia, tregu etj. Ajo çfarë ne presim është të ndërpresim lidhjet e politikës me krimin e organizuar. Ajo ç?ka ne kemi propozuar, presim që ata politikanë vendimmarrës që kanë lidhje me pjesëtar të krimit të organizuar të ndërpresin mandatin. Presim që ata politikanë që kanë asete pasuri dukshëm me të ardhura jo të ligjshme të ndërpresin mandatin. Presim që, pa paragjykuar askënd, ata politikanë që kanë kryer vepra penale, organet të bëjnë punën e tyre të ndiqen politikisht? tha Rushaj.

Gjatë bisedës ai u shpreh se ky është një proces i hapur publik, në dallim nga vendimmarrjet që organet e prokurorisë bëjnë në zyra të mbyllura.

?Nuk kemi lëvizur në qëndrimin tonë sa i përket SPAK. E dimë që ky proces është delikat. Venecia na ka dhënë disa udhëzime për këtë gjë. Po çfarë ndodh? Çdo strukturë do ishte e paragjykuar nga njëra apo tjetra palë, apo nga publiku. E shohim si një gjykim që opinioni publik do i bëjë punës së SPAK. SPAK në fakt ka kompetencë edhe sot, të shqyrtojë kryesisht një akuzë që politikanët i bëjnë njëri tjetri për përfshirje në afera kriminale. E ka të drejtë, nuk e bën. Ajo ç?ka ne po bëjmë, është që po ia çojmë ne provat, domethënë politikanët po i vendosin në dispozicion provat që kanë. Së dyti ky është një proces i hapur publik, në dallim nga vendimmarrjet që organet e prokurorisë bëjnë në zyra të mbyllura. Opinioni është fokusuar te SPAK, por procesi ka disa aktorë, është SPAK janë dhe gjykatat. Pra vendimi i SPAK do të jetë subjekt i shqyrtimit të gjykatës.? tha ndër të tjera Rushaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga