LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehet Kategoria Superiore, këto janë dy sfidat që luhen sot

23 Tetor 2021, 07:10, Sport CNA
Rikthehet Kategoria Superiore, këto janë dy sfidat që luhen sot

Ditën e sotme rikthehet sërish në fushë ??Kategoria Superiore?? ku do të luhen 2 takime për javën e 6-të të kampionatit. Egnatia do të presë në shtëpi rivalët e Teutës. Edhe pse durrsakët shkojnë si të favorizuar, rrogozhinasit nuk duhen nënvlerësuar për asnjë moment pasi kanë treguar që këtë sezon nuk do të jenë kalimtar në Superiore. Skuadra e Maganit surprizoi fundjavën që lamë pas duke mundur Laçin në transfertë në një sfidë mjaft të luftuar. Ndërsa Teuta vjen pas një humbje me Tiranën dhe fitorja për djemtë e Martinit do të jetë detyrim për të mos u shkëputur nga kreu.

Në sfidën tjetër. Kastrioti do të presë Laçin. Kurbinasit renditen në vend të fundit dhe ditën e sotme do të kërkohet kthesa pas shkarkimit të Dejan Vukiçeviç dhe uljes në stol të një ishi të sezonit të kaluar, Sero Noka. Ndërsa krutanët vijnë pas një fitoreje me dominim ndaj Skënderbeut dhe për skuadrën e Ndreut e sotmja do të jetë një sfidë për vazhdimësi.

SFIDAT SOT

Egnatia-Teuta 13:45

Kastrioti-Laçi 13:45

Lajmet e fundit nga