Connect with Us

“Rama mohoi vendimin për Becchettin”/ Basha: Gënjeshtër qesharake, vendimi është publik

Politikë

“Rama mohoi vendimin për Becchettin”/ Basha: Gënjeshtër qesharake, vendimi është publik

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot se nuk do të tërhiqet nga kërkesa për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, për çështjen Becchetti.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se Rama gënjen kur mohon gjobën që duhet të paguajnë shqiptarët.

Basha theksoi se Rama dhe kryebashkiaku Veliaj, për një luftë personale do i kushtojnë buxhetit të shtetit 120 milionë euro.

Sipas tij edhe mbyllja e medias së Becchettit, ishte për arsye politike.

Për Lulzim Bashën nuk ka asnjë sekret në çështjen “Becchetti” dhe Rama gënjen kur thotë që nuk mund të publikohet dokumentacioni.

Si fillim, është shuma e frikshme prej 120 milionë eurosh që ai dhe shpura e tij kanë vendosur me veprimet e tyre kriminale në kurriz të çdo qytetari shqiptar.

120 milionë euro që qytetarët e shtetit më të varfër në Europë mund t’i përdornin në çdo fushë të hapësirë publike, nga investimet në infrastrukturë, në ndërtimin e çerdheve, kopshteve, shkollave, spitaleve, që mund të shkonin për pensionistët, mund të shkonin në ndihmë ekonomike për shtresat në nevojë, për kompensimin e pronarëve, dhe shumë e shumë cështje të tjera që janë të domosdoshme për familjet shqiptare që sot janë në morsën e çmimeve që rriten dhe varfërisë që shtohet.

Prandaj thotë duhet të harrojmë komisionin hetimor se këto 120 milionë euro në vend që të shkojnë te qytetarët, do të dalin nga xhepat e tyre për të mbuluar këtë humbje kolosale për shkak të luftës së tij personale?

Të harrojmë sepse 120 milionë euro janë sa dy paketat gjysmake që dha për pandeminë për të cilën edhe njëherë FMN-ja konfirmoi fatkeqësisht që kemi vdekshmërinë më të lartë në Europë, ndërkohë që Rama e trajton si histori suksesi…

Ta harrojmë komisionin hetimor, sepse ndërkohë që këto 120 milionë euro do t’u hiqen shqiptarëve, familjet me fëmijët e sëmurë nga leuçemia po përballen me mungesën e ilaçeve kryesore për pacientët e mitur? Dëgjojini dëshmitë tronditëse të nënave që shpenzojnë miliona për të kuruar fëmijët e tyre, në mungesë të barnave nëpër spitale. Gjejeni kronikën e “Zërit të Amerikës”, shihni si familjet zhyten në borxhe për të blerë ilaçet për fëmijët e tyre, ndërkohë që papërgjegjshmëria e këtij kryeministri u kushton atyre 120 milionë euro nga taksat e tyre.

Nuk e harrojmë këtë komision hetimor. Nuk e harrojmë sepse kjo mynxyrë duhet hetuar dhe përgjegjësit e saj duhet të marrin faturën e merituar.

Sepse nuk janë paratë e tyre ato miliona euro që po konfiskohen nga llogaritë e Eurocontrol, ndërkohë që këta gënjejnë duke thënë se nuk do të marrin asnjë kokërr leku. Janë paratë e fermerëve, që punojnë në fushat e Shqipërisë nga mëngjesi deri në darkë, të grave që punojnë në fasoneri me paga të ulëta dhe orare të zgjatura, të inxhinierëve,  të studentëve, të mjekëve, paratë e gjithë shqiptarëve.“- tha Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Kuvendi miraton platformën e bashkëqeverisjes/ Kalon edhe akti normativ për vaksinën Pfizer

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kuvendi ka miratuar sot me 73 vota pro projektligjin për bashkëqeverisjen.

42 deputetët votuan kundër, ndërsa ky projektligj u bë shkak për jo pak debate në seancën e sotme parlamentare.



Po ashtu është miratuar me 112 vota pro edhe akti normativ për vaksinat Pfizer.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Platforma e bashkëqeverisjes/ Dashamir Shehi del kundër

Publikuar

-

Nga

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi ka dalë kundër platformës së bashkëqeverisjes , duke deklaruar se qeveria po vepron si në kohën e partinë e punës.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ndër të tjera ka bërë thirrje që të mos e votojnë një gjë të tillë pasi shumë shpejt do e kuptojnë se është një budallik, pasi qeveria që është e mirë ose e keqe i ka të gjithë hallkat që i duhen për të qeverisur. Sipas tij, shteti ynë është bërë ‘copa-copa’.

Ky shtet që është copa-copa s’ka nevojë që ti shtohet një tjetër copë e pavlefshme. Në këtë sallë ka njerëz që janë aktivistë partie dhe e bëjnë me dëshirë por ka dhe të tjerë që janë nënpunës dhe e dinë se çfarë ndodh dhe nuk besoj se  kanë nevojë për një person që ti mësojë ç’duhet të bëjë. Kjo është një sajesë e paprecedentë që se bën një gjë të tillë, këtë e ka pasur shteti i punës, i mbushur me injorancë dhe kjo është tradita e këtyre.

Kjo është nënpunësi i partisë që shkon të rruajë dhe të dhunojë nënpunësin e shtetit, dikur i thonin instruktor partie, pasi në emër të partisë shkonte i kërkonte punë punonjësit që po bënte punën e vet, nënpunësi i shtetit përgjigjet para ligjit, ka shefin drejtorin, ministrin ka ligjin. Kemi një kushtetutë që ka njëmijë gjëra, makina jonë kushtetuese mund të jetë e vjetër por është në rregull nuk i mungon asgjë, i ka rrota e të gjitha, jo të sajojmë një makinë tjetër që të kontrollë këtë.



LEXO EDHE:  Goditi me çizme Ramën/ Kryemadhi: Mi kthyen të pastruara...

LEXO EDHE:  “As pampersat s’të bëjnë derman”/ Vijon përplasja e ashpër mes presidencës dhe Ramës

Këtu po bëhet një teatër i kotë sikur po krijohet diçka e re, në qoftëse në një institucion tjetër po marr më të keqin e shtetit shqiptar që kemi një njësi matëse. Kemi kadastrat, po marr doganat ku është përmirësuar thuhet, me çfarë njësie matëse matet suksesi i këtyre punonjësve.

Ky është revolucion kultural i mandatit të tretë, s’kemi çfarë ofrojmë më, tre agjensi janë propozuar nga qeveria, agjensia për informacionin, për korrupsionin për bashkëqeverisjen, këto janë qeverisje paralele e kryeministrit.

Ky lloj institucioni do të prodhojë korrupsion, pasi këto zotërinj janë imun nga korrupsioni. Do jetë shumë më e keqe për shtetin dhe administratën, unë e shikoj se e keni nda mendjen t votoni, por shumë shpejt do e kuptoni se kjo është një gafë dhe budallik, kjo qeveria këtu e mirë ose e keqe i ka të gjithë instrumentat për të bërë punën”, ka thënë Shehi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mesazhi i Susanne Schütz/ Integrimi i Shqipërisë në BE, ka rëndësi të madhe për Gjermaninë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Me rastin e bisedimeve të sotme në kuadër të konsultimeve të përvitshme qeveritare mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, e  Ngarkuara për Rajonin, Susanne Schütz i ka drejtuar mesazhe të qarta politikës shqiptare.

Schütz ka theksuar se Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ka rëndësi të madhe për Gjermaninë.

Ndërsa duke u ndalur tek “Procesi i Berlinit”, ajo tha se Qeveria Federale mbështet intensifikimin e bashkëpunimit rajonal në mënyrë të veçantë jetësimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, i cili synon realizimin e transportit të lirë të mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu zyrtarja gjermane ka përshëndetur edhe rikthimin e Opozitës në Kuvend.

Është kënaqësi, që pas periudhës sime si Ambasadore e Gjermanisë në Shqipëri, të ndodhem sërish në Tiranë. Dje dhe sot kam zhvilluar biseda të mira me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, me përfaqësues të Partisë Demokratike etj.



Në këtë kontekst mesazhi ynë vazhdon të jetë i qartë: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ka rëndësi të madhe për Gjermaninë. Këtë e theksoi edhe njëherë me vizitën e saj në shtator Kancelarja Federale Merkel dhe kjo nuk do të ndryshojë as me Qeverinë e re Federale. Kushtet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në Shqipëria i ka përmbushur. Ndaj Qeveria Federale angazhohet me forcë brenda BE-së që bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë, por edhe me Maqedoninë e Veriut të nisin sa më shpejt të jetë e mundur.  Po kështu Qeveria Federale mbështet intensifikimin e bashkëpunimit rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, në mënyrë të veçantë jetësimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, i cili synon realizimin e transportit të lirë të mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit në Ballkanin Perëndimor.

Përshëndes kthimin e deputetëve të partive opozitare në parlament. Për vijimin e reformës në drejtësi, për përshtatjen e kodit zgjedhor, por edhe për një sërë projektesh të tjera do të jetë i nevojshëm bashkëpunimi kontruktiv i qeverisë dhe opozitës, në mënyrë që të ecet më tej në rrugën drejt Evropës. Po kështu duhet të vijojnë më tej edhe reforma në administratë, si dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ngritja e strukturave efikase të koordinimit me BE-në është e rëndësishme jo vetëm në kontekstin e bisedimeve të anëtarësimit, por edhe tani, me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit si dhe shfrytëzimin efektiv të instrumentave të shumtë që vihen në dispozicion prej BE-së dhe shteteve të saj anëtare.

Gjermania do të vazhdojë të mbështesë dhe plotësojë më tej me projekte dypalëshe punën e Bashkimit Evropian si një partner strategjik, i besueshëm dhe solidar i Shqipërisë. Kam ndërmend këtu në mënyrë të veçantë bashkëpunimin e ngushtë të dy vendeve tona në mbrojtje të klimës dhe mejdisit, në zhvillimin e qendrueshëm të ekonomisë, në zbatimin e reformës në drejtësi, në fushat e kulturës dhe arsimit, por edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare për respektimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën”-u shpreh Susanne Schütz.

LEXO EDHE:  Goditi me çizme Ramën/ Kryemadhi: Mi kthyen të pastruara…

LEXO EDHE:  Kërkesa e ambasadores Kim/ SHBA rrit trysninë ndaj PD, Basha mes një zgjedhjeje të detyruar

Susanne Schütz është e Ngarkuar pranë Ministrisë së Jashtme Federale për Evropën Juglindore, Turqinë, OSBE-në dhe Këshillin e Evropës.

Në periudhën 2016 – 2019 ajo ka shërbyer si Ambasadore e Gjermanisë në Tiranë./CNA.al

LEXO TE PLOTE