Connect with Us

Rama “kërcënoi” kryebashkiakët/ Basha: Po justifikon aferën e inceneratorëve

Politikë

Rama “kërcënoi” kryebashkiakët/ Basha: Po justifikon aferën e inceneratorëve

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ndër të tjera ka komentuar edhe deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama, me kryebashkiakët.

Sipas Bashës, Rama kërkon që të justifikojë aferën e inceneratorëve.

Ngritja e dy komisioneve të tjera, për inceneratorët dhe Bechetin, po vonohen momentalisht nga pakica në pushtet, me pretekste sa naivie, po aq acaruese për qytetarët që e dinë mirë se çfarë fshihet pas tyre. Megjithatë, mund të vonojnë ngritjen e tyre, por nuk e pengojnë dot atë.

E nëse për mafien e inceneratorëve po kërkojnë riformulim të kërkesës tonë, në përpjekje për ta kthyer atë që duhet të jetë një komision hetimor, në një pseudo-grup pune për mjedisin, ndërkohë Rama shantazhoi jo më larg se dje krerët e bashkive për t’i çuar mbetjet te inceneratorët me pronarë offshore, për të furnizuar me paratë e qytetarëve llogaritë bankare në parajsat fiskale.

Për komisionin Becheti, Edi Rama u tregua i prerë, duke na thënë se duhet ta harrojmë ngritjen e tij, sepse sipas Edi Ramës vendimi është i “mbuluar nga konfidencialiteti” dhe publikimi i tij dëmton interesat e Shqipërisë…”-tha Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Teatri i Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga

Kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha vendosi që ditën e sotme të thyente heshtjen për gjithçka që po ndodh në PD, nga kriza e brendshme, mbledhja e firmave të anëtarëve për Kuvendin Kombëtar dhe vendimin e tij për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish liderin historik të demokratëve Sali Berishën.

Në një intervistë për News24, Berisha ndër tëtjera, foli edhe për ato që ai i quan arritje ose fitore përball Edi Ramës.

Ndonëse ka humbur në çdo betejë përball Ramës, sërish Basha vendosi të nxjerr në pah “fitoren spektakolare” në zgjedhjet vendore të vitit 2011.

Ai tha se arriti të siguronte mandatin për të drejtuar Bashkinë e Tiranës pas vendimit për përjashtim të Sali Berishës nga fushata zgjedhore.

Pikë së pari dua ta them qartë sepse është një fakt i ditur publikisht që unë jam i pari dhe i vetmi kandidat që ka mundur Edi Ramën në garë të drejtpërdrejtë për bashkinë e Tiranës. Nuk e kam thënë çelësin e fitores deri më sot, por tani është momenti ta them. Ka qenë vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata për Tiranën.

Gjate këtyre viteve ekspertë dhe kompani të specializuara të fushatave elektorale në bazë të studimeve të tyre kanë rekomanduar vazhdimisht moskandidimin e Sali Berishës në raport me interesat elektorale me Partinë Demokratike. Kjo ka të bëjë edhe me faktin se gjerësisht perceptohej një dualizëm në Partinë Demokratike. Protagonizmi i Sali Berishës merrte trajtat nga ana e perceptimit publik të një dualizmi në vendimmarrjen e Partisë Demokratike.



Sigurisht kam edhe unë përgjegjësitë e mia. Ai duhet të ishte larguar vetë, duhet të kishte lënë Partinë Demokratike, kryetarin e zgjedhur të hapnin rrugën e re që hap çdo parti e re në opozitë, por edhe unë kam përgjegjësitë e mia në lejimin e këtij dualizmi. Për vendimet që janë marrë mund t’ju them fare qartë dhe këto janë të arkivuara dhe mund të nxirren nga çdo arkivë mediatike që janë vendime të konsultuara me të gjitha forumet e Partisë Demokratike dhe në rastin e vendimeve që ju përmendët vendime të kërkuara me ngulm nga Sali Berisha”, tha Basha.

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Këshilla demokratëve, për të shmangur një gënjeshtër të re!

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Maliqi: Kam qenë kundër disa gjërave që kryetari i PD-së ka pranuar

Por sa të besueshme janë këto deklarata?

Në fakt, Arben Ristani në vitin 2011, ishte njeriu që luftoi me mediat, me opozitën, me gjithçka kishte në dorë në atë kohë. Edi Rama ia vësuli të gjitha Arben Ristanit, deri edhe në kërcënimet me jetë. Dhe gjithçka kishte të bënte me mandatin e kryebashkiakut të Tiranës, mandat të cilin Arben Ristani ia dha në tavolinë Lulzim Bashës, pas rinumërimit të dyshimtë të votave në kryeqytet. Ristani ia dha mandatin Bashës me vetëm 11 vota më shumë.

Por duket se Basha e ka harruar këtë fakt, ndaj sot vendosi të bënte një teatër televiziv dhe të ngrinte vlerat e vetes në piedestal, ku me mburrje tregon atë që ai e quan fitore.

Edhe vetë Ristani, pak kohë më parë në një intervistë për “Raw Politics” me Erla Mëhillin në Euronews Albania tha se kryetari Lulzim Basha është figurë mosmirënjohëse dhe këtë gjë, shtoi ai, e ka dëshmuar prej kohësh.

Ai është mosmirënjohës. Absolutisht po. Ai po çon në gropë PD dhe po e rrënon çdo ditë më tepër. PD në këto 30 vite është në opozitë për herë të tretë”, tha Ristani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmëron av. Goxhaj/ Ja çfarë i pret ata që prekin fëmijët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Avokati Altin Goxhaj ka protestuar kundër vaksinimit të detyruar dhe marrjes së shërbimeve vetëm me pasaportë vaksinimi pas datës 1 dhjetor.

Goxhaj ka ngritur zërin duke theksuar se nëse do të preken fëmijët nga vaksinimi i detyruar, atëherë autoritetet i pret plumbi.

“Kemi thënë që në fillim se fëmijët nuk preken. Kush prek fëmijët i pret plumbi. Plumbi i prindërve të fëmijëve. Do shohin që fëmija do ketë pasoja jete. Çdo prind që sheh se fëmijës se tij i rrezikohet jeta ka të drejtë të reagojë”, tha Goxhaj në një deklaratë për Fax News.

Më tej ai bëri një ilustrim sa i takon mënyrës së marrjes së shërbimeve, pas bërjes me detyrim të pasaportës së vaksinimit antiCovid.

“Goxhaj: Tani po ulëm të pi një kafe.

-Zotëri ku shkon?

Goxhaj: Dua të pi kafe.

-Pasaportën e vaksinimit?

Goxhaj: Nuk kam.

-Atëherë unë duhet të të shpoj që të hysh në kafe.

Goxhaj: Po mirë nëse unë futem ëa do bësh ti?

-Do marrësh gjobë ti dhe ai i lokalit.



Goxhaj: E kuptuat, do pushohen nga puna .

-Zotëri ndal! E keni vaksinën.

Goxhaj: Unë nuk e bëj vaksinën.

-Atëhere kemi dhomë të posaçme për të gjithë njerëzit që nuk kanë bërë vaksinën. Duhet ta bësh vaksinën nëse do të blesh diçka.

Goxhaj: U pa puna, tani të shkoj të blej bukë të paktën. Një lajm edhe më i keq, në Austri, ata që nuk bëjnë vaksinën do të mbyllen ne shtëpi. Dua të blej bukë.

-Pasaportën e vaksinimit?

Goxhaj: Nuk kam pasaportë vaksinimi.

-Atëherë unë do të ngul këtë (vaksinën)

Goxhaj: Atë shko ngulja Edi Ramës, Ogerta Manastirliut. Mua jo. Unë nuk jam mirë me shëndet klëtë situatë. Meqë nuk më lejojnë të blej, do shkoj në bankë t’i depozitoj lekët dhe të blej online. Unë i kam humbur të gjitha shërbimet, por jam i bindur deri në fund për të luftuar. Jeta ime është zgjedhja ime. Jam i sigurt që kjo vaklsinë është e rrezikshme. Zgjidhje personale e gjithëkujt. Askush nuk vendos mbi trupin tënd ai të ka kthyer në skllav. Ai ta merr jetën ty kur të dojë. I ke dhënë ti të drejtë të bëjë ëa dtë dojë me trupin tënd. Kjo botë është e skllavërimit. Populli më i pavaksinuar në Europë jemi ne.

Goxhaj: Dua të futem të blej ilaçe.

– Nuk futesh pa bërë vaksinën. Nëse tenton të futesh do telefonojmë Policinë”, vijon ilustrimin Goxhaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza në PD/ Balliu: Partia nuk do merret peng nga Rama dhe Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-deputeti Klevis Balliu thotë se Partia Demokratike nuk mund të merret peng as nga Lulzim Basha dhe as nga Edi Rama.

Gjatë një interviste për Klan News, Balliu deklaroi se për krijimin e PD janë bërë sakrifica të mëdha dhe është dhënë jetë, duke përmendur këtu Azem Hajdarin.



Partia Demokratike nuk është një parti e cila mund të merret peng nga hallet dhe problemet të një kryetari apo të një ish-kryetari, për këtë parti janë bërë sakrifica të mëdha, për atë parti njerëz kanë dhënë jetën si Azem Hajdari, nuk e marrin dot peng dy individë sepse kanë hallin e karrigeve të tyre, nuk e merr dot peng dot as Edi Rama dhe as Lulzim Basha Partinë Demokratike. Ne kemi statut dhe rregulla dhe çështja është çfarë po kërkohet nga ky Kuvend”, theksoi Balliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE