Connect with Us

Pse gënjen sa herë që del e flet?/ Bujar Nishani nxjerr zbuluar Bashën

Politikë

Pse gënjen sa herë që del e flet?/ Bujar Nishani nxjerr zbuluar Bashën

Publikuar

-

Çfarë po ndodh mes Lulzim Bashës dhe aleatëve?/ Bujar Nishani zbulon prapaskenat

Konferenca për media e Lulzim Bashës ëstë pasuar me reagime.

Ish presidenti Bujar Nishani , i cili pyet pse Lulzim Basha gënjen sa herë që del e flet?

Është e vërtetë që opozita kërkoi vetingun e politikanëve në 2018, por nuk e kërkoi atë nga SPAK.

Askush sot nga opozita nuk është kundër vetingut, po përse L. Basha kërkon ta minojë e ta fus atë në xhepin e pengmarrësit të tij ?

Kjo është pyetja që ai duhet ti përgjigjet”, shkruan Nishani në rrjete sociale.

Sipas tij SPAK nuk ka as legjitimitetin, as moralin, as besueshmërinë e as gjasë të bëjë vetingun, por Lulzim Bash aka zgjedhur të spekulojë.

Përveç shumë e shumë arsyeve pse SPAK nuk ka as legjitimitetin, as moralin, as besueshmërinë e as gjasë të bëjë vetingun, kjo tezë spekulative e L. Bashës bie poshtë vetëm me një argument të thjesht ligjor.

Vetimi nuk është hetim penal.

LEXO EDHE:  Zbulohet pse hesht kreu i PD-së/ Basha u shkollua me paratë e Soros

 Vetimi bëhet me legjislacion, mekanizma, aktor, të posaçëm, të përkohshëm, të pavarur, për të evidentuar fakte e prova të paligjshmërisë.

SPAKU , është pikërisht për të marrë më pas këto fakte e prova për ti hetuar penalisht.

 SPAK nuk mund të përgatisë punën për SPAK.

 Kjo nuk është vetëm qesharake por djallëzi prej skuthash”, shkruan më tej Nishani.

Ai thotë se vetimi i pasurive të pajustifikuara të politikanëve dhe familjarëve të tyre do të bëhet me patjetër një ditë të afërme, do apo nuk do L. Basha dhe E. Rama.

PD dhe opozita as nuk drejtohet e as bëhet e besueshme për shqiptarët, me një kryetar që vetëm gënjen.

Të shpëtojmë PD për të shpëtuar Shqipërinë”, përfundon reagimin Nishani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Ministrja hap Akademi për barinjtë/ “Do dalim në kërkim të të rinjve”

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisinë, ka pohuar se do të hapet një Akademi për të rinjtë, të cilët  dëshirojnë të marrin profesionin e bariut, për të cilin ajo tha se duhet ruajtur me fanatizëm sepse është diçka e trashëguar.

Më tej ministrja shtoi se do të dalin në kërkim të të rinjve që duan të bëhen barinj, të cilët do të subvencionohen për këtë gjë.



“Bashkë me 7.2 miliardë lekë që do të shkojnë për fermerët dhe blegtorët…po, po zonjë…është e vështirë, e dimë që blegtoria ka një rënie, sepse është e vështirë, nuk duan njerëzit të shkojnë në mal të jenë barinj. Pse s’shkon të bëhesh ti bari?

Njerëzit kërkojnë diçka më të lehtë. S’është çështje shkolle, është një profesion i trashëguar që në duam ta ruajmë atë. Ne do të nxisim të rinjtë, do shkojmë t’i gjejmë, do bëjmë një akademi për këtë dhe do i subvencionojmë. Do u themi ejani bëjeni këtë sepse do t’ju subvencionojmë, jo për krerë, por për mbajtjen e tufës”, tha ministrja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Veprime të ulta e të pamoralshme”/ Sekretari i FRPD “shuplakë” Bashës

Publikuar

-

Nga

Sekretari i FRPD u shpreh se vendimi i Lulzim Bashës shkel rëndë statutin, duke theksuar se veprimi i tij vjen pas firmosjes se 75% e anëtarëve të FRPD për të qenë pjesë e Foltores.

Për mediat, pas përfundimit të mbledhjes, ai tha se veprimet e Bashës janë të ulta dhe të pamoralshme.



Ky është veprim. Veprimi i ndërmarrë shkel rëndë statutin. Gjithashtu ky veprim shkel statutin e PD duke tejkaluar kompetencat e kryetarit. Ky veprim vjen pas firmosjes në masën 75% nga anëtarët e FRPD-së për të marrë pjesë te Foltorja. Ky veprim vjen pasi kryetari deklaroi se do marri pjesë në Foltore. E konsiderojmë nul. I bëjmë thirrje Bashës, që nuk do të lejojmë tentativa kërcënimi. Nuk lejojmë shkeljen e rregullave. Të tërheqë menjëherë lajmërimin e nxjerrë. E konsiderojmë hakmarrje ndaj FRPD-së. Statusi përcakton qartë hapjen e zgjedhjeve e përcakton FRPD. Së shpejti do ju dërgoj statutin e PD-së. Veprime të ulëta, të pamoralshme”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këlliçi “dhëmbë për dhëmbë” me Bashën/ “Mos uzurpo FRPD, po krijon përçarje të thella”

Publikuar

-

Nga

Kreu i FRPD dhe deputeti Belind Këlliçi në një deklaratë për shtyp ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për të shpallur zgjedhjet për kreun e ri të FRPD.

Këlliçi është shprehur se PD është në një gjendje të vështirë dhe nuk është momenti për të uzurpuar institucionin apo FRPD, për të krijuar përçarje të thella brenda PD.

Sot jemi këtu për të bërë të ditur se ky ka qenë një proces që e kemi nisur dhe vetë.



LEXO EDHE:  Zbulohet pse hesht kreu i PD-së/ Basha u shkollua me paratë e Soros

LEXO EDHE:  Zbulohet pse hesht kreu i PD-së/ Basha u shkollua me paratë e Soros

PD është në një gjendje të vështirë, gjykojmë se nuk është momenti për të uzurpuar institucionin apo FRDP apo për të krijuar përçarje të thella brenda PD.

Në momentin ku do të piqen kushtet, ne kemi detyrim statutor për të patur një fytyrë të re të FRPD”, është shprehur Këlliçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE