LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prekëse/ Aktori shoqëron në altar vajzën e mikut që humbi jetën në aksidentin tragjik

23 Tetor 2021, 09:49, Lifestyle CNA
Prekëse/ Aktori shoqëron në altar vajzën e mikut që

Aktori i njohur i ?Fast and Furious?, Vin Diesel ka shoqëruar në altar vajzën e mikut të tij të ndjerë Paul Walker, që humbi jetën në aksident tragjik.

Meadow Walker ka shkuar drejt altarit krah kumbarit të saj, Vin Diesel.

Nga fotot që qarkullojnë në mediat e huaja, duket se ceremonia është zhvilluar në perëndim të diellit, me pamje nga deti.

E veshur me një fustan të bardhë, tejet elegant, Meadoë duket teejet e lumtur dhe emocionuar në ditën e saj më të veçantë.

Kujtojmë që Paul Walker vdiq në vitin 2013 në një aksident. Ai u bë i famshëm me seritë e ?Fast and Furios?, ku luajti në 6 nga 9 filmat e rregjistruar deri tani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga