Connect with Us

Përgjimet e deputetëve të PD/ Lisandër Hoxha “zbardh” skenarin e Bashës

Politikë

Përgjimet e deputetëve të PD/ Lisandër Hoxha “zbardh” skenarin e Bashës

Publikuar

-

“Përgjimet e deputetëve janë akti më çburrëror që ka bërë Lulzim Basha”. Kështu e ka komentuar skandalin në PD ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha.

Në një reagim për CNA.al, Hoxha deklaroi se Lulzim Basha po vijon zinxhirin e zullumeve në krye të PD-së, ndërsa theksoi se frika ndaj deputetëve të vet dhe interesat personale për të prerë e ngjitur shirita kanë sjellë këtë veprim nga kryeopozitari.

Ish nënkryetari i FRPD shtoi më tej se Foltorja e Berishës i ka lëkundir shumë pozitat e Bashës në krye të PD dhe sipas tij ky do të jetë edhe fundi i tij politik.

Përgjimet e deputetëve janë akti më çburrërues që Lulzim Basha ka bërë ndonjëherë si kreytar i PD. Pra vazhdon zinxhiri i zullumeve, i pabesisë së demokratëve, tregon se i urren deputetët e tij, ka frikë nga ata dhe për pasojë detyrohet ti përgjojë dhe të vetëmbrohet nga gafat e veta, në rast se do i duhet edhe duke prerë e bashkuar shirita për të mbajtur nën kontroll çështjet e tij. Kjo është një gjë e padëgjuar më parë në PD, tregon pabesi ndaj të zgjedhurve me votë që ai vetëi vuri në listë sepse Foltorja është mjaft tronditëse për pozitat e Bashës dhe mesa duket do jetë dhe fundi i Bashës shumë i shpejtë”, tha Lisandër Hoxha për CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Në Kuvend do kaloj statut i ri”/ Harxhi: PD e ka humbur demokracinë, ja pse

Publikuar

-

Nga

Ish kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi e konsideron Kuvendin Kombëtar si të jashtëzakonshëm.

Në një intervistë për emisionin Opinion me Blendi Fevziun në Klan Tv, Harxhi deklaroi se PD ka humbur demokracinë, për aq kohë sa nuk lejon debat të lirë në parti. Sipas saj, institucioni i votës së lirë në PD është shkatërruar.

Ky është Kuvend i jashtëzakonshëm, do jetë Kuvend statutor nuk do jetë Kuvend zgjedhor. E ka thënë edhe zoti Berisha. Do të kaloj një statut i ri i PD.



LEXO EDHE:  Nga Artion Bajramaj/ Një drejtues historik nuk meriton një trajtim të tillë

LEXO EDHE:  Marrëveshja Rama-Basha/ Berisha: Ka vdekur! Ja çfarë ndodh nëse vijon

Ky Kuvend mblidhet me konsensus, sepse janë mbledhur 2/3 dhe do të dorëzohen në datën 9 ose 10. Në bazë të statutit duhen 30 ditë për mbledhjen e Kuvendit.

Institucioni i votës është shkatërruar në PD. Unë kam bërë disa beteja. PD i ka humbur demokracia për shumë vite. Përveç votës është edhe debati i lirë”, tha Harxhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto- Nikoll Lesi i bën make up Salianjit/ I buzëqesh kamerës me furçë në dorë

Publikuar

-

Nga

Situata politike në vend ka qenë në fokus të diskutimeve në studiot televizive, ku personazhe politik dhe analistë apo gazetarë kanë qenë të ftuar në çdo panel.

Mbrëmjen e sotme në emisionin Open po diskutohet tema “Basha dhe Kuvendi i Berishës”, ku mes të ftuarve ka qenë botuesi i Koha Jonë Nikoll Lesi dhe deputeti Ervin Salianji.

Lesi është kapur mat duke ushtruar një profesion të ri; atë të Make-up Artist!

LEXO EDHE:  Revoltë popullore?/ Lefter Maliqi: Do merrte përpara qeverinë

LEXO EDHE:  “Operacioni” i Lulzim Bashës/ Kush janë të larguarit dhe të ardhurit në PD



Në foto, shihet momenti kur Lesi ka marrë në dorë furçat e grimit dhe po ia bën vetë makiazhin demokratit, i cili duket se i beson pasi e ka lënë veten të lirë në duart e “MUA-s”.

Fotot tregojnë Lesin që i buzëqesh kameras, ndërsa nga ana tjetër Salianji nuk e prish terezinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

85,5% e shqiptarëve mendojnë se politikanët mbrojnë interesat e të pasurve dhe të fuqishmëve

Publikuar

-

Nga

Thuajse 9 në 10 qytetarë besojnë se politikanët nuk mbrojnë interesat e tyre, por mbështesin personat e pasur dhe të fuqishëm.

Ky mendim mbisundon pavarësisht preferencës së votuesve. Dallimet midis votuesve të Partisë Socialiste, asaj Demokratike dhe personave që nuk kanë votuar është i vogël.

Shqiptarët besojnë në mënyrë dërrmuese, (8 në 10 qytetarë) besojnë se të gjithë politikanët korruptohen kur janë në pushtet. Edhe ky opinion sundon pavarësisht preferencave partiake të votuesve.

LEXO EDHE:  Nga Artion Bajramaj/ Një drejtues historik nuk meriton një trajtim të tillë

LEXO EDHE:  Pamundësia e Lulzimit për të ringritur KOP-in në PD



Në Shqipëri duken se qytetarët kanë më shumë besim tek ndershmëria e tyre, sesa e politikanëve. Kur pyeten nëse ata vetë do të korruptoheshin po të kishin pushtet, 7 në 10 shqiptarë thonë se nuk do të korruptoheshin.

Rezultatet janë të një vrojtimi për Euronews Albania, realizuar nga MRB dhe Data Centrum, në shkallë vendi në periudhën 20-29 tetor 2021./euronews

LEXO TE PLOTE