Connect with Us

Pandemia rrit numrin e pacientëve në Klinikën e Psikiatrisë

Shëndeti

Pandemia rrit numrin e pacientëve në Klinikën e Psikiatrisë

Publikuar

-

/

Për nëntë muaj të këtij viti, 89 pacientë kanë kërkuar trajtim në Klinikën e Psikiatrisë, në repartin e sëmundjeve të varësisë. Ky numër, sipas drejtuesve të kësaj klinike, është dukshëm më i lartë në krahasim me vitin e kaluar, që ishin gjithsej 64 pacientë.

Vjollca Ramiqi, psikiatre në Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), tha për Radion Evropa e Lirë se shumica e pacientëve që kanë kërkuar trajtim në këtë klinikë kanë pasur varësi nga droga dhe alkooli.

Nga 89 pacientë, 26 prej tyre kanë qenë në varësi të heroinës, 11 në varësi të marihuanës, 25 pacientë të tjerë në varësi të substancave të shumta psikoaktive, derisa 14 në varësi të alkoolit dhe 3 në varësi nga sedativët.

Ramiqi tha se numri i pacientëve që kanë kërkuar trajtim ka qenë më i madh prej fillimit të pandemisë COVID-19.

“COVID-19 ka ndikuar në shpërfaqjen e sëmundjes bazike të të sëmurëve apo përdoruesve të substancave psiko-aktive. Numri i pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë në ambulancën specialistike është në të shumtën e rasteve për pacientët të cilat kanë probleme në menaxhimin e ankthit dhe depresionit”, tha Ramiqi.

Shtegdalja që mungon për të varurit nga droga

Shqetësimi më i madh është te mosha e re e pacientëve, që sipas Klinikës së Psikatrisë, janë nga mosha 18-vjeçare e lart, mirëpo ka raste kur edhe persona të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë kërkuar trajtim.

Ramiqi tha se duhet të merren masa parandaluese, sidomos në programet shkollore që kanë të bëjnë në lidhje me informimin dhe pasojat e përdorimit të drogës, si dhe të ketë në media sa më shumë programe publicitare dhe informues nga ana ekspertëve përgjegjës.

Edhe psikologu, Yll Avdiaj vlerëson se Policia e Kosovës duhet të ndërmarrin masa edhe më shumë në parandalim dhe të bëjnë kontrolle më të shpeshta në shkolla të mesme dhe fillore.

Pandemia i bëri më të dhunshëm përdoruesit e drogës

Rritja e kërkesave për trajtim psikoterapeotik, sipas psikologut Yll Avdiaj, ka ndodhur për shkak të pandemisë COVID-19.

LEXO EDHE:  Pagesat për PPP më 2021 kapërcejnë fondet e miratuara për emergjencën e COVID

Sipas tij, në krahasim me vitin 2019 dhe 2020 kërkesat për trajtim janë rritur pasi pandemia ka shkaktuar te popullata ankth dhe depresion.

Avdiaj tha se te varësia nga substancat narkotike ndikojnë konfliktet ose problemet, të cilat i preukopojnë njerëzit në jetën e përditshme, dhe pamundësia për t’u përballur me ato probleme mund t’i shtyjnë drejt këtyre dukurive.

“Normalisht që pandemia ka shkaktuar një lloj ankthi të përgjithshëm, jo vetëm në Kosovë, prandaj kjo ka qenë një lloj mekanizmi ndoshta për këta persona në mënyrë që ta qetësojnë veten ose të mundohen ta kalojnë këtë frikë ose vështirësi të cilët po e kalojnë. Pandemia është vetëm një faktor që ka arritur t’i shpërfaqë këto probleme, të cilat njerëzit i kanë pasur ndoshta edhe më herët”, tha Avdiaj për Radion Evropa e Lirë.

Rritet numri i përdoruesve të kokainës në Kosovë

Drejtori i Qendrës mediko-psikoterapeutike “Labirint”, Safet Blakaj tha për Radion Evropa e Lirë se përveç përdorimit të marihuanës, që është e shtrirë gjithandej në Kosovë, ka një rritje të shpejtë të përdoruesve të kokainës.

“Jo vetëm këtu në kryeqytet (Prishtinë), por ka filluar të shtrihet përveç qendrave të mëdha edhe në vend të vogla. Në vitin e fundit kemi parë raste që vijnë e që janë të moshës 18-23 vjeç e që është shumë shqetësuese”, tha Blakaj.

Blakaj tha se nuk është vetëm pandemia, që ka ndikuar në rritjen e numrit të përdoruesve të drogës. Sipas tij, rritja ka qenë trend para pandemisë dhe ka vazhduar rritje shumë më e shpejt tani.

“Nuk ka asnjë lloj programi parandalues në nivel kombëtar këtu në Kosovë dhe kjo e bën situatën edhe më keq. Duhet reaguar për këtë fenomen në përgatitjen e programeve parandaluese, posaçërisht te të rinjtë”, tha Blakaj.

Në Kosovë konsiderohet se janë rreth 30 mijë përdorues aktivë të drogave. Sipas të dhënave të Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, personat e mitur (nën moshën 18 vjeç), përfshirë nxënësit në shkolla, janë grupmosha më e rrezikuar nga substancat narkotike./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Mjeku Beltoja: S’ka të dhëna shkencore për rrezikshmërinë e Omicron

Publikuar

-

Nga

Vaksinimi është mënyra e duhur për të parandaluar përhapjen e COVID-19, tha mjeku Alban Beltoja.

Në një intervistë për Euronews Albania, mjeku nënvizoi se pilulat anti-COVID janë ende në fazë studimi.

Sipas tij, ato nuk janë një lloj vaksine, por kanë qëllim kurimin.



Sa i përket vaksinimit me kombinim dozash, ai tha se ende nuk ka një përgjigje përfundimtare nëse ky lloj vaksinimi jep një përgjigje imunitare më të fortë sesa vaksinimi me të njëjtin vaksinë.

LEXO EDHE:  “Në spitale janë shtruar të pavaksinuarit”/ Bino apel për të rinjtë

LEXO EDHE:  Nuk u përfshinë në paketën e ndihmës/ “Çmendet” ministrja Denaj: Këngëtarët të punojnë në ndërtim

Për variantin e ri Omicron ai tha që dihet që ka një transmetueshmëri më të lartë, por nuk dihen ende pasoja klinike të tij.

Teksa nënvizoi se nuk ka të dhëna shkencore për rrezikshmërinë e këtij varianti të tij, mjeku këshilloi që të mbahen edhe maskat./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Konfirmohen rreth 400 raste të reja, ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Publikohen shifrat/ Ulet sërish kurba e infektimeve, ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2,793 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 393 qytetarë, ndërsa kanë ndërruar jetë 7 shtetas.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:158 në Tiranë, 31 në Fier, 18 në Vlorë,14 në Shkodër, 12 në Durrës, Lushnje, Elbasan, 11 në Berat,  10 në Kamëz, Sarandë, Gjirokatër, Tepelenë, 8 në Kavajë, 7 në Rroskovec, 6 në Kuçovë, 5 në Kurbin, 4 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Korçë, Pogradec, 3 në Vorë, Përmet, Kelcyrë, Devoll, Poliçan, 2 në Pukë, Mirditë, Mat, Divjakë, Libohovë, Memaliaj, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Dibër, Delvinë, Dimal, Peqin, Gramsh.

Janë 6,206 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 151 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Tre qytetarë nga Tirana 40-82 vjeç, dy qytetarë  nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Berati, një qytetar 80 vjeç nga Lezha. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,967 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Nuk u përfshinë në paketën e ndihmës/ “Çmendet” ministrja Denaj: Këngëtarët të punojnë në ndërtim

LEXO EDHE:  Humbi betejën me Covid-19/ Përcillet për në banesën e fundit Kasem Hysenbelliu

Statistika (07 Dhjetor 2021)



Raste të reja ditore          393
Të shëruar në 24 orë       539
Të shtruar në spitale       151
Humbje jete në 24 orë     7
Testime ditore                 2,793

Testime totale              1,409,310
Raste pozitive                202,295
Raste të shëruara          192,967
Raste Aktive                      6,206
Humbje jete                      3,122

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3146
Fier                 645
Gjirokastër     537
Shkodër          435
Durrës             330
Berat               315
Elbasan           252
Vlorë                207
Lezhë               159
Korçë               89
Dibër                46
Kukës               45

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu inspekton punimet në spitalin Rajonal Kukës/ Së shpejti hapet urgjenca dhe kirurgjia e re

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjici kanë inspektuar punimet në spitalin e Kukësit.

“Shumë shpejt vihet në funksion urgjenca e re dhe sallat operatore. Do të ndryshojë rrënjësisht shërbimi e urgjencës dhe gjithashtu shërbimi i kirurgjisë në këtë spital, duke finalizuar fazën e parë të investimit madhor në Spitalin e Kukësit”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimti të punimeve në këtë spital, Manastirliu u shpreh se i gjithë investimi për korpusin e ri spitalor pritet të përfundojë brenda vitit 2022.

“Ky investim i qeverisë shqiptare është për transformimin tërësor të korpusit spitalor. Faza tjetër që tashmë ka filluar përfshin edhe maternitetin e Kukësit që për herë të parë integrohet brenda korpusit aktual të këtij spitali dhe sigurisht gjithë rehabilitimi i pavioneve të patologjisë, kirurgjisë, imazherisë. Gjithashtu një pikë e rëndësishme që është shërbimi i laboratorit modern në këtë spital, që do të përfundojë brenda vitit 2022”, bëri me dije Manastirliu.



Duke falenderuar stafin mjekësor për punën e bërë, Manastirliu tha se në këtë spital ka mjekë të specializuar, që vijnë në Kukës për t’u ofruar shërbim qytetarë afër vendbanimit.

“Unë jam krenare që në Kukës kemi mjekë, të cilët pasi kanë përfunduar specializimet afatgjatë në këto vite, vijnë dhe ofrojnë shërbime në spitalin e Kukësit, duke bërë kështu që qytetarët kuksianë të mos shkojnë deri në Tiranë për të marrë shërbime, por t’i kenë shërbimet afër vendbanimit”, tha Manastirliu.
Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, falenderoi qeverinë shqiptare për investimin e bërë për banorët e Kukësit dhe zonave përreth.

LEXO EDHE:  Humbi betejën me Covid-19/ Përcillet për në banesën e fundit Kasem Hysenbelliu

LEXO EDHE:  Misteri u zgjidh? Shkencëtarët besojnë se e dinë se ç’e shkakton COVID-in afatgjatë

“Falenderoj qeverinë shqiptare, kryeministrin Rama, që e bëri realitet më së fundmi këtë investim madhor për qarkun e Kukësit. Është një spital rajonal që u shërben jo vetëm kuksianëve, por u shërben hasjanëve dhe tropojanëve madje edhe në pjesën tjetër të Prizrenit. Ka shumë qytetarë që vijnë dhe vizitohen në këtë spital” tha Gjici.

LEXO TE PLOTE