Connect with Us

Nuk iu bind urdhërit për ndalim, policia i vihet pas/ 29 vjeçari nga Devolli “film” me uniformat blu

Kronika

Nuk iu bind urdhërit për ndalim, policia i vihet pas/ 29 vjeçari nga Devolli “film” me uniformat blu

Publikuar

-

cna lajme kronike

Policia e Korçës ka bërë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të shtetasit S. S., 29 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll.

Ky shtetas është konstatuar nga punonjësit e policisë në qytetin e Korçës, me mjetin tip “Volksëagen”, të cilët i kanë bërë me shenjë të ndalonte, por 29-vjeçari nuk iu bind urdhrit të tyre dhe u largua me shpejtësi.

LEXO EDHE:  Tirane, policia parandalon vrasjen me mine te telekomanduar, dy ne pranga

Pas ndjekjes, u bë e mundur ndalimi i shtetasit S. S., gjatë kontrollit në mjetin e të cilit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Makina përplas këmbësorin në Pogradec/ 54 vjeçari në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec.

Mësohet se një automjet ka përplasur një 54 vjeçar, këmbësor. I aksidentuari ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërkaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Pogradec/Informacion paraprak



Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Plagoset gjatë punës punëtori i një rrobaqepësie në Korçë/ Arrestohet drejtori i kompanisë

LEXO EDHE:  Video-Telefonon numrin 129/ Ja përgjigja e policisë së Xhafajt

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentohet të rrëmbehet një person në Vlorë/ Krimi godet sërish

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia e Vlorës ka njoftuar se dy shtetas, 34 dhe 31 vjeç kanë tentuar të marrin forcërisht në makinë një tjetër shtetas.



“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasit S. S., 34 vjeç dhe S. J., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S. Vijon puna për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Xhaxhai i burrit i përdhunoi vajzën/ Nëna e 16-vjeçares rrëfen tmerrin: Filloi që 12 vjeç

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nëna e vajzës 16-vjeçare që është dhunuar seksualisht sistematikisht nga xhaxhai të atit në Gjirokastër ka treguar për mediat ngjarjen. Siç tregon edhe nëna e vajzës në gjendje të rënduar psikologjike, vajza prej katër ditësh nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se aktualisht ndodhet në spital.

Sipas abcneës, e mitura ka folur me psikologen se xhaxhai i të atit K.H e ka dhunuar seksualisht qëkur ajo ishte 12 vjeç. Familjarët e saj, sipas asaj që thonë, nuk kanë qenë në dijeni gjatë këtyre viteve dhe nuk kanë pasur dyshime tek vizitat e shpeshta të 53-vjeçarit.

“Vajza, erdhi dje tek psikologu dhe i tha që ka që 12 vjeçe e deri sot që ai kryen marrëdhënie me vajzën. Unë nuk dija gjë fare. Ma tregoi vetë vajza. Për herë të parë e kishte te shtëpia e tij. Është xhaxhai i burrit. Është i martuar, por i ka vdekur gruaja. Ka një djalë. Nuk e di si e kishte bindur për herë të parë vajzën se ajo qe e vogël. Vajza tha vetëm dje. Mua s’më shkonte mendja se e kisha xhaxhain e burrit, thashë se do të na përkrahte. Vinte ai për kafe, dhe ne nuk ramë në pre të këtij muhabeti. Ka kryer vazhdimisht marrëdhënie me vajzën. Tani shyqyr Zotit është mirë. Vajza do më kishte vdekur, e katërta ditë sot, do ta kisha mbuluar do ta kisha qarë vetë. Denoncimin e bëri kunati im. Unë jam të më zërë kjo mbi të dhe të vdes fare. Nuk e dua jetën fare.”



LEXO EDHE:  Ushtroi dhunë mbi  nënën/ Ja si reagoi Policia

LEXO EDHE:  Situatë e qetë në Korçë/ Në garë dy kandidatë

Denoncimin e rastit në polici e ka bërë xhaxhai i vajzës ndërsa 53-vjeçari është vënë në pranga. Ai nuk ka pranuar që ta ketë kryer aktin. Gjendja shëndetësore e vajzës e cila është me aftësi të kufizuara, sipas asaj që tregon nëna, sot është më e mirë por tashmë i druhet opinionit.

53 vjeçari marrëdhënie seksuale me një të mitur/ Vajza përfundon në spital

LEXO TE PLOTE