Connect with Us

Nis vaksinimi kundër gripit/ Manastirliu: Falas për të moshuarit dhe grupet e rrezikuara

Shëndeti

Nis vaksinimi kundër gripit/ Manastirliu: Falas për të moshuarit dhe grupet e rrezikuara

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ka filluar procesi i vaksinimit kundër gripit për personelin mjekësor, për të vijuar me grupet e rrezikuara, si të moshuarit dhe gratë shtatzëna. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit kundër gripit në Qendrën Shëndetësore Nr.10 në kryeqytet.

Kanë mbërritur 35 mijë vaksina në raundin e parë të ardhjes së vaksinave të gripit, të cilat tashmë janë porositur prej muajsh nga Instituti i Shëndetit Publik, mbështetur nga qeveria shqiptare. Ashtu sikurse çdo vit tashmë vaksinat e gripit janë përfshirë në kalendarin tonë të vaksinimit për grupet e riskut“, tha Manastirliu.

Duke vënë theksin për kryerjen paralelisht edhe të vaksinimi antiCOVID, Manastirliu bëri me dije se qeveria është e angazhuar për sigurimin e vaksinave të gripit dhe ato anticovid.

Presim që javën tjetër të mbërrijnë në Shqipëri rreth 200 mijë vaksina kundër gripit, të cilat do të shpërndahen në mënyrë të menjëhershme në të gjitha qendrat tona shëndetësore, për të vijuar me kalendarin tonë të vaksinimit kundër gripit dhe paralelisht duke realizuar edhe mbulesën përsa i përket vaksinimit anti-covid. Mund të bëhen këto vaksina edhe paralelisht“, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Mëkati i ëmbël/ Tre pasojat që sjell gjumi i tepërt

Ministrja e Shëndetësisë tha se në fazën e parë do të vaksinohen ndaj gripit personeli shëndetësor, por edhe të moshuarit me sëmundje kronike.

Ne kemi filluar këtu në qendrën shëndetësore nr. 10 por edhe në disa qendra shëndetësore paralelisht jo vetëm vaksinimin kundër gripit për personelin tonë shëndetësor që është fokusi i parë i fazës së parë, por paralelisht edhe me vaksinimin kundër gripit për të gjithë ata të moshuar të cilët janë të sëmurë kronikë, personat të cilët kanë probleme me obezitetin apo gratë shtatzëna“, u shpreh  Manastirliu.

Teksa e konsideroi një proces në kohën e duhur, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, prof. Albana Fico,  tha:

Vaksina që kemi sivjet është një vaksinë 4 valente. Janë vendosur në dispozicion udhëzimet përkatëse se si do procedohet në çdo qendër shëndetësore. Ka pasur interes dhe është një fillim i mbarë, ne jemi tamam në kohë“, tha Fico.

Vaksinimi kundër gripit do të nisë me personelin shëndetësor, për të vijuar më pas me grupet e rrezikuara, për të cilët vaksinat kundër gripit do të garantohen falas nga shteti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Situata nga Covid/ Mbi 500 raste të reja, ja sa kanë humbur jetën

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendet

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit, sa i takon situatës nga Covid.

Sipas MSH, janë kryer 3498 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv 573 qytetarë, ndërsa për fat të keq 5 veta kanë humbur betejën.

Në 24 orët e fudnit, janë shëruar 458 qytetarë nga Covid.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:



Janë kryer 3,498 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 573 qytetarë, në këto bashki: 270 në Tiranë, 32 Berat, 29 në Fier, 22 në Vlorë, 19 në Durrës, Kamëz, 17 në Elbasan, 16 në Gjirokastër, 12 në Krujë, 11 në Lushnje, 10 në Shkodër, Libohovë, 9 në Lezhë, Korçë, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Dimal, 5 në Fushë Arrëz, Kurbin, 4 në Mallakastër, Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, 3 në Tropojë, Delvinë, Gramsh, 2 në Kukës, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, Kolonjë, 1 në Vau i Dejës, Has, Dibër, Mat, Selenicë, Himarë, Konispol, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar, Belsh.

LEXO EDHE:  Protestat dhe peticioni për Teatrin/ Rama i hakërrehet artistëve: Po luani me shëndetin e popullit

LEXO EDHE:  Zhduk rrudhat dhe lufton diabetin/ Njihuni me perimen që bën “mrekulli” në organizmin tuaj

Janë 8,343 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 165 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Dy qytetarë nga Tirana 58 dhe 73 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 65 dhe 70 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Kufizimi i udhëtimeve në Itali/ Manastirliu kërkesë homologut të saj

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Është firmosur marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë dhe Ministrisë italiane të Shëndetësisë, për sigurimin e faktorit jetëshpëtues për të gjithë fëmijët me sëmundje të lindura të gjakut.

Marrëveshja 5-vjeçare u firmos sot në Romë, mes Ministres së Shëndetësisë së Shqipërisë, znj. Ogerta Manastirliu dhe Ministrit te Shëndetësisë së Italisë, z. Roberto Speranza.

Marrëveshja 5-vjeçare që garanton për herë të parë trajtimin dhe profilaksinë e plotë për fëmijët me sëmundje të lindura të gjakut u firmos sot në Romë mes Ministres së Shëndetësisë së Shqipërisë Ogerta Manastirliu dhe Ministrit Italian të Shëndetësisë Roberto Speranza.

Ministrja Manastirliu i kërkoi Ministrit Speranza rishikimin e vendimit që kufizon udhëtimet e qytetarëve shqiptarë në Itali. Ministri Italiani Shëndetësisë u shpreh se do të rishikohet vendimi në fillim të muajit dhjetor, në varësi të situatës epidemiologjike.

Me këtë memorandum mirëkuptimi ne hyjmë në një fazë të re të bashkëpunimit, duke siguruar faktorët e gjakut për fëmijët hemofilikë, jo vetëm për trajtimin, por tashmë edhe për profilaksinë. Me këtë marrëveshje do të mundësojmë edhe shtrirjen e rrjetit të qendrave kombëtare të trajtimit të të prekurve për sëmundje të lindura të gjakut”, tha Ministrja Manastirliu.

Ministri Italian i Shëndetësisë theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

Ne kemi një memorandum mes vendeve tona por ne jemi vullnetplotë për ta forcuar akoma më shumë. E konsiderojmë vendin tuaj një vend mik, vëllazëror që e ndjemë afër dhe jemi shumë të angazhuar që të forcojmë marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, – tha Ministri Speranza.

Gjatë takimit dypalësh, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shëndetësisë së Italisë Roberto Speranza theksuan rëndësinë e bashkëpunimit edhe në sektorë të tjerë të shëndetësisë.



Kemi vendosur që të shtrijmë bashkëpunimin edhe në fusha të tjera të shëndetësisë, në sektorë të tjerë. Forcojmë bashkëpunimin me Institutin Superior të Shëndetësisë këtu në Itali me Insitutitin e Shëndetit Publik në Shqipëri, të cilët kanë patur me të vërtetë një marrëdhënie të ngushtë përgjatë gjithë këtyre viteve dhe sidomos gjatë periudhës së pandemisë.

Jemi të vendosur të shtrijmë bashkëpunimin tonë edhe në sektorë të tjerë, në sektorin farmaceutik dhe atë spitalor, në kuadër të reformës së autonomisë spitalore të cilën ne do të implementojmë”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Çfarë ndodh me vaksinimin nëse PS humb zgjedhjet?/ Manastirliu: Ne do fitojmë

LEXO EDHE:  Harrojini dietat dhe librat ndihmës/ Analiza e ADN-së ju bën të jetoni më mirë

Ministri Speranza ka vlerësuar ndihmën dhe solidaritetin e treguar nga Shqipëria në fillimet e pandemisë, me dërgimin e mjekëve dhe infermierëve në ndihmë të popullit italian gjatë valës së parë të pandemisë.

Gjatë takimit ndërmjet dy delegacioneve, Ministrja Manastirliu  i ka kërkuar homologut italian, mundësinë e rishikimit të vendimit për heqjen e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve shqiptarë në Itali, nisur nga përmirësimi i situatës së Covid-19 në Shqipëri, krahasuar me disa javë më parë. Ministri Roberto Speranza u angazhua për të konsideruar rishikimin e këtij vendimi.

Paralelisht me listimin e vendeve nga Bashkimi Europian, ne bëjmë analizën bazuar në vlerësimet tona, duke nxjerë urdhëresa që janë me një periodicitet të caktuar. Në fillim të muajit dhjetor ne do të rivlerësojmë urdhrin, në varësi të situatës epidemiologjike”, tha Speranza.

Iniciativa e sotme për nënshkrimin e marrëveshjes midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë dhe Ministrisë italiane të Shëndetësisë, vjen në kuadrin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të shëndetit publik mes dy vendeve tona, veçmas, për kërkimin shkencor në fushën e sëmundjeve të lindura të gjakut.

Ky bashkëpunim do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve të prekur nga hemofilia në Shqipëri, duke siguruar plotësisht faktorin VIII dhe IX e duke garantuar për herë të parë jo vetëm trajtimin, por edhe profilaksinë për këta fëmijë.

Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje sot është një bashkëpunim në vazhdim me Rajonin e Toskanës, bashkëpunimi i cili sot konsolidohet me këtë Marrëveshje 5-vjeçare, që do të garantojë dyfishimin e marrjes së njësive të fakotrit tetë dhe nëntë (nga 3 milion njësi në 6 milion njësi), duke u dhënë mundësinë të gjithë fëmijëve me këto sëmundje të lindura të gjakut, të bëjnë një jetë sa më normale.

Përmes kësaj Marrëveshjeje do të asistohet teknikisht edhe ngritja e një rrjeti qendrash kombëtare për Sëmundjet Hematologjike të Lindura me qëllim rritjen e cilësisë së kujdesit dhe përftimin e shërbimeve të specializuara, afër vendbanimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Falsifikimi i testeve të Covid/ Muka: Qytetarët kanë humbur besimin tek shteti

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Epidemologu Taulant Muka, ka ngritur shqetësimin për falsifikimin e testeve të Covid-19 dhe pasaportave të vaksinimit në vendin tonë.

Sipas tij qytetarët  e kanë humbur besimin tek shteti dhe si pasojë ato gjejnë mënyra për të fituar një dokument fals, që në këtë rast është vaksina.

“Nuk është një fenomen që ne nuk e njohim. Nuk është një fenomen që ndodh në Shqipëri por në shumë vende të botës. Ka  një mosbesim te shteti dhe fakti që ka mosbesim bën që qytetari të gjejë mënyra të tjera për të fituar një dokument që në këtë rast është vaksina.”



Sipas tij, qeveria duhet të jetë më transparente me qytetarët.

“Ajo që është e rëndësishme është që qeveria duhet të jetë më transparente, të ketë një komunikim më të mirë në kontekstin se çfarë është arritur në masat që janë marrë për parandalimin e Covid-19. Unë e dënoj çdo vendim që bën krijimin e certifikatave të rreme, nga ana tjetër nuk është ky shqetësimi kryesor në vendin tonë. Çdo shtet ka të dhënat e veta përsa i përket %  të popullatës që ka marrë vaksinën.  Si i vaksinuari ashtu edhe i pavaksinuari duhet të trajnohen në mënyrë  të barabartë. Fakti që shtetit i diskriminon sigurisht që sjellë këto mekanizma të tjera në bazë të falsifikimit të dokumentacionit. Problematika shtrohet në mënyrën se si qytetarët, perceptojnë problematikën Covid-19 dhe kundërpërgjigjen që marrin nga shteti. Duhet të ketë më shumë ndikim nga shteti sesa nga qytetarët”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE