Connect with Us

Nga Lorenc Vangjeli/ Politika është një lojë që Basha e humb gjithmonë

Opinione

Nga Lorenc Vangjeli/ Politika është një lojë që Basha e humb gjithmonë

Publikuar

-

cna lajme politike

Perceptimi në politikë shpesh mjafton si provë e vetme. Po aq shpesh edhe imazhi është vetë thelbi. Për një politikan, e vërteta është relative. Ai mund të jetë i pafajshëm për çfarë akuzohet, vlerësohet apo ndëshkohet, por nëse në një moment të caktuar, publiku e gjykon ndryshe,  në një shoqëri normale, ai konsiderohet se është siç shihet dhe jo siç është. Edhe fajtor kur është rasti, së paku fajtor moral. Në Tiranë, një kod i tillë është i huaj dhe funksionon në mënyrë të përmbysur. Pa thelb të qëndrueshëm dhe pa provat e nevojshme, politika ngjan me autobusët e unazës, pasagjerët e të cilëve, kalojnë nga stacioni në stacion pa u takuar kurrë.

Debati në distancë që po zhvillohet prej ditësh ndërmjet dy B-ve të PD-së, Berishës që nuk kishte ikur përfundimisht dhe Bashës që nuk mundi asnjëherë të vijë plotësisht, është pavarësisht formës, një film i parë dhe herë të tjera. Njëri flet dhe akuzon për besëprerje dhe pengmarrje tek Edi Rama, tjetri akuzon se po i bihet daulles po për vallen e Edi Ramës. Në mënyrë paradoksale, të gjitha lojërat në PD çojnë vërtet tek Rama dhe këtë, edhe në mos duan ta shohin protagonistët, ata janë të parët që e realizojnë duke e shndërruar politikën, sipas një shakaje të hershme për futbollin, në një lojë që në Tiranë e fiton gjithmonë kryeministri.

Edhe propozimet e fundit të opozitës zyrtare për ndryshimet kushtetuese, që janë shndërruar në një pol i ri debati, lidhen me emrin e kryeministrit. Basha i hedh ato si sfidë ndaj “kundërshtarit” të tij, në përpjekje që me këto mjete të reja kushtetuese, kur të vijë radha, të mundë ta mundë atë vetë.

Berisha, të njëjtën gjë e konsideron si një akt që e çon trupën e demokratëve në vathën e Ramës që do t’i përzgjedhë deputetët e opozitës si Ciklopi delet në shpellë. Në këtë trekëndësh ankthi dhe gare, në këtë tripolaritet asimetrik, mes dy B-ve demokrate dhe Ramës përmbi, janë të gjithë elementët që shërbejnë si provë për të kuptuar se politika shqiptare ngërçin e saj themelor e ka tek përjetësia që politikanët tentojnë t’i japin vetes. Koha, interesat apo rrethanat ndryshojnë dhe ata janë po të njëjtët duke tentuar t’u përshtaten njëherazi edhe kohës që ka rrjedhur, edhe interesave që ndryshojnë, edhe rrethanave që kushtëzojnë tjetër lloj sjelljeje të personazheve kryesorë në politikë ndaj njëri-tjetrit, por edhe ndaj vetvetes.

Parashikimi se çfarë mund të ngjasë në një të ardhme të afërt në Tiranë është i ndërlikuar dhe varet kryesisht nga faktorë që nuk ndodhen në Tiranë. Pa ngulmin amerikan, pa hijen e rëndë të reformës në drejtësi e cila ende është në hije në krahasim me pritshmëritë publike ndaj saj, drama në PD do të ishte mbyllur shpejt. Madje ajo as nuk do të kishte nisur fare. Çfarë nisi të ndodhë e ka thelbin fiks tek dyzimi i Bashës, që në zhargon quhet një akt që as shtrëngon dhe as lëshon. E ka thelbin tek hipokrizia e Berishës që emocionin njerëzor vetjak, e shndërron në politikë kombëtare duke e shndërruar foltoren e tij, në faltoren ku luten të gjithë të pakënaqurit me Bashën.

LEXO EDHE:  “Nuk na ndal PD dhe as dhëmballa e prishur/ Rama “zbret" Berishën në Asamblenë e PS

Propozimet për ndryshimet kushtetuese të PD-së zyrtare janë vetëm tentativë për të dhënë një përgjigje për turin e Berishës dhe kërcënimin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Të bëra me nxit e ngut, shumica dërmuese e tyre e hedhur njëherë poshtë nga Komisioni i Venecias në 2018-ën, ato po shërbehen si bezja e kuqe përballë tërbimit të Doktorit. Që kërkon betejën që nuk po ja japin, sepse ai planifikon edhe njëherë rikthimin për të ikur më pas duke e marrë edhe Bashën me vete. Dhe mbi të gjitha, për të demonstruar, se sido që të vijnë punët në Tiranë, ai është një faktor që duhet të merret gjithmonë në konsideratë. Por ky është mesazh për amerikanët dhe jo për militantët e tij që mjaftohet të lexojnë mosmirënjohësin tek Basha dhe të projektojnë tek ai gjithë dështimet vetjake.

Në të gjitha skenarët që pritet të ndodhin, që tek mbajtja e kuvendit me Berishën që do të quhet jolegjitim nga Basha, tek ndeshja në oborrin e PD-së ku Berisha do të tentojë të pushtojë paqësisht zyrën e Bashës dhe tek gjykata që do të duhet të thirret në apel për të gjetur cili është kryetari i opozitës, përfshihet edhe Edi Rama. Me policinë e tij në një rast, apo me gjykatësit e tij, në rastin tjetër.

Në politikë, edhe perceptimi funksionon si provë dhe imazhi është vetë thelbi. Dhe thelbi i provave që po jep qoftë foltorja, qoftë tentativa për të ndryshuar kushtetutës, është se të dy B-të e PD-së po qepin pallton e fatit me të cilin ka lindur i veshur Edi Rama. Dhe nëse politika është një lojë që Basha e humb gjithmonë, kësaj here ndodh sepse kështu do edhe Berisha i cili mund të fitojë betejën e rradhës këto ditë, por ka humbur përfundimisht luftën finale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Nga Miron Çako/ Pornografia ikona e djallit

Publikuar

-

Nga

Një nga problemet më të mëdha që po përballet shoqëria sot është pornografia . Pornografia si një zhanër mediatik është inskenimi apo portretizim i akteve seksuale naturale ose pervese. Qëllimi i poronogarafisë është përftimi i  kënaqësia dhe nxitjes seksuale të shikuesit , por edhe një biznes shumë fitimprurës me miljona dollar për shoqëritë që meren me këtë biznes të pamoralshëm.

Formati i pornografis nga ana mediatike  është i shumëllojshëm, si  në media vizive, tv , internet , kinema, në median audio,  radio, regjistrim zanor,në kaseta , dvd etj,  në atë të  shkruar, si në revista,libra ,postera,foto, kartolina .Një format tjetër shumë i vjetër është arti pamor si, vizatimi,  piktura,skulptura, sot  për pornografinë përdoren edhe  lojërat kompjuterike, ose filmat e animuar që kanë një akses shumë të madh sidomos tek të rijntë dhe fëmijët.

Mqns teknologjia mediatike është shumë e zhvilluar dhe gardhet morale janë shqyer përfundimisht  pornografia po gëlon si kurrë më parë.Sot nuk po gjen dotë një zhanër mediatik që të mos jetë i ndotur nga pislliku i pornografis.Ligji e ndalon pornografin nën moshën 18 vjeç.Në Shqipëri, prodhimi, shpërndarja, reklamimi, importimi, shitja e botimi i materialeve pornografike në ambientet e të miturve, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Pornografia ndahet në atë të butë dhe në të fortë . E butë quhet kur paraqitet  vetëm lakuriqësinë e modelit ose aktorit porno.Kjo lloj pornografiae trektohet zakonisht nëpërmjet gazetave apo revistave pa penngesë apo edhe në tv. Kurse e pornografi e fortë quhet ku jepet me detaje akti seksual mes aktorëve që shikuesi të ndjejë epshin dhe dëshirën që atë që shikon ta kryejë.Kjo pornografi është e liçensuar dhe lejohet të tregtohet mbi moshë 18 vjeç.

Por këtë regualla gjithnjë e më shum tolerohen dhe pornografia nuk po njeh më kufij moshe, sidomos nga keq përdorimi i internetin, ku është e aksesushme lehtësisht nga të gjtha moshat dhe me të gjithë perversionet , si homoseksuaele, innçeste, pedofili , zofili, etj. Burrat kanë tendencë të shikojnë më shumë sesa gratë, por sipas statistikave edhe numri i grave po ritet ndjeshëm sidoemos me revista dhe libra porno.

Statistika për përdoruesit janë me miliona në botë dhe shumica e përdoruesve i qasen videos pornografike onlaine nëpërmjet inrenetin dhe telefonit celular dhe sidoemos ky numër ndjekësish është ritur gjatë kohës së pandemisë. Kaq i madh është nummri i atyre që janë të varur nga pornografia sa pa ndrojnte mund të themi se pornografia është tashmë një vartësi si droga në këtë brez të pabesë edhe imoral.

Nga vete psikologët pornografia bënë më shumë të këqija se të “mira”.Pornografia nuk është akt normal seksual por një aktrim një fantazi e pastër nga aktorët porno për një audjenc të inreresuar. Ky është një iskenim artstik që dikush kur i she krijon një mendim të gabuar për seksalitetin dhe duke krasuar veten me aktorët krijon një vlerësim të ulët për veten nga ana e sksualiteti të tij  dhe po ashtu kërkon një pritshmëri të madhe për partneren/in. Kjo anomali do të çojë në zhgënjim në pritje që nuk mund të përmbushen kurrë, sepse ndryshe është realiteti dhe ndryshe inskenimi pornografik.

Kjo situatë po krijon probleme serioze morale, shoqërore , psikologjike madje edhe brenda marrëdhënieve romantike mes çifteve.

Pornografia nxit tek të varurit e saj gjithmon instiktin seksual që kërkon patjetër një shkarkim të kësaj energjie instiktive riprolluese, dhe në mungesë partnerein/en Çon në abuzim ndaj vetes me masturbim,ose deri në përllunime, inçeste dhe brenda familjes.Shikojmë se përllunimet dhe me fëmijë apo inçestet janë shtuar.Në shumicën e rasteve është materiali porno që shikohet në shtëpi dhe nxit epshin për pjestarët e familjes , prindër-fëmijë, vëlla-motër, kushurinjë, dhe kur  frenat e logjikës nuk fuksionojnë kryhet një krim seksual me pasdoja të pariparueshme.

Pornografia krijon probleme psikologjike, vartësi deri sa e transformon dhe e sëmur njeriun në manjak seksual.Nga sheknctarët janë bërë studime për efekte fiziologjike në trurin e atyre që janë të varur nga pornografia.Sipas tyre projeksioni i pornografisë shkakton ndryshime kimike në tru dhe varësi.Në ciklin vartësisë nga pornografia i varuri nga pornografia për gjatë gjithë jetës mendon si të të poltësoj “nevojën” për pornografi më shumë se për ushqimin fizik njësoj si një i alkolizuar i droguar. Janë kryer hulumtime rreth asaj se si pornografia ndikon në tru dhe dëmton atë. Një strukturë e trurit e quajtur (striatum ventral) luan një rol të rëndësishëm në sistemin e shpërblimit të trurit ose në rrugët e shpërblimit. Është e njëjta pjesë e trurit që ndizet kur një alkoolist sheh një foto të një pijeje. Lëvorja cingulate dobësohet me kalimin e kohës duke parë pornografi, e cila është rajoni i trurit përgjegjës për vendimmarrjen morale dhe etike dhe vullnetin, kështu individi bëhet i dobët moralisht,  i papërgjeshëm deri varësi manjake.

Probleme të shumta lindin kur përdoret pornografi, duke përfshirë lidhjen e një personi me një përvojë që nuk është reale. Truri kujton se ku është përjetimi që provoj nga pornografia dhe sa herë që dëshirohet nga epshi, dëshira do të përqendrohet në pornografi se sa në aktin seksual real. Duke qënë një nivel i panatyrshëm i cili fokusohet në rritje të kimikateve të trurit dhe përfundimisht truri lodhet nga sforcimet e shpeshta duke parë pornografi. Kjo ndalon prodhimin e dopaminës e cila e lë shikuesin të dëshirojë më shumë, por nuk mund të arrijë kënaqësinë, kështu që individi kërkon ngritje më intensive të pamjeve porno. Filmat pornografikë bëhen më të çoroditur, fantazitë bëhen më agresive dhe jopersonale, dhe mendja juaj vazhdon të përpiqet me këmbëngulje të përsërisë procesin, i cili sjell kënaqësi dhe kënaqësi.

Ky çekuilibër neurokimik dhe i sjelljes mund të çojë në impotencë, masturbim të shpeshtë pa kënaqësi, ankth, lodhje, mungesë motivimi, paaftësi për t’u përqëndruar dhe përshkallëzim të shijeve për stile pornografike më të çuditshme ose të reja deri sa kalon në perversione përtej imagjinatës.

Kjo situatë anormale jashë realitetit e trurit bënë që i varuri nga pornografia nuk kënaqet seksualisht me një partner/e në një akt seksual real por kënaqësia është vetëm në materialin porno edhe në abuzim vetjak (masturbim) që ka pasoja të tjera në shëndetin psikologjik edhe fizik.

Pornogarafia sjell probleme sociale në çift, sepse ai/ajo që ka krijuar varësi nga porno e sheh partneren/in e tij/saj jo si subjekt por si objekt, si fotot e librit apo pamjet vizive dhe e kanë vështirtë të bëjnë dallimin mes seksualitetit normal dhe atij që kanë në fantazinë e tyre nxitur nga pornografia. Kjo gjë u sjell më pak kënaqësi seksuale në një akt thjesht mekanik dhe detyrimisht çon në një krisje deri në ndarje divorc të çiftit.

Të gjitha fotot dhe pamjet vizuale të pornografisë regjistrohen në subkoshiencë dhe ato dalin në sipërfaqe herë pas here dhe krijojnë epsh të papritur, vështirësi në komunikim me të tjerët dhe situata e veprime të paparishikushme.

Por problemi më i madh i pornografisë është ai shpirtëror, sepse nëpërmjet pornografisë ndotet moralisht shpirti dhe pornografia në etikën e krishterë dhe nga Kisha Orthodhokse cilësohet mëkat  që kryet me anë të shikimit, fantazisë, kujtimit dhe dënohet si i njëjtë me mëkatin e kurvërisë dhe  kurorshkeljes . Zoti Jisu Krisht e tha qartë: “Ju keni dëgjuar se të lashtëve u qe thënë: “Mos shkel kurorën”. Por unë po ju them se kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet.”( Matheu 5-25)

Disa që janë beqarë, mendojnë se pornografia është e tolerushme për ata sepse ata nuk kanë partner/e dhe nuk po trallëtojnë, por Zoti Jisu Krisht është kategorik për të gjithë si të martuar apo beqarqë mëkatojnë me anën e shikmit me epsh: “Në qoftë se syri yt i djathtë të çon në mëkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse është më mirë për ty që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehenën gjithë trupi yt (Mateu 5-29)

Ai që e nxit këtë mëkat është demoni i kurvërisë ky lloj demoni ka humbur shumë shpirtra që vuajnë për këtë mëkat në Ferrë, prandaj edhe Shën Serafim Rozë ka thënë: “Pornografia është ikona e djallit.”

Me anën e syrit njeriu merr 80 % të informacionit nga jashtë dhe djalli dhe vecanërisht demoni i kurvërisë e di ndikim e madh që ka ikona, figura tek syri i njeriut për të nxitur tek ai instiktin seksual, prandaj është demoni i kurvërisë që i mëson njerëzit si të joshin njëri-tjetrin në kurvëri dhe kurorshkelje me ikona pamjen provokuese, nudo, porno .

Demoni i kurvërisë nxit i pari kërshërinë për lakuriqësi dhe pastaj kur njeriu nuk bënë kujdes por i le të lira portat e shqisave sidomos  sytë , ai merr të drejta dhe futet me anën e shikimit tek truri i njeriut dhe demoni krijjon trysni në vatrat e seksualitetit dhe me sistemin nervor ve në lëvizje organet seksuale dhe trupin që automatkisht prodhon lëndët kimike si  dopamina,adrelina,norepinefrina oksitocinës dhe vazopresinës, serotoninës që japin kënaqësinë seksuale trurit dhe trupit manipuluar nga pamja ose fantasia pornografike, prandaj sipas Etërve të Shkretëtirës, epshi është më i vështiri nga mëkatet për t’u shmangur nga njerëzit, nga që ka një kënaqësi të veçantë.

Djalli vërtet është shkaku dhe e fillon punën e mëkatit edhe të  kurvërisë, por njeriu bashkëpunon në liri  e tij dhe vazhdon dhe i thellon pasojat e mëkatit deri në shkatërrmin përfundimtar, ashtu siç ndodh me një gur që i jep shtysën e parë sa të fillojë të rrokulliset në rëpirë nga forca e rëndesës deri në fund të humnerës, kështu ndodh edhe me vartësinë e pornografisë, njerëzit joshen nga tundimi që vjen nga shikimi, dëgjimi dhe pastaj rëzohen vazhdimisht në një varësi dhe shkatërrim jo vetëm psikologjik, por edhe fizik.Kjo rokullisje drejt humnerës vjen edhe se njeriu është një qenie zakonore që sipas Pavllovit krijon reflekse të kushtëzuara me veprime të pësëritura sikurse edhe me pornografinë që kur shikohet vazhdimisht krijohen automatikisht këto refkekse të kushtëzuara, sepse neuronet bëjnë rrugë në trurin tonë dhe krijojnë korridoret e tyre dhe kështu truri është i mësuar dhe kërkon perjodikisht atë ushqim , kënaqësi  ashtu si është vartësia nga droga, prandaj pornografia kthehet një problem mendor i pamenaxhueshëm, një patologji dhe i varuri bëhet një pacienti dhe ka nevojë jo vetëm për priftin për rëfim  por edhe për trajtim mjeksor nga mjeku psiqiatër.



Thamë që njeriu e regjistron informacionin nga jeta e përditëshme në magazinën e subkoshiencës, si pamjet, zërat dhe gjithashtu pervojat seksuale, sepse instikti seksual angazhon fort gjithë qenien psiko-somatike të njeriut si instikt riprodhues i jetës. Djalli duke i ditur të gjitha rastet e mëkatit edhe ato seksuale, sepse ai vet i ka nxitur i nxjerrë ato nga subkoshienca e njeriun edhe i vendos me anën e kujtesës përpara vetes tonë, sikur jemi duke i parë realisht  përsëri ato skena pornografike edhe tunduese, kështu edhe pse nuk mund të kemi akses për informacion porno ose nuk e kemi dëshirë përsëri ato pamje porno rikthehen dhe në momente më të papërshtashme dhe që nuk kanë aspak lidhje me pornografinë ,psh kur je në kishë, duke u lutur, ose lexon Ungjillin,ose edhe para Mistereve të Shenjta, edhe mund të manuipulojnë e torturojnë  gjithmonë duke të nxitur ti pranon dhe të ribësh të njëjtin mëkat si një rreth vicioz.Prandaj nuk duhet të shikosh pornografi sepse i jep material djallit që  do ta përdor kundër teje aq kohë sa i je nështruar tundimit për të parë porno.

LEXO EDHE:  Deklaratat për bashkim të Ramës dhe Thaçit/Reagon ashpër Rusia

LEXO EDHE:  Vasili thirrje mediave/ Bëjeni black Edi Ramën, protesta fillon këtu

Kodi i  programeve të pornografisë është XXX, ky një simbol antikrisht që nga okultistët dhe satanistët do të thotë kryqi i shkallmuar dhe hedhur në ajër.

Kështu çlirimi nga vartësia e pornografisë nuk është i lehtë dhe po të themi i pamundur vetëm me  përpjekjen dhe ndihmën njerëzore, si të psikologut ,seksologut apo psiqatrit. Duhet patjetër ndihma e Zotit i cili thotë: “Sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.”(Joani 15:5)

Demoni i kurvërisë mund të largohet vetëm me urdhërin e Zotit, që ka pushtet t’i thotë demonit: “Unë po të urdhëroj, dil prej tij dhe mos hyr më kurrë tek ai!”. (Marku 9:25)

Le të shikojmë edhe diçka tjetër që nuk duhet anashkaluar,Zoti njerëzit e parë i kishte veshur me rrobë drite dhe pas mëkatit i veshi me rroba lëkure (Zanafilla 3-21),sepse lakuriqësia është shkak i mëkati trupor dhe roba e ndan njeriun nga kafsha dhe djalli që është lakuriq i xhveshur nga hiri i Zotit .Në të kundërtën djalli e zhvesh njeriun dhe e ekspozon lakuriqësinë e tij tek të tjerët që ta turpëroj edhe të sjelli sakndali. Këtë e shikojmë sidoemos tek të demonizuarit si ai i gadarës që na thuhet: “nuk vishte rrobat ”( Luka 8-26). Ky fakt na tregon se lakuriqësia e vullnetshmë është shenjë e demonizimit të këtij brez lakuriq.

Por dinakëria e djallit nuk ka kufinj, ai duke shfrytëzuar artin pamor e futi lakuriqësinë edhe në ambjente fetare si ndodhi në kishat e perëndimit në kohën e rilindjes, ku u pikturuan engjëj, njerëz, shenjtorë, të zhveshur lakuriq  duke krijuar piktura sensuale deri në kufinjtë e  pornografisë, të ngjashme  me paganizmin ku seksualitet në të gjitha perversionet ishte i hyjnizuar me pamjet lakuriqe edhe skenave erotike, pornografike të zotave të Olimpit.

Kjo mënyrë e të pikturuarit është krejt ndryshe nga arti ikonagrafik bizantin orthodhoks, që jo vetëm engjëjt dhe shenjtorët janë të veshur, por edhe mishi i tyre është trajtuar në mënyrë ikonografike i transformuar në gjendjen pa pasion e epsh. Ikonat orthodhokse ndikojnë nga pamja edhe hiri që përcjellin, që të shenjtërojnë mendjen, të nxisin në lutje  edhe vënë në kontroll epshin. Personat e veshur në ikona  bëhën modele dhe frymëzim si njerëzit duhet të vishen në jetën e tyre që mos jenë shkak skandali për të tjerët.

Prandaj për ikonat orthodhokse është bërë një luftë shumë e madhe nga forcat e errëta sidomos në shekulli e XIII nga ikonoklastët, luftë që vazhdon edhe sot nga heterodoksët dhe heretikët, që shikojnë si të panevojshme dhe dëmshme për sytë e njerëzve ikonën orthodhkse  dhe paraqesin në vend të tyre ilustrime apo piktura fetare pa kanone kishtare, sipas frymëzimit dhe muzës së artistit që mund të degjenerojnë në një pikturë tunduese, në një degëzim të pornografisë fetare. Nuk është rastësi se atje ku luftua dhe u tjetërsua ikonografia orthodhkse, lulëzoi edhe pornografia.

Askush nuk mund të mendoj se nuk do mbetet i pa prekur psikologjiokisht dhe fizikisht nga ndikimi Ikonës së djallit, që është  pornografia, sepse kanë qënë burra më të fortë, madje të zgjedhur nga Perëndia, që u rrëzuan, sepse nuk i edukuan sytë të mos shohin lakuriqësinë e një gruaje, shëmbull për këtë kemi mbretin David i cili nga tarraca pa lakuriqësinë e Bershabes .Ai e pranoj tundimin edhe u rëzua në mëkatin e kurvërisë madje edhe të  vrasjes edhe burrin asaj Urian .(2 Samueli 11) për këtë mëkat u qortua nëpërmejt profetit Natan(2 Samueli 12 1-14) dhe u dënua me vdekjen e fëmijës(2 Samueli 15-19)

Shën Paisi thotë se televizori kur përdoret keq me programe pornografie tundon edhe një shenjtorë. Ai tregon edhe një rast sesi një të moshuari që i kishte vdekur gruaja dhe nga vetmia,mërzitja filloi të shikonte programe të tilla. Nuk vonoi shumë dhe plaku i kërkoi bekimin atë Paisit që të martohet përsëri. Shën Paisi thotë : ” Dy orë u mundova ta bind se ishte veprim i gabuar dhe duhet të mendonte për vdekjen, se ishte me një këmbë në varr, por nuk u bind dot.”

Ajo që është më rëndësishmja ata që janë pagëzuar janë veshur me krishtin janë bërë krishtër “Sepse të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur.”(Galtasve 3:27), prandaj Apastull Pavli na thotë: “A nuk e dini ju se trupat tuaj janë gjymtyrë të Krishtit? Të marr, pra, unë gjymtyrët e Krishtit dhe t’i bëj gjymtyrë të një kurve? mos qoftë ashtu!A nuk e dini ju se ai që bashkohet me një kurvë bëhet një trup me të? Sepse thuhet: ”Do të jenë të dy, thotë Zoti, një mish i vetëm”.Por ai që bashkohet me Zotin është një frymë me të.Largohuni nga kurvëria! Çdo mëkat që kryen njeriu është jashtë trupit, po ai që kurvëron mëkaton kundër trupit të vet.A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes? Sepse u bletë me një çmim! Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë.(1 Korintasve 6-15-20)

Pjesë e gjymtyrëve të Krishtit janë edhe sytë tanë, që ne nuk mund t’i përdorim për të parë pornografi, prandaj edhe pornografia radhitet tek mëkatet si kurvëri edhe tradhëti bashkëshortore dhe sipas Kanoneve Kishtare ai që shikon pornografi dhe masturbon nuk duhet të kungohet kategoriokisht, sespe është i ndyrësuar dhe vetëm me lejen atit rrëfyes mund të kungohet përsëri.

Provojeni nqs do të shohësh porno vendos pëpara tv, monitorit,një ikonë të Zotit Jisu Krisht.A do të mundesh të shikosh pornografi?Besoj se jo.Duhet ta heqësh ikonën e Zotit që të shohësh pornografi ikonat e djallit, sepse Krishti edhe djalli nuk mund të qëndrojnë në një vend.Kështu duhet të vendosësh para se të shikosh porno a je me Krishtin o me djallin dhe antikrishtët, sepse: “ç`harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ç`pjesë ka besimtari me jobesimtarin?”(2 Kor 6:15)

Me Zotin Jisu Krisht asgjë nuk është e pamundur për korrigjim dhe shpëtim nga vartësia e pornografisë. Ata që kanë rënë në këtë tundim dhe janë bërë  pre e pornografisë  me përgjëratë dhe lotë duhet  t’i kërkojnë falje dhe ndihmë Zotit që t’i lirojë nga ky tundim dhe pasojat ku kanë rënë, të pagëzohen që tju falet ky mëkat i vdekshëm dhe nqs janë të pagëzuar duhet patjetër të pendohem dhe rrëfehen me sinqeritet tek ati rrëfyes .

Dhe sa herë që ju kap dundimi për porno duhet të luteni : Zoti Jisu Krisht mëshirom mua mëkatarin”, thuheni këtë lutje derisa tu largohet tundimi dhe kujtimi i pamjeve të ndyra , sepse vetëm me emrin e Krishtit kamzhikohet demoni i kurvërisë edhe largohet i turpëruar nga ju.

Zoti Jisu Krishti tha: “Gjëra të pamundshme për njerëzit janë të mundshme për Perëndinë”(Joani 18:27) dhe “Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë; dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë”. (Joani 6:37)

Krishti me dashurinë e tij Atërore nuk do t’i përzëri por do t’i shërojë jo vetëm ata që janë viktima të varësisë nga pornografia, por edhe ata janë krijues edhe merren me pornografi për fitim me këtë industri demoniake që është ikona e djallit.

Ja edhe kjo histori prekëse ndryshimi na tregon këtë fakt se si një pornografist ndryshoi të gjithë jetën e tij me hirin e Zotit edhe shenjtorëve.

Dëshmia e një personi  që ndryshoj nga momenti që takoi Jerond Paisin në qelinë e tij në Panagudha:

“Nuk besoja aspak! Bëja një punë të shëmtuar. Unë xhiroja filma të papërshtatshëm, dmth filma pornografikë. Kisha marrë me qira një apartament dhe një aparat filmi dhe xhiroja filma porno. Shisja filma dhe fitoja shumë para, bleva një makinë të shtrenjtë, Mercedes dhe jeta ime në përgjithësi ishte luksoze. Dëgjoja dhe të tjerë më flisnin për Shën Paisin dhe i tallja. Qeshja…Një ditë mendova dhe thashë, do të shkoj në qelinë e tij, që të shikoja se si ky kallogjer jua punon të gjithëve. Shkova pra në qelinë e tij që të shikoja se çfarë bënte. Qëndrova për shumë orë dhe në fund mbetëm vetëm 3 vizitorë. -Qëndroni që t’ju qeras na tha Shën Paisi.Shkon brenda në qelinë e tij dhe na sjell tre llokume në një pjatë. Qeras të parin, qeras të dytin dhe më pas vjen para meje dhe më shikon në sy, si të më bënte radiografi. Kthen pjatën dhe llokumin e hedh në tokë me baltë. Atëherë më thotë:-Më ra, merre dhe haje…-Çfarë, nga balta do të ha unë? U përgjigja.Më shikon përsëri në sy dhe më thotë:”Po ti, pse i ushqen njerëzit me baltë”.Pësova shokun e jetës sime! Doja që të hapej toka dhe të më përpinte. U çova pa thënë asgjë dhe u largova me vrap. Shkova në hotel në Karies. Tërë natën nuk fjeta, duke menduar për atë që ndodhi. Ditën tjetër shkova përsëri tek Shën Paisi dhe i thashë:-Dua që të flasim. Nëse dëshiron që të flasim, më thotë me një ton të ashpër, fillimisht shko dhe shit të gjitha aparatet filmik, që ke në apartament, të cilin ta lësh dhe më pas eja përsëri. U ktheva mbrapsht dhe për një muaj i shita të gjitha. Atëherë shkova përsëri që të vizitoj Shën Paisin. Këtë radhë më pranoi me shumë gëzim. Folëm për shumë orë. Më ndihmoi që të gjej veten. Të rrëfehem dhe të Kungohem. Gjeta edhe një punë të mirë… Lavdi Perëndisë! E falenderoj Shën Paisin nga thellësia e zemrës sime, që më çliroi nga ai profesion mëkatar dhe më futi në udhën e Perëndisë…”Amin.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Mentor Kikia/ Sudja dhe Xhaferri rikthehen në punë!

Publikuar

-

Nga

cna news aktualitet

Ata që janë nën 30 vjeç nuk e dinë se kush është Sudja, Xhaferri, “Populli”, apo edhe Vefa, Gjallica etj…

Psh, nëse ti kishe 1 milion leke, i “investoje” tek këto kompani dhe në fund të muajit merrje 3 milion lekë. Por si shtoheshin paratë kështu? Kur e pyesnim Suden atë kohë, na thoshte se këto punë i di “Kompetenti”. Por se kush ishte kompetenti se mësuam kurrë. Megjithatë njerëzve u interesonte që lekët shtoheshin dhe kaq. Dhe në fund, kur të gjith i kishin depozituar paratë dhe prisnin ti merrnin, ndodhi katrahura. Ndodhi “Viti 1997”. Qeveria tha: Ne nuk dinim gjë, nuk i njihnim piramidat financiare.

25 vjet më vonë, Sudja, Xhaferri dhe soji i tyre janë rikthyer sërish. Ata kanë hapur biznese në Shqipëri dhe kanë punësuar shumë të rinj që flasin në gjuhë të huaja. Ata peshkojnë qytetarë të huaj dhe i ftojnë ti infestojnë paratë në një bursë, që ua rrit fitim shumë shpjet. Ata që depozitojnë paratë, pas pak kohe humbasin çdo kontakt me kompaninë dhe paratë. Dhe shumë njerëz e kanë pësuar.

Ky mashtrim skandaloz bëhej në mes të kryeqytetit, nga kompani me zyra dhe shumë punonjës. Pronarët i rekrutonin punëtorët me kushte të “forta sigurie”. U merrrnin telefonat, i monitoronin me kë kishin lidhje, i provokonin nëse bisedonin me të tjerë për punën që bënin, i sygjeronin të mos hynin turmë në zyra, që të mos zbulohej se aty ka një kompani….

LEXO EDHE:  Deklaratat për bashkim të Ramës dhe Thaçit/Reagon ashpër Rusia

LEXO EDHE:  Deklaratat për bashkim të Ramës dhe Thaçit/Reagon ashpër Rusia



Ky shtet ka: Zyrë të hetimit të krimit ekonomik në polici, zyrë të hetimit të krimit ekonomik në shërbimin sekret, hetim të krimit ekonomik në prokurori, hetim të krimit ekonomik në tatime, ka institucion të mbikqyrjes financiare…. Ka një dyzinë me institucione dhe nuk kishte zbuluar sudet e reja.

Pas 25 vjetësh qeveria nuk mund të thotë se “nuk dinim gjë, nuk e njohim këtë lloj mashtrimi”.

Nëse prokuroria do të hetojë këtë mashtrim gjigand me themel, në burg duhet të shkojnë edhe ata që i kanë lejuar këto skema mashtrimi. Pra, të ndëshkohet edhe “Kompetenti”. Por ndryshe nga “Kompetenti” i Sudes, ky i sotmi rezulton se e dinte që këto kompani po bënin mashtrime, por nuk ka ndërhyrë.

Z.Erjon Braçe zbuloi një raport të AMF mbi këtë fenomen që në vitin 2018.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Lorenc Vangjeli/ Tre armiqtë nga Bermuda, si kali i Bashës për të kaluar lumin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Lajmet dhe debatet që mbanin në titull Trekëndëshin shqiptar të Bermudës tani i përkasin arkivit. Nga e hëna që vjen, në Kuvend dhe në Foltore, dy polet e rinj të debatit, do të prodhohen të tjera fjali që do të shërbejnë si tituj mediash dhe si bindje e thellë se politika shqiptare prodhon më shumë tension sesa mund të konsumojë dhe se mbijeton vetëm duke konsumuar tensionin e saj. Ndryshe, paqja dhe qetësia do të ishin prova për të kuptuar sesa sipërfaqësore është politika lokale në mendim dhe sesa egoiste është në çdo veprim që ajo ndërmerr.

Trekëndëshi i Bermudës nuk bën përjashtim nga kjo ligjësi e trishtuar dhe është një element më shumë për të dëshmuar se Tirana është siç nuk duhej të ishte dhe do të jetë ende për shumë kohë, njëlloj siç është tani.

Loja mes të njëjtëve personazhe, shkëmbimi i vendeve mes të njëjtëve aktorë, nuk mund të prodhojë asgjë të re, përveçse ndryshimit që vjen nga reflektimi i pozicioneve të tyre me njëri-tjetrin. E po kështu, edhe refleksi i tyre në publik. Kush predikonte deri dje si kallashnikov me breshëri mosbindje civile, kush predikonte revolucion nga filxhani, kush fliste për luftë kundër diktaturës dhe mohonte votën si mjet të vetëm ndryshimi, kush mendonte se dhuna e bojkoti ishte gjuha e vetme me të cilën duhej dialoguar me Ramën në Tiranë, sot kur sheh parlamentin, duhet të bëhet gisht për t’u tundur përpara hundës vetjake.

Sepse nëse opozita e djeshme do të ishte më së paku normale, nëse do të respektonte rregullat e lojës, Edi Rama nuk do të kishte asnje shans për të mandat të tretë. Kjo është e vërteta e thjeshtë nga e cila përfituan fituesit dhe që po qajnë ende humbësit, që tashmë duhet të luten për një mrekulli që të pengojë një mandat të katërt të socialistëve.

Sot opozita zyrtare e legale po tenton të bëjë të njëjtën gjë që duhet të kishte bërë dikur, por në rrethana të ndryshme.

Tani, me “elegancë” foke në propozimet për ndryshime kushtetuese dhe sjelljen e saj akuzatore e luftarake në Kuvend, ajo po synon gabimisht të zgjidhë një problem duke shtruar për zgjidhje probleme të tjera.



PD është përballë sfidës politike të shkaktuar nga ndërhyrja amerikane për statusin e Sali Berishës. Amerikanët bënë atë që shqiptarët në përgjithësi dhe Sali Berisha Junior në veçanti, nuk arritën ta bëjnë: të parët edhe mbas tre dekadave që janë dominuar prej Sali Berishës, i dyti edhe mbas tetë vjetësh, kur mbasi i trashëgoi partinë, thjesht e imitoi atë, madje duke u bërë shumë më radikal edhe se vetë Mjeshtri i hershëm i sherrit.

Në PD ka një sfidë politike, të cilës partia legale po i përgjigjet me gjuhë teknike duke kërkuar të shmangë me procedurë një hall politik. Për t’ju përgjigjur Berishës, Basha thirri në apel dy armiqësi të reja, gjë që do të ishte shumë normale në një kohë tjetër, por që u harruan sërish shpejt sepse ata nuk janë beteja që do të luftojë, por janë vetëm armë për një luftë tjetër.

LEXO EDHE:  Tradhëtia e radhës/ Zbulohet fakti i dytë që Basha u ul në tryezë me Ramën

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Ngjelës/ Rama dhe opozita po mundohen të detabilizojnë vendin

Dy kulmet që ai i përfshiu në trekëndëshin e tij, madje vetë trekëndëshin, ai kërkon ta përdorë kundër Berishës. Kur mallkon qeverisjen e Ramës, ai ka parasysh Berishën, kur e gozhdon edhe Metën brenda armiqësisë së tij, ai i bie me çekiç gozhdës së Berishës. Eshtë si ata lojtarët që kur humbin dorë mbas dore në poker, edhe pse nuk ju ka mbetur ndonjë shumë e madhe në xhep, luajnë blofin duke trefishuar bastin.

Nga ana tjetër as tre “armiqtë” bashkë të Bashës nuk mund t’i bëjnë atij më shumë sesa do t’i bënte secili prej tyre vec e vec: ta lejonin të humbiste sërish! Sepse nuk i mësuan një të vërtetë të thjeshtë në kohën kur radikalët tentuan ta përdorin atë si mjet për të zgjidhur gjithë frustrimet ndaj Edi Ramës: suksesi në politikë kalon vetëm nga porta e përunjësisë dhe sakrificës vetjake.

Dhe as përunjësia dhe as sakrifica nuk jetojnë as në vila dhe as në kate të lartë! Nuk i treguan mbi të gjitha, se vazhdon të jetë e marrë shpresa që për të pasur rezultat të ndryshëm, përdoren të njëjta mjete dhe të njëjtët instrumente.

Trekëndëshi i Bermudës është vetëm një kalë i rradhës për të kaluar lumin. Dhe nëse Berisha është padyshim halli që duhet zgjidhur, Basha nuk është ura që mund të lidhë dy brigje. Qoftë edhe si boshllëk në mes, ai është gjithashtu një kulm Shumëkëndëshi.

LEXO TE PLOTE