LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Kreshnik Spahiu/ 10 arsye: Pse SHBA dhe BE s’do e mbështesin Vetingun e Lulzim Bashës!

23 Tetor 2021, 16:48, Opinione CNA
Nga Kreshnik Spahiu/ 10 arsye: Pse SHBA dhe BE s’do e mbështesin

E keni parë heshtjen e ambasadores amerikane Yuri Kim për Vettingun e Lulzim Bashës?

Po ambasadorët e tjerë i keni parë që as e merr kush seriozosht?

E keni vënë re ndryshimin e angazhimit amerikan për Vetingun në gjyqësor krahasuar me indiferencën e Vetingut të politikanëve?

Ka disa arsye që justifikojnë mos mbështetjen amerikane dhe europiane ndaj projekt-ligjit Basha për Veting sepse:

Lulzim Basha po luan bllofin dhe nuk e ka seriozosht Vetingun në politik.

– Vetingu në politik nuk ekziston si model juridik dhe ligjor në asnjë shtet europian apo nëpër botë.

– Vetingu i politikës është votimi popullor dhe jo politik. Populli nëpërmjet votës është sovrani.

– Vetingu politik s?mund jetë anolog me gjyqësorin. Gjyqtarët emërohen, ndërsa politikanët zgjidhen.

– Vetingu në gjyqësor mjafton që, gjyqtarët e pavarur të dënojnë politikanët e korruptuar.

– ILDPK është institucion i investuar nga amerikanët dhe projektet e Bashkimit Europian për kontrollin e pasurive të politikanve dhe i mjaftueshëm, për të skanuar pastërtinë e politikanëve.

– Basha dhe Rama nuk kanë moralin për të kontrolluar pastërtinë e politikanve të tjerë.

– SHBA s?mund lejoj që një projekt Basha-Rama të mbivendosi projektet e tyre në Shqipëri.

– Vettingu i Bashës, bëhet për interesa personale që të shkatërrojë pluralizmin dhe eleminojë kundërshtarët e tij politik.

– SPAK nuk mund të marrë kompetenca për të kontrolluar pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv kur nuk është kryer asnjë vepër penale.

– Lulzim Basha është i vetmi politikan në 15 vitet e fundit që ka 5 dosje dhe akuza për abuzim me pushtetin në prokurori dhe s?mund të jetë protagonist i pastërtisë së figurës së politikanëve.

Është e vërtetë që SHBA po e kontakton shpesh Lulzim Bashën, por mos harroni që ?detyra e shtëpisë? që i ka caktuar Amerika, është: Largimi i Berishës.

Këtu mbyllet detyrimi i Lulzimit, por edhe mbështetja amerikane ndaj Lulzimit.

Nuk ka shans që Amerika ti besoj Lulzimit, çelsat e filtrave në politik, sepse Departamenti i Shtetit ka folur troç: ?Berisha me korrupsionin e tij, minoi demokracinë dhe pasuroi aleatët e tij?.

E kush përfitoi më tepër nga korrupsioni dhe pushteti i Berishës?

Pa dyshim Lulzimi: 16 poste, në 16 vjet./CNA.al

Lajmet e fundit nga