Connect with Us

Nga Ilir Levonja/ Arrestimet publike për zyrtarët e Bashkisë Lushnje

Opinione

Nga Ilir Levonja/ Arrestimet publike për zyrtarët e Bashkisë Lushnje

Publikuar

-

cna opinione

Nuk e di se cili është karburanti, apo pika e karburantit që ka prishur qeveria në Lushnje. Por më bëri përshtypje fakti që në një tubim qeveritar, Edi Rama u drejtohet kamerave dhe u thotë midis të tjerave se Prokuroria duhet të zbarkojë në Bashkinë e Lushnjes dhe të mos fali asnjë nga ata që kanë lëshuar lejet. Nuk e di përse i është qepur Lushnjes kur sipas të dhënave mafia që zotëron ndërtimet, drogën, paranë e zezë në investimet publike si landfillët apo inceneratorët etj., gjënden në Tiranë, Durrës, Krujë, Elbasan.

Po të zbresë kjo, Prokuroria…, ta zëm, në Durrës, kam frikë se do ta zbrazi tërësisht këtë Institucion. Lëre Tiranën dhe Elbasanin. Këtij të fundit nuk i afrohet dot. Mirëpo ai e ka me Lushnjen, i arrestoi kryetarin. Tani bën kërkesë publike, ashtu vetull ngrysur që Prokuroria të zbarkoj e të arrestoj të gjithë ata që kanë lëshuar lejet.  Një arsyetim naiv mund të pyesi. Po mirë sa objekte janë prishur vijës bregdetare, qyteteve, anës rrugëve kryesore të vendit. A keni arrestuar njëri zotëri? Asnjë. Madje u bë gjithë ajo reformë në drejtësi, e ashtuquajtur Vetting.

Rezultoi që gati 75% e arsenalit në drejtësi nuk justifikonte paratë, pronat etj. A arrestove njëri? O po sikur njërin? Jo! Tani i kërkon publikisht kësaj Prokurorie t’i bjeri Lushnjes. Po le ta marrim të mirëqënë këtë fakt, që plot zyrtarë aty janë këmbë e kokë të korruptuar. Dhe mirë bën që kërkon arrestimin e tyre. Po, pyetja është, përse nuk ia kërkove kësaj Prokurorie edhe kur në Divjakë fluturonin kaçatorrët e drogës, kur rrëzoheshin në rërë.

Dhe mbetën aty si relike ku njerëzit të bënin selfie për fejsbuk e instagram. E mban mend, në majin e vitit 2014. Kurse ti akuzave të opozitës për këtë treg droge, i zgërdhiheshe dhe u thoshe se janë mushkonja. Joavionë droge…, nuk kërkove arrestimin, e kërkujt në rend a në dikasterin e sigurisë kombëtare etj. Tani merresh me një Bashki, territorin e së cilës e ke uzurpuar me propogandë se gjoja po bën reforma të mëdha.

Nuk e di, mbase ke atë mendimin e kohës, kur Lushnjen e konsideronin si vendi i lepujve. Por të kujtoj se ndryshimet e mëdha kmbëtare kanë nisur aty. Por ti ke të drejtë se, në Shqipëri kudo ka protesta, kurse opozita ha vetveten. Shqiptarët të urrejnë, por veç e veç.

LEXO EDHE:  "Lapsi.al" publikon dorëheqjen e Çakos / Përgënjeshtrohet live në "Opinion"

Nuk duan t’i bashkohen kujt për të të rrëzuar, Madje të jenë ata, të cilët duhen t’i shqyejnë dyert Prokurorisë për të arrestuar ty të parin. Sot në Shqipëri domin Vettingu i politikanëve si temë, kur nga ana tjetër duhej të dominonte gjoba që filloj t’i paguhet një investitori italian, jo pak por 110 milion euro. Një shumë që ia këput brinjët Shqipërisë së lodhur. Dhe shkaktari je ti.

Jo ata nënpunësit e Bashkisë së Lushnje, të cilët e kanë marrë një vend punë fal teserës tënde, tubimeve mbas teje. A rryshfetit, këtij marifeti gjoja ”fisnik” i mendësisë sonë. Pak ditë më parë protestuan studentët. Arsyeja, vaksinimi me detyrim. Nuk mund të futesh në auditor pa u vaksinuar. Jemi shoqëri e lirë por me mendësi diktature. A duhet të vaksinohemi? Sigurisht që duhemi. Por gjithkush është i lirë të zgjedh nëse do apo jo të vaksinohet. Më pas një grup i ashtuqujtur po shoqëria e lirë, arsyeja, rritja e çmimeve, kryesisht i energjisë dhe karburanteve.

Një katastrofë shqiptare nga subjektet që pallojnë njëri-tjetrin pikërisht për të suportuar korrupsionin. Sot po protestojnë diku në Myzeqe, arsyeja, bllokimi arbitrar i një kryqëzimi. Sipas një institucioni IKMT, tëndin, a tuajin, të shtetit tënd grafoman.., ka shumë aksidente, në këtë aks. Prapë një rast flagrant ku komunitetit i hiqet brutalisht e drejta për të vendosur. Jepu zgjidhje se për atë punë je aty. Ti që po çon satelitë në hapësirë, si nuk paske buxhet për një nën a mbikalim?

Sipas kësaj mëndesisë tënde a IKMT-ës tënde, ai qytetar që del nga Krutja, duhet të shkoj deri në Lushnje, aty të bëj rrethrrotullimin për të shkuar në Fier. Pika mu në specialistët e shtetit tënd. Por nuk ke faj, se siç ta thashë, të gjithë protestojnë kundër teje, por grupe, grupe. Dhe a e di përse, nga që vdesin të të ngjajnë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Nga arrestimi i Gëllçit, tek shpërdorimi i parave publike/ Saga e vjedhjeve në RTSH

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktulitet

Nga Adriatik Doci

Nuk ka dyshim se RTSH është një lubi korrupsioni, nepotizmi, vegjetimi, klientelizmi, mediokriteti, dembelizmi, erotizmi, kaosi etj., – ndoshta një lubi e natyrshme për shtetin, organin e akuzës dhe shoqërinë shqiptare. I pazakontë është fakti se drejtuesit e RTSH (martinlekabungot) e pranojnë degradimin e RTSH para Kuvendit me një zell të çuditshëm, kërkojnë mbështetje buxhetore dhe askush nuk vepron. 1300 punonjës, 90 % parazitë, miliona euro buxhet vjetor nga paratë publike, dhe produkti përfundimtar në interes të publikut është asgjë. Mendoj se duhet të flasim dhe denoncojmë deri sa ajo godinë korrupsioni dhe turpi kombëtar të shembet. Disa nga aferat në RTSH, të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, vitet e fundit. Ja pse tenderi për të cilin u arrestua Thoma Gëllçi është një thërrime në sofrën e madhe të shpërdorimit të parave publike. Dhe një nga protagonistët e këtij abuzimi historik, Martin Leka, synon të marrë përfundimisht vendin e Gëllçit, për të vijuar avazin në aleancë interesash me Leka Bungon.

Një pjesë e sagës së vjedhjeve në RTSH

-7.6 mijë USD për gjoja fjetje në hotele në tre raste, pa paraqitur asnjë faturë justifikuese.

-6 përfaqësues të RTSH kanë fjetur për 15 ditë në një hotel në Lisbonë, me çmim 180 euro për dhomë, kur vendimi i Këshillit Drejtues në këto raste parashikon maksimumi deri në 110 euro nata për person.

-Anëtarët e Bordit të Administrimit pagesa pa marrë fare pjesë në mbledhje.

-13 mijë USD dreka dhe darka, të cilat duhet të paguheshin palët e tjera.

-Drejtori i Fotografisë nëpërmjet dy kontratave të sponsorizimit ka marrë 10 750 euro në mënyrë të paligjshme.

-Një pronar mobilierie ka marrë 25 mijë USD për skenografinë e programit ‘Gjyshet milionere’.

-Një numër i konsiderueshëm i punonjësve të RTSH marrin në të njëjtën kohë edhe pagën, por edhe dhe honorarë për projekte, në mënyrë abuzive dhe konflikt interesi.

-12 punonjës marrin pagën në RTSH edhe pse kanë mbushur moshën e pensionit.

-Punonjësit e rinj merren në punë pa asnjë kriter, si dhe nuk ka vlerësohet performanca e tyre.

-Shumë punonjës mbahen jashtë strukturës dhe pa e ditur se për çfarë pune paguhen.

-Kontratat individuale të punës janë kaotike dhe të paligjshme, mungojnë afatet, pagesa, koha e pjesshme apo e plotë, në kundërshtim flagrant me Kodin e Punës.

-Emërime të paligjshme dhe pa plotësuar kriteret në pozicione drejtuese.

-Pagat orkestrës janë rritur në mënyrë të paargumentuar.

-Me tenderin për ndriçimin e studios së re të lajmeve janë vjedhur 270 mijë USD, viti 2019, pasi kompania ka mashtruar duke sjellë pajisje më të lira ndryshe nga kërkesa në dokumentet e tenderit, dhe kjo gjë është pranuar nga dyshja Gëllçi-Leka.

LEXO EDHE:  Prokuroria në Kosovë: Të arrestuarit për terrorizëm, planifikonin sulme në Ballkan

LEXO EDHE:  Prokuroria në Kosovë: Të arrestuarit për terrorizëm, planifikonin sulme në Ballkan

-Me tenderin për pajisje për studio janë vjedhur 100 mijë USD, pasi kompania ka sjellë pajisje më të lira dhe të ndryshme nga kërkesat në tender, dhe kjo gjë është pranuar nga dyshja Gëllçi-Leka.

-Me tenderin për blerje licenca për përdorues të sistemit MAM Etere dhe Playout ETX, viti 2018’, janë vjedhur 111 mijë USD.



-Me tenderin për blerje pajisje për kanalin RTSH Agro janë vjedhur të paktën 190 mijë USD.

-200 mijë euro nga moszbatimi i qëllimshëm i kontratave me palët e treta.

922 milionë lekë dëm nga keqadministrimi i fondeve të RTSH, organ që marr para edhe nga buxheti i shtetit, por edhe taksën nga çdo familje përmes faturës së dritave.

-1.2 miliardë lekë dëm për 3 investime kryesore në RTSH.

-Me tenderin e rikonstruksionit të stacioneve ekzistuese janë vjedhur 30 mijë USD.

-Me tenderin për furnizim vendosje depozita karburanti janë përvetësuar 17 mijë euro.

-Me tenderin për rikonstruksionin e disa stacioneve ekzistuese janë vjedhur 67 mijë USD.

-Me tenderin për mbikëqyrjen e punimeve për rikonstruksionin e disa stacioneve ekzistuese janë vjedhur 14 mijë USD.

-Me tenderin e rikonstruksionit të godinës së radio televizionit të Korçës janë vjedhur 10 mijë USD.

-Në disa tendera është vendosur një kriter arbitrar dhe i çuditshëm që e plotëson vetëm një kompani klienteliste.

-Me projektin “Masterchef Junior” janë vjedhur 6 mijë euro, pasi shërbimi nuk është ofruar.

-Për projektin “Eurovision Song Contest 2018” janë pagua 3.3 mijë USD dieta për 3 veta pa bërë asgjë.

-Për ndërhyrje në tarracën e radio Kukësit janë vjedhur 2.7 mijë USD.

-Me projektin Asambleja e Përgjithshme e EBU janë vjedhur 1.7 mijë USD me një faturë fiktive.

-Me Festivalin e 58 i këngës në RTSH janë vjedhur të paktën 15 mijë USD.

-Me projektin “Gjyshet milionere” janë vjedhur 5 mijë USD.

-Me projektin “Kongresi i Lushnjës” janë vjedhur 15 mijë USD.

-Kompania fituese e tenderit për rikonstruksionin e stacioneve ekzistuese është zgjedhur pa plotësua kriteret, duke përjashtuar kompanitë me ofertë 40 mijë USD më të ulët, të cilat i plotësonin kriteret.

-60 mijë euro janë vjedhur për gjoja largime të padrejtë nga puna, ku për të marrë paratë kanë bashkëpunuar drejtuesit e RTSH me punonjësit.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Reagim me keqardhje, drejtuar Gazment Bardhit!

Publikuar

-

Nga

Nga Paulin Marku

Reagim me keqardhje! Drejtuar z.Bardhi si sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike.

1. Gjatë karrierës time personale në politikë, si në detyrën e Kryetarit të PD-së Dega Lezhë dhe sot në detyrën e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PDSH-së nuk jam marrë me emra, familjarë apo etiketime personale, por me parimet dhe shkeljet të cilat më janë dukur të arsyeshme dhe politike.

2. Jam ndjerë mjaft i zhgënjyer nga ju z.Bardhi, nisur nga deklaratat tuaja personale, aspak në lidhje me demokratët shqiptarë dhe interesat e tyre, si për argumentat për statutin, ashtu edhe komentet dhe përgojimin e disa figurave politike të PD-së.

3. Duke qenë se jeni rritur me fotografinë e doktorit në familje, nuk është aspak denjitoze dhe e moralshme që në respekt të atyre familjarëve tuaj që kanë vënë kornizën me foton e liderit historik, të silleni në këtë mënyrë, sot në postin që mbani në Partinë Demokratike.

4. Demokratët e Lezhës dhe gjithë Shqipërisë kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar jashtë çdo presioni apo ndikimi nga dikush, jashtë çdo interesi personal të çdo individi, kushdo qoftë ai, por duke u nisur nga gjendja alarmante që ka realisht Partia Demokratike.

5. Të gjithë demokratët e dinë mjaft mirë se ju jeni zgjedhur dhe nuk jeni kontestuar së bashku me kryetarin sepse demokratët mendonin se kishit mbështetjen e liderit historik, të cilin sot e quani të shkuarën dhe do t’i hiqni tubin e oksigjenit që po i shërben Ramës.



6. Ju bashkë me stafin tuaj keni qenë abuzues dhe aspak të sinqertë me demokratët, nga protestat, çadra e lirisë, marrëveshja e 17-Majit kokë më kokë me Ramën dhe emërimi juaj si ministër Drejtësisë i këtij kabineti, lista me deputetët të dorëzuara pas orarit zyrtar në KQZ dhe me mungesat me emra në vitin 2017, fushata elektorale gjysmë e vdekur në vitin 2017, djegja e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhje vendore, ndikimi në komisionin e vlerësimit të kandidaturave, lista e kandidatëve në vitin 2021, organizimi i fushatës dhe humbja e këtyre zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Arrestimet në Tiranë/ Artan Hoxha tregon SE si “i forti” i bandës i shpëtoi 3 atentateve

LEXO EDHE:  "Lapsi.al" publikon dorëheqjen e Çakos / Përgënjeshtrohet live në "Opinion"

7. Asnjë analizë nuk është bërë në asnjë degë apo organet drejtuese të PD-së për shkaqet e rezultateve, problemet gjatë fushatës, por vetëm me deklaratën e masakrës zgjedhore, gjë për të cilën nuk organizuat asnjë protestë të vetme, të paktën në respekt të punës dhe mundit të demokratëve të ndershëm.

8. A jeni në dijeni të mbeshtetjes reale tuajen nga baza e partisë dhe pse nuk merrni guximin të dilni dhe të sqaroni strukturat drejtuese të partisë për gjendjen aktuale, situatën, mendimet e demokratëve.

9. Bashkëbisedimi me demokratët në foltore është pakënaqësia që ju i keni shkaktuar demokratëve duke i lënë në opozitë për 12- vite, duke mos i respektuar, takuar apo bashkëbiseduar sinqerisht me to dhe jo interesat personale të asnjë individi.

10. Partia Demokratike nuk është vula, por janë ato demokratët që kanë firmosur me kënaqësi mbledhjen e Kuvendit, kanë shprehur mendimet e tyre në ‘Foltore’ dhe kjo vulë nuk është pronë private e askujt, por është vullnet dhe dëshirë e atyre që kanë punuar e mbështetur realisht Partinë Demokratike dhe jo mandatet tuaja të listës së kryetarit.
Kush po i shërben realisht qeverisë Rama!

Anëtar Keshilit Kombëtar të PDSH-së, ish-kryetar i degës së PD, Lezhë*

LEXO TE PLOTE

Kultura

Nga Luan Rama/ Kur poezia është vetë poeti

Publikuar

-

Nga

cna lajme kulture

Disa mendime për librin me poezi “Një e tretë, dashuria” të poetit Preç Zogaj.

Ndërsa po e lexoja fjalë pas fjale e varg pas vargu librin më të ri me poezi të Preç Zogajt, “Një e tretë, dashuria”, i rrëmbyer e përhumbur përjetimesh e ndjesish që vetëm poezia e mirë mund të t’i falë, kuptova se pa ndjerë kisha ikur nga UNË dhe isha bërë AI.

Pra, nuk isha më lexuesi, u bërë vetë poeti.

Anipse emocioni, mendimi dhe fjala në gjithçka është poezia e Preç Zogajt lidhen vetëm me poetin, ai me artin e tij ia del ta përfshijë krejt natyrshëm edhe lexuesin, duke e bërë atë njësh me veten e tij, përmes magjisë së gjithçkaje që i jep lexuesit.

Thënë ndryshe, lexuesi i poezisë së Preç Zogajt nuk ndjehet si një i tretë, por shkon dhe “zhvendoset” brenda vetë poetit.

Jo vetëm në ciklin prirës “Një e tretë, dashuria”, prej nga e ka marrë titullin edhe vetë libri, në të cilin objekt dhe subjekt i poezisë është motivi universal i dashurisë dhe ku poeti na jep mjeshtërisht një korpus me lirika, trajtuar me një gjuhë të kuruar me përkujdesje dhe dashuri të fisme, si për të na thënë se vetëm poezia që vjen prej shpirtit zotëron kodin universal që zemra përdor për të komunikuar me veten ( si përshembull në vargjet “Dashuria jonë është më shumë se ne,/ kështu arritëm në fund pakuptuar,/ si yje që zmadhohen duke u shuar” të poezisë “Në fund, pa kuptuar”), por edhe në ciklin më “privat”, në atë të titulluar “Vitet e fundit të nënës”, ku Preç Zogaj na jep përmasën hyjnore të një dashuridhimbjeje që është vetëm e tijë, lexuesi nuk është soditës prej sëjashtmi, ai është brenda poetit.

Ndjen krenarinë dhe dashurinë e tij për nënën, por ndjen edhe dhimbjen, mallin, ndjen vetë shpirtin e saj, si në poezitë “Pashkë në Lezhë”;(Bie një shi që nuk zbret në tokë,/ Kajsia e vjetër çel lule të reja lart, lart në kaltërsi!) apo “Nëna dhe qielli”; (Qielli s’ka lëvizur nga qielli,/ Qielli s’ka zënë askënd nën vete,/ Jeta vazhdon e qetë kësaj ane,/ Që kur një grua harroi të ecë…).

Poezia e Zogajt në tërësinë e vet është poezi e unit dhe e përjetimit me shtrirje në një frekuence jo të zakontë dhe ku jo çdokush mund të mbërrijë.

Poeti jo vetëm që nuk e fsheh këtë përmasë identitare e po aq edhe si vlerë të veçantë të poezisë së tij, por na e thotë me shumë sinqeritet ( e sinqeriteti është një veçori tjetër e poezisë së Zogajt), si në vargjet; “ I shkruaj këto rreshta duke u bërë njësh,/ me unin tim të hershëm prej poeti”.

Krijimtaria e Preç Zogajt përveçohet prej krijimtarisë së shumë poetëve bashkëkohës edhe për kohezionin mbresëlënëse në emocionin që përcjell dhe vijueshmërinë përshkallëzuese, gjithnjë në rritje, sipas një trajektoreje të besueshme, e shënjuar me kulme poetike që rikonfirmojnë pjekurinë dhe maturinë e poetit, që jo vetëm i bën nder letërsisë së shkruar në shqip, por edhe i jep asaj mundësinë të ketë një poet me të cilin mund të ndjehet e përfaqësuar me dinjitet.

Kjo e bën atë të ndryshme për nga karakteri dhe cilësisht të një rangu të epër, përbri poezisë më të mirë bashkëkohore.

Kushdo që e njeh Preç Zogajn nga afër, pasi ka lexuar edhe poezinë e tij, nuk e ka të vështirë të gjejë përputhshmërinë e njeriut me poetin e të kuptojë se në çdo fjalë e varg të poezisë, Zogaj na ka dhënë veten e tij, na ka dhënë ndjesitë, përjetimet, dhembjet, dashuritë, endërrat e deri edhe pengjet.

Ndërsa ata që njohin vetëm poezitë e tij dhe nuk kanë patur rastin ta njohin nga afër poetin, nuk e kanë aspak të vështirë të gjejnë vetë njeriun dhe qytetarin Preç Zogaj nëpërmjet veprës poetike.

Sepse Preç Zogaj nuk ka mbajtur asgjë të veten pa na e dhënë në veprën e vet.

Kësisoj, poezia është vetë poeti.

Kur Preç Zogaj u shfaq në letërsinë shqipe me librin e tij të parë me poezi (“Emrat tuaj”, 1985), jo vetëm studiuesit e letërsisë, por edhe lexuesit admirues dhe të vëmendshëm të saj, ndjenë poetin që po vinte.

Koha nuk i zhgënjeu.

Poeti i përligji pritshmëritë që na i paratha vetë vepra e tij e parë, pa u prirë si ca të tjerë nga ditirambe shkrimtarësh të mëdhej që paralajmëronin pasardhësit e tyre në parathënie a recensione librash, por që sot nuk dihet se në ç’mugëtirë kanë përfunduar.

Poezia e Preç Zogajt nuk kishte nevojë për lajmës. Ajo erdhi vetë, natyrshëm dhe pretencioze, e kulturuar dhe gjithë elegancë, me autorite dhe dinjitare.

Në letërsinë e sotme që shkruhet në shqip ka pak poetë. E kur them ka pak poetë nuk kam parasysh të gjithë ata që shkruajnë vjersha, se të tillë ka shumë. Por, kam parasysh poetët.

LEXO EDHE:  “Lapsi.al” publikon dorëheqjen e Çakos / Përgënjeshtrohet live në “Opinion”

LEXO EDHE:  "Lapsi.al" publikon dorëheqjen e Çakos / Përgënjeshtrohet live në "Opinion"

Shumë prej atyre që rrihnin gjoksin dikur e thonin se nuk shkruajmë dot ngaqë nuk jemi të lirë, nuk na le sistemi e nuk na le censura, kur patën liri pa cak dhe kur nuk pati më as sistem dhe as censurë, më të shumtët nuk shkruan dot asnjë vjershë për të qenë. Ndërsa ca që shkruan, nuk ia dolën dot të tejkalonin veten e tyre e të bënin ndonjë gjurmë të re.

Dritëro Agolli qe i pari që na dha të kuptojmë se çdo të thotë liri për shkrimtarin, duke e përdorur lirinë për të na dhënë një përmasë tjetër të veprës së vet, me kulme që jo vetëm i mbërritën veprat e tij më të mira të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, por që në më të shumtën, edhe i tejkaluan ato, duke arritur në të tjera lartësi që mbeten referenca për t’u mbërritur.

Por, nëse Dritëroi nuk mbeti i vetëm, meritë kanë edhe Zija Çela, Hamit Aliaj apo Fatos Kongoli e disa të tjetër, krijimtaria e të cilëve jo vetëm mbajti në jetë letërsinë në Shqipërinë postkomuniste, por edhe i dha asaj letërsinë e lirisë.

Këtë meritë padyshim e ka edhe Preç Zogaj.

Poezia e tij qe dhe mbeti poezi e lirisë, e pandikuar nga sistemet.



Ajo lindi dhe u rrit e u zhvillua në sistemin e vet, në atë sistem që e ka vetëm poezia e vërtetë.

Duke qëmtuar me vëmendje poezitë e vëllimit “Një e tretë, dashuria”, nuk mund të mos nënvizoj edhe një arritje tjetër të poetit; pasurinë stilistike, shumëllojshmërinë e figurave artistike dhe mjeshtërinë mbresëlënëse në përdorimin e pasurisë gjuhësore.

Poeti u jep qytetari në poezinë e vet edhe disa trajtave të paskajores, të cilat nëse në ligjërimin bisedor janë të natyrshme, sidomos në të folmen e gegnishtes, nuk kanë fituar dot kaq natyrshmëri në letërsinë e shkruar sipas normës gjuhësore.

Preç Zogaj konfirmon jo vetëm vlerën që merr përdorimi i këtyre trajtave të paskajores në poezinë e tij, por na jep shembullin më të mirë se është e mundur të fitojnë qytetari edhe në letërsinë e shkruar sipas normës gjuhësore, duke i trajtuar ato si pasuri të vyer që i shtojnë vlerë vetë poezisë, duke i vënë në vendin e duhur dhe duke i përdorur me kast, për të na bindur se është një pasuri gjuhësore që meriton vëmendje.

Po sjell vetëm disa vargje për të kuptuar se sa bukur qëndrojnë këto trajta të paskajores në normën drejtshkrimore:

“Ç’ë kjo marri me mbajtë mend gjithçka?/

Ç’ë ky egoizëm me trasmetue?”,

………………………………………..,……………..

“Me qenë dikush që jep shpresë,/

Po lëkundem të pranoj si të mirë të pamundurën,/

Mos me pas punë me njeriun”

(Vargje të humbura).

“Nuk ka dhunti, as kohë me gdhend në letër”,

“Do më duhej me qenë çfarë më nuk jam”.

(Portreti i pamundur).

“Marria, thotë më ndihmon me dashtë”.

(Don Kishoti i Matës).

Me të njetën sqimë dhe mjeshtëri si në rastin e kësaj trajte të paskajores, poeti përdor edhe trajta dialektore si: “Vizllimi i syve të tu në ujdhesën diellore”, “Kujtesa s’ka fuqi me të ba kaq të bukur”, (në poezinë “Kantatë e re”),

“Kur kujtoj se po mbushet vjeta tjetër”, (në poezinë “Kur kujtoj sa të kam dashur ty) etj.

Kjo anë e veprës së poetit meriton një trajtesë më të plotë dhe më të detajuar, përkatësisht edhe më profesionale, por unë e ceka sa për të evidentuar rëndësinë që merr përdorimi i pasurisë gjuhësore në funksion të cilësisë së veprës letrare.

Poezia e Zogajt është poezia e një poeti, ndër ata pak të tillë, të cilët pērveçohen prej një ndjeshmërie vibrante dhe lirizmi krejt unik dhe shumë elegant.

Poezia e Preç Zogajt nuk është poezi e bërë apo e sajuar përgjatë rrugëtimit të poetit si produkt vetëm i kulturës së tij apo i aftësisë për të zotëruar disa klishe apo teknika të vjershërimit.

Ajo pikësëpari është poezi e talentit dhe si e tillë ka lindur bashkë me poetin.

Dhe ashtu siç poeti është rritur e burrëruar pergjatë udhës në jetën e vet, bashkë me të është rritur edhe poezia e tij, duke ruajtur jo vetëm një vijueshmëri të mahnitshme prej fillimeve e deri në librin më të ri, por duke konsoliduar dhe përsosur në të gjithë elementët përbërës të përmbajtjes dhe formës e teknikave poetike, edhe tipologjinë e një poezie që është shfaqur me shumë dinjitet që në krye të herës, për të mbetur një lartësi bukur e fisme e lirikës poetike të shkruar në shqip, ku pakkush ia ka dalë të mbërrijë.

Ndaj ka plotësisht të drejtë Rudolf Marku kur shprehet se “Poezia te Preç Zogaj, sidomos në këtë libër, lind nga Zona e Sigurt e Qendrës së Vetvetes”./CNA.al

LEXO TE PLOTE