Connect with Us

“Në PD po shahen me libër…”/ Lisandër Hoxha paralajmëron Bashën: Do shkarkohesh si burracak

Politikë

“Në PD po shahen me libër…”/ Lisandër Hoxha paralajmëron Bashën: Do shkarkohesh si burracak

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku I drejtohet kryetari aktual të PD, Lulzim Basha.

Hoxha shkruan se Basha u ka shumë borxhe njerëzve, para se të përmendë Zotin, duke nisur nga lideri historik Sali Berisha.

I ke borxh demokratëve humbjet e njëpasnjëshme, pabesinë dhe shqiptarëve që u ke humbur shpresën, shkruan Hoxha.

Ndërsa shton se edhe pak ditë do të shkarkohet si burracak,  nga posti që mban pa të drejtë.

“Luli u ke shume borxhe njerezve para se te permendesh Zotin!

I pari eshte Sali Berisha, qe per vite me rradhe e propagandoje sikur ishte ati yt shpirteror. Ne fakt, prej Berishes je ne politike dhe prej tij u bere 3 here Minister dhe nje here Kryetar Bashkie. Per Sali Berishen mbyllem syte dhe te votuam ty si Kryetar te PD. Prej Berishes te falem ne 2017 kur dole me keq se ne 1997. Prej Sali Berishes te falem kur i fale Edi Rames mandatet dhe bashkite e vendit. Prej Sali Berishes te ndoqem ne te gjitha marrezite e tua prej egocentristi te semure, te cilat, ne çdo rast, krijonin borxhe morale te medha ndaj çdo njeriu qe na ndiqte.

I ke borxh Berishes pabesine edhe pse te ka karakterizuar nje sjellje prej hipokriti ne çdo marredhenie tenden njerezore per keto 16 vite ne politike.

I ke borxh demokrateve humbjet e njepasnjeshme, Luli Basha.

U ke borxh te papuneve, bizneseve, studenteve,  qendrestareve te PD dhe te gjithe shqiptareve qe u ke vrare shpresen tek opozita.

Luli, ti je borxhliu me i madh ne kete vend, ndaj mos e permend Perendine se ne ahiret ke te tjera detyrime per te shlyer.

Ne te njohem ty, Luli, por Saliu te njohu i fundit.

Detyrimet jane e shkuara, Luli, dhe ne duhet te veshtrojme nga e ardhmja.

Ate po e ben edhe ti, por ajo qe po shohim prej teje ne keto 2 konferencat e fundit eshte nervozizmi. Edhe pse perbetoheshe se nuk do i hidhje poshte ato 16 vite bashkepunim, ke filluar te gjuash me veze virtuale ne media. Ne ditet ne vijim do gjuash me fort sepse, siç e dime ne, e di edhe ti se je i marre fund politikisht.

Ke deklaruar se 97% e demokrateve te mbeshtesin ty. Nuk po te them se po behesh qesharak sepse ate e di edhe vete.

Nese vertet je aq i bindur se e gezon ate mbeshtetje, eja ne Kuvend Kombetar dhe votebesoje kete deklarate tenden!

Une mendoj se ti je vetem nje propagande boshe, Luli, sepse per interesa te tua personale po perçan Partine Demokratike. Sot, jane disa deputet te forces tone qe po shahen me liber dasme nga baza e Partise Demokratike, per fajin tend, Lul. Ti je borxhliu me i madh i kesaj force politike qe te dha gjithçka deshe dhe nuk mori asgje te mire prej teje.

Jam i sigurte se do shtosh konferencat e shtypit dhe vezet dixhitale, me te cilat mendon se do besh namin.

Edhe pak dite Luli dhe do shkarkohesh si nje burracak nga posti qe po e mban me pa te drejte!”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Foto- Deputetët e Bashës ia shtrojnë në Milano/ Relaksohen në një lokal luksoze

Publikuar

-

Nga

Në një kohë kur kriza e brendshme në PD sa vjen dhe bëhet më e fortë, duket se deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit janë të qetë.

Në një denoncim që ka mbërritur në JOQ, shihen sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi, deputeti Agron Gjekmarkaj dhe deputeti Saimir Korreshi që marrin rreze dielli dhe relaksohen në një nga lokalet në Milano të Italisë.

Sipas denoncuesit, fatura e pijeve u vajti 250 euro, duke e vënë theksin se lokali që kishin zgjedhur ishte i kushtueshëm.

Denoncimi në JOQ!



Demokratët rrugëve të papunë, paria e partisë aranxhatë në mes të Piazza Duomo.

Emigranti dixhital na shkruan nga Milano:

“Pershendetje JOQ, tju nis disa foto të elitës të PD duke ber pall në milano në një nga lokalet me të shtrenjtë ku fatura e pijeve u vajti 250 euro, ndërsa populli i shkret pret ndonjë gjë nga ata legena, ndërkohë që litri i naftës në shqipëri po shkon 200 lek litri. Mes tyre edhe deputeti i lushnjës ka ardh ne milano se ktej nuk ka minj që ta hanë nga këmbët në hotelet qe flejnë.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vokshi reagon në mesnatë/ Basha nuk merr dot vendime për FRPD, ka statut më vete

Publikuar

-

Nga

Deputetja Albana Vokshi, e cila është edhe kryetarja e Lëvizjes Demokratike të Gruas ka reaguar në mesnatë për vendimin e Lulzim Bashës, i cili shpalli hapjen e garës për kreun e ri të FRPD.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Vokshi shkruan se LDGSH dhe FRPD janë forume që organizohen me statutin e tyre dhe nuk ka asnjë të krejtë kryetari i partisë të ndërhyjë në vendimarrjet e tyre.

Ajo shton se PD ka nevojë për demokraci dhe jo arbitraritet.

Postimi i plotë i Vokshit:

Partia Demokratike ka nevojë për demokraci, jo arbitraritet!

Statuti i Partisë është i qartë: vendim-marrja e brendshme nuk lihet në një dorë. Përkundrazi, ajo është e shpërndarë mes një sërë organesh dhe drejtuesve të ndryshëm.



LEXO EDHE:  Basha sulmon Çilin pas Berishës/ Paratë të mos shkojnë tek Çilat dhe shokët e tij

Organizatat Partnere të Partisë Demokratike, LDGSH dhe FRPD, janë forume që organizohen dhe drejtohen në bazë të Statutit të tyre. Askush, as Kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen.

Asnjë organ,  asnjë funksionar nuk mund të uzurpojë pushtetin që statuti ja njeh një forumi, organi apo funksionari tjetër.

Vecanërisht në situata  debati apo përplasjesh të brendshme, inati,  hakmarrja, intrigat nuk duhet të  prevalojnë ndaj statutit.

Përkundër, Statuti është vendimtar dhe mbi të gjitha ceshtjet e mbi te gjithë.

Pas 31 vjetësh, cdo demokrat është në mision, për t’u bashkuar për të ringritur partinë nëpërmjet fuqizimit të anëtarësisë, forcimit të demokracisë të brendshme, respektimit të  fjalës dhe mendimit të lirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dokumenti- FRPD nxjerr nenet statutore për zgjedhjen e kryetarit të ri

Publikuar

-

Nga

Forumi Rinor i PD nuk e njeh vendimin e Lulzim Bashës për hapjen e garës për të zgjedhur kryetarin e ri.

Përmes një shkrese që mban firmën e kryetarit të FRPD Belin Këlliçi dhe sekretarit të përgjithshëm Grigels Muçollari, FRPD, nxjerr nenet statutore të cilat saktësojnë se Basha si kryetar i PD nuk ka asnjë të drejtë ligjore për të hapur garën.

LEXO EDHE:  Byrektorja e Bashës “del nga shinat”/ Shumica e shqiptarëve votojnë PS

LEXO EDHE:  Basha sulmon Çilin pas Berishës/ Paratë të mos shkojnë tek Çilat dhe shokët e tij



Sipas nenit 1 FRPD është organizatë politike e të rinjve shqiptarë, ndërsa neni 37 pika 6 thotë se kryetari zgjidhet me votim nga anëtarët, sipas parimit një anëtar një votë./CNA.al

LEXO TE PLOTE