LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miliarderi Elon Musk merr miratimin për ndërtimin e tuneleve nëntokësore

23 Tetor 2021, 16:03, Kuriozitete CNA
Miliarderi Elon Musk merr miratimin për ndërtimin e tuneleve

Vizioni i sipërmarrësit miliarder Elon Musk për transportin nëntokësor ka marrë dritën jeshile për tu realizuar.

Musk ka krijuar kompaninë “Boring Company”, e cila ka marrë miratimin për nisjen e këtij projekti gjigant.

Kjo kompani do të ndërtojë një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësore, me qëllim lehtësimin e trafikut.

Brenda tuneleve do të ketë makina Tesla që transportojnë pasagjerë nga një vend në tjetrin.

Kur të përfundojë sistemi, do të ketë 700 makina që kalojnë nëpër tunele dhe do të jetë në gjendje të lëvizë rreth 57,000 njerëz në orë përmes 51 stacioneve.

?Për të zgjidhur problemin e trafikut, rrugët duhet të bëhen 3D, që do të thotë se duhen ose makina fluturuese ose tunele.

Ndryshe nga makinat fluturuese, tunelet janë të papërshkueshëm nga moti. Një rrjet i madh tunelesh mund të lehtësojë mbipopullimin në çdo qytet; pa marrë parasysh se sa shumë rritet një qytet, mund të shtohen më shumë nivele tunelesh?, thuhet në njoftimin e kompanisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga