Connect with Us

Kriza e transportit detar pritet të sjellë çmime më të larta

Bota

Kriza e transportit detar pritet të sjellë çmime më të larta

Publikuar

-

Nga makinat, kompjuterat, pajisjet shtëpiake, veshmbathje dhe këpucët… Kriza globale e transportit detar pritet të sjellë çmime më të larta për shumë mallra konsumi.

Paul Bender, i cili është themelues i kompanisë së lojrave “Greater Than Games” është në këtë biznes për më shumë se një dekadë. Biznesi i tij varet nga prodhimi në Kinë.

Viti 2020 ishte një vit i mirë për të, pasi shitjet në industrinë e lojërave u rritën shumë. Por viti 2021 sipas tij ka qenë i vështirë, pasi marrja e disa pjesëve nga Kina kërkon shumë kohë.

“Një vit më parë paguanim rreth 6 mijë dollarë dhe duheshin 4-6 javë transport për të sjellë një kontejner nga porti i Shangait ose porti i Shenzhenit deri këtu në Saint Louis, Missouri, ku jemi ne. Tani duhet të paguash deri në 25 mijë dollarë dhe duhen disa muaj për transportin”, thotë Paul Bender, themelues i kompanisë “Greater Than Games”.

Ai thotë se çmimet e larta të transportit po e detyrojnë atë të rrisë çmimet për produktet e tij. Shumë biznese të tjera janë në të njëjtën situatë. Ekspertët thonë se kostot më të larta të transportit janë për shkak të mungesës së kontejnerëve të ngarkesave në Kinë.

Disa nga kontejnerët që kanë arritur në SHBA nga Kina janë mbajtur në porte dhe kanë pritur për muaj që të shkarkohen.

“Ka një problem. Ne nuk kemi shoferë kamionësh. Pse ndodhi kjo? Sepse vitin e kaluar shumë biznese u mbyllën, kështu që ata nisën një punë tek kompania Amazon sepse kjo kompani kishte shumë shitje. Dhe tani ata nuk duan të kthehen në vendet e tyre të mëparshme të punës”, thotë Christopher Tang, ekspert.

LEXO EDHE:  Pushimet/Çmenden çmimet në Ksamil, sa duhet të paguani për 1 shezlon

Një arsye tjetër është mbyllja e fabrikave në Azi.

“Në Azi, ka mungesa në vaksina. Vaksinat nuk janë të disponueshme gjerësisht në Malajzi, në Vietnam, në Kinë. Po ashtu dhe varianti delta i koronavirusit që përhapet lehtësisht. Ku ka raste me COVID, punonjësit duhet të karantinohen, ndonjëherë fabrikat duhet të mbyllen”, thotë eksperti Christopher Tang.

Ndërsa prodhimi ra, shitjet në internet të veshjeve, kompjuterave dhe produkteve të tjera u rritën në mënyrë dramatike që nga fillimi i pandemisë.

Ekspertët thonë se mbështetja e tepërt në importet kineze është baza për këtë krizë globale në transportin detar.

Në mes të muajit tetor, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se në portet në Kaliforni do të punohet 24 orë në ditë, në përpjekje për të shkakruar 500 mijë kontejnerë. Por ekspertët thonë se plani nuk do të funksionojë.

“Edhe nëse mallrat lëvizin më shpejt nga anijet, por në magazine nuk punohet me të njëjtin orar, si do të përpunohet ai produkt?”, pyet Jason Miller, profesor në Universitetin Shtetëror të Miçiganit.

Disa ekspertë të tjerë flasin për metoda alternative të transportit.

“Disa kompani flasin për transportin ajror. Të përdorësh një avion në vend të një anijeje mallrash, është një mënyrë e shpejtë, por është shumë, shumë e shtrenjtë. Dhe kjo gjithashtu do të ketë rritje të kostos. Pra, nuk është vërtet e realizueshm”, thotë Paul Bender, themelues i kompanisë “Greater Than Games”.

Me sezonin e festave vetëm pak javë larg, ekspertët thonë se konsumatorët do të përballen çmime më të larta dhe ata që bëjnë blerje online do të duhet të presin shumë kohë për të marrë produktin./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

“Gjendja në Bosnjë-Hercegovinë alarmuese”/ Gjermania: Ka një përshkallëzim të rrezikshëm

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Qarqe qeveritare nga Berlini i thanë DW se janë të shqetësuar për situatën në Bosnjë-Hercegovinë dhe se po përpiqen me Kuintin të gjejnë një zgjidhje për të penguar përhapjen e konfliktit në rajon.

Jemi të alarmuar pas raportit të paraqitur nga Përfaqësuesi i Lartë (HR) Christian Schmidt, thuhej nga qarqet qeveritare të mërkurën në mbrëmje në Berlin. “Qeveria Federale ndan shqetësimin e madh të Përfaqësuesit të Lartë Schmidt për situatën e brendshme politike në Bosnjë-Hercegovinë dhe sidomos për një sërë deklaratash të presidentit serb, Milorad Dodik. “Thirrjet për shkëputje dhe për hapa për dobësimin e  shtetit në tërësi janë të papërgjegjshme dhe krejtësisht të papranueshme”, thuhet ndër të tjera në një prononcim të  Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për DW.

Ministria e Jashtme gjermane gjykon më tej se Bosnja-Hercegovina po ecën prapa, dhe se ekziston rreziku i një krize të përhershme me pasoja negative për qytetarët e të gjithë vendit. “E gjithë kjo rrezikon stabilitetin jo vetëm të Bosnjë-Hercegovinës, por të të gjithë rajonit. Ne jemi duke u konsultuar intensivisht me partnerët tanë, veçanërisht në BE, në Kuint dhe në Ballkanin Perëndimor dhe në kuadër të Këshillit për Zbatimin e Paqes, për hapat që mund të ndërmarrim për të shmangur një zhvillimi të tillë”, përfundon deklarata  e Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane. Kuinti përbëhet nga përfaqësues të pesë shteteve perëndimore: Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Christian Schmidt ishte Ministër i Bujqësisë në Gjermani në periudhën e parafundit legjislative dhe prej gushtit 2021 është përfaqësues i lartë i OKB-së në Bosnjë-Hercegovinë. Këtu dukem mbajtur një fjalim në parlamentin e Bosnjë-Hercegovinës, më 28.10.2021.

Schmidt: Ka një përshkallëzim të rrezikshëm në Bosnje

Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Sarajevë, Christian Schmidt, kishte paralajmëruar më parë në një raport për Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në Bosnjë-Hercegovinë.

LEXO EDHE:  Pushimet/Çmenden çmimet në Ksamil, sa duhet të paguani për 1 shezlon

LEXO EDHE:  Pushimet/Çmenden çmimet në Ksamil, sa duhet të paguani për 1 shezlon



“Bosnja-Hercegovina po përballet me kërcënimin e saj më serioz ekzistencial të periudhës së pasluftës”, shkruante diplomati gjerman dhe ish-ministri i Bujqësisë në raportin e tij më të fundit drejtuar Kombeve të Bashkuara, bën të ditur dpa.

Raporti fajëson Milorad Dodik , përfaqësuesin e serbëve në trion presidenciale të Bosnjë-Hercegovinës, për përshkallëzimin e situatës. Dodik po përgatit krijimin e ushtrisë së vet për Republikën Serbe, çfarë do të çonte në prishjen e ushtrisë së të gjithë vendit, thuhej në raport. Përveç kësaj, politikani serb i Bosnjës tashmë po bllokon institucionet shtetërore si presidenca dhe parlamenti përmes bojkotit të tij. Nëse bashkësia ndërkombëtare vazhdon ta pranojë këtë politikë, Republika Serbe do të “largohet nga rendi kushtetues i Bosnjës” dhe do të minojë  Marrëveshjen e Paqes të Daytonit,” shkruante Schmidt në raport.

Në vitin 1995, Marrëveshja e Daytonit i dha fund luftës së përgjakshme trevjeçare në Bosnje-Hercegovinë. Ndër të tjera, marrëveshja parashikonte krijimin e dy pjesëve gjysmë autonome të vendit, Federatës Boshnjake-Kroate dhe Republikës Serbe. Përveç kësaj, ajo krijoi zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, e cila është paraparë të monitorojë respektimin e Marrëveshjes së Paqes. Politikani gjerman kristiansocial, Christian Schmidt,  e mori këtë post në gusht të vitit 2021.

Milorad Dodik, përfaqësuesi i serbëve në trion presidenciale të Bosnjë-Hercegovinës

Ndërkohë Këshilli i Sigurimit i OKB-së e zgjati unanimisht misionin e BE-së në Bosnjë edhe për dymbëdhjetë muaj të tjerë. Para kësaj, megjithatë, kishte pasur një mosmarrëveshje për rolin e Schmidtit si Përfaqësues i Lartë – Rusia argumenton se pozicioni nuk është më i nevojshëm. Nën kërcënimin e një vetoje për zgjatjen e misionit të BE-së, Moska e pengoi Schmidt-in të informonte organin më të fuqishëm të OKB-së në Nju Jork të mërkurën mbi bazën e raportit të tij mbi situatën në Bosnje-Hercegovinë, bën të ditur dpa./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

‘Arma’ e re kundër pandemisë/ Britania, vendi i parë në botë që miraton pilulën antiCovid

Publikuar

-

Nga

Britania u bë ditën e sotme vendi i parë në botë, që miratoi një pilulë antivirale, e cila mund të ndryshojë luftën ndaj COVID-19. Autoriteti britanik i barnave, më në fund ka dhënë autorizimin e parë për pilulën anti-COVID “Merck”.

Sipas Reuters, Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor ka rekomanduar që kjo pilulë të përdoret në momentin e parë që del pozitiv me COVID-19 dhe brenda pesë ditëve nga nisja e simptomave.

LEXO EDHE:  Vrojtimi i gjendjes financiare/ Kriza ka goditur më shumë biznesin e vogël

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e parakohshme në derë/ Fushata ka filluar



Ky është trajtimi i parë antiviral oral për COVID-19 që miratohet, me dritën jeshile që vjen përpara miratimit të mundshëm rregullator të SHBA. Këshilltarët amerikanë pritet të takohen këtë muaj, për të votuar nëse ky ilaç duhet të autorizohet.

Ilaçi besohet se mund të përgjysmojë shanset për të vdekur ose për t’u shtruar në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania zvogëlon eksportin e armëve

Publikuar

-

Nga

Qeveria federale ka lejuar dukshëm më pak eksporte të armëve në gjysmën e parë të vitit 2021 sesa në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu thuhet në një raport të Ministrisë së Ekonomisë, për të cilin do të debatohet edhe në kabinetin qeveritar. Nga janari deri në qershor, nga Gjermania janë eksportuar armë dhe pajisje të tjera ushtarake në vlerë prej rreth 2.3 miliardë euro – që është 17 përqind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Më së shumti rënie ka shënuar pjesa e eksporteve të diskutueshme drejt vendeve jashtë BE-së dhe NATO-s. Për këto të ashtuquajtura vende të treta, licencat e eksportit u lëshuan për armë dhe pajisje në vlerë prej 499 milionë euro – që është një e treta më pak se në gjysmën e parë të vitit 2020. Eksportet drejt vendeve të treta janë gjithmonë të diskutueshme për shkak të situatës së keqe të të drejtave të njeriut në disa vende si dhe për shkak të përfshirjes së këtyre vendeve në konflikte të ndryshme.

Armët gjermane në zonat e krizave

Por edhe Gjermania dërgon armë në vende të tilla. Gjatë mandatit të qeverisë federale ende në detyrë, Algjeria, Egjipti dhe Katari ishin ndër dhjetë blerësit më të rëndësishëm të armëve gjermane. Kështu thuhet në një përgjigje në pyetjen e partisë E Majta, drejtuar Ministrisë së Ekonomisë në verë të këtij viti. Egjipti akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut, ndërkohë që ky vend është i përfshirë edhe në konflikte në rajon.



Lejet e eksportit të armëve dhe pajisjeve ranë vazhdimisht midis vitit 2016 deri në 2018. Por më pas janë shënuar vlera rekorde të shitjeve të armëve prej më shumë se tetë miliardë euro në vitin 2019. Ndërsa në vitin 2020 shitjet kanë rënë prapë me më shumë se një të katërtën.

LEXO EDHE:  Vrojtimi i gjendjes financiare/ Kriza ka goditur më shumë biznesin e vogël

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Rama “arratiset” drejt Gjermanisë

Që nga viti 2014, qeveria ka raportuar dy herë në vit për lejet e saj për eksportin e armëve, me synim që të sigurohet një transparencë sa më e madhe. Shifrat më të rëndësishme të eksportit të armëve për muajt janar-qershor ishin publikuar paraprakisht nga Ministria e Ekonomisë në korrik. Ndërsa në raportin gjysmëvjetor tani futen edhe më shumë detaje mbi eksportet e industrisë së armëve.

SPD dhe të Gjelbërit duan të hartojnë një ligj për eksportin e armëve

Politika e eksporteve të ardhshme të armëve është një ndër çështjet që po debatohet edhe në negociatat për një koalicion mes SPD, të Gjelbërve dhe FDP. “Qëllimi është që eksportet në vendet e treta të bëhen vetëm në raste të veçanta – veçanërisht kur bëhet fjalë për armët e luftës”, thotë ekspertja e ekologjistëve për armatime, Katja Keul për DPA. Të Gjelbrit kërkojnë hartimin e një ligji që do t’i siguronte qeverisë federale kritere të qarta dhe detyruese për lejet e eksportit të armëve dhe pajisjeve ushtarake. Edhe SPD kërkon një ligj të tillë.

Ndërsa FDP, nga ana tjetër, është më shumë për një rregullore evropiane për kontrollin e eksporteve të armëve. Brenda BE-së ka pikëpamje të ndryshme kur bëhet fjalë për trajtimin e vendeve që janë të përfshira në konflikte rajonale ose që kritikohen për shkelje të të drejtave të njeriut. Franca, për shembull, ka dukshëm më pak probleme me dërgimin e armëve në vende të tilla sesa Gjermania./DW

LEXO TE PLOTE