Connect with Us

Ka filluar vala e katërt e pandemisë?/ Ekspertët gjermanë paralajmërojnë rritjen e infektimeve

Blog

Ka filluar vala e katërt e pandemisë?/ Ekspertët gjermanë paralajmërojnë rritjen e infektimeve

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Instituti Robert Koch (RKI) paralajmëron mundësinë e fillimit të valës së katërt të pandemisë. RKI i referohet gjendjes në pavionet e kujdesit intensiv në spitale dhe numrit të infektimeve në rritje.

“Mund të pritet që numri i infektimeve gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit të rritet”, shkruan Instituti Robert Koch (RKI) në raportin e tij të ri javor mbi pandeminë. RKI raporton se të premten (22.10) janë regjistruar 19.572 infektime të reja brenda një dite. Kjo është 8.054 raste më shumë se një javë më parë. Incidenca javore rritet në 95.1 nga 85.6, sa ishte një ditë më parë. Shifra tregon se sa njerëz për 100.000 banorë janë infektuar me koronavirus në shtatë ditët e fundit. Edhe mjekët e mjekësisë intensive japin alarmin për shkak të mungesës së infermierëve.

4000 shtretër më pak

Shoqata Ndërdisiplinore Gjermane për Kujdesin Intensiv dhe Mjekësinë Emergjente (Divi) njoftoi se “mund të pritet një kufizim i dukshëm në kujdesin ndaj popullatës” në periudhën e ardhshme. Aktualisht janë në përdorim 22.207 shtretër të kujdesit intensiv, ndërsa në fillim të vitit ishin 2.475. Muajt ​​e fundit ka pasur një përkeqësim të gjendjes që ka rezultuar me largimin e infermierëve të rregullt, njofton Divi.

Deutschland | Coronapatienten im Krankenhaus

“Një valë e parashikueshme e rëndë e vjeshtës dhe dimrit” me shumë pacientë me COVID-19, por edhe sëmundjet e tjera infektive të organeve të frymëmarrjes, si gripi, mund të krijojë për mjekësinë intensive në Gjermani një gjendje të papërballueshme, citohet të ketë thënë Stefan Kluge, drejtor i Klinikës për Mjekësinë e Kujdesit Intensiv, gjatë një prezantimi në Qendrën Mjekësore Universitare Hamburg-Eppendorf.

“Vala e katërt tashmë ka filluar dhe vazhdon të rritet me shpejtësi”, shkroi eksperti i Divi, Christian Karagiannidis në Twitter. Ekziston ende një korelacion shumë i ngushtë midis incidencës dhe rasteve të reja në njësitë e kujdesit intensiv. Sipas Regjistrit të Kujdesit Intensiv Divi, numri i pacientëve me COVID-19 atje tani është rritur në rreth 1.540.

LEXO EDHE:  Po e humb Gjermania kontrollin mbi pandeminë?

Sërish më shumë raste nëpër shtëpitë e kujdesit për të moshuarit

Deutschland Coronavirus l Schnelltest, Testzentrum in Hanau

Sipas raportit të RKI, gjithnjë e më shumë shpërthime të infektimeve janë vërejtur në objektet mjekësore por edhe në shtëpitë e të moshuarve. Për herë të parë që nga java 3 – 9 maj, incidenca shtatë-ditore tek njerëzit e moshës mbi 90 vjeç është rritur javën e kaluar në mbi 50 të infektuar në 100.000. Në deklaratë thuhet se infektimet janë zvogluar dukshëm pas vaksinimeve, por ndër të infektuarit ka edhe të vaksinuar. Të moshuarit janë veçanërisht të rrezikuar nga infektime të tilla, sepse ato mund të jenë edhe me fatalitete.

Sipas RKI, “pritet” që në të ardhmen të ketë më shumë të infektuar tek personat e vaksinuar plotësisht, sepse po “shtohen gjasat e kontakteve të personave të vaksinuar me këtë virus”.

Por RKI pohon se infektimet me pasoja të rënda janë shumë të rralla tek njerëzit e vaksinuar. Ka dhe shumë njerëz që janë vaksinuar vetëm me Johnson & Johnson. Njerëzit që kanë marrë këtë vaksinë rekomandohen nga Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit, pavarësisht moshës, të marrin edhe një dozë shtesë të vaksinës mRNA.

Në raportin e RKI thuhet se incidenca dukshëm më të larta se të moshuarit janë regjistruar tek grupmoshat më të reja, kur shkalla e vaksinimit është më e ulët. Në rastin e fëmijëve dhe adoleshentëve nga mosha dhjetë deri në 14 vjeç, javën e kaluar kishte 182 të infektuar për 100.000 banorë. Por rastet janë shtuar edhe tek personat e moshës së mesme (35 deri në 44)./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Si do të ndikojë varianti Omicron këtë dimër në Evropë?

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Helen Collis “Politico.eu”

Një variant i ri i koronavirusit, ka nxitur një mori investigimesh dhe ndërhyrjesh sa i përket udhëtimeve, pasi ekspertët po synojnë të kuptojnë saktësisht se sa serioz është në të vërtetë ky mutacion. Varianti, i quajtur Omicron nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, u zbulua për herë të parë nga sekuenca gjenomike në Afrikën e Jugut, dhe u nda me një bazë të dhënash ndërkombëtare më datën 22 nëntor.

“Ky variant ka një numër të madh mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese. Dëshmitë paraprake sugjerojnë një rrezik të shtuar të ri-infektimit me këtë variant, në krahasim me variantet e tjera shqetësuese”- deklaroi OBSH nëpërmjet një deklarate bërë të premten.

Xheni Harris, drejtuese e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Britaninë e Madhe tha më herët se ky është“varianti më shqetësues që kemi hasur deri më sot”, dhe se është duke u zhvilluar një“hulumtim urgjent” për të kuptuar më shumë.

Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga shkencëtarët, qeveria britanike, e pasuar ngatë tjerët në Evropë, njoftoi kufizime të rëndësishme për të udhëtuar nga Afrika e Jugut, Botsvana, Lesoto, Esvatini, Zimbabve dhe Namibia. Por varianti është përhapur tashmë në Evropë, me një rast të zbuluar në Belgjikë.

Po pse shkencëtarët janë aq shumë të shqetësuar mbi këtë variant?

Varianti Omicron, i njohur ndryshe edhe si B.1.1.529, përmban rreth 50 mutacione, pra një numër shumë të madh. Më shumë se 30 prej tyre gjenden në proteinën që vesh nga jashtë virusin SARS-CoV-2, dhe që ndërvepron me qelizat njerëzore përpara hyrjes në to, dhe që është pjesa që synojnë të godasin edhe shumica e vaksinave anti-Covid.

Ndërsa disa prej këtyre mutacioneve janë vërejtur edhe në variantet e mëparshme shqetësuese “disa prej atyre janë vërejtur rrallë së bashku në të njëjtin lloj varianti” thotë Fransua Ballo, drejtor i Institutit Gjenetik të Kolegjit Universitar në Londër.

Sekuencimi gjenomik i variantit në Afrikën e Jugut, ka identifikuar deri më tani 100 raste me Omicron, përfshin qytetet e Johanesburgut dhe Pretorias. Më herët, normat e përgjithshme ditore të rasteve me Covid-19 ishin të ulëta në atë pjesë të vendit, ndërsa janë rritur gjatë 7 ditëve të fundit, nga 273 në më shumë se 1.200.

A do të më mbrojë ende vaksina ime?

Bazuar në numrin dhe llojet e mutacioneve që vërehen tek varianti Omicron, shkencëtarët mendojnë se imuniteti nëpërmjet vaksinimit apo infektimit të mëparshëm, mund të mos mbrojë në një mënyrë shumë efektive kundër ri-infektimit nga Omicron.

“Bazuar në përbërjen e tij gjenetike, ne parashikojmë se B.1.1.529 mund ta anashkalojë pjesërisht imunitetin e ofruar nga vaksinimi dhe infektimi i mëparshëm”- thotë Ballo.Kjo për shkak se mutacionet në Omicron “janë shoqëruar në variante të tjera që i shmangen imunitetit”- vë në dukje Sharon Pikok, drejtore e “COG-UK Genomics UK Consortium”.

Por duhet të kalojnë disa javë para se ta dimë me siguri këtë gjë.“Për të kuptuar ndikimin e tij tek imunitetet, në Afrikën e Jugutpo kryhen me shpejtësi studimet laboratorike. Shkencëtarët po shohin sesi neutralizohen antitrupat nga ky variant,si dhe ndërveprimet me qelizat T, për të konfirmuar nëse ka një imunitet të reduktuar në analizat standarde laboratorike, por ato do të duan disa javë që të përfundojnë”-thotë Pikok, që është gjithashtu profesor i shëndetit publik dhe mikrobiolog në Universitetin e Kembrixhit.

A ka gjasa që ky variant të bëhet dominues në Evropë?

Në këtë fazë nuk mund të thuhet me siguri asgjë. Të dhënat aktuale tregojnë një rritje të rasteve, sidomos në provincën Gauteng të Afrikës së Jugut.“Tabloja epidemiologjike, sugjeron që ky variant mund të jetë më i transmetueshëm, dhe disa mutacione tëOmicron, janë në përputhje me transmetueshmërinë e zgjeruar”- thotë Pikok.

LEXO EDHE:  Studimi i Akademisë së Shkencave mbi pandeminë/ Gjinushi tregon kur do ketë dritë në fund të tunelit

LEXO EDHE:  Manastirliu thirrje qytetarëve/ “Nëse jeni mbi 50 vjeç, është radha juaj për t’u vaksinuar”



Por nuk ishte ende e qartë, nëse kjo ishte për shkak të vatrave super-përhapëse,apo nëse varianti Omicron mund të konkurrojë që tani me variantin Delta. “Për ta konfirmuar këtë gjë, duhen studime të mëtejshme”- thekson Pikok.

A është më vdekjeprurës ky variant?

Të dhënat për këtë janë ende në pritje, dhe ka shumë të ngjarë të vijnë nga mbikëqyrja e vazhdueshme e situatës në Afrikën e Jugut. Disa ekspertë hipotetizojnë se nëse Omicron do të jetë është më i transmetueshëm, ai mund të jetë më pak i rrezikshëm. Pasi nga pikëpamja evolucionare një virus rrezikon që të zhduket, në rast se ai është shumë efektiv në vrasjen e bujtësit të tij.

Kjo mund të jetë e vërtete edhe për nën-degën e Deltas, AY.4.2, që po fiton shumë terren në Britani. Ndërkohë, disa ekspertë të tjerë sugjerojnë se përgjigja imunitare qelizore e shkaktuar nga vaksinat, mund të mjaftojë për ta luftuar virusin edhe me mutacionet e tij të shumta.

Monika Gandi, mjeke e sëmundjeve infektive në Universitetin e Kalifornisë, SHBA, thotë se meqë reagimi imunitar i qelizave është shumë kompleks- duke gjeneruar lloje të reja antitrupash edhe kundër varianteve të reja – ekziston mundësia që vaksinat të mbeten mbrojtëse.

Si mund ta mbrojmë veten?

Nuk dihet ende se deri në çfarë mase varianti Omicron, mund t’i shpëtojë imunitetit të vaksinës. Ekspertët i nxisin njerëzit që vaksinohen plotësisht, duke përfshirë edhe dozat përforcuese, në rast se kualifikohen për to. Britania e Madhe dhe Evropa, kanë ndërmarrë veprime të shpejta në përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit Omicron, përmes ndalimit të përkohshëm të fluturimeve dhe futjes së masave të reja të karantinës.

“Veprimi i hershëm, është shumë më i mirë se ai i vonë”- thotë Evan Birnej, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Laboratorit Evropian të Biologjisë Molekulare, dhe drejtor i Institutit Evropian të Bioinformatikës EMBL. “Mund të ndodhë që ky variant të mos jetë një kërcënim aq i madh sa Alfa dhe Delta, por pasojat e mundshme të mosveprimit mbi këtë skenar,mund të jenë serioze”-shtoi ai.

Nëse kemi nevojë për vaksina të reja, sa kohë do të duhet për t’i zhvilluar ato?

Vaksina më e përdorur në Evropë, ka qenë ajo e BioNTech/Pfizer. Këto kompani po hulumtojnë mbi variantet që priren t’i shmangen vaksinave, përfshirë Omicron.“Ne presim të dhëna nga testet laboratorike brenda 2 javësh. Ato do të na japin më shumë informacione, nëse B.1.1.529 mund të jetë një variant që mund të kërkojë një rregullim të vaksinës sonë, sidomos nëse ky varianti përhapet në mbarë botën”- tha një zëdhënës i BioNTech.

Ndërkohë shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Burla, tha në shtator se të dyja kompanitë mund të zhvillojnë në “më pak se 100 ditë” një version të ri të vaksinës kundër një varianti të ri. Kompanitë e kanë bërë tashmë këtë për variantin Beta, i identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe për atë Delta. Por duke qenë se vaksina aktuale ka mbetur efektive kundër këtyre varianteve, nuk ka pasur ende nevojë për të nxjerrë në treg një version të modifikuar.

Në fillim të këtij muaji, BioNTech njoftoi se po zhvillonte një qasje prototip për të vlerësuar zhvillimin, prodhimin dhe proceset rregullatore për variantet e vaksinave specifike, në mënyrë që vaksinat  e reja të prodhohen shumë më shpejt.“Ideja është të jemi një hap përpara virusit”-tha Burla në shtator.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.politico.eu/article/nu-coronavirus-new-variant-vaccine-africa-europe-travel-winter-november-december-2021/

LEXO TE PLOTE

Blog

Kush është njeriu me kostum blu, që flet me të këqinjtë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nëse një amerikan është peng i një regjimi armiqësor, në një moment të caktuar vjen ai. Portret i Bill Richardson, njeriut me kostum blu që flet me të këqinjtë.

Il Foglio

Fotoja e parë e bërë në pistën e aterrimit të aeroportit Doha në Katar. Në imazh shihet Danny Fenster, gazetari i arrestuar rreth 6 muaj më parë nga junta ushtarake e Mianmarit, me maskë, një berretë në kokë dhe me sandalet me gisht, pamjen e hutuar të kujt sapo është zgjuar nga një ëndërr e keqe. E shtrëngon një njeri tjetër me shikim të thellë dhe një kostum blu, autori i të gjithë operacionit të shpëtimit. Ajop fotografi njoftonte çlirimin e qytearit amerikan dhe kryeredaktorit të “Frontier Myanmar” Danny Fenster, që ushtarakët birmanë e kishin dënuar para pak orësh me 11 vite burg, dhe ai që e ka shpërndarë në rrjetet sociale të hënën e kaluar ka qenë pikërisht Bill Richardson, subjekti tjetër i fotos: negociatori. Që nuk ka ka as fytyrën dhe as fizikun e një truprojeje, nuk vesh ndonjë uniformë dhe nuk ka ndonjë formacion në forcat speciale, bile vesh atë kostumin blu – më rrallë këmishë xhins, bolo tie dhe kapele kaubojsi.

Nuk e fsheh fytyrën e tij nën një kalim mali dhe bile i do shumë telekamerat. Me ardhjen e tyre në New York, sapo zbret nga makina, është Richardson ai që i thërret babait të Fenster: “Afrohu!”, i thotë duke qeshur. Pastaj nën disa hapa prapa – është momenti ku në qendër të skenës duhet të jenë përqafimet midis amerikanit që prej muajsh ka qenë peng i regjimit armiqësor dhe familja e tij – dhe pret momentin e tij përpara telekamerave të gazetarëve. Pak fjalë, përpara se të fluturojë sërish në Mianmar. “I jemi mirënjohës që Danny është në shtëpi. Kjo vlen më shumë se gjithçka dhe i jep kujtim gjithçkaje që po bëjmë. Por ka shërbyer një konfrontim i drejtpërdrejtëme liderin e Mianmarit dhe në total 4 takime, dy formalë dhe dy informalë, dhe ka qenë një gjest humanitar…”.

Kur një qytetar amerikan ndalohet, arrestohet, rob i një regjimi armiqësor, shumë shpesh, në një moment të caktuar të historisë, papritmas shfaqet figura e Bill Richardson. Ka ndodhur edhe disa javë më parë kur ka fluturuar në Yangon dhe është pritur nga gjenerali Min Aung Hlaing, lideri i juntës ushtarake birmane. Ka qenë perëndimori i parë që e ka bërë qysh kur, më 1 shkurt, ushtarët e kanë humbur pushtetin me forcë ndërsa vendi ishte në kulmin e një tranzicioni drejt demokracisë. Ka pasur shumë polemika lidhur me këtë takim. Phil Robertson, shefi i departamentit aziatik të Human Rights Watch, kishte shkruar i indinjuar në Twitter: “Duket se Bill Richardson ka bërë zero, asgjë për të drejtat e njeriut në #Myanmar, por ka dhuruar një sukses propagandistik juntës ushtarake birmane që abuzon me të drejtat e njeriut. Është patetik”.

Polemikat kishin përfunduar deri në “New York Times” dhe Richardson ishte justifikuar duke thënë atë që përsërit shpesh: po punojmë për ta ndihmuar popullin birman, por nuk mund ta bëjmë pa folur me të këqinjtë. Dy javë më pas, kur gazetari amerikan është kthyer në shtëpi, të gjithë e kanë kuptuar se çfarë kishte bërë realisht në Mianmar. Nuk qëndronin vetëm Covid dhe ndihmat ushqimore. Richardson e njeh zanatin, e di se ndërsa negocion për një lirim nuk flitet për lirimin, pasi lëviz në një fushë shumë të rrëshqitshme, një fjalë jashtë vendit dhe tavolina hidhet në erë. Disa herë i ka ndodhur dhe atëhere për opinionin publik është të mbështetet vetëm mbi dështimin.

74 vjeçar, ish anëtar i Kongresit (ishte pjesë e Komitetit të Kufizuar për Inteligjencën), ish ambasador amerikan në Kombet e Bashkuara, ish sekretar për Energjinë gjatë administratës Clinton dhe së fundi, për dy herë të mira, guvernator i New Mexico, Richardson është eksponenti i demokratëve amerikanë për të cilin është folur më pak nga mediat ndërkombëtare. Megjithatë, në vitet e para të ‘2000 ka qenë një prej hiospanikëve të parë që ka arritur aq larg në institucionet amerikane dhe me një popullaritet diskret. Megjithëse duke pasur dy poste institucionale në Shtëpinë e Bardhë të Bill Clinton, ka pasur gjithnjë në raport të komplikuar si me atë aktualin, ashtu edhe në përgjithësi me partinë. Në 2007 njofton deri garën e tij për presidencën e Shzteteve të Bashkuara duke u kandiduar në primaret demokrate. Dhe në ato debate janë të gjithë ata që në një mënyrë apo në një tjetër kanë ndryshuar Amerikën demokratike: Barack Obama, Hillary Clinton, Joe Biden. Pastaj është ai, Richardson, që në janarin e 2008, kur tërheq kandidaturën e tij, çuditërisht vendos që të mbështesë Barack Obama në vend të Hillary Clinton.

Transformohet kështu në “tradhëtar”. “Bill dhe Hillary Clinton kishin filluar një kuritzanim të mikut të tyre të vjetër”, shkruante më 2014 Philip Rucker në “Washington Post”. “Të dy Clinton i telefononin rregullisht. Bill Clinton deri ka fluturuar në New Mexico për të parë Super Bowl me Richardson në vilën e tij prej guvernatori”. Kur Obama fiton zgjedhjet, fillohet të flitet për një post të dorës së parë për Richardson. Për shembull, si sekretar Shteti, duke parë bekgraundin e tij prej diplomati. Por ai vend i caktohet pastaj Hillary Clinton. Tradhëtari tradhëtohet. Shtëpia e Bardhë e zgjedh si sekretar për Tregëtinë, por pak përpara audicionit të tij konfirmues, një hetim federal mbi sistemin federal të financimeve të fushatës së tij elektorale e godet me një forcë pak të dyshimtë dhe e shtrëngon që të tërhiqet.

Karriera politike e Bill Richardson përfundon, por ndërkohë, vetëm prej pak kohe, jeta e tij profesionale merr një rrugë krejtësisht të pazakonte. Në anglisht ka një fjalë që i përshtatet më shumë se të tjerat: troubleshooter, ajo që me saktësinë e një snajperi zgjidh problemet. Të nesërmen e Vitit të Ri të 2016 në aeroportin e Phenianit në Korenë e Veriut, një djalosh 21 vjeçar nga Cincinnati, në shtetin Ohio, është duke u bërë gati të imbarkohet në një fluturim që do ta çojë në shtëpi pasi ka kaluar pushimet në “vendin më të izoluar të botës”. Menjëherë pas check in diçka shkon keq: Otto Warmbier ndalohet nga autoritetet dhe me pjesën tjetër të grupit ftohet që ta lërë avionin. Qyteari amerikan është i detyruar të rrëfejë se ka vjedhur një poster me fytyrën e liderit Kim Jong Un që sapo ishte varur në murin e hotelit ku ishte dislokuar.



Dy muaj e gjysmë më pas një gjykatë e Phenianit e dënon me 15 vjet punë të detyruar. Të njëjtën ditë që shtypi i regjimit botonte imazhet e procesit dhe të vendimit, Bill Richardson ishte në New York, i ulur në tavolinën e një hoteli afër me selinë qendrore e Kombeve të Bashkuara. Përballë tij qenë dy diplomatë koreanoveriorë. Ai që e kishte përfshirë ishte republikani John Kasich, guvernatori i Ohio. Qysh prek disa vitesh, Bill Richardson punonte me koreanoveriorët. Në 1994 kishte punuar për marrëveshjen me bërthamoren (me ambasadorin Robert Gallucci, superyll i politikës amerikane me Korenë e Veriut) dhe në 1996 u dërgua nga Clinton në Phenian për të menaxhuar lëshimin e qytetarit të parë të kapur nga regjimi, Evan Hunziker, që kishte kaluar kufirin midis Kinës dhe Koresë së Veriut gjysmë lakuriq dhe i dehur. Richardson arriti ta çojë në shtëpi Hunziker, i cili u vra disa javë më pas. Përtej ngjarjes tragjike humane, negociatori kishte rënë në sy. Gjatë viteve të tij si ambasador në Konmbet e Bashkuara kishte vazhduar të menaxhonte krizat e ndryshme midis Amerikës dhe Phenianit dhe ishte bërë një pikë referimi për kë vihej në telashe brenda kufijve të një regjimi të papenetrueshëm dhe ku diplomacia funksionon vetëm mbi bazën e raporteve personale.

LEXO EDHE:  Pandemia në Ballkan/ Bien ndjeshëm rastet e reja të infeksionit në Kosovë

LEXO EDHE:  Po e humb Gjermania kontrollin mbi pandeminë?

Në 2009, gazetaret Laura Ling dhe Euna Lee gjenden në kufirin midis Kinës dhe Koresë së Veriut për të filmuar dezertorët koeranoveriorë që kalonin vijën e demarkacionit. U arrestuan pse kishin “kaluar paligjshmërisht kufirin” dhe u dënuan me punë të detyruar. Lëshimi i tyre u garantua nga një vizitë e çuditshme dhe e papritur në Phenian e ish presidentit Bill Clinton. Në ato negociata ishte përfshirë edhe Richardson – ishte një periudhë e veçantë armiqësie midis Amerikës dhe Koresë së Veriut – dhe qysh atëhere jo të gjithëve u pëlqente që një guvernator të “shpenzonte paratë e kontribuesve” për të bërë një zanat ndryshe nga ai i adminsitratorit. Përvoja e tij në fushën e menaxhimit të krizës ishte objekt kritike, por në realitet edhe e shfrytëzuar nga palët e interesuara, sidomos pse Richardson demonstronte çdo herë se kishte një aftësi analize politike më të mirë se analistët e skrivanisë. Pas lirimit të dy gazetareve amerikane tha për ABC: “Kim Jong Il po mendon për suksesionin e tij dhe duhet ta ketë menduar: kjo mund të jetë mundësia ime e fundit për të takuar një president amerikan. Prej vitesh ka qenë ëndërra e tyre, të kenë një president amerikan në Korenë e Veriut”. 12 vite më vonë, mund të thuhet se Richardson kishte të drejtë më shumë se të tjerët: për regjimin ishte sidomos një çështje estetike. Hapi i mëtejshëm qe takimi midis Donald Trump dhe Kim Jong Un.

Gjatë kohës, Richardson ka mësuar të negociojë edhe me liderë të tjerë armiqësorë, nëpërmjet fondacionit të tij –  Richardson Center for Global Engagement – dhe me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, që kanë sidomos fytyrën e Mickey Bergman. Drejtor ekzekutiv i fondacionit, ish anëtar i forcave speciale izraeliane, Bergman është krahu i djathtë operativ i Richardson dhe mbështetës i madh i shprehjes “Fringe Diplomacy”, që vetë ai thotë se e ka shpikur: një lloj diplomacie që është jashtë kufijve “të autoriteteve të shteteve dhe të qeverive”, domethënë në cepa. Bashkë me Korenë e Veriut dhe Kubën, një prej vendeve që ka vënë më shumë resurse është Mianmari – ja motivi për përfshirjen e tij në rastin Fenster – dhe ka qenë një bashkëpunëtor dhe mik personal i të kontestuarës Nobelit për Paqen Aung San Suu Kyi.

Deri në 2018, kur në mesin e krizës të Rakhine dhe të pakicës së persekutuar rohingya, zonja ka justifikuar arrestimin e dy gazetarëve të Reuters, Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo. Aung San Suu Kyi, mike e Richardson qysh nga 1994 (ka qenë ndër të parët që e vizitoi kur u vu në arrest shtëpijal), e liruar pas dekadash diktature ushtarake dhe e kthyer në politikë, ishte shpresë e madhe për Perëndimin për demokratizimin e Mianmarit. Në 2016, kur u bë këshilltare shteti, fillon të marrë vendime shumë të ngjashme me ato të liderëve autoritarë me të cilat qe mësuar të negociojë troubleshooter amerikan. Katër vite më parë Richardson e shkarkon, dorëhiqet nga konsulenti për zgjidhjen e krizës në Rakhine, grindet me zonjën që pas grushtit të shtetit kthehet në burg dhe ai është detyruar sërish të flasë me ushtarakët.

Janë dhjetëra rastet mediatike me të cilat ka punuar Richardson: nga Bolivia në Bangaldesh, deri në Irak, do të ishte e pamundur t’i listoje të gjithë. Për shembull, historia e Paul Salopek, gazetarit Çmim Pulitzer i “Chicago Tribune” që ishte burgosur në Sudan. Dhe më së vonshmi rasti i Alan Gross, americanit të arrestuar në Kubë që qe një dështim i madh për Richardson – pas një udhëtimi në Havanë më 2011 nuk arriti as të fillonte negociatat dhe kur u kthye qe shumë i ashpër me qeverinë e Raul Castro. Gross u lirua vetëm në 2014 pas një shkëmbimi të burgosurish. Richardson është përfshirë nga qeveria izraeliane në rastin e Gilad Shalit, ushtarakut izraelian të rrëmbyer nga Hamasi në 2006, kur ishte 19 vjeç, dhe i liruar vetëm 5 vite më pas, në vijim të shkëmbimit të rreth 1000 të burgosurve palestinezë.

Në këtë ngjarje, Richardson ishte njeriu që negocionte me Egjiptin, qeverinë ndërmjetësuese. Rasti i fundit veçanërisht mediatik me të cilin ka punuar ekipi i Bill Richardson është ai i Michael White, veteran i Marinës amerikane i arrestuar në Iran bashkë me të fejuarën në 2018, i lëshuar vetëm 2 vite më pas pas traktativave të Richardson të realizuara nëpërmjet qeverisë zvicerane, e cila përfaqëson interesat amerikane në Iran. Një vit më parë Richardson kishte përcjellë në shtëpi edhe studentin amerikan Xiyue Wang.

Në të dy rastet është bërë fjalë për shkëmbim të burgosurish. Për rastin iranian është folur shumë pasi presidenti i atëhershëm amerikan Donald Trump i përshirë në zgjidhjen e negociatave, ndërsa punën e pistë që as Departamenti i Shtetit, as Shtëpia e Bardhë nuk donte ta bënte dhe domethënë që ka folur me iranianët ka qenë ekipi i negociatorëve i krijuar nga avokatët e të arrestuarve. “Fillimi i çdo negociate është i vështirë, sidpmos nëse negociatori nga ana tjetër e tavolinës është i njohur si i paparashikueshëm”, shkruan ish guvernatori në librin e tij të vitit 2013 “How to Sweet-Talk a Shark: Strategies and Stories from a Master Negotiator” (e ka shkruar bashkë me Kevin Bleyer, shrimtar, autor televiziv, 4 Emmy të fituar, speechwriter, veç të tjerash, i Obama – kur ke një ghostwriter kështu, pse ta fshehësh?).

“Nuk shërben fakti që është një diktator vrasës – nuk takon tipa të këtij lloji gjithë ditët – por nëse është dikush me kokën e nxehtë apo me temperamentin paksa të çmendur, atëhere duhet ta luash mirë qysh nga fillimi. Pa modesti, nëse ka një aftësi jetike që e kam perfeksionuar në vite, është sikur t’i marrësh masat një burri apo një gruaje shumë shpejt dhe duke përcaktuar, qysh nga shtrëngimi i parë i dorës, tonin më të mirë”.

Nëse ka dikush që i ka mëshuar diçka në këtë gjini traktativash, shpjegon Richardson në librin e tij, nuk janë liderët koreanoveriorë, por dy persona: Saddam Hussein dhe Omar Suleiman, shefi i inteligjencës së Hosni Mubarak –gjatë bisedës së tyre të parë telefonike, Richardson shpjegon se ia ka mbyllur telefonin në fytyrë Suleiman, jo prej edukatës së keqe, por për t’i dhënë një sinjal pushteti “një torturuesi me të cilin nuk kisha asnjë dëshirë për të folur broçkulla”. Të flasësh me të këqinjtë është një punë e vështirë, por gjithmonë e nevojshme./TemA

LEXO TE PLOTE

Blog

Vladimir Putin dhe misteret e jetës së tij private

Publikuar

-

Nga

Nga Kate Samuelson “The Week”

Me kalimin e viteve, spotet propagandistike mbi Vladimir Putin – të cilat e kanë shfaqur atë duke bredhur gjysmë i zhveshur nëpër shkretëtirën e Siberisë, duke shijuar peshkimin në lumë apo duke u zhytur në një liqen të akullt -janë bërë vazhdimisht virale në internet.

Por ndërsa presidenti rus nuk e ka problem ta shohë veten gjysmë të zhveshur dhe të komentohet nga mediat botërore, ai e ka mbajtur vazhdimisht të fshehtë një aspekt kyç të jetës së tij:lidhjet imtime.

Me kalimin e viteve, gazetarët rusë e kanë parë karrierën e tyre të kërcënuar, dhe në disa raste edhe të shkatërruar, sa herë janë përpjekur të raportojnë mbi lidhjet dashurore të Putin.“Edhe shtypi opozitar, që shkruan rregullisht mbi korrupsionin e rrethit të ngushtë të Putinit, ka qenë shumë i kujdesshëm duke shmangur komentet mbi gratë e Putinit”- shkruan “The Spectator”. Deri më sot, numri i fëmijëve të Putinit dhe statusi i marrëdhënieve të tij, mbeten tema tabu për mediat ruse.

Nga ana tjetër, Putin nuk ka asnjë shqetësim për shtimin e sulmeve personale ndaj kundërshtarëve të tij politikë, në atë që “The Economist” e ka cilësuar si “epokën e re të represionit”në Rusi. Po çfarë dimë në fakt mbi jetën private të njeriut që ka drejtuar këtë superfuqi që nga fillimi i këtij mijëvjeçari?

Ish-bashkëshortja e Putinit, Ljudmilla, punonte dikur si stjuardesë, një punë shumë e lakmuar në epokën sovjetike. Ata u njohën në fillim të viteve 1980, kur një mik i përbashkët i ftoi të dy në teatër.“Unë u bëra menjëherë mik i Ljudës, gruas time të ardhshme”-kujtoi Putin në atë që “The Washington Post” e përshkruan si një “kujtim pa asnjë pasion” në faqen e tij të dikurshme presidenciale.

“E kuptova që nëse nuk do të martohesha edhe për 2-3 vitet e ardhshme, nuk do të martohesha më kurrë. Edhe pse sigurisht, e kisha bërë zakon të bëja jetën e një beqari. Ljudmilla i dha fund asaj”- shprehej Putin. Fotot e ditës së tyre të dasmës më 28 korrik 1983, “tregojnë gruan të mbështjellë me një shall të gjatë të bardhë dhe Putin të zhytur brenda një kostum të zi”.

Çifti pati 2 vajza në mesin e viteve 1980. Njëra prej tyre tani është një gjenetiste 36-vjeçare, dhe tjetra një matematikane 34-vjeçare.  Putin nuk i ka ekspozuar asnjëherë publikisht fëmijët e tij, përveçse ka thënë se ka dy vajza.

Në vitin 2019, reporterja e “BBC Russia”, Farida Rustamova i kërkoi udhëheqësit rus të pranonte se dy gratë ishin vajzat e tij. “Miqtë e tu të vjetër, menaxherë të kompanive shtetërore, po i ndihmojnë këto dy gra në operacionet e tyre të biznesit”- shpjegoi ajo.

Por Putin refuzoi. Çifti Putin njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2013, 3dekada pas martesës së tyre.

“Është e paqartë se kur filloi me saktësi të shkatërrohej martesa e tyre. Por të gjitha dëshmitë nga njerëz të afërt, flasin për diferenca në personalitetet e të dyve”- shkruan “The Washington Post”.Vëmendja në rritje ndaj Putinit e shqetësonte Ljudmillën,dhe ajo u pa rrallëherë në publik deri në fund të martesës.

Madje pati spekulime se ajo ishte mbyllur në një manastir. Në vitin 2013, “The Moscow Times” raportoi se ajo i tha një herë një mikut të saj se Putin ishte “një vampir”. Fjalët e saj ranë shpejt në veshin e Putin, i cili u kundërpërgjigj duke thënë se cilido që mund të duronte gruan e tij për 3 javë “meriton t’i ngrihet një monument”.

LEXO EDHE:  Tri skenarët/ Kur do të ndodhë fundi i pandemisë

LEXO EDHE:  Ja se si Kina po e eksporton autoritarizmin kudo në botë



Në vitin 2020, platforma e pavarur investigative ruse e medias “Proekt”, publikoi një seri dokumentesh që përfshinin pretendimin se Putin kishte pasur një lidhje me një grua të quajtur Svetlana Krivonogik gjatë martesës së tij me Ljudmillën, pasi ai u bë president për herë të parë në vitin 1999.

Po ashtu portali pretendoi se Putin ishte babai i Luiza Rozovës, vajzës së Krivonogik, të cilën  britanikja “Daily Mail” e përshkroi si një “dashnore që nga pastruese u kthye në milionere”. Duke analizuar postimin e Rozovës në Instagram, “The Spectator” shkroi se mund të shihen foto të mëngjeseve të 18 vjeçares, selfi me bikini dhe një “apartament luksoz në Paris”, por “nuk mund të shohësh asnjëherë fytyrën e saj”.

Pse? Sepse Luiza “ka një ngjashmëri të habitshme me sjelljen e Vladimir Putin”. Pasi u publikuan investigimet e “Proekt”, mbikëqyrësi shtetëror i medias ruse e bllokoi faqen e internetit. Putini ishte i prirur që ta mbante lidhjen e tij jashtë vëmendjes së publikut “për të mbrojtur imazhin e tij si kampion i vlerave tradicionale”- shkroi në “Washington Post” Roman Badanin, ish-kryeredaktor i “Proekt”.

Gati të gjithë gazetarët e “Proekt” u shpallën si “agjentë të huaj”, dhe autoritetet ruse nisën një hetim për shpifje kundër 3 gazetarëve, përfshirë Badanin, gjë që e detyroi atë të braktiste atdheun dhe të zhvendosej me banim në Shtetet e Bashkuara.

Në tetor, “Pandora Papers” zbuloi se Krivonogik kishte blerë një apartament luksoz me vlerë4 milionë dollarë në katin e katërt në bllokun më të mirë të apartamenteve në “Monte Carlo Star” në Monako, nëpërmjet një kompanie off-shore.

Po ashtu dokumentet e tjera të dekonspiruara tregojnë se pasuria e saj aktuale është më shumë se 100 milionë dollarë. “Në shumicën e vendeve, akuza të tilla për seks, para dhe pushtet do të viheshin në qendër të diskutimeve kombëtare, por jo në Rusi”- thekson revista britanike.

Krivonogik dhe vajza e saj postojnë rregullisht në mediat sociale imazhe të “jetës së tyre përrallore”, dhe ndjehen të lira ta bëjnë këtë pa pasur frikë nga pasojat. Ndërkohë thuhet se Putin ka një lidhje të gjatë me Alina Kabaevën, një ish-gjimnaste olimpike, dhe aktualisht deputete.

Ai ka mohuar të ketë një lidhje me fituesen e medaljes së artë, që kur u fol për herë të parë për lidhjen e tyre nga gazeta “Moskovsky Korrespondent”në vitin 2008. Pas publikimit të atij artikulli gazeta u detyrua të mbyllej. Në shtatorin e vitit 2013, rivali politik i Putinit, Aleksei Navalni pretendoi se Putin dhe Kabaeva ishin martuar.

Por zëdhënësi i Putinit, i hodhi poshtë këto pretendime. Si Putin dhe Kabaeva u panë me unaza martese në duar gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të Soçit në vitin 2014, dhe Kabaeva u zgjodh të mbante pishtarin në ceremoninë e hapjes, duke ringjallur spekulimet se ajo ishte e preferuara e liderit rus.

Po ashtu thuhet se Kabaeva është nëna e një tjetër fëmije të Putinit. Madje disa media kanë folur për 2, 3 po edhe 4 fëmijë të tyre. Në gushtin e këtij viti, Kabaeva u paraqit për herë të parë në publik pas më shumë se 2 vjetësh, duke u shfaqur në emisionin politik “60 Minuta” në kanalin “Rossiya 1”, për të diskutuar mbi Lojërat Olimpike të Tokios 2020. Ajo nuk u pyet as për Putinin, apo nëse ajo ishte Zonja e Parë sekrete e Rusisë.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.theweek.co.uk/news/world-news/russia/954911/vladimir-putin-mysterious-love-life

LEXO TE PLOTE