Connect with Us

Grida Duma, i merr me radhë zyrtarët për Bechetin/ Fut në listë edhe Ëngjëll Agaçin

Politikë

Grida Duma, i merr me radhë zyrtarët për Bechetin/ Fut në listë edhe Ëngjëll Agaçin

Publikuar

-

cna lajme politike

Deputetja e PD-së Grida Duma ka shenjëstruar kryeministrin Edi Rama, zyrtarin e tij Ëngjëll Agaçi dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Duma i ka akuzuar zyrtarët në fjalë për ndërhyrjen në çështjen “Becheti”,  duke iu shkaktuar shqiptarëve 121 milionë euro dëm.

“Roli i opozitës është që të vendosë përgjegjësin dhe të përcaktojë kush është përgjegjësi. 121 milionët nuk mund të vijojnë më të paguhen nga shqiptarët por nga ata që e kanë shkaktuar dëmin. Edi Rama, Erion Veliaj dhe Ëngjëll Agaçi kanë ndërhyrë në çështjen edhe kur çështja ishte në gjykim. Arbitrazhi ka parë që politika ka ndërhyrë në vendimin e gjykatave shqiptare dhe për rrjedhojë paratë do ti paguajnë shqiptarët. Rama i ka bërë gjykimet vetë, në vetë të parë, në mediat nacionale. Kjo nuk është një ccështje e keqfunksionimit të sistemit të drejtësisë por e ndërhyrjes së politikës. Ky gjykim do të vlejë për tu njohur me përgjegjësit”, është shprehur Duma./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Iu bashkua “Foltores” së Berishës/ Floriana Garo “thumbon” Bashën: Edhe ky si Rama, fajëson Saliun

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha e Komunikimit të “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berishës, Floriana Garo, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili tha se kishte humbur zgjedhjet për shkak të Sali Berishës, i cili sipas tij i kishte shkaktuar dualizim.

Garo ka “thumbuar” kryedemokratin duke thënë se është bërë si Rama kur thotë se fajin për humbjet e tij i ka Saliu.

LEXO EDHE:  Rama paralajmëron biznesin: Deri në janar keni kohë të vetërregulloheni

LEXO EDHE:  Policia kontroll në banesa të karantinuarve/ Rama: I dinë të gjitha, të infektuarit të respektojnë rregullat



“Basha si Rama: Fajin per humbjet e mia e ka Saliu!”, ka shkruar Floriana Garo në Facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Foltorja ka ngjallur shpresë”/ Spaho: Demokratët nuk e duan Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, një ndër të besuarit e Sali Berishës, mendon se ‘Foltorja’ nuk po e përçan partinë, përkundrazi, sipas tij kjo është ajo çfarë kërkon anëtarësia. Në një intervistë në Report Tv, përballë gazetares Andulela Ndreu në emisionin ‘Pa Protokoll’, Spaho thotë se ‘Foltorja’ ka ngjallur shpresë të demokratët.

Sipas tij, qytetarëve u është venitur shpresa se PD mund të vijë në pushtet me në krye Luzlim Bashën, pasi ai ka humbur katër zgjedhje radhazi dhe nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për këtë humbje.

Ajo që vendos është anëtarësia, baza. Sikurse e dini rreth 70% e delegatëve kanë firmosur, po mblidhen edhe firma të tjera edhe nga ata që nuk kanë firmosur do vijnë në kuvend. Një parti bëhet me e fortë kur ka debat. Të humbësh 4 zgjedhje dhe të presësh 2025 kujton që do të vazhdojmë të gjejmë po atë mbështetje nga qytetarët. Kur të mbarojë ky proces, njerëzit po shohin shpresë. Me Berishën PD ka fituar 4 herë. Kur shikon se ku është katandisur PD dhe nuk ka shpresë të fitohet. Në 11 dhjetor kanë vënë kandidaturën edhe 2 apo tre individë të tjerë, nuk habitem të dalin edhe kandidatura të tjera. Kjo praktikë që po ndjek PD tregoi se është e gabuar ka qenë më rezultateve po të shohësh partitë e thera të djathta kanë ndërruar disa kryetarë derisa kanë gjetur atë që i çoi në fitore“, tha Spaho.

LEXO EDHE:  Astrit Patozi/ Konflikti Rama-Meta karshillëk shqiptarëve

LEXO EDHE:  Foto-Samiti i NATO-s/ Rama takohet me Trump



Akuzave të Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit se Kuvendi Kombëtar nuk do të mblidhet pasi bie ndesh me statutin e partisë, Spaho iu përgjigj se ka dy mënyra për të thirrur kuvendin. Sipas tij, Kuvendi ose thirret me vendim e kryetarit të partisë, ose në rastin kur kryesia nuk e do një gjë të tillë, kuvendi vetëmblidhet.

Kthehuni pak prapa në kohë dhe kujtoni ca kanë thënë drejtuesit aktual të PD për kuvendin, nuk do të mbahet. Për t’i krijuar lehtësira vetes e kanë quajtur kuvend anti-amerikan. Ne idiot jemi që në kuvendin e PD të marrim në shqyrtim vendimet amerikane. Ne s’kemi asnjë tagër asnjë të drejt që ta bëjmë këtë jo është një mashtrim. Kuvendi do marrë në shqyrtim ndryshimet statusore dhe shpalljen e garës për kryetarin e ri të PD. Një subjekt mbledh kuvendin në dy forma, ose me vendim të kryetarit, kryesisë, ose vetëmblidhet sepse këto organizma mund të mos duan. Ditën që u dorëzuan tek kryetari këshillit kombëtar, Bardhi deklaroi se kjo është farsë, këtu nuk ka 4200 firma. Ai tha që ky është blof ndërkohë që ka të drejtën të shkojë të Plaoka ku janë origjinalet e formularëve. Statuti e ka përcaktuar që mandatet verifikohen nga komisioni i mandateve që ngrihet nga kuvendi. Ky do jetë një proces transparent. Lista e atyre që janë delegatë është përcaktuar në statut“, u shpreh Sapho.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të rinjtë po bëjnë histori”/ Këlliçi: Po reformojmë në tërësi PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD Belind Këlliçi u shpreh se Foltorja është gjëja më e mirë që i ka ndodhur PD deri tani.

Në emisionin Zonë e Lirë, Këlliçi deklaroi se të rinjtë janë duke bërë histori me lëvizjet e tyre dhe shton se do reformojnë nga themelet PD.

Ky është momenti më i mirë. Ne e kemi kapur prej fyti momentin dhe këtë do e tregojmë në 11 dhjetor. Është kapur prej fyti momenti nga të rinjtë e PD, që sot po përjeton historinë e asaj që do të jetë në dekadat që do vijnë. Ne po bëjmë historinë sot, për reformimin në tërësi të një force politike, që në fakt kjo lëvizja që ka nisur u duk sikur ishte një ogur i keq por në fakt unë mendoj është gjëja më e mirë që i ka ndodhur PD-së.



LEXO EDHE:  Policia kontroll në banesa të karantinuarve/ Rama: I dinë të gjitha, të infektuarit të respektojnë rregullat

LEXO EDHE:  Astrit Patozi/ Konflikti Rama-Meta karshillëk shqiptarëve

Është një moment që po flitet hapur, po del shumë helm që ishte akumuluar në PD dhe ka nevojë që të dalë.

Mendoj që është gjëja më e mirë që po u ndodh të rinjve”, tha Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE