Connect with Us

Gjyqtari me 500 mijë USD pasuri të paligjshme/ Prokuroria i mbylli dosjen

Vetingu

Gjyqtari me 500 mijë USD pasuri të paligjshme/ Prokuroria i mbylli dosjen

Publikuar

-

Skandali në spitalin Covid 2/ Reagon Prokuroria e Tiranës

Komisioni i  Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Alma Faskaj, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo, ka përjashtruar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin e Tiranës.

Shkak për këtë vendim është bërë dorëheqja e tij si gjyqtar, në prag Vettingu.

Subjekti i rivlerësimit, z. Ardian Kalia, u është nënshtruar procedurave të rivlerësimit, pas shpërndarjes së çështjes së tij me shortin e datës 16.12.2019, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në përputhje me rregulloren “Për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”.

Trupi gjykues, me vendimin nr. 1, datë 19.12.2019, vendosi të fillojë një hetim administrativ të thellë dhe të gjithanshëm, sipas nenit 45 tё ligjit nr. 84/2016, me qëllim vlerësimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave të nevojshme për procedurën e rivlerësimit, si dhe të caktojë kryesues të trupit gjykues, komisioneren zj. Alma Faskaj.

Gjatë hetimit administrativ, e konkretisht në datën 5.7.2021, pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është depozituar dokumenti “Kërkesë për dorëheqje dorë nga statusi i magjistratit”, kërkesë e cila është depozituar edhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Bazuar në njoftimin e vendimit të deklarimit të mbarimit të statusit të magjistratit për z. Ardian Kalia, nga KLGJ-ja, por dhe nga subjekti me anë të kërkesës së tij, Komisioni pezulloi procedurën e rivlerësimit, deri në momentin e konfirmimit nga Gjykata Administrative e Apelit se subjekti i rivlerësimit nuk kishte ankimuar vendimin e datës 16.7.2021.

Kalia, gjyqtari i “listës së zesë” u shpëtoi hetimeve

Gjyqtari Kalia e ka nisur karrierën më 10.11.1997 ku ka qëndruar në detyrë deri më me 15,07.2000.

Ai është rikthyer në sistem në vitin 2010, pasi ka punuar për tre vite si avokat.

Në vitin 2015, Kalia, është bërë pjesë e “listës së zezë” të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Kjo e fundit kërkoi shkarkimin e tij dhe të disa gjyqtarëve të tjerë me argumentimin se kanë bërë shkelje të rënda që cënojnë figurën e gjyqtarit.

Pas shumë debatesh, kërkesa e Gjonajt u hodh poshtë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Gjyqtari Kalia është shenjëstruar jo vetëm në anën profesionale por edhe në anën pasurore.

Në vitin 2014 ILDKPKI, ka kallëzuar penalisht, gjyqtarin Ardian Kalia, për deklarim të rremë të interesave private dhe mungesë burimesh financiare të ligjshme për të ardhurat në shumën rreth 40.000.000 lekë, deklarim të rremë për kontratat e apartamenteve me vlerë 73.000 euro dhe 44.000 euro.

Sipas kallëzimit gjyqtari Kaliaj kishte bërë deklarim të rremë për vlera monetare 40 milionë lekë si dhe për kontrata në blerjen e dy apartamenteve në vlerë 117 mijë euro.

Se çfarë ndodhi me këtë hetim, askush nuk e vuri më ujin në zjarr. U mbyll apo si u mbyll nga Prokuroria e Tiranës dhe pse institucionet e drejtësisë që monitorojnë gjyakata e prokuroritë që ka qenë KLD në atë kohë ka heshtur.

Sipas të dhënave të ILDKPKI-së, të ardhurat gjyqtari Kalia i ka ndër të tjera nga puna si pedagog, në privat dhe në Shkollën e Magjistraturës, nga botimi i teksteve dhe qiraja e një apartamenti në Tiranë, shkruan CNA.al.

Bashkëshortja e tij, e cila nga specialiste statistikash në Prokurorinë e Përgjithshme është bërë oficere e Policisë Gjyqësore po pranë kësaj Prokurori, ka të ardhura vetëm nga paga.

Ajo që bien në sy në deklarimin e pasurisë nga gjyqtari Kalia, është shit-blerja e makinave, a thua se disponon një treg të till, ndërsa të gjithë pasurinë por edhe llogaritë bankare ka përbashkëta me bashkëshorten.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasuria e deklaruar nga gjyqtari Ardian Kalia.

Viti 2003

Banese 1+1 me sip 50 m2 me vlerë 0.18 milion leke.

Autoveturë Benz me vlerë 0.4 milion lekë.

Të ardhura si pedagog në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 0,1 milion lekë.

Viti 2010 (Deklarata fillestare)

Ap banimi me sip 105 m2, blerë me të ardhura nga avokatia në shumë 73 000 euro.

Ap banimi me sip 69 m2, blerë me të ardhura nga avokatia në shumë44 000 euro.

Autoveturë tip Golf, blerë m,e të ardhurat nga avokatia në shumën 8 000 euro.

Depozitë kursimi me vlerë 1 000 euro.

Të ardhura nga avokatia nga shtatori 2000-2010, në shumën 30 000 000 lekë.

Të ardhura nga 6 publikime tekstesh universitare, në shumën 5 500 000 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia nga viti 2000 e në vazhdim në shumën 4 500 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e autoveturës tip Benz në shumën 11 000 euro.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, specialist statistikore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në shumën 500 000 lekë.

Kredi të marrë për strehim në vitin 2007 në shumën 30 000 euro. Shuma e mbetur e pashlyer është 26 000 euro.

Viti 2010 (Deklarata vjetore)

Blerë autoveturë Benz me vlerë 15 000 euro.

Shitur autoveturë Golf me vlerë 75 000 euro.

Të ardhura nga puna si gjyqtar e subjektit deklarues në shumën 240 000 lekë.

Të ardhura nga publikimet, tekste universitare në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës dhe në universitete private në shumën 210 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, specialist statistikore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në shumën 180 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap me sip 69 m2 në Tiranë, në shumën 1 800 euro.

Kredia prej 300 000 euro e marrë në vitin 2007. Shlyer 8 000 euro.

Viti 2011

Të ardhura nga shitja e autoveturës në shumën 13 000 euro.

Të ardhura nga puna si gjyqtar e subjektit deklarues në shumën 1 186 146 lekë.

Të ardhura nga publikimet, tekste universitare në shumën 300 000 00 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës dhe në universitete private në shumën 360 000 00 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, specialist statistikore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në shumën 809 455 21 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap me sip 69 m2 në Tiranë, në shumën 360 000 lekë.

Të ardhura përfituar nga një vendim gjykate në shumën 2 544 952 lekë.

Kredia prej 300 000 euro e marrë në vitin 2007. Shlyer 3 060 euro, mbetur pa u shlyer 25 500 euro.

Viti 2012

Blerë autoveturë Volsvagen Golf me vlerë 8 300 euro.

Të ardhura nga puna si gjyqtar e subjektit deklarues në shumën 1 064 733  lekë.

Të ardhura si pedagog në universitet private në shumën 98 460 lekë.

Të ardhura si pedagog në Shkollën e Magjistraturës në shumën 32 000 lekë.

Të ardhura për efekt të vendimit gjyqësor në shumën 2 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, specialist statistikore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në shumën 878 644 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge në universitet privat në shumën 30 000 lekë.

Kredia prej 300 000 euro e marrë në vitin 2007. Shlyer 3 060 euro, mbetur pa u shlyer 25 000 euro.

Viti 2013

Të ardhura nga puna si gjyqtar e subjektit deklarues në shumën 1 039 563 lekë.

Të ardhura si pedagog në universitet private në shumën 193 360 lekë.

Të ardhura si pedagog në Shkollën e Magjistraturës në shumën 29 700 lekë.

Të ardhura për efekt të vendimit gjyqësor në shumën 444 952  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si oficere e Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në shumën 703 573 lekë.

Kredia prej 300 000 euro e marrë në vitin 2007. Shlyer 3 200 00 euro, mbetur pa u shlyer 24 294 41 euro.

Viti 2014

Blerë automjet, Mercedez me vlerë 7 600 euro.

Të ardhura nga puna si gjyqtar e subjektit deklarues në shumën 1 248 353  lekë.

Të ardhura si pedagog në Shkollën e Magjistraturës në shumën 146 700 lekë.

Të ardhgura nga honorare si ekspertnë seminar të organizuar nga GIZ, në shumën 86 464 63 lekë.

Të ardhura nga shitja e autoveturës Volsvagen Golf, me vlerë 6 500 euro.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si oficere e Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në shumën 946 637 lekë.

Dieta të marra nga bashkëshortja në një vizitë studimore në Paris, në shumën 240 euro.

Dieta të marra nga bashkëshortja në një vizitë studimore nëLondër, në shumën 240 euro.

Kredia prej 300 000 euro e marrë në vitin 2007. Shlyer 2 626 euro, mbetur pa u shlyer 23 129 65 euro.

Viti 2015

Blerë automjeti tip Mercedez me vlerë 900 000 lekë.

Shitur autovetura Mercedez Benz me vlerë 980 000 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes, në shumën 27 770 552 lekë.

Llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes në shumën 758 18 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtar e subjektit deklarues në shumën 1 247 020 lekë.

Të ardhura si pedagog në Shkollën e Magjistraturës në shumën 46 550 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si oficere e Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në shumën 967 835 lekë.

Dieta të marra nga bashkëshortja në një vizitë studimore nëStrasburg, në shumën 81 137 00 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një apartamenti në bashkëpronësi me bashkëshorten në shumën 47 600 lekë.

Kredia prej 300 000 euro e marrë në vitin 2007. Shlyer 3 041 euro, mbetur pa u shlyer 21 751 39 euro.

Viti 2016

Llogari bankare në emër të bashkëshortes, në shumën 30 878 52 lekë.

Llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes në shumën 40 80237 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtar e subjektit deklarues në shumën 1241 479 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si oficere e Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në shumën 967 334 lekë.

Dieta të marra nga bashkëshortja në një vizitë studimore nëVjëne, në shumën 160 euro.

Të ardhura nga qiraja e një apartamenti në bashkëpronësi me bashkëshorten në shumën 285 600 lekë.

Kredia prej 300 000 euro e marrë në vitin 2007. Shlyer 2 420 euro, mbetur pa u shlyer 20 277 13 euro.

Viti 2017

Llogari bankare në emër të bashkëshortes, në shumën 25 887 60 lekë.

Llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes në shumën 45 98 lekë.

Llogari bankare në shumën 201 06 euro.

Llogari bankare në shumën 2 632 29 lekë.

Llogari bankare në shumën 408 150 lekë.

Para cash dhe kursime në shumën 300 000 lekë.

Blerë autoveturë Volavagen Polo me vlerë 300 000 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtar e subjektit deklarues në shumën 1 288 359 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si oficere e Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në shumën 960 759 lekë.

Dieta të marra nga bashkëshortja në një vizitë studimore nëSpanjë, në shumën 240 euro.

Bashkëshortja, të ardhura në cilësinë e ekspertes në shumën 75 720 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një apartamenti në bashkëpronësi me bashkëshorten në shumën 285 600 lekë.

Kredia prej 300 000 euro e marrë në vitin 2007. Shlyer 2 540 euro, mbetur pa u shlyer 18 702 43 euro.

Kredi konsumatore me vlerë 1 000 000 lekë. Shlyer shuma 285 000 lekë, mbetur pa u shlyer shuma 771 948 25 lekë.

Viti 2018

Llogari bankare, në shumën 1235, 37  lekë.

Llogari bankare në shumën 800 lekë.

Llogari bankare në shumën 20 34 euro.

Llogari bankare në shumën 142 01 lekë.

Llogari bankare në shumën 408 150 lekë.

Para cash dhe kursime në shumën 100 000 lekë.

Llogari bankare me të ardhurat nga qiraja në shumën 44870,96 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtar e subjektit deklarues në shumën 1 336 560 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si oficere e Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në shumën 994 645 lekë.

Dieta të marra nga bashkëshortja në një vizitë studimore nëLondër, në shumën 355 paund.

Të ardhura nga puna si pedagog në shumën 148 742 lekë.

Kredia prej 300 000 euro e marrë në vitin 2007. Shlyer 2 230 euro, mbetur pa u shlyer 17 022 94 euro.

Kredi konsumatore me vlerë 1 000 000 lekë. Shlyer shuma 374 000 lekë, mbetur pa u shlyer shuma 446 117 8 lekë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Vetingu

Shkarkohet gjyqtari-fermer/ Vettingu e nxjerr nga sistemi Nazmi Trokën

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë, Nazmi Troka, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë.

Gjatë seancës dëgjimore të martën më 2 nëntor u evidentua pamundësi e Trokës për të vërtetuar me dokumentacion ligjor të ardhurat e pretenduara nga bujqësia, që sipas tij kanë shërbyer si një prej burimeve për ndërtimin e një shtëpie në fshat, blerjen e një apartamenti në Tiranë, si dhe për kryerjen e shpenzimeve të tjera.

Gjithashtu, u konstatua papajtueshmëri mes detyrës së gjyqtarit dhe ushtrimit të aktivitetit privat si fermer nga ana e subjektit. Hetimi administrativ për gjyqtarin Troka u përfundua vetëm në kriterin e pasurisë, ndërsa për një kërkesë të tijën për çeljen e hetimeve edhe për figurën e profesionalizmin u tha se do të shqyrtohej para vendimmarrjes përfundimtare.



Troka kërkoi që të konsideroheshin në analizë të ardhurat e deklaruara prej tij ndër vite sit ë përfituara nga bujqësia, si dhe të uleshin shpenzimet jetike duke argumentuar se nevojat bazike i kishte plotësuar nga prodhimet e fermës familjare.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Troka u krye nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin.

Nazmi Troka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar në Gjykatën e Beratit. Në vitin 2013, Troka u dekretua si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Vlorës./Birn

LEXO TE PLOTE

Vetingu

KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës/ Zbardhet vendimi

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

KPA ka kthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani, i cili u shkarkua nga shkalla e parë e KPK.

Ndini Tavani kthehet në detyrë nga Kolegji i Posacëm i Apelimit me vendim të formës së prerë. Kujtojmë se në procesin e rivlerësimit, Tavani bindi vetëm një anëtar të trupës gjykuese të KPK-së, ndërsa dy të tjerët vendosën shkarkimin e tij nga detyra.

Për kriterin e pasurisë, u tha se prokurori nuk arriti që të justifikojë bindshëm të ardhurat e tij prej 2.5 milionë lekësh të krijuar në kohën kur punonte si avokat.

Ndërsa Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar hartoi dy raporte për Ndini Tavanin, duke konstatuar në të dytin papërshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës. DSIK ngriti dyshime për “shpërdorim detyre” në lidhje me një çështje për hetimin e disa personave për krijim të skemave mashtruese me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Njoftim vendimi:



Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.2/2020, datë 09.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.11.2021./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Bashkëshorti i ndërpret karrierën prokurores

Publikuar

-

Nga

cna lajem vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Lezhës Arjola Prençi.

Trupa e KPK –së e përbërë nga Suela Zhegu, Firdes Shuli dhe  Brunilda Bekteshi e kanë justifikuar vendimin e shkarkimit, duke e lidhur me bashkëshortin e prokurores.



Bashkëshorti i Prençi i cili është dënuar më herët  me 2 vite burg, për korrupsion.

Pëllumb Prençi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkodrës, dhe për këtë shkak I është ndërprerë në mes dhe karriera e prokurores./CNA.al

LEXO TE PLOTE