LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Mbyllja e kryqëzimit “pushimi i shoferit”/ Saimir Korreshi thirrje ministres së Transportit

23 Tetor 2021, 08:19, Politikë CNA
Foto-Mbyllja e kryqëzimit “pushimi i shoferit”/ Saimir Korreshi

Deputeti Saimir Korreshi ka reaguar në lidhje me vendimin e ARRSH, për të mbyllur përfundimisht kryqëzimin e autostradës Lushnje-Fier, në vendin e quajtur ‘pushimi i shoferit’, për shkak të aksidenteve të shumta.

Në një postim në rrjetet sociale, Korreshi ka publikuar disa foto, ku duket kaos në trafik, ndërsa i drejton edhe një thirrje të fortë ministres së Transportit.

Sipas tij, vendimi i ARRSH, është një akt i cili vetëm ka krijuar kosto për 80 mijë banorë.

?Zemërimi qytetar për mbylljen e rruges te pushimi i shoferit.

Një akt i cili vetëm ka krijuar kosto për 80 mijë banorë.

I drejtohem Ministres së Transportit të ndërhyjë menjëherë për zgjidhjen përfundimtare të kësaj situate duke përfunduar mbikalimin në këtë aks.

Struktura e betonit ka mbi 20 vite e pa shfrytëzuar se i mungon lidhja me rrugën.

Kurseni ndonje byftek tek Nustreti e çlirojeni nga kjo barrë këtë komunitet.

Hidhi sytë edhe nga Lushnja, lëri urbanet e Tiranës të merret Lali Euri.?-shkruan Korreshi./CNA.al

Lajmet e fundit nga