Connect with Us

Faktet/ Pse Lulzim Basha po tallet me Vettingun e politikanëve

Politikë

Faktet/ Pse Lulzim Basha po tallet me Vettingun e politikanëve

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në një dalje mediatike, sot Lulzim Basha u përpoq të mbronte shashkën e hedhur prej tij, në lidhje me Vettingun e politikanëve.

Dhe për këtë përdori një hile. Si gjithmonë me stilin “gënjejmë sot, me atë që kemi bërë dje, për të kaluar radhën”.

I ndodhur përballë “uraganit” të “Foltores” dhe faktit se po bie nga karrigeja e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha u përpoq ta justifikonte Vettingun e kërkuar prej tij me një proces të nisur në vitin 2018.

Por, le të shohim faktet

Në 2018, është propozuar Vettingu i politikanëve nga Lulzim Basha dhe Partia Demokratike. Në atë kohë, i mbështetur gjerësisht edhe nga disa zëra që sot e kritikojnë.

Kush është ndryshimi?

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,Në atë kohë është kërkuar një Vetting i politikanëve pak a shumë, me proçedurën që është bërë me sistemin e drejtësisë, pra, me gjyqtarët. Nuk është kërkuar në asnjë moment që të bëhet nga SPAK. Nga një institucion, i cili prej opozitës nga këto 4-5 vite është quajtur institucion i kapur nga qeveria dhe instrument në duart e Edi Ramës. Është krejtësisht ndryshe Vettingu i kërkuar në 2018, me atë që kërkon sot Luli.

Së dyti mund të sjellim një argument tjetër. Dosja e kërkesës së bërë nga PD-ja, për ndryshimet kushtetuese, me formën e Vettingut të gjyqtarëve u çua në Komisionin e Venecias. (Lexo këtu)

Në atë kohë, Venecia dhe një përgjigje shteruese, e cila thoshte se në Shqipëri ekzistonin institucionet që mund të bënin Vettingun e politikanëve dhe kishte një diferencë nga gjyqtarët.

Cila ishte ajo?

Gjyqtarët duhet të kalojnë në Vetting, pasi për një periudhë të gjatë, ata qëndrojnë të zgjedhur.

Ndërsa politikanët janë me mandat dhe afat. Zgjidhen çdo katër vite. Kurse jetëgjatësia e gjyqtarëve është më e madhe.

Nga ana tjetër në atë çfarë shkruan Komisioni i Venecias qartazi thuhet se “Shqipëria ka institucione, si ILDKPKI, ka ligjin antimafia, ka SPAK të cilat duhen bërë funksionale, në lidhje me politikanët”.

Pra, mjaftojnë këto ligje dhe këto institucione që ekzistojnë për të bërë Vettingun e politikanëve.

Lulzim Basha sot, vjen pas tre vitesh dhe thotë se “E dua Vettingun dhe këtë mundet ta bëjë SPAK-u, brenda një viti”.

Pra, të bëjë Vettingun e rreth 250 personave brenda një viti, i bie të paktën të kalojë një person në ditë.

Ndërkohë, që SPAK, me trupën që ka, një çështje kriminale nuk e kalon dot në një ditë, sepse i duhen muaj që ta zbardhë. E jo më të verifikojë dokumentat, apo një personazh politik, përfshirë këtu Lulzim Bashën, do t’i duhej jo një ditë, por ndoshta një vit e më shumë, për t’i zbardhur dosjen nga Hollanda në Shqipëri.

LEXO EDHE:  PD: Ne kulmin e sezonit turistik, nuk ka as drita, as uje

Pa folur për politikanët e tjerë. Se po u zumë me Ilir Metën dhe ministrat e Ramës, do të duhen ndoshta shumë dekada.

Prandaj kjo është një lojë dhe një shashkë që tregon qartazi se faktet të gjitha janë kundër Lulzim Bashës. Por, Vettingun e kërkon për të shpëtuar.

Nga çfarë kërkon të shpëtojë Basha?

Së pari, kërkon të shpëtojë nga “Foltorja”.

Së dyti, kërkon t’i thotë opinionit publik se unë dua politikanë të ndershëm dhe vetëofrohet, me konceptin se duke u kontrolluar ai i pari, gjithçka do jetë e qartë. Dhe vetëofrohet “si hajdut” që kërkon të dalë me duar të pastra.

Në fakt, është e gjitha një skemë.

Vettingu, nëpërmjet SPAK-ut, nuk mund të bëhet për shkak se është një institucion i hetimit penal. Dhe Vettingun duhet ta bëjë një institucion administrativ.

Nga ana tjetër, Venecia e ka rrëzuar. (Lexo ketu)

Më tej mund të thuhet qartazi se Lulzim Basha të gjithën po e bën nga frika për karrigen e kryetarit të PD-së. Dhe në finale për të thënë diçka. “Ja kush nuk e do Vettingun. Nuk e di Edi Rama. Nuk e do Sali Berisha dhe të tijët”.

Kur, nga ana tjetër Edi Rama në 2018 ishte ai që e çoi në Venecia dhe e kundërshtoi. Ndërsa sot po rri urtë.

Prandaj, të gjitha faktet, në një analizë të shkurtër, flasin kundër Lulzim Bashës.

Nga ana tjetër kjo që ka hedhur Basha për Vettingun e politikanëve, si ide e re, është thjeshtë një ide e vjetër. Ku dje nuk e kishte vendosur në SPAK, por kërkonte që strukturat të bëheshin si në formatin e gjyqtarëve. Kurse tani e kërkon nga SPAK. Kur ai, edhe Gazment Bardhi dhe juristët që i rrinë atje vërdallë, e dinë mirë se nuk mund të bëhet në formën që kërkohet.

Disa detaje i thamë më lart. Por, ka edhe dhjetëra të tjera, të cilat qartazi tregojnë se Lulzim Basha nuk po kërkon Vetting për politikanët, por po kërkon të shpëtojë lëkurën e tij nga “Foltorja”, e cila mesa duket e ka vënë poshtë.

Dokumentet më poshtë tregojnë çfarë ka kërkuar Basha në 2018 dhe përgjigjen e Komisionit të Venecias. Në rast se Luli ka nevojë për përkthyes mund t’ja ofrojmë ne falas. Mjafton mos gënjejë sërish demokratët dhe shqiptarët, megjithëse e ka ves./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Akademia e Barinjve”/ Sherefedin Shehu “masakron” ministren e Ramës, tregon cilat janë eksperiencat në botë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Eksperti i Ekonomisë, Sherefedin Shehu ka reaguar në lidhje me deklaratëb e bërë nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, e mbështetur edhe nga kryeministri Rama, për të ashtuquajturën “Akademia e Barinjve”.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu shkruan se Akademia e Barinjve është pjesë e Qendrës së Oksfordit për Fenë dhe Jetën Publike (QOFJP).

Ai thekson se Akademia e Barinjve punon nga afër me institucionet, rrjetet, dhe kishat për të ofruar programe trainimi që adresojne mangësite e priftërinjve Katolikë të thjeshtë në njohuritë teologjike.

Akademia e Barinjve



Pas njoftimit të Ministres së Bujqësise dhe konfirmimit të z. Rama për hapjen e Akademisë së Barinjve kërkova në internet dhe gjeta këtë material për këto lloj eksperiencash në bote. Ato tregojnë se Akademia e Barinjve është pjesë e Qendrës së Oksfordit për Fenë dhe Jetën Publike (QOFJP). QOFJP është themeluar në 2005 dhe vazhdon të zgjerojë arsimimin dhe kuptimin e besimit fetar në jetën publike.

Akademia e Barinjve punon nga afër me institucionet, rrjetet, dhe kishat për të ofruar programe trainimi që adresojnë mangësitë e priftërinjve Katolikë të thjeshtë në njohuritë teologjike. Vizioni i saj është që të ndihmojë prifterinjtë të cilet u shërbejnë direkt njerëzve të aftësohen dhe përdorin instrumentat e nevojshëm për të drejtuar me besim dhe efektivitet kishat dhe komunitetet ku ato shërbejnë.

Besoj se është e mjaftueshme për të kuptuar vizionin e Kryeministrit tonë.

P.S. Në Angli ka edhe Akademi të Barinjve për kujdesjen dhe stërvitjen e kuajve.”-shkruan Sherefedin Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“113-vjetori i Alfabetit të Gjuhës Shqipe”/ Berisha bën thirrjen urgjente

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha me rastin e 113-vjetorit të alfabetit të Gjuhës Shqipe, ka përcjellë mesazhe të forta.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se më 14 Nëntor 1908, filloi Kongresi i Manastirit me qëllim të standardizimit të alfabetit shqip, që zgjati deri më 22 Nëntor. Kongresi bëri gjuhën me alfabetin e shkronjave të saj native, alfabetin e vokacionit perëndimor të kombit tonë.

Por, sipas Berishës Gjuha shqipe mori një goditje të rëndë me Kongresin e Drejtshkrimit të nëntorit të vitit 1972.

Ish-kryeministri thekson se arbitrariteti i Kongresit hoxhist të drejtshkrimit duhet korrigjuar sa më parë, në mënyrë që gjuha të zhvillohet dhe pasurohet nga gjenerata në gjeneratë.

Sot ditëlindja e re e Gjuhës Shqipe: 113 vjetori i alfabetit të saj!

Miq, më 14 Nëntor 1908, filloi Kongresi i Manastirit me qëllim të standardizimit të alfabetit shqip, që zgjati deri më 22 Nëntor. Kongresi bëri gjuhën me alfabetin e shkronjave të saj native, alfabetin e vokacionit perëndimor të kombit tonë.



Gjuha shqipe mori një goditje të rëndë me Kongresin e Drejtshkrimit të nëntorit të vitit 1972. Ky kongres u largua nga parimet e Komisisë të Elbasanit, dhe në një akt urrejtje patologjike krahinore dhe fetare të diktatorit Hoxha ai duke keqpërdorur rregullat e drejtëshkrimit si gërsherë politike arkivoi apo varrosi me rregullat që imponoi kundër dialektit të gegnishtes dhe gjuhës së liturgjise, veprat e pavdekshme të kollosëve të medhenj rilindas dhe të tjerë të kombit shqiptar.

Kështu, sot, nxënësve ju duken si aljenë Buzuku, Bogdani, Marin Barleti, De Rada, Dara, Fishta, Mjeda Filip Shiroka, Vaso Pasha, Migjeni, Ndoc Nikaj, Martin Camaj si dhe dhjetra shkrimtar dhe poetë të mëdhenj të Kosovës.

Arbitrariteti i Kongresit hoxhist të drejtshkrimit duhet korrigjuar sa më parë, në mënyrë që gjuha të zhvillohet dhe pasurohet nga gjenerata në gjeneratë, dhe të qëndrojë si garantë e madhështisë origjinale të veprave të pavdekshme të krijuara në shekuj nga shkrimtarët, poetët, lavërtarët e saj.

Nderim atyre burrave dhe grave mendjendritur që 113 vite më parë bënë gjuhën tonë të bukur me germat e arta të saj!”-shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Lëvizja për Universitetin i përgjigjet Ramës/ Shumë vonë dhe me hile, protestat do të vijojnë

LEXO EDHE:  Pas takimit me Yuri Kim/ ‘Trimërohet’ Lulzim Basha

Në foto komisioni bërthamë i Kongresit: 1) Gjergj Fishta, 2) Mid’hat Frashëri, 3) Luigj Gurakuqi, 4) Gjergj Qiriazi, 5) Dom Ndre Mjeda, 6) Grigor Cilka, 7) Dhimitër Buda, Shahin Kolonja, 9) Sotir Peçi, 10) Bajo Topulli, dhe 11) Nyz’het Vrioni.

Foto nga Kel Marubi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do iki nga PD nëse vjen Berisha”/ Gazetari ironizon Gjekmarkajn

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari Agim Xhafka ka ironizuar deputetin e PD, Agron Gjekmarkaj, i cili ka thënë se nëse kthehet Berisha, ai do të largohet nga Partia Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhafka shkruan se sapo bëri këtë deklaratë Gjekmarkaj, shkuan në 5 200 firmat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.



Sa tha Gjekmarkaj, do iki nga PD në se Berisha zgjidhet kryetar, firmat për Kuvendin nga 4.200 kërcyen në 5.200. Po foli dhe sot besoj do kapet numri 7.000.”-shkruan Xhafka./CNA.al

LEXO TE PLOTE